I vëllai ishte me tumor në tru, pra ishte destinuar për të vdekur. Prindërit e tyre ishin shumë të varfër, por kishin bërë të pamundurën për birin e tyre, duke i shpenzuar të gjitha kursimet modeste të tyre.
Një natë babai i thotë nënës me lot në sy: -Nuk ia dalim dot më e dashur, besoj se mori fund dhe vetëm një mrekulli mund ta shërojë.
Vajza e vogël po luante në një cep të dhomës dhe i dëgjoi gjithçka.
Mori kutinë e kursimeve të saj dhe pa bërë zhurmë u drejtua te farmacia më e afërt.
Priti me qetësi dhe kur i erdhi radha, u ngrit në majë të gishtave dhe hodhi sipër banakut monedhat e saj. Farmacisti i çuditur e pyet:
-Për çfarë, çfarë dëshiron vogëlushe?
-Kam ardhur për vëllanë tim, ai është shumë i sëmurë dhe unë kam ardhur të ble mrekullinë.
-Çfarë po thua?– mërmëriti farmacisti.
-Quhet Andrea, po i rritet diçka brenda në kokë dhe është i sëmurë. Babi i tha mamit se mori fund dhe se vetëm një mrekulli mund ta shërojë. Unë e dua shumë vëllanë dhe erdha të blej mrekullinë.
Farmacisti me një buzëqeshje të trishtuar i tha: Zemër e vogël, ne këtu nuk shesim mrekulli.
Por nëse nuk mjaftojnë, unë do të gjej të tjera –tha vajza.Në farmaci ndodhej edhe një burrë i veshur elegant dhe që po dëgjonte me kureshtje.
Farmacisti mblodhi supet, ndërsa vajza duke qarë mblodhi monedhat.
Në atë moment afrohet burri elegant: -Përse qan vogëlushe?
Xhaxhi farmacisti nuk do që të më shesi mrekullinë, vëllai im është sëmurë, babi nuk ka lekë për operacionin dhe i tha mamit se vetëm mrekullia mund ta shërojë. Unë i kam monedhat me vete për ta blerë.
Sa ke?
1 dollar dhe 11 cent…, por e dini mund të gjej përsëri -shtoi vajza.
Burri qeshi. Nuk është e nevojshme, këto para janë të mjaftueshme për të blerë mrekullinë për vëllanë.
Kapi vajzën për dore dhe i tha të niseshin për në shtëpinë e saj që të takonte prindërit dhe të shkonin të gjithë për të blerë mrekullinë.Ky njeri ishte profesori Carlton Armstrong një nga neurokirurgët më të mirë në botë.
Ai operoi djalin e vogël dhe për pak javë djali iu kthye jetës normale.
Ky operacion është me të vërtetë një mrekulli, më thoni sa kushtoi ju lutem – pyeti nëna.
Vajza qeshi dhe nuk foli. Ajo e dinte sa kishte kushtuar 1 dollar e 11 cent… plus dashuria dhe besnikëria e një fëmije !E pa mundur mu lexu e mos me piku loti lexone mir kjo me ndodhi mua.
Shume prekes, e kam lexu me heret kete tregim...shume shume i mire..
....( me fal Visi mos ishte dasht ky me qene ne Temen Tregime?)
Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.
Baba ti me vrave.Nje histori e dhimshme…
Ne nje rruge para syve te nje zonje,ndodhi nje aksident.
Me rezultat nje djalosh te plagoset rende,me ndihmen e disa njerzve qe ndodheshin aty vune 20-vjecarin ne makinen e zonjes e cila e transportoj menjehere ne spital…Djaloshi kishte emoragji,zonja arriti ne spital sa me shpejt qe mundej.Turni i nates morri djaloshin nga makina e zonjes dhe e futen brenda,hyri bashke me ta dhe zonja per te mesuar kush ishte djaloshi dhe per te njoftuar familjen e tij.
Mjeket e turnit diagnozuan se duhej menjehere te hynte ne sallen e operacionit,njofuan kirurgun i cili per te bere.operacionin donte 1000 euro!
Ja thane zonjes e cila i pyeti cfare ndodh? dhe qe nuk e njihnte djaloshin.
Informuan mjekun por atij nuk i interesonte kjo donte parate.
Zonja duke pare djaloshin qe ngadale po vdiste tha: Mire vazhdoni po shkoj te sjell leket.
Dhe me te vertet zonja solli leket dhe atehere
mjeku erdhi.
Por cfare IRONI! Ti lojrash te ruan nganjehere jeta,kete nate dashuria e tij per para!
Sapo pa djaloshin ai shtangu,ngeli ne vend,u zverdh,u zbardh,morri ngjyren e te vdekurit.
Rra mbi djaloshin duke uleritur! Dhe djaloshi tha fjalet e tij te fundit
-Baba me vrave dhe dha shpirt.
Zonja e deshperuar nga kjo ngjarje me lot ne sy,hodhi paret ne fytyre te mjekut dhe tha…
-Merri te besh varimin e djalit tend
Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl
bota e prinderve jan femijet
Kur shkova ate nate ne shtepi, gruaja ime me sherbeu darken. I kapa doren dhe i thashe se kisha dicka per t'i thene.Ajo u ul ne karrike dhe filloi te hante qetesisht. Veshtrova dhembje ne syte e saj. Nuk dija si te hapja gojen serish porduhet t'ia thoja te qe kisha ne mendje.
"-Dua divorcin" i thashe. Ajo nuk u duk e shqetesuar, dhe m'u pergjigj butesisht "-Pse......?"
Iu shmanga pyetjes se saj. Kjo e beri te nervozohej. Hodhi lugen qe mbante ne dore dhe uleriti "-Ti nuk je burre"
Ate nate nuk i folem njeri tjetrit. Ajo po qante, donte te dinte c'kishte ndodhur me martesen tone. Dhe pergjigja i e ishte se zemra ime i perkiste dikujt tjeter, ia kisha dhene te dashures dhe per gruan ndjeja vec meshire.
Me nje ndjenje faji hartova nje marrevshje ku i lashe gruas shtepine tone, makinen dhe 30% te aksioneve te kompanise. Ajo e lexoi dhe e grisi ne qindra copeza. Njeriu qe kisha ndare 10 vjet me te,tani ishte kthyer ne nje e huaj. Me erdhi keq per kohen e saj te humbur dhe energjite e shpenzuara kot por nuk mund ta ktheja mbrapa qe qe kisha thene, doja te dashuren tashme. Filloi te qante me te madhe, dicka qe e prisja. Ta shihja te qante ishte si nje lloj lehtesimi per mua, duke qene se ideja e divorcit me kishte torturuar per jave me rradhe. Diten tjeter shkova ne shtepi shume vone dhe e pashe te shkruante dicka. Nuk e pyeta dhe shkova te flija pas nje dite te ngarkuar ne pune dhe me te dashuren. Ne mengjes me dha marreveshjen e saj te divorcit, nuk donte asgje prej meje pervecse nje muaj vemendje. Kerkoi qe ne ate muaj te perpiqeshim te benim nje jete normale dhe arsyeja e saj ishte shume e thjeshte:djali yne kishte provime ate muaj dhe nuk donte qe div orci yne te ndikonte tek ai. Kjo ishte e pranueshme per mua, por ajo kerkoi edhe dicka me shume. Donte ta ngrija ne krahe cdo mengjes nga krevati deri tek dhima e ndenjies ashtu sic kishim bere ne ditet e para te marteses sone. Mendova se ajo po cmendej, gjithsesi pranova. Kur ia tregova kete te dashures, filloi te qeshte me te madhe dhe iu duk absurde. Une dhe gruaja ime nuk kishim pasur kontakte fizike per nje kohe te gjate.
Kur e ngrita ne krahe diten e pare, djali yne erdhi mbrapa nesh dhe bertiti i lumtur -"Babi po ngre mamin ne krahe"
U ndjeva shume ne faj ne ato momente. Eca me te ne krahe per rreth 10 metra. Ajo me tha me ze te ulet"Mos i trego djalit tone per divorcin" . Serish vura re dhembje ne syte e saj. Diten e dyte ishte e lehte per ne. Ajo u mbeshtet ne gjoksin tim dhe munda te ndjeja parfumin e saj. Kisha kohe qe nuk e shihja me si femer. Vura re se nuk ishte me e re, floket i ishin bere gri dhe rrudhat i ishin shtuar. U ndjeva keq per ate cka i kisha bere. Ne diten e katert kur e ngrita serish ne krahe ndjeva njefare intimiteti te rikthehej. Ne ditet ne vazhdim filloi te rritej edhe me shume. Nje mengjes ajo po kerkonte cte vishte, pornte gjitha rrobat i rrinin me te medha. Ne ate moment vura re sesa ishte dobesuar, ja pra pse e ngrija aq lehtesisht ne krahe. Ndjeva dhembje ne shpirt, ajo kishte mbledhur kaq shume vuajtje dhe lot ne zemren e saj. Pa vetedije iu afrova dhe i perkedhela floket. Ne ate moment vjen djali dhe thote " Babi eshte koha te ngresh mamin ne krahe". Kjo ishte bere tashme si pjese e jetes se tij. E ngrita serish, ajo me hodhi duart rreth qafes dhe cuditerisht u ndjeva si ne diten e pare te marteses. Diten e fundit te " marreveshjes" kur e ngrita serish ne krahe, nuk doja ta leshoja me.
Me pas shkova te takoja te dashuren.
"Nuk dua te divorcohem me " - i thashe. Me pa, me vuri doren ne balle e me tha mos kisha temperature e ndaj flisja percart.
"- E degjove mire c'te thashe, nuk dua te divorcohem me". Me dha nje shpulle dhe perplasi deren e iku. Martesa ime ishte bere e merzitshme sepse une nuk kisha vleresuar me gjerat e vogla, jo sepse dashuria nuk ishte me. Shkova ne nje dyqan me lule dhe prosita nje buqete, ku ne nje shenim shkruajta " Do te te ngre ne krahe derisa vdekja te na ndaje". Vrapova ne shtepi me lulet ne dore dhe me buzeqeshje ne fytyre. Ngjita shkallet dhe ne krevat gjej gruan time ne shtrat....te vdekur....
Ajo kishte luftuar me kancerin per muaj me rradhe dhe une isha shume i zene me te dashuren , per ta vene re. Ajo e dinte qe do te vdiste shpejt , por donte qe ne syte e djalit tone une te mbetesha nje bashkshort i mrekullueshem...
???
Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl
Histori e dhimbshme.--
Nje femije i thote mamase
Mama kam vizatuar me buzkuq ne carcafin tend.
Gruja e inatosur e rreh femijen dhe e le pa ndjenja
Pas pak gruja pendohet dhe i lutet te birit te hape syte.
Por me kot zemra e tij e vogel kishte pushuar se rrahuri.
E ne carcafin e gruas shkruhej ."Mami un te dua ty " ?
![]()
Tregim shume prekes !!!
Po kaloja në një pazar të madh për të blerë disa gjëra kur pashë një shitës duke folur me një djalë të vogël, jo më shumë se 4-5 vjec.
Shitesi i tha " Më vjen keq, por ti nuk ke mjaftueshëm para për të blerë këtë kukull"
Në atë moment djali i vogël më pa,u kthye nga unë dhe më tha:
-" Xhaxhi, je i sigurt që nuk kam mjaftueshëm para?"
I numërova lekët e tij dhe i thashë" Ti e di i dashur, që nuk ke mjafueshëm para për të blerë kukullën"
Djali i vogël mbante akoma kukullën të shtrënguar në duart e tij.
I afrova dhe më tepër dhe e pyeta se përse e donte kukullën.
" Është kukulla që motra ime e donte aq shumë, doja t'ia dhuroja asaj për ditëlindje. Duhet t'ia jap kukullën mamit tim kështuqë ajo mund t'ia japë asaj kur të shkojë atje."
Sytë e tij ishin kaq të trishtuar kur tha këtë.
" Motra ime ka shkuar të jetë me Zotin,babi më tha që edhe mami do të shkojë atje shumë shpejt, kështuqë unë mendova t'ia jap kukullën ta marrë me vete e t'ia japë motrës sime."
Zemra ime sa nuk ndaloi. Vogëlushi më pa sërish dhe më tha:
" Unë i thashë babit ti thotë mamit të mos shkojë pa u kthyer unë nga dyqani.",dhe më pas më tregoi një foto të vogël të tij ku ai ishte duke qeshur.
Pastaj më tha" Dua që mami të marrë këtë foto me vete kështuqë motra ime nuk do më harrojë. Une e dua mamin dhe dua që ajo të mos më lërë vetëm,por babi më tha që ajo duhet të shkojë të rrije me motrën time"
Pastaj sërish hodhi sytë nga kukulla, qetësisht, me sy të trishtuar.
Shpejt gjeta portofolin tim dhe i thashë vogëlushit " Le të kërkojmë sërish, se mos ke para mjaftueshëm për të blerë kukullën"
"Ok,shpresoj të kem", tha vogëlushi
Shtova disa para shtesë tek paratë e tij, pa u vënë re dhe filluam t'i numërojmë. Ishin mjaftueshëm për kukullën dhe disa para të tjera shtesë.
Vogëlushi tha" Faleminderit Zot që më dhe para mjaftueshëm"
Pastaj me vështroi dhe më tha:
" Natën e shkuar, përpara se të flija, iu luta Zotit të kisha mjaftueshëm para të nesërmen në mënyrë që të blija kukullën për motrën time, dhe Ai më degjoi. Gjithashtu doja të kisha para ti bleja mamit një trendafil të bardhë, por nuk ia kerkova sepse m'u duk shumë. Por Zoti më ndihmoi për të dyja"
Mbarova blerjet e mia, në një gjendje shpirtërore shumë ndryshe nga sa isha më parë. Nuk mund të largoja nga mendja djalin e vogël.
Pastaj m'u kujtua një artikull në gazetë që kisha lexuar 2 ditë më parë e cila fliste për një të dehur i cili kishte goditur një makinë në të cilën ndodhej një grua dhe një vajzë e vogël. Vajza e vogël kishte vdekur dhe gruaja ishte në gjendje kritike për jetën. Familja kishte vendosur t'ia hiqte aparaturat që e mbanin akoma në jetë, sepse ishte e pamundur që ajo të rikuperohej nga koma. A ishte kjo familja e djalit të vogël?
Pas dy ditësh nga takimi me djalin e vogël lexova në gazetë që edhe gruaja kishte vdekur. Nuk mund të ndaloja veten, ndaj bleva një buqetë të madhe me trëndafla të bardhë dhe shkova në ceremoninë mortore, në të cilen ndodhej trupi i gruas, e ku njerëzit mund t'i jepnin lamtumirën e fundit. Ajo ishte atje, në arkivolin e saj, me një trendafil të bardhë në duar dhe një foto të djalit të vogël në gjoks. Anash saj ndodhej kukulla. U largova nga ai vend me lotë në sy, dhe ndjeva se jeta ime kishte ndryshuar përgjithmonë...
Dashuria që vogëlushi kishte për nënën dhe motrën e tij ishte e paimagjinueshme dhe në një sekondë një shofer i dehur ia largoi pa mëshirë. —
Tregim shume prekes !!!
Po kaloja në një pazar të madh për të blerë disa gjëra kur pashë një shitës duke folur me një djalë të vogël, jo më shumë se 4-5 vjec.
Shitesi i tha " Më vjen keq, por ti nuk ke mjaftueshëm para për të blerë këtë kukull"
Në atë moment djali i vogël më pa,u kthye nga unë dhe më tha:
-" Xhaxhi, je i sigurt që nuk kam mjaftueshëm para?"
I numërova lekët e tij dhe i thashë" Ti e di i dashur, që nuk ke mjafueshëm para për të blerë kukullën"
Djali i vogël mbante akoma kukullën të shtrënguar në duart e tij.
I afrova dhe më tepër dhe e pyeta se përse e donte kukullën.
" Është kukulla që motra ime e donte aq shumë, doja t'ia dhuroja asaj për ditëlindje. Duhet t'ia jap kukullën mamit tim kështuqë ajo mund t'ia japë asaj kur të shkojë atje."
Sytë e tij ishin kaq të trishtuar kur tha këtë.
" Motra ime ka shkuar të jetë me Zotin,babi më tha që edhe mami do të shkojë atje shumë shpejt, kështuqë unë mendova t'ia jap kukullën ta marrë me vete e t'ia japë motrës sime."
Zemra ime sa nuk ndaloi. Vogëlushi më pa sërish dhe më tha:
" Unë i thashë babit ti thotë mamit të mos shkojë pa u kthyer unë nga dyqani.",dhe më pas më tregoi një foto të vogël të tij ku ai ishte duke qeshur.
Pastaj më tha" Dua që mami të marrë këtë foto me vete kështuqë motra ime nuk do më harrojë. Une e dua mamin dhe dua që ajo të mos më lërë vetëm,por babi më tha që ajo duhet të shkojë të rrije me motrën time"
Pastaj sërish hodhi sytë nga kukulla, qetësisht, me sy të trishtuar.
Shpejt gjeta portofolin tim dhe i thashë vogëlushit " Le të kërkojmë sërish, se mos ke para mjaftueshëm për të blerë kukullën"
"Ok,shpresoj të kem", tha vogëlushiShtova disa para shtesë tek paratë e tij, pa u vënë re dhe filluam t'i numërojmë. Ishin mjaftueshëm për kukullën dhe disa para të tjera shtesë.
Vogëlushi tha" Faleminderit Zot që më dhe para mjaftueshëm"
Pastaj me vështroi dhe më tha:
" Natën e shkuar, përpara se të flija, iu luta Zotit të kisha mjaftueshëm para të nesërmen në mënyrë që të blija kukullën për motrën time, dhe Ai më degjoi. Gjithashtu doja të kisha para ti bleja mamit një trendafil të bardhë, por nuk ia kerkova sepse m'u duk shumë. Por Zoti më ndihmoi për të dyja"Mbarova blerjet e mia, në një gjendje shpirtërore shumë ndryshe nga sa isha më parë. Nuk mund të largoja nga mendja djalin e vogël.
Pastaj m'u kujtua një artikull në gazetë që kisha lexuar 2 ditë më parë e cila fliste për një të dehur i cili kishte goditur një makinë në të cilën ndodhej një grua dhe një vajzë e vogël. Vajza e vogël kishte vdekur dhe gruaja ishte në gjendje kritike për jetën. Familja kishte vendosur t'ia hiqte aparaturat që e mbanin akoma në jetë, sepse ishte e pamundur që ajo të rikuperohej nga koma. A ishte kjo familja e djalit të vogël?
Pas dy ditësh nga takimi me djalin e vogël lexova në gazetë që edhe gruaja kishte vdekur. Nuk mund të ndaloja veten, ndaj bleva një buqetë të madhe me trëndafla të bardhë dhe shkova në ceremoninë mortore, në të cilen ndodhej trupi i gruas, e ku njerëzit mund t'i jepnin lamtumirën e fundit. Ajo ishte atje, në arkivolin e saj, me një trendafil të bardhë në duar dhe një foto të djalit të vogël në gjoks. Anash saj ndodhej kukulla. U largova nga ai vend me lotë në sy, dhe ndjeva se jeta ime kishte ndryshuar përgjithmonë...
Dashuria që vogëlushi kishte për nënën dhe motrën e tij ishte e paimagjinueshme dhe në një sekondë një shofer i dehur ia largoi pa mëshirë. —
Me bere me lote
E padrejt eshte jeta ndojhere

Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.
Nena e Porosit te Birin e saj
Unë të kam edukuar e të kam mësuar si të ballafaqohesh me jetën, dhe si të mos më mësosh sot çka duhet dhe çka nuk duhet?!
Biri im i dashur, një ditë prej ditëve do të më shohësh të plakur, jetë e logjikshme në mendjen time!
Të lutem, më jep pak kohë dhe pak durim që të më kuptosh, kur dora ime dridhet dhe më bjen ushqimi në gjoks, kur nuk mund të mbathi rrobat e mia - zbukurohu me durim ndaj meje!
Kujtoji vitet që kanë kaluar, kur unë të mësoja ta bësh atë që unë nuk do të mundem ta bëj dot!
Nëse nuk dukem elegante dhe s’më vjen erë e këndshme, mos më qorto!!!
Kujtoji ditët e vegjëlisë kur përpiqesha disa herë të të bëj elegant dhe me erë të këndshme.
Mos qesh me mua nëse sheh injorancën dhe moskuptimin tim në çështjet e kohës tënde.
Por, ti bëhu syri dhe mendja ime ta arrijë atë që më ka ikur.
Unë të kam edukuar e të kam mësuar si të ballafaqohesh me jetën, dhe si të mos më mësosh sot çka duhet dhe çka nuk duhet?!
Mos u mërzit nga dobësia e kujtesës sime, fjalëve të ngadalta dhe të menduarit se çka të flas gjatë bisedës me ty, sepse lumturia ime nga biseda është vetëm e vetëm të qëndroj me ty!!!
Kur të më dobësohen këmbët e mia në arritjen e cakut që dëshiroj, bëhu i butë me mua dhe kujto se unë të kam kapur për dore shumë herë ashtu që të mund të ecësh. Kurrë mos u turpëro të më kapësh për dore sot, se nesër do të kërkosh dikë që të të kap për dore, kur do të plakesh edhe ti!
Dije se unë nuk pres ditë më të mira sikurse ti, porse me thjeshtësi e pres vdekjen!!!
Rri afër meje, e jo kundër meje!!!
Kur kujton diçka nga gabimet e mia, dije se unë asnjëherë nuk kam dashur diçka tjetër pos të mirave tua.
Më e bukura që mund ta bësh sot për mua është të falësh lëshimet e mia, dhe të m’i mbulosh të metat…
Allahu të faltë dhe ti mbuloftë lëshimet! Ende, të qeshurat dhe buzëqeshtjet e tua më gëzojnë si kur ishe i vogël; mos më privo nga shoqërimi yt!
Isha me ty në momentin kur linde, ji afër meje kur do të vdes!
Allahu ka thënë: “Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy e përjetojnë pleqërinë te ti, mos u thuaj “of!” e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë.
Shtriji përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!” (Isra, 23-24)