Benachrichtigungen
Alles löschen

Pyetësor ndihmës për fejesë pa asnjë ngatërresë

3 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
181 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4162]

Pyetësor ndihmës për fejesë pa asnjë ngatërresë

I gjendur para një realiteti të tillë, jam përpjekur që të përpiloj një pyetësor të përbërë nga dhjetë pyetje, të cilat do ndihmojnë të rinjtë për t’a zbuluar sa më mirë njëri-tjetrin, para se të ndërmarrin hapin e fejesës dhe më pas të martesës. Këto pyetje, unë i eksperimentova tek një numër i madh çiftesh para fejesës dhe para martese. Rezultatet ishin të kënaqshme, pasi 80 % e këtyre çifteve që respektuan pyetësorin para fejese, siguruan një jetë martesore dhe bashkëshortore të lumtur dhe pa probleme. Këtë pyetësor, unë e kam titulluar “Fejesë pa asnjë ngatërresë.”

Si djali ashtu dhe vajza, gjatë prezantimit të tyre, i drejtojnë njëri-tjetrit këto pyetje:

Pyetja e parë: Cilat janë planet e tua për të ardhmen? Cilat janë ambiciet, si e shikon veten pas pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh?

Ka të rinj të cilët nuk planifikojnë dot as për një ditë të vetme, ata jetojnë momentin dhe çastin.

Pyetja e dytë: Cili është koncepti juaj mbi martesën?

Pyetja e tretë: Cilat janë ato cilësi dhe veti të cilat i kërkon tek shoku/shoqja e jetës? Si kërkon të jetë ai/ajo?

Pyetja e katërt: A e shikon të rëndësishme dhe domosdoshme lindjen e fëmijës që vitin e parë të martesës?

Pyetja e pestë: A vuan nga ndonjë sëmundje? A ke probleme shëndetësore, apo të meta fizike?

Shpesh herë, ndodh që bashkëshorti të zbulojë tek e shoqja të meta fizike, por kjo ndodh vetëm pas martese.

Pyetja e gjashtë: A je i shoqërueshëm dhe kush janë shokët e tu?

Si djali ashtu dhe vajza, duhet t’a dinë tipin e tjetrit. Ka mundësi që djali të jetë i shoqërueshëm dhe vajza e mbyllur në vetvete, ose anasjelltas.

Pyetja e shtatë: Si janë marrëdhëniet e tua me prindërit?

Martesa nuk kështë lidhje mes dy personave, por është lidhje mes dy familjeve

Pyetja e tetë: Si e kalon kohën e lirë?

Kjo pyetje zbulon shumë nga karakteri dhe natyra e djalit ose e vajzës. Kjo pyetje zbulon hobin dhe ëndrrat e tij/saj, nëse i pëlqen leximi, dijet, sporti etj...

Pyetja e nëntë: A kontribon materialisht për ndonjë shoqatë bamirëse, apo çdo lloj aktiviteti me natyrë bamirëse?

Me anë të kësaj pyetjeje, zbulojmë nëse pala tjetër është bujare apo koprace, zemërgjerë apo dorështrënguar.

Pyetja e dhjetë: Çfarë mendon nëse prindërit e tu dhe të mitë ndërhyjnë në jetën tonë private?

Ndodh që bashkëshorti të jetë djalë i vetëm i prindërve të tij. Në shumë raste, kjo bën që nëna e tij të ndërhyjë në çdo detaj të jetës së tij, edhe në atë bashkëshortore.

Nese keni deshire t'ju pergjigjeni jeni te mireseardhur vazhdojmë...............


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 10/10/2009 2:00 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Jo po kam frig mu pergjigj Online hahahhaha te shof te tjetret a po pergjigjen ehhh une mesoj nga tjert :beee:

SHume teme me vlere ,nje mesim i madh do te jete ketu po ne qofte se do te marin pjes te gjith ne Lexim.
:respekt: PER TY


 
Veröffentlicht : 10/10/2009 2:06 p.m.
(@a-smpatkuu)
Beiträge: 209
Estimable Member
 

une do jepi pergjigjie vetem aty ku dua te jem i sincert...
1.) Pyetja e parë: Cilat janë planet e tua për të ardhmen?
1.) Planet e mija per te ardhmen jon ... jetoi me vella dhe kunat po ashty femi te vllaut dhe te kunates .. jom shum i lumtur/rahat. nuk mendoi njeher me dal ne shtepi apo de ndahna nga vllau / plani im i vetem eshte per te ardhmen martesa pasi i mbusha 23 vite. e pas martese kuptohet femijet..
2.) Pyetja e katërt: A e shikon të rëndësishme dhe domosdoshme lindjen e fëmijës që vitin e parë të martesës?
2.) Isha dakortue me me te dashur/grue/nuse. pastaj qysh kishum vendos.. nuk ka rendesi ne vitin e par apo..
3.) Pyetja e pestë: A vuan nga ndonjë sëmundje? A ke probleme shëndetësore, apo të meta fizike?
3.) Nuk vuaj nga ndonje semundje serjoze per pos kokes e cila me dhemb nga nervoza apo padrejtsia qe e shof duke ju ber dikujt apo mua..
4.) Pyetja e gjashtë: A je i shoqërueshëm dhe kush janë shokët e tu?
4.) Po jom i shoqerushum .. shoket e mi jon / vetoni dhe Egzoni
5.) Pyetja e shtatë: Si janë marrëdhëniet e tua me prindërit?
5.) Deri me tani ka qen per mrekulli edhe pse shumicen e kohes jom rrit pa / bab dhe nan / pasi qe jetoin ne gjermoni e un ne kosove.
6.) Pyetja e tetë: Si e kalon kohën e lirë?
6.) Kohen e lire e kaloi duke lujtur me femijet e vllaut i dua shum.. me ndonje aktivitet sprortiv futbollin e dua meshum.. po ashtu me kompjuter pasiq e e kom edhe pun ...
7.) Pyetja e nëntë: A kontribon materialisht për ndonjë shoqatë bamirëse, apo çdo lloj aktiviteti me natyrë bamirëse?

7.) Per ndonje shoqat bamirse NUK kontriboi e per lloj aktivitete tjera bamirse apo nevojtare PO
8.) Pyetja e dhjetë: Çfarë mendon nëse prindërit e tu dhe të mitë ndërhyjnë në jetën tonë private?

8.) E mendoi te miren dhe te keqen per momentin.. :respekt:


Nese e sheh nje person qe po garon me ty per kete bote! ateher garo me te ne lidhje me boten tjeter

 
Veröffentlicht : 03/05/2011 5:39 a.m.
Teilen: