BARNAT QË PËRMBAJNË ALKOOL DHE NARKOTIKË
Falënderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e fundit Muhammedin (sal-la Allahu alejhi ve sel-selem).
Këshilli i Akademisë Islamike të Fikhut në mbledhjen e gjashtëmbëdhjetë me radhë të mbajtur në Mekke në periudhën kohore nga data 5 deri 10/01/2002, ku pas shqyrtimit të hulumtimeve të paraqitura mbi barnat që përmbajnë alkool dhe narkotikë dhe pas konsultimeve që u bënë rreth tyre, dhe duke u bazuar në kriteret që përcakton Sheriati siç janë: evitimi i vështirësisë dhe pengimi i saj; evitimi i dëmit në varësi se sa është i madh ai; gjërat e domosdoshme bëjnë që gjërat e ndaluara të lejohen; lejohet veprimi i një dëmi me qëllim të pengimit të dëmit më të madh; atëherë Këshilli mori vendimin si vijon:
1.Nuk lejohet që alkooli i papërzier (i pastër) të përdoret si ilaq në asnjë rast, duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-la Allahu alejhi ve sel-selem, ku thotë: (Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj në ato gjëra që ua ka ndaluar).
2. Lejohet përdorimi i barnave që përmbajnë alkool me përqindje të tretur, të cilën e kërkon industria farmaceutike në rast se nuk ekziston zëvendësim i tyre, me kusht që ato barna të jepen nga ana e një mjeku të besueshëm. Sikurse që lejohet përdorimi i alkoolit si pastrues i jashtëm i plagëve, si sterilizues dhe po ashtu lejohet përdorimi i tij për kremëra dhe yndyrëra të jashtme.
3. Akademia Islamike e Fikhut porositë kompanitë e prodhimit të barnave, farmaceutët në vendet islame si dhe importuesit e barnave që ata të shpenzojnë mundet e tyre për largimin e alkoolit nga barnat dhe përdorimin e materieve tjera në vend të tij.
4.Po ashtu Akademia porositë mjekët që sipas mundësive të largohen nga përshkrimi i barnave që përmbajnë alkool.
Allahu është Ai që dhuron sukses, kurse salavatet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammedin (sal-laAllahu alejhi ve sel-lem).