Ligji i Allahut në krijesat e tij është se Ai ka krijuar çdo gjë çift, ku materia ndërthuret me shpirtëroren. Kjo gjë është realizuar që në momentet e para të krijimit të njeriut, kur Allahu grumbulloi dheun dhe e ktheu atë në baltë në formën e argjilës. Ky ka qenë dhe aspekti material me të cilin Allahu e formoi strukturën dhe trupin e njeriut. Më pas i dhuroi atij anën shpirtërore, e cila i jep jetë këtij trupi. Zoti i dha njeriut shpirtin duke ia plotësuar jetën me anën e bashkimit të shpirtit me trupin.
Për të qenë jeta e njeriut sa më kuptimplote, Zoti ka dashur që secili nga ata të dy të ketë ushqimin e veçantë, të tijin, me të cilin rritet dhe kultivohet. Ushqimi i materies përfaqësohet në trupin e njeriut si qenie fizike dhe po ashtu ushqimi i tij është material me të gjithë elementet dhe përbërësit e tij. Kjo vihet re qartë nëse shohim larminë e ushqimeve si; drithërat, frutat, perimet, ëmbëlsirat, të kripurat etj. Në këtë mënyrë sigurohen për trupin të gjitha elementet e nevojshme për të dhe të gjitha ato janë materiale. Ato janë të kapshme nga shqisat e nuhatjes, prekjes, shikimit, dëgjimit dhe të shijuarit.
Për fat të keq, pjesa më e madhe e njerëzve nuk i kushton rëndësi anës shpirtërore, sepse vetë shpirti nuk është i kapshëm nga shqisat. Të flasësh për shpirtin nuk do të mjaftonte një copëz letre, por do të nevojiteshin ligjërata të tëra, vëllime me libra. Ne do të mjaftohemi në këtë artikull me disa të dhëna, duke hedhur disi dritë, për lexuesin.
Duke u nisur nga fakti, se shpirti është i padukshëm, ne e njohim atë nëpërmjet gjurmëve të tij, ashtu siç thotë dhe Zoti i Madhëruar në një varg kuranor: “Dhe ti shih në gjurmët e mëshirës së Allahut!â€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous