Tema eshte fetare, pergjegjiet jan sipas mendimit juaj keshtu qe kush don pergjigjet kush don jo?
Shpesh herë, më vijnë pyetje dhe konsulenca të shumta, rreth të kaluarës së djemve dhe të vajzave. Një djalë ose një vajzë, në të kaluarën e tyre kanë vepruar gjynahe, kanë pasur lidhje dashurore dhe ndoshta dhe marrëdhënie seksuale jashtëmartesore. Në rast se ata ndodhen para një fejese ose martese të mundshme, a duhet që t’u rrëfejnë të fejuarve mbi të kaluarën? A duhet t’u rrëfejnë se kanë pasur të dashur ose që nuk është e/i virgjër?
Unë personalisht kam lexuar shumë rreth kësaj pyetjeje dhe problemi që i shqetëson shumë të rinj dhe të reja. Kam lexuar si studime ekspertësh, ashtu dhe mendime juristësh muslimanë.
Gjithësesi, në islam ekzistojnë disa rregulla të përgjithshme të cilat duhe respektuar.
Një nga këto rregulla është se në rast pendimi të sinqërtë, islami i fshin të gjithë gabimet dhe gjynahet e vepruara më parë. Të gjithë muslimanët e parë, kur u martuan, padyshim që kishin të kaluar të turbullt dhe të mbushur me gjynahe. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk i tregoi bashkëshortes se çfarë kishte vepruar.
Kështu, nëse një djalë kërkon dorën e një vajze dhe ajo e pyet nëse ka pasur lidhje me vajza të tjera, ai ndodhet para dy zgjidhjeve:
E para, të tregojë të vërtetën. Nëse ka pasur lidhje të mëparshme, ka pasur kontakte jashtëmartesore etj... t’a pohojë. Dhe kjo, në të shumtën e rasteve çon drejt prishjes së fejesës dhe martesë.
E dyta, t’a mohojë. Në këtë rast, ai gënjen dhe mashtron. Atëherë çfarë si duhet të përgjigjet dhe si duhet të reagojë një djalë në raste të tilla?
Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, duhet të dimë diçka të rëndësishme: A vazhdon ky djalë akoma të ketë lidhje me vajzën apo vajzat e mëparshme?
Nëse ai vazhdon të ketë lidhje me to, unë e këshilloj që të tregohet i sinqertë me vajzën të cilës i ka kërkuar dorën. Le t’i thotë që edhe pse kam kërkuar dorën tënde, unë shoqërohem me vajza të tjera dhe nuk kam ndërmend që t’i shkëpus këto lidhje.
Por nëse ky djalë, ka pasur lidhje dashurore në të kaluarën me vajza dhe i ka shkëputur këto lidhje, dhe është penduar nga këto lidhje dhe gjynahe, unë e këshilloj këtë të ri që të mos e tregojë të kaluarën e tij. Pas pendimit të sinqertë, Zoti ia ka falur gjithçka ka vepruar më parë.
Në rast se vajza e pyet direkt nëse ka pasur lidhje jashtë martesore, ai nuk duhet t’i tregojë por as dhe të gënjejë. Në një rast të tillë, ai duhet të përdorë manovrimet.
Ato janë veprime të shkathëta ose mënyra të tërthorta e dredharake që përdor dikush për t'ia arritur një qëllimi ose për t'ia dalë në krye një pune. Me anë të manovrimit, vajza mund të kuptojë diçka tjetër, ndërkohë që qëllimi i djalit është plotësisht i ndryshëm. P.sh, nëse vajza e pyet djalin nëse ai ka pasur të dashur në të kaluarën. Djali i përgjigjet me “Jo” duke pasur qëllim të kaluarën që nga momenti kur është penduar dhe deri në ato çaste.
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"
Shpesh ndershmeria eshte politika me e mire qe mund te ndiqni. Me kete gje jemi mesuar qe te vegjel.
Por me e mira eshte te thuhet e verteta se konflikti dhe mos besimi gjithmone eshte ne gadishmeri dhe kerkon vend aty ku eshte qetesi ,ku ka dashuri dhe lumturi .
por Ne si te rritur duhet te mesohemi qe te kuptojm shoqerin ,koleget e punes koleget te dim te bejm dallimin per qka te merzitemi dhe te humbim besimin.
Disa prej nesh e kane te veshtire qe te bejne dallimin mes biznesit dhe miqesise, dhe kjo i qon ne situata shpesh te komplikuara dhe pa rrugedalje. Duhet pasur gjithmone parasysh se ka nje ambient shoqeror, nje ambient pune dhe nje ambient miqsh. Nese nuk arrijme qe te bejme dallimin dhe te flasim gjerat e gabuara ne ambientet e gabuara, atehere do te perballemi me probleme. Shume persona nuk e kuptojne se ato qe nxjerrin nga goja ne vendin e punes, kane nje ndikim shume te madh ne imazhin e tyre profesional, prandaj duhet te matemi mire.
Prap them mes dy te dashurve me mir se mos te ket sekrete mes veti ska ,nga fillimi duhet te ken besim ne njeri tjetrin.
JO kurqysh nuk duhet me fol per ta kalumen tone .
Pse ? Sepse na dalin bishtat ren te tanve
![]()
Fol po pate te kaluar edhe po te kesh dike qe te degjoj
Fol po pate te kaluar edhe po te kesh dike qe te degjoj
Mendim shum i mir ky!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
askujt sot nuk mund ti tregojsh per te kaluaren tende.sepse nuk te besojn se e tregon te verteten.
Unë stë kërkoj të më duash shumë,
por të paktën çerekun nga sa të dua unë.
A duhet te flasim mbi te kaluaren ton ? nese eshte e kaluara e bukur pse mos te flasum. nese eshte e kaluara e hidhur mendoi qe nuk duhet te flasum por te mbetet e kaluar pergjithmon ... 
Nese e sheh nje person qe po garon me ty per kete bote! ateher garo me te ne lidhje me boten tjeter