Benachrichtigungen
Alles löschen

Buqetë lulesh për të rinjtë që do të martohen

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
177 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#852]

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut që e ka krijuar çdo gjë në çift. Paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të fundin e pejgamberëve, i cili është dërguar si mëshirë për njerëzit, mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit.

Na lumturon dhe na kënaq jashtë mase fakti që në ditët e sotme ku shpenzimet dhe nevojat janë të tepërta të shohim të rinj të cilët kërkojnë të martohen.

Kjo ndodh vetëm si shkak i asaj se këta dëshirojnë të bëjnë vetëm atë që është hallall, për t'i kthyer ndjenjat nga e lejuara dhe të hedhin një tullë në shoqërinë islame për të ndërtuar një familje të ndershme dhe muslimane.

1. Martesa është rruga e pejgamberëve. Kush nuk e pëlqen atë dhe e urren ai ka vepruar në kundërshtim me sunetin dhe është larguar nga rruga e pejgamberit Muhamed salallahu alejhi ue selem. Pejgamberi salallahu alejhi ue selam ka thënë: “ Falënderimi i takon Allahut që unë dhe pse i frikësohem më shume se ju Allahut dhe jam më i devotshëm nga ju prapë ndonjëherë agjëroj e ndonjëherë ushqehem, ndonjë herë fal namaz e ndonjë herë pushoj. Gjithashtu unë martohem me gra. Kush e kundërshton sunetin tim ai nuk është nga unë." Mutefikun alejh.

Në një hadith tjetër Pejgamberi salallahu alejhi ue selam) thotë kështu: “Më janë bërë të dashura gratë dhe aromat e mira. Ndërsa namazi më është bërë dritë e syve të mi." E transmeton Nesaiu dhe Ahmedi, Albani ka thënë se është i vërtetë.

2. Martesa është një përgjigje pozitive që i jepet ajetit të poshtëshënuar:

“I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu do t'i begatojë ata me dhuntinë e Tij. Allahu është i gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm.â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 20/10/2008 11:33 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

Rregullat e fejesës dhe martesës dhe detyrimet e bashkëshortësisë.

Pse All-llahu xhel-leshanuhu e ligjësoi martesën?

Në fillim, para se të tregojmë rregullat e fejesës e të martesës, deshëm të përmendim shkurtimisht se ku qëndron e fshehta e martesës, cila është rëndësia e saj shëndetësore, morale, shoqërore etj. Kështu mbase do ta kuptojë më së miri rinia jonë se pse All-llahu xhel-leshanuhu e ligjësoi martesën dhe pse urdhëroi që kjo të bëhet në moshë të re. Në këtë mënyrë, kur s"u mbetet rrugëdalje tjetër, do ta pranojnë e do ta kryejnë atë me vetëdije dhe me dëshirë të sinqertë, (edhe pse në këtë kohë kushtet janë të rënda) nëse duan të mbrojnë vetveten, të ruajnë moralin dhe të plotësojnë kërkesat e natyrshme fiziologjike. E gjithë kjo vlen si rikujtim për ata që meditojnë.

E Fshehta e martesës qëndron në këto pika:

Në ruajtjen e gjinisë njerëzore:

Eshtë çështje themelore dhe e padiskutueshme se martesa nënkupton shtimin e gjinisë njerëzore dhe paraqet faktorin kryesor për vazhdimësinë dhe qëniesinë e saj derisa të jetë kjo botë. C"është e vërteta edhe në Kur"anin e madhëruar aludohet për rëndësinë shoqërore të saj, kur thuhet:

"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra". (En-Nisaë, 1)

Përveç kësaj, lidhur me këtë kemi:

"All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja fëmijë e nipa". (En-Nahl, 72)

Edhe Muhammedi alejhi-selam për rëndësinë e shtimit thotë: "Martohuni që të shtoheni ! Unë do të mburrem me ju para ummeteve të tjera". (Transmeton Bejhekiu dhe Abdurrezaku).

Në ruajtjen e familjes:

Falë martesës, të cilën All-llahu xhel-leshanuhu e ligjësoi, fëmijët mburren me atë se u takojnë prindërve të caktuar, sepse në familje e ndiejnë përkatësinë e vet, respektin njerëzorë dhe harmoninë shpirtërore… Po të mos ishte martesa shoqëria njerëzore do të mbushej me fëmijë të paligjshëm dhe jashtë kujdesit familjar. Kjo do të paraqiste një zvetënim të rëndë për moralin dhe një përhapje të rënies së përgjithshme të shoqërisë njerëzore.

Në shpëtimin e shoqërisë nga prishja e moralit:

Martesa shpëton shoqërinë nga prishja e moralit, individin e mbron nga prishja e shoqërisë, sepse instiktet biologjike ndaj gjinisë tjetër gjejnë shprehje në gjininë e lejuar. Lidhur me rëndësinë morale të martesës, Muhmmedi alejhi-selam shprehet në bisedën me një grup të rinjsh:

"O ju të rinj! Kush ka mundësi për martesë le të martohet; ajo të ndal nga shikimi i ndaluar (haram) dhe siguron mbrojtje për organet gjinore. Ai që s"ka mundësi le të agjërojë; agjërimi është frenues i epshit". (Transmetojnë El xhema-ah).

Në ndihmën e bashkëshortëve në formimin e familjes:

Me anë të martesës bashkëshotët ndimohen në formimin e familjes, në edukimin e fëmijëve dhe në punët e përditshme gjatë jetës, ku secili plotëson punët e tjetrit:

Pra gruaja merret me punët e saj dhe me gjithë atë që i përshtatet asaj si femër… Me fjalë të tjera, ajo kryen detyrat e saj ndaj burrit, kujdeset në familje për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Edhe burri bën punët e veta dhe gjithë atë që i takon natyrës së tij, si p.sh., përgjegjësia e tij ndaj familjes, angazhimi për sigurimin material të familjes dhe ngarkimi i tij me punët fizike… Të gjitha këto arrihen në saj të gjuhës së përbashkët për ndihmë të ndërsjellë bashkëshortore për formimin e familjes me edukatë dhe themele të shëndosha. Në një familje të këtillë mbizotëron dashuria e mëshira, sipas të drejtave të fesë Islame.

Në shpëtimin e shoqërisë nga sëmundjet:

Me anë të martesës shoqëria shpëton nga sëmundjet ngjitëse vdekje prurëse, të cilat përhapen me anë të kurvërisë (zinasë).

Ndër sëmundjet e tilla, më të përhapura janë:

- Sëmundja e gonoresë.

Sëmundja e gonoresë (triperit) ngjitet me anë të marrëdhënieve seksuale të palejueshme (zinasë) dhe shkakton infektim akut në mitër e në herdhe. Kjo mund të shkatojë shterpësinë dhe infeksionin e nyjeve. Gjithashtu mund të ndikojë te foshnja duke ia dëmtuar sytë ose duke shkakëtuar verbëri të plotë.

- Sëmundja e sifilizit:

Kjo sëmundje ngjitet me anë të marrëdhënieve të palejueshme, por edhe nga puthjet. Shkakton infeksiosioni e lëkurës, nyjave, eshtrave, muskujve, zemrës, stomakut, mushkërive, por edhe tendosjen psikike.

- Sëmundja e pubertitetit të hershëm:

Me këtë sëmundje goditen personat te të cilët epshi seksual zgjohet para kohe dhe shkaton të meta trupore e mendore shpesh të shoqëruara edhe me sëmundje të tjera. Si rezultat i kësaj përhapet amoraliteti. Më hollësisht për këto sëmundje dhe për rreziqet e tyre shprehen mjekët specialistë.

Në qetësimin shpirtërorë:

Me anë të martesës forcohet lidhja e dashurisë e mëshirës dhe secili prej bashkëshortëve qetësohet me dashurinë e tjetrit, duke gjetur harmoninë në krahët e njëri tjetrit. Pra, bashkëshorti pas kryerjes së detyrave në punë, kthehet në mesin familjar dhe bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët i harron telashet e ditës dhe lodhjen gjatë punës. Edhe gruaja ndien kënaqësi afër bashkëshortit të vet. (Kënaqësia shpirtërore duhet të mbizotërojë gjithnjë midis bashkëshortëve).Ata me zell e vendosmëri presin ditën e nesërme për t"i kruer punët dhe detyrat e veta, sipas profesionit. Në jetën e këtillë bashkëshortore mbizotëron aftësia për kryrjen e detyrave dhe për realizimin e harmonisë familjare.

Kjo gjë vërtetohet edhe me fjalët e Kur"anit famëlartë:

"Edhe një argument tjetër i Tij është se Ai nga lloji juaj, krijon bashkëshorte që të gjeni prehje pranë tyre, dhe ndërmjet jush mbjell dashuri dhe mëshirë. Ky, me të vërtetë, është argument për njerëzit që meditojnë". (Er-Rum, 21)

Në nxitjen e dashurisë prindërore:

Me anë të martesës lind dashuria e madhe e prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Kjo shihet qartë në ndikimin e madh që ka dashuria e prindërve te fëmijët dhe në sukseset gjatë përkujdesjes, edukimit, ruajtjes së interesave të tyre, si dhe në përpjekjet e tyre për një jetë të mirë dhe ardhmëri të gëzueshme.

Sa mirë është shprehur dikush për sinqeritetin e dashurisë prindërore ndaj fëmijëve të tyre.
Nëse s"janë këta fëmijë
Si të pëllumbit zogj
Që i rrijnë njëri-tjetrit përbri
Në këtë të pafundmen botë
Do të isha me zemërim plot.
I kemi si mushkëritë tanë
Dhe kur mbi tokë bredhin
Druaj nga krahu që merr era
Se sytë më mbeten hapur gjithmonë

Pas kësaj që cekëm për rëndësinë dhe vlerën e martesës, nuk është për t"u çuditur se edhe ligji i lartë Isalm (sheriati) ka nxitur dhe ka ligjësuar martesën

Të shohim se çka thotë Kur"ani i madhëruar:

"Martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri a me katër. E nëse i frikësoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një…" (En-Nisa, 3)

" Dhe martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat prej jush, edhe robërit e shërbëtorët tuaj të mirë, e nëse janë të varfër All-llahu do t"i pasurojë nga mirësia e tij. Allahu është i gjërë në mirësi dhe di çdo gjë". (En-Nur, 32)

Muhammedi alejhisselam në disa hadithe thotë:

"O ju të rinj! Kush ka mundësi për martesë le të martohet".

"Kjo botë është kënaqësi, e kënaqësia më e mirë e kësaj bote është gruaja e mirë". (Transmeton Muslimi, Ibnu Maxhe dhe Nesaiu)

"Katër gjëra janë prej punëve të pejgamberëve: kënaja, parfumi, misvaku dhe martesa". (Tirmidhiu)

"Martohuni që të shtoheni se unë do të mburrem me ju para ummeteve të tjera". (Bejhekiu dhe Abdurrezaku).


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 22/10/2008 10:36 p.m.
Teilen: