Kjo është historia e jetës sime, e së shkuarës dhe e së tashmes, e një kohe të errët dhe e një kohe plot begati të dhuruara. Shpresoj që historia ime t"ju ndihmojë të kuptoni se çfarë fshihni në brendësi, të kuptoni se çfarë mund të kishit nga ajo që asnjëherë nuk e keni patur.
Në rininë e hershme jeta ime ishte pa kuptim. Çdo ditë më brente me boshllëkun e pakuptimësisë së saj, aq sa unë e helmoja veten me hakmarrjen time. Në të vërtetë, mendoja se jeta ime ishte më e keqe nga ç"paraqitej. Lëndoja veten, familjen, veçanërisht, prindërit e mi. Shpeshherë e shfryja dhembjen time tek ata, tek ata që më dhanë gjithçka për asgjë.
Në shkollë ndihesha edhe më e përhumbur. Mendoja se kisha shumë shokë, por unë i trajtoja si të ishin të huaj. Ata s"dinin asgjë për mua dhe unë nuk dija asgjë për ta. Shpeshherë, njerëzit më bënin të ndihesha keq, si e flakur tej, ndoshta për shkak të mbipeshës sime, e cila shtohej gjithnjë e më shumë. Gjithmonë do ta kujtoj rrugën për në shtëpi kur kthehesha duke qarë, për shkak të pëshpëritjeve të njerëzve prapa krahëve të mi. Aq i paktë ishte respekti për veten, saqë nuk mund të përballoja as fyerjen më të vogël.
Përveç përkeqësimit tim në mësime, fillova të kisha më shumë probleme me njerëzit, pasi thurja shumë gënjeshtra.
Në të vërtetë, problemet e mia në shkollë më shtuan më shumë dëshirën të rrija në shtëpi, edhe pse më pëlqente të mësoja, edhe pse nuk e dija se çfarë më mbante në shtëpi. Unë isha në një kryqëzim të errët, njerëzit nga çdo anë më dukeshin si “bishaâ€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous