Benachrichtigungen
Alles löschen

FUNDI I KOHËS dhe MEHDIU

5 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
354 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#2806]

PARATHËNIE

Fundi i Kohës (apo Ditët e Fundit) mund të mos jetë nocion i njohur për shumë njerëz. Prandaj, së pari do të japim një shpjegim të shkurtër për të. Fundi i Kohës domethënë "epoka e fundit". Sipas literaturës Islamike, ajo është një periudhë kohe që është afër Fundit të botës.

Shenjat në Kur"an dhe përmendjet e shumta të Fundit të Kohës të dhëna nga literatura e Haditheve na sjellin në një përfundim shumë të rëndësishëm. Vargjet Kur"anore dhe hadithet tregojnë se ekzistojnë dy faza të Fundit të Kohës. Faza e parë është një periudhë kur gjithë njerëzit do të vuajnë probleme materiale dhe shpirtërore. Pas kësaj, Bota do të hyj në një periudhë të shpëtimit të quajtur "Epoka e artë," e cila karakterizohet me begati dhe mirësi për shkak të mbizotërimit të fesë së vërtetë. Me përfundimin e Epokës së artë, do të ketë një rrënim të shpejtë shoqëror dhe njerëzit do të fillojnë të presin Fundin e Botës.

Në këtë libër, do të ekzaminojmë Fundin e Kohës në dritën e ajeteve dhe haditheve. Është e qartë se shenjat në fjalë tani kanë filluar të shfaqen njëra pas tjetrës, pikërisht ashtu siç përshkruhet në këto referenca. Ardhja e këtyre shenjave e lajmëruar katërmbëdhjetë shekuj më parë janë ngjarje madhështore që shtojnë besimin dhe besnikërinë e besimtarëve ndaj Allahut. Pa dyshim se nuk është rastësi që, në një periudhë aq të shkurtër kohe, të gjitha këto shenja të shfaqen njëra pas tjetrës. Këto shenja janë lajm i mirë për robërit e Allahut.

Rrëfimi i ngjarjeve që përshkruhen në faqet në vazhdim është përgatitur në pajtim me udhëzimin e ajetit:

Dhe thuaj: “Falënderimi qoftë për Allahun, Ai do t"jua tregojë shenjat e Tij e ju do t"i njihni ato!â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 20/05/2009 2:30 a.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

FUNDI I KOHËS DHE SHFAQJA E MEHDIUT

Disa shpjegime të rëndësishme lidhur me Fundin e Kohës janë si vijon: Gjatë kaosit të tmerrshëm të kohëve të fundit, Allahu do të përdor një rob që ka moral të lartë të njohur si Mehdiu (udhëzim në të vërtetën), për t"i bërë thirrje njerëzimit për t"u kthyer në rrugën e drejtë. Detyra e parë e Mehdiut do të jetë të nis një luftë idesh brenda botës Islamike dhe t"i kthejë ata Muslimanë të cilët janë larguar nga baza e vërtetë e Islamit në besimin dhe normat e vërteta morale. Në këtë pikë, Mehdiu ka tri detyra themelore:

1. Rrënimin e të gjitha sistemeve filozofike që e mohojnë Ekzistencën e Allahut dhe që e përkrahin ateizmin.

2. Luftimin e besëtytnive duke e liruar Islamin nga zgjedha e atyre individëve hipokrit të cilët e kanë shtrembëruar atë dhe pastaj duke zbuluar dhe zbatuar normat e vërteta morale Islamike duke u bazuar në rregullat e Kur"anit.

3. Forcimin e tërë botës Islamike, si në aspektin politik ashtu edhe në atë shoqëror, dhe pastaj realizimin e paqes, sigurisë dhe mirëqenies përveç zgjidhjes së problemeve të shoqërisë.

Sipas shumë haditheve, Profeti Isa (as) do të kthehet në Tokë në të njëjtën kohë, dhe do t"i thërras të gjithë të Krishterët dhe Hebrenjtë, në veçanti, t"i braktisin besëtytnitë e tyre të tanishme dhe të jetojnë në pajtim me Kur"anin. Pasi që të Krishterët do ta dëgjojnë atë, bota Islamike dhe ajo e Krishterë do të bashkohen në një besim dhe bota do ta përjetoj atë periudhë të paqes, sigurisë, lumturisë dhe mirëqenies së madhe të njohur si Epoka e Artë.

SHENJAT E SHFAQJES SË MEHDIUT

Korrupsioni që përhapet

Charles Darwin
Ndërsa një mjedis i degjeneruar krijon mundësinë që besimtarët me besim të fortë të shtojnë besimin dhe durimin e tyre dhe shpërblimet e tyre në Ahiret, ata me besim të dobët dhe sipërfaqësor i shpie drejt humbjes apo dobësimit të mëtejmë të besimit të tyre. Mehdiu do të vjen kur mjedisi ekzistues i degjeneruar të jetë tejet i vështirë dhe i ashpër.

Mehdiu, njëri prej fëmijëve të mi, do të vjen në jetë, me mirësinë e Allahut, me afrimin e Ditës së Gjykimit dhe dobësimin e zemrave të besimtarëve për shkak të vdekjes, urisë dhe zhdukjes së sunetit dhe shfaqjes së risive dhe humbjes së mjeteve me të cilat të urdhërohet e drejta dhe të ndalohet e gabuara. Drejtësia dhe mbarësia e tij do t"i qetësojnë zemrat e besimtarëve dhe miqësia dhe dashuria do të vendosen midis kombeve jo-arabe dhe arabe. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi `Alamat al-Mahdi Akhir al-Zaman, f. 66)

Trazirat, korrupsioni dhe frika do të shfaqen në Perëndim... Korrupsioni do të përhapet me shpejtësi. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)

Në shesh do të dal një korrupsion i tillë, nga i cili askush nuk do të jetë në gjendje të mbrohet dhe do të përhapet menjëherë në çdo drejtim. Kjo situatë do të vazhdojë derisa të vjen një njeri dhe të thotë: "O njerëz, që tani e tutje udhëheqësi juaj është Mehdiu." (Ibn Hajar Haytahami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi'alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 23)

Këto hadithe flasin për një korrupsion që do të prek secilin dhe do të përhapet me shpejtësi. Me fjalë të tjera, një lloj i caktuar i korrupsionit që njihet nga çdokush dhe që kundërshton fenë dhe Allahun do të ketë në shënjestër besimin e njerëzve. Sot, filozofia materialiste është rryma më e madhe dhe më gjithëpërfshirëse e sajuar për të mohuar Qenien e Allahut dhe krijimin. Teoria që qëndron në themelin e kësaj filozofie është "teoria e evolucionit," e cila i jap asaj një bazë të vet-shpallur "shkencore". Edhe pse ajo nuk mbështetet në asnjë dëshmi shkencore dhe të arsyeshme, qarqe të caktuara materialiste anembanë botës vazhdojnë të punojnë për njohjen e saj duke përdorur metoda të shoqëruara me propagandë të fuqishme, mashtrim dhe madje edhe falsifikim.

Sot, pasi që kjo teori ka depërtuar gati në çdo shtëpi me ndihmën si të shtypit ashtu edhe të televizionit, gati çdokush në botën Muslimane dhe gjithandej ka dëgjuar për të. Kjo teori së pari paraqitet si fakt kur njerëzit janë fëmijë me anë të gënjeshtrave dhe mashtrimeve të panumërta. Duke u plakur, ata vazhdojnë të jenë të larguar nga udha e drejtë nga një marrëzi e tillë qesharake që pretendon se ata, dhe njerëzimi, si tërësi, u krijuan thjeshtë si rezultat i rastësive dhe se ata kanë prejardhje nga majmunët. Rinisë së të gjitha moshave i shpërlahet truri në çdo fazë të arsimimit të tyre me anë të gënjeshtrave të evolucionistëve.

Këtu vlen të përmendet një gjë. Ashtu sikurse kishte tërhequr vëmendjen Profeti ynë (saas) në njërin prej haditheve të tij, përhapja globale e korrupsionit dhe shtrirja e shpejtë e tij mund të materializohen vetëm kur të jenë të disponueshme mjete të përshtatshme teknologjike, sikurse janë sot (p.sh. shtypi, botimet, transmetimet, interneti dhe mjetet satelitore të komunikimit). Pasi që në të kaluarën nuk ka ekzistuar teknologjia përkatëse, korrupsioni nuk ka pasur mundësi të përhapet në mbarë botën. Si rezultat i kësaj, në të kaluarën nuk është parë asnjë korrupsion tjetër që i ka shpallur luftë Ekzistencës së Allahut, krijimit dhe fesë. Të gjitha këto janë prej shenjave të rëndësishme që tregojnë se ardhja e Mehdiut përkon me kohën e tanishme.

Lejimi i ndalesave fetare

Mënyra e jetesës që mbizotëron në kohën tonë, e cila është përhapur aq shumë në disa dekada të fundit dhe që nuk bën dallim në mes të asaj çka ndalon dhe lejon feja, ndërsa toleron të gjitha llojet e shthurjes, pasqyron mjedisin e përshkruar në këto hadithe. Disa hadithe përshkruajnë këtë mjedis të zymtë, shenjën paralajmëruese të shfaqjes së Mehdiut, si vijon:

Mehdiu nuk do të paraqitet veç nëse mosbesimi nuk përhapet gjithandej dhe nuk bëhet botërisht. Ajo që do të sundojë në kohë të tilla është mosbesimi... Domethënë fuqia e tij. (Mektubat-i Rabbani, 2:259)

Mehdiu do të paraqitet pas shembullit të një korrupsioni aq të ulët (fitne) përmes të cilit të gjitha ndalesat do të konsiderohen si të ligjshme. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 23)

Lufta Iran-Irak

Hadithi në vazhdim zbulon një luftë të rëndësishme që do të ndodhë në Fundin e Kohës:

Do të ketë tronditje në muajin Sheval (muajin e dhjetë Islamik), diskutime për luftë në muajin Dhul-Kade (muajin e njëmbëdhjetë Islamik) dhe shpërthim lufte në muajin Dhul-Hixhe (muajin e dymbëdhjetë). (Muhammad ibn "Abd al-Rasul Barzanji , Al-Isha"ah li-ashrat al-sa"ah, f. 166)

Tre muajt të cilët përmenden në këtë hadith përkojnë me muajt gjatë të cilëve u zhvillua lufta Iran-Irak. Kryengritja e parë kundër Shahut ndodhi më datën 5 Sheval 1398 (8 Shtator 1976), siç tregohet në këtë hadith dhe një luftë e intensitetit të lartë plasi në mes të Iranit dhe Irakut në Dhul-Hixhe 1400 (Tetor 1980).

Një tjetër hadith përshkruan hollësitë e kësaj lufte si vijon:

Një komb/fis do të vijë nga drejtimi i Persisë, duke thënë: "Ju Arab! Keni qenë shumë të përkushtuar! Nëse nuk ju jepni atyre të drejtat që u takojnë, askush s"do të bëjë aleancë me ju... Duhet tu jepen atyre një ditë dhe juve ditën tjetër dhe premtimet e ndërsjella duhet të mbahen..." Ata do të ngjiten në Mutek; Muslimanët do të zbresin në rrafshinë... Mushrikët (idhujtarët) do të qëndrojnë atje në breg të një lumi të zi (Rakabeh) në anën tjetër. Do të ketë luftë midis tyre. Allahu do t"i privojë të dy ushtritë nga fitorja... (Muhammad ibn 'Abd al-Rasul Barzanji, Al-Isha'ah li-ashrat al-sa'ah, f. 179)

- Ata që vijnë nga drejtimi i Persisë: ata që vijnë nga ana e Iranit

- Persia: Irani, Iranian

- Që zbresin në rrafshinë: Rrafshinë, Rrafshina Iraniane

- Mutek: Emri i një mali në këtë rajon

- Rakabeh: Rajoni ku janë të përqendruara puset e naftës

Ky hadith mund të na tërheq vëmendjen ndaj shpërthimit të një konflikti racor që do të bënte që të dyja palët të zbresin në këtë rrafshinë (Rrafshina Iraniane) dhe të nisin një luftë. Veç kësaj, siç shkruan në këtë hadith, lufta Iran-Irak zgjati 8 vite dhe, përkundër mijëra viktimave, asnjëra palë nuk mundi të arrinte fitore apo epërsi bindëse.

Pushtimi i Afganistanit

Mjerë Talikani i shkretë (një rajon në Afganistan) që në atë vend gjinden thesaret e Allahut, por ato nuk janë prej ari dhe argjendi. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, p. 59)

Këtu ka një indikacion se Afganistani do të pushtohet gjatë Ditëve të Fundit. Pushtimi rus i Afganistanit ndodhi në vitin 1979 (viti 1400 sipas kalendarit Islamik).

Pos kësaj, ky hadith tërheq vëmendjen ndaj pasurive materiale të Afganistanit. Sot, rezerva të mëdha të naftës, rezerva hekuri dhe miniera qymyri që ende nuk janë shfrytëzuar në aspektin komercial janë zbuluar atje.

Ndalimi i rrjedhës së lumit Eufrat

Ndalimi dhe pengimi i rrjedhës së lumit Eufrat është një shenjë e shfaqjes së Mehdiut.

Së shpejti lumi Eufrat do të zbulojë një thesar (kodër) prej ari, kështu që kushdo që të jetë i pranishëm në atë kohë nuk duhet të marr asgjë prej tij. (Buhariu)

Ai (Eufrati) do të zbulojë një kodër me ari (nën të). (Ebu Davudi)

Shumë libra të respektuar të haditheve përmendin të dyja këto ngjarje. Al-Sujuti përmend këtë hadith si "ndalimi i ujit." Vërtetë, Penda e Kebanit ka ndalur rrjedhën e Lumit Eufrat.

Toka përreth saj është bërë shumë e vlefshme sikurse ari për arsye të ndryshme, siç është prodhimi i elektricitetit dhe pjelloria e lartë e tokës përmes lehtësive për ujitje dhe transport të cilat i ka mundësuar Penda e Kebanit.

Penda e Kebanit dhe ndërtimet tjera mbi Lumin Eufrat i ngjasojnë një kodre prej betoni dhe një pasuri po aq e vlefshme sa ari rrjedh prej saj. Prandaj, penda merr karakteristikat e "kodrës prej ari." (Allahu e di më së miri).

Eklipsi i hënës dhe diellit në Ramazan

Ka dy shenja për Mehdiun... E para është eklipsi hënor në natën e parë të Ramazanit dhe e dyta është eklipsi diellor në mes të këtij muaji. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 47)

Do të ketë dy eklipse diellore në Ramazan para ardhjes së Mehdiut. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)

... Eklipsi diellor në mes të Ramazanit dhe eklipsi hënor në fund... (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, p. 37)

Më është komunikuar se para se të shfaqet Mehdiu hëna do të errësohet dy herë në Ramazan. (Transmetuar nga Abu Nu'aym in al-Fitan)

Gjëja më mahnitëse këtu është se gjatë një muaji (Ramazan) ndodhin dy eklipse diellore si edhe dy eklipse hënore.

Po të ekzaminohen me kujdes këto ngjarje, dalin në shesh disa dallime. Gjëja më e mirë për të bërë në një situatë të tillë është të gjenden pikat e pajtimit. Tezat janë si vijon: Do të ketë eklipse diellore dhe hënore gjatë Ramazanit, këto do të kenë një distancë kohore prej 14-15 ditësh ndërmjet tyre dhe eklipset do të përsëriten dy herë.

A picture of the July 31, 1981, solar eclipse.
Në pajtim me këto kalkulime, ka pasur një eklips hënor në vitin 1981 (1401 Hixhri) në ditën e 15-të të Ramazanit dhe një eklips hënor në ditën e 29-të të këtij muaji. Në vitin 1982 (1402 Hixhri) ka ndodhur një eklips “i dytëâ€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 21/05/2009 9:28 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

EPOKA E ARTË

Profeti (saas) përshkruan Fundin e Kohës me tiparet e tij hyjnore

Shumë hadithe flasin për ekzistencën e një periudhe kur vlerat e Kur"anit do ta pushtojnë Tokën. Kjo periudhë, e njohur si Epoka e Artë, do të zgjas për më shumë se gjysmë shekulli dhe, në shumë mënyra, do t"i ngjasoj "Kohës së Bekuar" të Profetit tonë (saas).

Sipas një hadithi, njerëzit do të jenë aq të kënaqur sa që do të kalojnë ditët e tyre pa pasur ndjenjën se si kalon koha dhe si ndërrohet dita me ditën tjetër. Ata do t"i luten Allahut t"ju zgjatë jetët për të përfituar më shumë të mira nga këto mirësi. Një tjetër hadith profetik thotë se:

Të rinjtë do të donin të jenë të rritur, ndërsa të rriturit do të donin të ishin më të ri... E mira bëhet edhe më e mirë dhe madje edhe të ligët trajtohen mirë. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, f. 17)

Begatia e pashembullt

Shumë hadithe zbulojnë se do të ketë një begati të pashembullt të prodhimeve dhe mallrave, të cilat të gjitha do të shpërndahen pa masë:

Gjatë kësaj (periudhe), umeti (populli) im do të çoj një jetë të tillë të rehatshme dhe të pabrenga që ata kurrë më parë nuk e kanë njohur. (Toka) do të mbijë prodhimet e saj dhe nuk do të mbaj brenda saj asgjë... (Ibn Maxhah)

Në fundin e kohës do të ketë një kalif (pasardhës) i cili do të jap pasuri madje pa e llogaritur atë. (Muslimi)

Banorët e qiellit dhe banorët e tokës do të jenë të kënaqur me të dhe nga toka do të mbijë aso bimësie sa të gjallët do të dëshironin që të vdekurit të mund të ktheheshin në jetë. (At-Tabarani and Abu Nu'aym)

Toka do të bëhet si një shportë argjendi me bimësi që rritet... (Ibn Maxhah)

Përparimet teknologjike do të sjellin begati në Epokën e Artë

Njerëzit do të korrin 700 masa gruri për secilën kokërr që mbjellin... Njerëzit do të hedhin ca grushte farë dhe do të korrin 700 grushte... Edhe pse do të bjerë shumë shi, asgjë s"do të shkojë dëm. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 43)

Ky hadith i referohet një shtimi të prodhimit bujqësor që do të ndodhë në Fundin e Kohës përmes kalimit në bujqësinë moderne, zhvillimit të teknikave të reja bujqësore, shtimit të rezervave të farës dhe përdorimit të ujit të shiut në mënyrë më efikase përmes ndërtimit të pendëve të reja dhe liqejve artificial.

Kostoja e lartë e jetesës dhe varfëria do të marrin fund

Pasi që Epoka e Artë do të jetë një kohë e mirëqenies dhe pasurisë së madhe, gjithë njerëzit do të marrin më shumë se sa kanë nevojë. Asgjë s"do të matet as llogaritet.

Profeti jonë (saas) ka thënë se populli i tij do të jetojë në mirësi, në veçanti gjatë Ditëve të Fundit:

Do të vjen një kohë kur një person, me lëmoshë prej ari në dorën e tij, do të shkojë vërdallë, duke mos gjetur askënd (në nevojë) që të pranojë lëmoshën. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)

Atëherë Umeti im do të bekohet, numri i kafshëve do të rritet/shtohet dhe toka do të jap frutat e saj. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 26)

Padyshim se atëherë pasuria do të jetë e bollshme, duke rrjedhur sikurse uji. E megjithatë askush nuk do të denjojë të marr prej saj. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)

Feja do të kthehet në gjendjen e saj burimore

Një tjetër lajm që zbulohet nga literatura e Haditheve lidhur me Fundin e Kohës është se feja burimore më nuk do të keqkuptohet. Në Epokën e Artë, të gjitha keqkuptimet heretike që u futën në Islam pas Profetit (saas) do të largohen dhe feja do të rikthehet në gjendjen e saj burimore. Pikërisht si në rastin e Profetit, kërkesat e fesë do të plotësohen.

Pas vdekjes së Profetit tonë (saas) dhe të Shokëve të tij, historia shënon që herezi dhe forma të adhurimit që s"kanë lidhje me fenë u futën në fenë burimore dhe se hadithe dhe mendime të panumërta, shumica e të cilave kanë mbijetuar deri në ditët tona, u sajuan dhe iu atribuuan Profetit tonë (saas). Përkundër përpjekjeve më të mira të Muslimanëve të vërtetë për t"i larguar këto sajesa, shumë praktika të bëra në emër të Islamit sot nuk kanë bazë në Kur"an.

Duke qenë Kur"ani i vetmi burim që mund të bëj dallimin në mes të praktikave të drejta dhe të gabuara, vetëm udhëzimi i tij mund t"i ekspozoj dhe largoj këto herezi të sajuara. Në këtë mënyrë, feja e vërtetë do të rishfaqet sërish.

Në Fundin e Kohës, Allahu do ta rikthejë fenë në gjendjen e saj burimore dhe do të bëj që morali i Kur"anit të mbisundojë. Kur të vjen kjo kohë, Ai do t"i mënjanoj të gjitha devijimet që pengojnë njerëzit të jetojnë në pajtim me fenë e Tij dhe do ta pastrojë Islamin nga të gjitha herezitë, besimet dhe format e rrejshme të adhurimit.


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 22/05/2009 11:53 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

SHENJAT E FUNDIT TË KOHËS NGA SURJA KEHF

Profeti Muhammed (saas) e theksoi këtë sure

Shumë hadithe profetike lidhin Suren Kehf me Fundin e Kohës. Disa prej këtyre janë dhënë më poshtë:

Transmetuar nga An-Nauas ibn Sam'an:

"Ai nga mesi juaj i cili do të jetojë ta shoh atë (Dexhallin) duhet t"ia këndoj atij vargjet hyrëse të Sures Kehf." (Muslimi)

Transmetuar nga Abu Umamah al-Bahili:

Cilido që hyn në Xhehenemin e tij (Dexhallit), le të kërkoj mbrojtje tek Allahu dhe le të këndoj vargjet hyrëse të Sures Kehf dhe ai do të bëhet i ftohtë dhe paqësor për të, ashtu siç u bë i ftohtë dhe paqësor zjarri për Ibrahimin. (Ibn Kethiri)

Shenjat dhe sekretet e Fundit të Kohës

Njëra prej arsyeve pse Profeti (saas) rekomandon që besimtarët të lexojnë Suren Kehf është sepse ajo përmban shenja shumë të rëndësishme për Fundin e Kohës, siç janë ato që kërkohen për t"u mbrojtur dhe për të luftuar kundër Dexhallit dhe lëvizjeve jofetare që i sjellin aq shumë të këqija njerëzimit, dhe të cilat ai dëshiron t"i përhap në mbarë botën. Ajo po ashtu përmban shumë mësime për Muslimanët. Rekomandimi i Profetit tonë (saas) për ta mësuar përmendsh dhe për ta lexuar këtë sure me vëmendje është tregues i qartë për këtë. Siç do të shohim gjatë këtij kapitulli, përvojat e Shokëve të Shpellës (Ashab al-Kahf), të cilët jetuan në një shoqëri jobesimtare, mësimet që Musai (as) mësoi prej Khidrit (as) dhe sundimin që vendosi në botë Dhul-Karnejni (as) në mënyrë që të përhap vlerat e Islamit, janë çështje mbi të cilat besimtarët kanë nevojë të mendojnë.

Gjendja e jashtëzakonshme e Shokëve të shpellës

Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës dhe Rakimit ishin një çudi nga mrekullitë Tona? Kur disa djelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë!â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 25/05/2009 10:07 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 

PROFETI SULEJMAN (AS)

Profetit Sylejman (as) i është dhënë begati e pashembullt

Ai (Sulejmani) tha: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!â€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 27/05/2009 9:03 p.m.
Teilen: