Benachrichtigungen
Alles löschen

Arsyet për dënimin në varr!

3 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
220 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#675]

Arsyet për dënimin në varr
Marrë nga "el-Rruh"

Ka shumë arsye për të cilat njerëzit mund të dënohen në varr, të cilat Ibn el-Kajjim, Allahu e mëshiroftë, i ka përvijuar dhe ka thënë:

"Disa njerëz mund ta pyesin veten rreth arsyeve për të cilat njerëzit mund të dënohen në varret e tyre. Kësaj mund t'i përgjigjemi në dy mënyra: Në përgjithësi dhe në detaje.

Në aspektin e përgjithshëm, ata mund të dënohen për paditurinë e tyre mbi Allahun, për injorimin që u kanë bërë urdhrave të Tij dhe për mosbindjen ndaj Tij. Allahu nuk dënon ndonjë shpirt që e vërteton Atë, që e do Atë, që u bindet urdhrave të Tij dhe i ka parasysh ndalimet e Tij, e as që e dënon trupin që ka qenë banuar nga ai shpirt.

Dënimet në varr dhe në jetën e përtejme bëhen për shkak të hidhërimit dhe zemërimit të Allahut ndaj robit të vet. Kushdo që e hidhëron Allahun në këtë botë dhe nuk pendohet si edhe vdes në atë gjendje, do të dënohet në el-Berzekh [jetën e varrit], në shkallë të barabartë me hidhërimin e Allahut ndaj tij.

Për sa i përket përgjigjes së detajuar:

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, na ka treguar për dy njerëz të cilët i pa ndërsa po dënoheshin në varret e tyre. Njëri prej tyre qe endur duke shpërndarë thashetheme keqdashëse midis njerëzve, dhe tjetri nuk qe kujdesur që mos të ndotej nga urina gjatë urinimit. Kështu, i fundit dështoi në pastrimin e vetvetes siç kërkohet, kurse i pari bëri diçka që krijon armiqësi mes njerëzve duke folur, edhe nëse ajo çfarë ka thënë është e vërtetë.

Pra, mund të tërheqim vëmendjen se ai i cili nxit armiqësi duke folur të pavërteta dhe duke bërë deklarata të rrejshme, do të dënohet edhe më shumë.

Dështimi në ruajtjen e pastërtisë nga urina tregon që ai i cili lë pas dore namazin, për çka pastrimi nga urina është kusht dhe veprim i domosdoshëm, do të dënohet edhe më shumë. Në hadithin e Shu'bes thuhet:"Njëri prej tyre ka ngrënë mishin e njerëzve", gjë që i referohet përgojimit dhe thashethemeve keqdashëse.

Sipas hadithit të Ibn Mes'udit, radijallahu anhu, një njeri qe fshikulluar në varr dhe varri i tij qe mbushur me zjarr ngaqë kishte falur një namaz të vetëm pa u pastruar, si dhe kishte kaluar pranë dikujt që po i bëhej padrejtësi dhe nuk i kishte ndihmuar.

Sipas hadithit të Semures në "Sahi el-Buhari", një person qe dënuar për shkak se kishte thënë një të pavërtetë e cila ishte shpërndarë gjithandej.

Një njeri qe dënuar për shkak se kishte lexuar Kur'anin, pastaj kishte rënë në gjumë dhe nuk kishte vepruar sipas tij ditën.

Kurorëshkelësi dhe kurorëshkelësja dënohen.

Ai që konsumon kamatën dënohet në el-Berzekh, siç ka dëshmuar pejgamberi, salallahu alejhi ue selam.

Sipas hadithit të Ebu Hurejres, radijallahu anhu, kokat e disa njerëzve do të dërrmohen me gurë ngaqë u dukej tepër e rëndë të ngriheshin për t'u falur.

Disa do të ushqehen me el-Darii dhe el-Zekum [ushqime tepër të pakëndshme në xhehenem] ngaqë nuk jepnin zekatin e pasurisë së tyre.

Disa do të hanë mish të kalbur për shkak të zinasë.

Disave do t'u prehen buzët me gërshërë të hekurta ngaqë kanë shkaktuar fitne [luftime, konflikte civile] me fjalët dhe fjalimet e tyre.

Sipas hadithit të Ebu Se'idit, ata që kanë bërë këso krimesh do të dënohen. Disa prej tyre do t'i kenë barqet të mëdha sa shtëpitë – këta janë ata që kanë konsumuar kamatën. Disa do t'i hapin gojët e veta dhe në to do t'u hidhen gurë që do të shfaqen nga vendet e poshtme të tyre – këta janë ata që kanë konsumuar pasurinë e jetimëve. Disa do të varen për gjinjtë e tyre – këta janë kurorëshkelësit. Disave do t'u priten anët e tyre dhe do të ushqehen me mishin e vet – këta janë ata që kanë përgojuar. Disa do të kenë thonj të bakrit me të cilët do t'i gërvishtin fytyrat dhe gjokset e vet – këta janë ata që kanë vënë në dyshim nderet e njerëzve.

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë që ai i cili ka vjedhur një mantel nga plaçka e luftës, do të mbështjellët me një mantel zjarri në varr. Kjo është pavarësisht faktit që ai ka patur hise në plaçkën. E, si është puna e atyre që i dëmtojnë të tjerët padrejtësisht!

Dënimi i varrit bëhet për mëkatet e zemrës, syrit, veshit, gojës, gjuhës, barkut, organeve gjenitale, dorës, këmbës, dhe gjithë trupit.

Ata që kanë shpërndarë thashetheme keqdashëse, që kanë gënjyer, që kanë përgojuar, që kanë dëshmuar rrejshëm, që i kanë ofenduar ata të cilët janë të ndershëm dhe të pafajshëm, që kanë shpërndarë fitne, që i kanë dhënë shtysë bidatit, që kanë thënë gjëra rreth Allahut dhe të dërguarit të Tij pa ndonjë dituri dhe që kanë folur në mënyrë të pamatur.

Ata që konsumojnë kamatën, që konsumojnë pasurinë e jetimit dhe që konsumojnë pasuri haram, siç është ryshfeti dhe të ngjashme me këtë.

Ata që konsumojnë padrejtësisht pasurinë e vëllezërve të vet muslimanë, apo pasurinë e jomuslimanëve që jetojnë nën mbrojtjen e muslimanëve, dhe ata që konsumojnë pije dehëse.

Kurorëshkelësit, homoseksualët, hajnat, tradhtarët, dhe komplotistët.

Ata që konsumojnë kamatën, ata që e paguajnë, ata që e shënojnë dhe ata që e dëshmojnë; ata që martohen vetëm sa për t'u shkurorëzuar, në mënyrë që gruas t'i bëhet e lejueshme kthimi te burri i parë, dhe ata për të cilët kjo bëhet; ata që mundohen t'u bëjnë bisht detyrave të urdhëruara nga Allahu dhe që shkelin kufijtë e vendosur nga Ai.

Ata që mundohen t'i dëmtojnë muslimanët dhe mundohen t'i vejnë në pah gabimet e tyre.

Ata që sundojnë me diçka tjetër përveç me çfarë ka shpallur Allahu, ata që nxjerrin vendime bazuar në gjëra që Allahu nuk i ka parashkruar, dhe ata që u ndihmojnë të tjerëve në mëkat dhe mosbindje.

Ata që vrasin njerëz, vrasjen e të cilëve e ka ndaluar Allahu; ata që mohojnë emrat dhe cilësitë e Allahut, ata që u japin përparësi ideve dhe opinioneve të veta mbi Sunetin e të dërguarit të Allahut.

Ata që vajtojnë për të vdekurit dhe ata që i dëgjojnë ata. Ata që do të vajtojnë në xhehenem janë ata që këndojnë këngë të cilat janë ndaluar nga Allahu dhe i dërguari i Tij, si dhe ata që i dëgjojnë ato; ata që ndërtojnë xhami mbi varre dhe vendosin llamba në to, ata që mundohen të marrin më shumë kur marrin atë që u kihet borxh dhe mundohen të japin më pak kur japin atë çfarë u kanë borxh të tjerëve.

Tiranët, arrogantët, ata që shfaqen sa për sy e faqe, ata që ofendojnë e përgojojnë, ata që ofendojnë selefët.

Ata që shkojnë te falltarët dhe te astrologët për t'i pyetur për gjëra dhe u besojnë çfarë thonë.

Ata që i ndihmojnë keqbërësit të cilët kanë shitur jetën e përtejme për hir të kësaj bote.

Ata të cilët nëse i kujton që ta kenë frikë Allahun, nuk ta vejnë veshin, por nëse mundohesh t'i frikësosh duke përmendur ndonjë person si vetveten, ata ta vejnë veshin dhe përmbahen nga ajo çfarë bëjnë.

Ata të cilëve u thuhen fjalët e Allahut dhe të dërguarit të Tij por nuk u kushtojnë vëmendje, por nëse i dëgjojnë fjalët e Allahut prej dikujt për të cilin kanë mendim të mirë, i cili mund ta ketë gabim apo me vend, ata e marrin atë dhe nuk e kundërshtojnë.

Ata të cilëve u lexohet Kur'ani por nuk ndikohen prej tij dhe kjo mund t'u vijë rëndë, por nëse dëgjojnë "kur'anin" e shejtanit [dmth muzikën] apo atë që thërret për zina dhe fjalë hipokrizie, ata ndjehen mirë dhe kjo i gëzon, si dhe dëshirojnë që këngëtari të mos ndalet.

Ata që betohen në emër të Allahut dhe thonë të pavërteta, por kur betohen në shejhët apo të afërmit e tyre, apo në jetën e dikujt të cilin e duan dhe e respektojnë, ata nuk do të gënjejnë edhe nëse kërcënohen apo torturohen.

Ata që lavdërohen për mëkatet e veta përpara vëllezërve të vet.

Ata për të cilët ndjen që pronësia dhe dinjiteti yt nuk janë të sigurt. Ata që përfshihen në të folme të pahijshme, të cilëve njerëzit u shmangen nga e frika e së keqes së tyre.

Ata që vonojnë namazin deri në përfundimin e kohës së tij, duke mos kujtuar Allahun në të veçse pak. Ata që nuk paguajnë zekatin e pasurisë së vet me dëshirë. Ata që nuk kryejnë haxhin dhe nuk i kryejnë detyrat që kërkohen prej tyre ndonëse kanë mundësi për këtë.

Ata që nuk janë të kujdesshëm çfarë shikojnë, apo çfarë thonë, apo çfarë hanë, apo ku shkojnë, dhe nuk qajnë kokën se çfarë pasurie fitojnë, nëse ajo është hallall apo haram.

Ata që nuk mbajnë lidhjet familjare apo nuk tregojnë keqardhje/mëshirë ndaj të varfërve, vejushave, jetimëve dhe shtazëve, madje braktisin jetimët dhe nuk nxisin të tjerët për t'i ushqyer të varfrit. Ata u shfaqen njerëzve sa për sy e faqe, përmbahen nga dashamirësitë e vogla dhe kërkojnë gabimet dhe mëkatet e njerëzve ndërsa injorojnë të vetat.

Të gjithë këta dhe llojet e tyre do të dënohen në varr sipas madhësisë së mëkatit. Ngaqë shumica e njerëzve janë të këtillë, shumica e banorëve të varreve do të dënohen, kurse ata që do t'ia dalin mbanë do të jenë të pakët.

Së jashtmi varri është vetëm dhé, por në brendësi është pendim dhe torturë. Së jashtmi mund të jetë dhé dhe gurë të latuar, ndërsa në brendësi është bela dhe fatkeqësi, duke vluar në mjerim dhe në dhimbje si një kazan, dhe, natyrisht, ata nuk marrin më çfarë të duan.

Në këtë botë ka mësime të cilat nuk kanë nevojë për paralajmërim të mëtejshëm. Ai [mësimi] thërret: O banorët e tokës, jeni përqendruar në ndërtimin e mbretërisë e cila pas pak do të kalojë, ndërsa keni lënë pas dore mbretërinë drejt së cilës po afroheni shumë shpejt. Keni ndërtuar shtëpi në të cilat do të jetojnë të tjerë dhe do të kënaqen, ndërsa keni lënë pas dore shtëpitë për të cilat nuk ka banorë të tjerë përveç jush.

Ky është vendi ku do të mbeteni dhe do t'i shprehni lamtumirën punës dhe mundimit. Çështja është kjo: Një nga kopshtet e xhenetit ose një nga birucat e xhehenemit..."


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 23/09/2008 4:35 p.m.
 sena
(@sena)
Beiträge: 3095
Famed Member
 

BRUNA pershendetje ALLAHU xh.sh te shperbleft me xhenet shum me ka pelqyer shkrimi :grin: dhe kam nje pyetje me sqaro fjalen kuroreshkelesit nuk po e kuptoj :roll:


it's nice to be important
but it's much important to be nice

 
Veröffentlicht : 24/09/2008 1:55 a.m.
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 

Kurorëshkelësit edhe kurorëshkeleset me siguri kjo ka te beje me kurorëzim diqka sepse kur të kurorëzohesh janë disa fjalë që duhet betuar qifti p.sh ( betohem se kurr nuk të tradhtoj te dyja palet po ka shumë fjale deri në perfundim te ceremonis se kurorës) e tash ata qe jan betuar edhe qe e kan shkel betimin d.m.th e kan shkel kurorën nuk janë permbajtur betimit. mendimi im është kështu nese kam gabur le të thot dikush qe e ka kuptuar më mirë.


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 24/09/2008 10:14 a.m.
Teilen: