Benachrichtigungen
Alles löschen

Rinia e sodit edukata nga kush?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
158 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4161]

Sot, të rinjtë nuk mjaftohen me veprimin e një gjynahi apo vepre të ulët, por e veprojnë atë hapurazi dhe pa iu skuqur faqja. Madje, ata ndihen krenarë dhe i deklarojnë hapurazi të metat dhe gjynahet që veprojnë. Atyre nuk u vjen turp nga vetja, as nga familja, as nga shoqëria dhe ç’është më e keqja as nga Zoti i madhëruar. çdo fenomen negativ që përhapet, dihet që burimin e ka tek rinia. Kjo, pasi rinia është një potencial i madh energjish dhe fuqie. Tek rinia haset më shpesh vendim marrja e nxituar. Tek të rinjtë haset moskokëçarja mbi rezultatet. Tek rinia hasen emocionet e fuqishme, eksperienca e pakët, gjallëria dhe rrëmbimi etj...

Nëse këto cilësi shoqërohen me dobësim të besimit, ambjente epshndjellëse, dobësim i rolit të fesë, kultura e lirisë së veprimit qoftë dhe haram, kultura e konsumimit etj... shfaqen fenomene dhe dukuri negative, të cilat cënojnë nderin dhe rehatinë e të gjithë shoqërisë. Nga këto dukuri negative, cënohet dhe dëmtohet familja, institucionet e rendit, komplekset tregtare – vendet ku dukuritë negative janë më të përhapura – nuk ndihen të sigurta, prona private dhe e gjithë shoqëria

Ne do të përmendim disa nga këto fenomene negative, me qëllim diagnostifikimin e sëmundjes dhe problemit.

Një turist nga shtetet fqinje, vizitoi vendin tonë (Kuvajtin) dhe bashkë me gruan e tij hynë në një kompleks tregtar. Ndërkohë që burri vajti të blejë diçka, gruaja e tij me foshnjen në karrocë, u ul rreth një tavoline. Kur u kthye burri, u befasua me një grup të rinjsh, të cilët po ngacmonin me fjalë gruan e tij. I inatosur ai ndërhyri dhe zërat u ngritën në kompleksin tregtar. Menjëherë ndërhynë forcat e rendit dhe këta të rinj përfunduan në stacionin e policisë.

Përse e fillon jetën e tij një adoleshent pesëmbëdhjetë vjeçar me stacionin e policisë? Përse duhet që ta vërë në siklet familjen e tij?

A janë familja fajtorë për edukimin e fëmijëve apo kush? ndoshta koha është fajtore ndoshta shoqëria kush?

jepne mendimin e juaj


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 10/10/2009 1:23 p.m.
Teilen: