BISMILAHIR- RAHMANIR- RAHIM
Biseda e Ebu Jezidit me një krishter
Ndodhia e një te dashuri prej te dashureve të All-llahut.
Ai është Ebu Jezid el-Bestanij, All-llahu e mëshiroftë atë!
Ebu Jezid el-Bestani duke fjetur një natë, dëgjoi në gjumë një thirrje pas namazit të sabahut që po e thërret atë, dhe po i thotë: O Eba Jezid: Kjo natë është festë e krishterëve, merr abdes dhe shko te ata në manastirin e tyre, përcille porosinë e të dërguarit të All-llahut, Muhamedit a.s. dhe do të gjeshë prej urtësisë së All-llahut çudi dhe befasi.
BISEDE E MUSLIMANIT ME TE KRISHTERIN
U ngrit Ebu Jezidi nga gjumi që te zbatoje këtë urdhër, mori abdes dhe hyri në manastirin e krishterëve në qytetin e Basres.
U ulë në manastirin e tyre duke menduar se ata nuk do ta njohin.
Pasi u ngrit prifti {Papa} me u mbajt fjalim atyre tha: Unë nuk mundem të flas sepse në mesin tonë është një njeri Muhamedan i cili ka hyrë në manastirin tonë.
I thanë të pranishmit: O Prifti{papa} ynë e si po e dinë se ai është Muhamedan?
Iu përgjigj papa atyre: Vërtetë shokët e Muhamedit kanë shenja në fytyrat e tyre prej gjurmeve të sexhdes!
Pastaj bëri me shenjë nga Ebu Jezidi dhe i tha: Dil nga këtu!
Iu përgjigj Ebu Jezidi duke i thënë: Për Zotin nuk dal nga këtu deri sa të gjykoje All-llahu ndërmjet meje dhe juve se Ai është gjykuesi më i mirë.
I tha Prifti do ti drejtojmë disa pyetje, në qoftë se na përgjigjesh neve do të besojmë se All-llahu është një dhe Muhamedi është i dërguar i Tij, e në qoftë se nuk përgjigjesh vetëm në një pyetje nuk ke me dalë ndryshe përpos se i vdekur nga duart tona.
I tha Ebu Jezidi: Pyet çka të duash se All-llahu thotë: Frikësojuni All-llahut se All-llahu ju mëson juve, All-llahu është i njohur për çdo send!
U ngrit prifti për ta pyetur, kurse Ebu Jezidi e dëgjon.
Tha prifti:
Cili është një që se ka të dytin?
Cilat janë dy gjëra që se kanë të tretin?
Çka janë tre që se kanë të katërtin?
Çka janë katër që se kanë të pestin?
Çka janë pesë që nuk e kanë të gjashtin?
Çka janë gjashtë që se kanë të shtatin?
Çka janë shtatë që se kanë të tetin?
Çka janë tetë që se kanë të nëntin?
Cilat janë nëntë mrekullitë?
Çka është e dhjeta që pranohet shumëfishimi i saj?
Kush janë 11 vëllezërit?
Cila është mrekullia e përbërë prej 12 gjërave {sendeve}?
Kush janë trembëdhjetët?
Cilat janë 14 sendet që i kanë folur All-llahut?
Çka është një send që është fryer në të e nuk ka shpirt?
Cili është varri që ka ecur me pronarin e tij?
Cila është një gjë që e ka krijuar All-llahu dhe i ka dhene ndikim te njerezit(e ka nderuar)?
Cila është një gjë që e ka krijuar All-llahu dhe e ka urrejtur?
Kush janë ata që kanë thënë të verteten dhe kanë hyrë në zjarr?
Kush janë ata që kanë gënjyer dhe kanë hyrë në xhenet?
Cilat janë ato gjëra të cilët i krijuar All-llahu pa babë e pa nanë?
Çka është Dharijati dherva?
Çka është Hamilati vikra?
Çka është Xharijati jusra?
Çka është Mukassimati emra?
Cila është një pemë që është e përbërë prej 12 degëve, në çdo degë ka 30 fletë, në çdo fletë ka 5 frute, tri prej të cilëve janë në errësirë e 2 janë ne diell?
Përgjigju o Eba Jezid!
U ndal Ebu Jezidi duke kërkuar ndihmë nga Ai që i ka ngritur qiejtë pa shtylla pasi që All-llahu e kishte qetësuar zemren e tij, dhe tha:
Sa i perket të pares se çka është Një që se ka të dytin? Ai është All-llahu.
Thuaj: Ai, All-llahu është Një {Kur'an}!
Ndërsa dy gjëra që se kanë të treten, ato janë nata dhe dita!
I kemi bërë natën dhe ditën dy argumente {Kur'an} .
Ndërsa sa i përket atyre treve që se kanë të katërtin ato janë: Vërejtjet e Musait ndaj Hidrit. Kur kanë hipur në anije deshi ti fundos duke e hequr një dërrasë të anijes, kur e takoj fëmijen e mbyti, kur iu afruan fshatit e ndreqi murin dhe në fund tha: Ky është dallimi ndërmjet meje dhe teje!
Katër të cilët nuk e kanë të pestin janë: Tevrati, Zeburi, Inxhili dhe Kur'ani!
Pesë të cilat nuk e kanë të gjashtin janë: Pesë namazet që na ka obliguar All-llahu xh.sh. diten dhe naten.
Gjashtë të cilët nuk e kanë të shtatin janë : Ditët që i ka krijuar All-llahu qiejtë dhe token.
Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditesh{Kur'an} .
Iu drejtua prifti duke i thënë e pse All-llahu në fund të këtij vërseti ka thënë: dhe Ne nuk ndiem lodhje {Kur'an}?
Tha Ebu Jezidi: Sepse jehuditë kanë thënë se All-llahu i ka krijuar token dhe qiejtë për gjashtë ditë dhe e ka kapluar lodhja dhe në ditën e shtune ka pushuar, e për këtë ka thënë All-llahu se : Ne nuk ndiem lodhje! Dmth. Nuk kemi ndi lodhje që me pushuar.
Ndërsa e shtata që nuk e ka të teten është: Krijimi i shtatë qiejve.
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi pale {Kur'an}.
Tetë të cilët nuk e kanë të nënten janë: {Engjëjt} Mbajtësit e arshit {fronit} të All-llahut në ditën e Kijametit.
E atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tend {Kur'an}.
Ndërsa nëntë mrekullitë janë: Mrekullitë e Musait a.s., atëherë i tha prifti Ebu Jezidit: Përmendi ato mrekulli?
U përgjigj Jezidi:
1. Dora {dora e tij ka bërë dritë sikurse një pjesë e hënes}
2. Shkopi {kur e ka hedhur shkopin në tokë është shëndërruar në gjarpër}
3. Mrekullia e detit {është ndarë deti derisa ka kaluar Musai dhe shokët e tij, ndërsa kur është hyrë Faraoni me ushtrinë e tij, është bashkuar deti dhe është përmbysur Faraoni me ushtrinë e tij}
4. Skamja dhe pakësimi i frutave ndaj popullit të Faraonit.
{ All-llahu e ndihmoi Musain me këtë mrekulli dhe e sprovoi Faraonin dhe popullin e tij, saqë palma e hurmes nuk ka bë më tepër se një hurmë në tërë vitin}
5. Vërshimi i ujit {i cili ka vazhduar derisa kanë thënë populli i Faraonit: O Musa lute Zotin që të na hjek këtë vërshim, ndërsa ne do të besojmë}
6. Karcellat {All-llahu ua dërgoi karcellat të cilët ngrënen të gjitha bimët, fletët, derisa ngrënen edhe drunjët e shtëpijave ku banonin}
7. Insektet {All-llahu ua dërgoi një lloj insekti që u mbushën shtëpitë e tyre, derisa edhe ushqimin nuk mund ta hanin,e as të flenin prej këtij insekti}
8. Karkalecat {u mbushen shtëpitë, ushqimet dhe rrobat e tyre me karkaleca, saqë cdonjëri që merrte ushqim apo rroba gjente në to karkaleca}
9. Gjaku {u shëndërrua uji i popullit të Faraonit në gjak, saqë në cdo pus apo bunar që e merrnin ujin për ta pirë u shëndërrojke në gjak}
Këto ishin 9 mrekullitë e Musait që ia kishte dhënë All-llahu xh.sh.
Ndërsa sa i përket atyre të dhjetëve që u pranohet shumëfishimi janë:
Kush më vjen me një të mirë, atij ia shumëfishojmë me dhjetë te mira, All-llahu ua shumëfishon të mirat kujt të do Ai!
Kush janë 11 vëllezërit?
Ata janë vëllezërit e Jusufit a.s.
Tha Jusufi: Unë pashë në ëndërr 11 yje {Kur'an} .
Ndërsa sa i përket mrekullisë se përbërë prej 12 gjërave {sendeve} është?
Dymbëdhjetë krojet e Musait!
Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tëndâ€
Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous