Benachrichtigungen
Alles löschen

Vrajne Vajzat e tyre per zbardjhe fetyres Familjare

68 Beiträge
10 Benutzer
0 Reactions
3,694 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6120]

A mundeni te dihmoni dhe te dirigjoni ne kend te dashurohet dikush?
A mundeni me zgjedh kend ta doni dhe ne kend te dashuroheni?
Pse eshte shum veshtire ne disa shtete islame te jetojne normal dhe te harrojne traditat dhe kulturen qe ka qen shum qindra vite me heret,eshte me mire te jetojme si mbaz traditave apo si njeres qe hecim perpara dhe te vendosim vet per jete tone qka eshte mire dhe keq.
Mendimet e kesaj qe ceka me larte nuk jane vetem te mijat por ka shum qe mendojne si une ..
Une nuk i frigohem fes Islame sepse feja ket se lejon te mbytesh femiun tend..por frigona njerzve qe keqperdorin fen islame dhe ne emer te Allahut mbysin femit e vet ''Vajzat'' vetem e vetem qe flet me nje djale apo dashuron nje djale ...a eshte kjo e drejte ,te mer dikush lirin dhe me ne funde edhe jeten vetem e vetem qe ke dashuru dikend dhe e done??

A mundemi ne si njerz te bejme diqka ketu te ndihmojme ne kto krime apo edhe ne si gjenerat te reja te perkrahim kto tradita dhe ti bartim edhe me mijra vjet tjera ne gjenerata te ardhshme?

A ka dikush qe mendon qe eshte ma kryesore familja tij se traditat femijt e tij se traditat,motrat e tyre se traditat ,cila eshte ma kryesore te tjeret qka mendojn per familjen tende apo vet familja juaj ??
Jetoni per te tjeret apo per veti?
Ne qofte se jetone per te tjeret dhe del vret vajzen tende qe te thojne komshiu''Hallal i qofte e vrau vajzen e vet dhe mrojti nderin '' ateher zoti ka gabu qe ju ka fal femije juve si prind .

Qka mendoni duhet te martohet nje femer me dikend qe familja ja ka zgjedhur dhe pikerisht ata te jen te kenaqur me zgjedhjen e tyre edhe pse nuk e doni ju,a eshte e drejt kjo?

Pikerish kto dy te rij e deshten njeri tjetrin dhe Dashuria tyre ju kushtoj edhe jeten per shkak traditave .

A eshte e drejte kjo?


 
Veröffentlicht : 06/04/2012 12:36 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

16 Vjeqarja nga Turkia eshte vorrosur per se gjalli ne turki pjesen e Kurdistanit te Turkis per arsye se kishte edhe shoke nga gjinia mashkullore komentojne lajmet nga Anatolia.

Pasi e muren policia nje thirrje anonime nga dikush policia arriten te shpalosin varrin ku vajza ishte varros se gjalli mbas nje shtepi te pulave ,varri ishte 2 metra thell dhe vajza ishte e ulur ne varr me duar te lidhura mbrapa.Vajzen e kishin lajmeruar familja te zhdukur 40 dit me heret se ta varrosin qe eshte zhdukur pa ditur se ku gjindet ka kommentu fmailja ne polici ,obdukcionin e beren mjeket dhe konstantuan se vajza kishte gojen te mbushur me dhe po ashtu edhe mushkrit te mbushura me dhe dhe mjeket konstantuan se vajza ishte vorrosur ne varr per deri ajo ishte e gjalle,po ashtu kishte dhe sheje te zeza ne trup nga tortura qe i kishin bere familja asaj vajze dhe me ne fund u zbulua se u vorros per se gjalli ulur ne varr me duar te lidhura mbrapa.

Babai dhe babgjyshi ishin ata qe e beren ate krim dhe menjeher dje jan arrestuar nga policia turke.

Pasi qe i arrestuan babai komentoi se familja ishte zemeruar dhe ishin te pa knaqur se vajza kishte shok te gjinis mashkullore edhe ato shokt ishin 16 vjeqar.


 
Veröffentlicht : 06/04/2012 12:50 a.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

vete jane zgjedh,me deshire jane dashuruar,por cudi e paska vrare. kultura "perparimtare"

Vrau të dashurën me cekic,

Gjykata e Pogradecit dënoi sot me 14 vjet burg 60-vjeçarin Halim Hykellari të akuzuar për vrasjen e shtetases Mirela Spahiu e cila gjeti vdekjen pasi u qëllua me cekic në kokë në një hotel të këtij qyteti.

Vendimi është dhënë nga gjykata e Pogradecit, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg.

Ngjarja shokuese ndodhi në një hotel në periferi të Pogradecit në 29 Qershor, kur 60 vjecari Hykollari masakroi 35 vjecaren Spahiu nënën e 2 fëmijve për motive xhelozie.

"Nga këqyrja e kufomës rezulton se vdekja e 35-vjeçares, nënë e dy fëmijëve, përkatësisht dy vajzave, 12 dhe 6 vjeçe, ka ardhur si pasojë e goditjes me mjete të forta. Ajo është goditur në kokë dhe pjesë të tjera të trupit 6 herë me cekicin e të dashurit të saj murator. Rezulton se shkak i krimit ka qenë këmbëngulja e viktimës për të ndërprerë lidhjen, pasi ajo kishte një të dashur tjetër", u shpreh Policia.


 
Veröffentlicht : 08/04/2012 6:17 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Vrau ish-të dashurën e tij, për një fotografi në Facebook

vete jane zgjedh,me deshire jane dashuruar,por cudi e paska vrare.
"kultura perparimtare"

Një ngjarje e tmerrshme ndodhi në Republikën Dominikane, ku një 24-vjeçar qëlloi për vdekje me armë zjarri ish-të dashurën e tij dhe më pas vrau veten.

24-vjeçari Valentin Nunez pa një Facebook fotografinë e të dashurës së tij me një mashkull tjetër. Xhelozia e verboi krejt, ndaj i kërkoi asaj të takoheshin në një motel dhe aty e qëlloi me armë zjarri në qafë dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Më pas, ai i dha fund jetës duke vrarë veten.

Sipas të afërmve të autorit, fotografia në Facebook tregonte të renë pa fat që kishte takuar kohët e fundit një mashkull në burg.

Nga ana tjetër, Valentin kishte një muaj para se ta vriste, që ishte ndarë nga e dashura e tij, 25-vjeçarja Marleni Suero, të cilën, sipas të afërmve, e keqtrajtonte.


 
Veröffentlicht : 08/04/2012 6:23 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Pasi vrau të dashurën tenton të vetëvritet

vete jane zgjedh,me deshire jane dashuruar,por cudi e paska vrare.
"kultura perparimtare"

Mitrovicë, e martë 8 qershor - Një 50 vjeçar nga fshatin Zhabar i Ulët, i Mitrovicës, tentoi të vetëvritet me armë zjarri, M-70, në kokë pasi paraprakisht deklaroi se kishte ngulfatur për vdekje të dashurën e tij Shemsije Hasani, 44 vjeçare . Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00min, njofton Zyra për Informim Publik në Mitrovicë.
Policia kishte pranuar një informatë lidhur me rastin e plagosjes me armë zjarri në kokë, në tentativë të vetëvrasjes, të raportuar të ketë ndodhur në shtëpinë e tij në fshatin Zhabar i Ulët, të Mitrovicës.
Pas intervenimit policët takuan të dyshuarin, A.Ferrati, me plagë në kokë, dhe ai pranoi se ka vrarë një femër në vendin e quajtur “kulumrijat” në fshatin Zhabar. I vetë plagosuri, është dërguar urgjentisht në spitalin e Mitrovicës për tu transferuar më pas në QKUK në Prishtinë.
Pas rrëfimit të vrasësit të dyshimtë, policia me ndihmën e banorëve të fshatit Zhabar. Policia e Kosovës, arriti të identifikoj lokacionin dhe trupin e pajetë të viktimës, Shemsije Hasani, 44 vjeçare, banore e fshatit Qabër të komunës së Zubin Potokut.
Tek viktima janë vërejtur gjurmë të përdorimit të forcës, mavijosje në pjesën e fytit, si element i dyshimit të bazuar se e njëjta mund të ketë qenë ngulfatur për vdekje nga i dyshuari i këtij rasti.
Sipas informatave preliminare në këtë rast, besohet se vrasja e femrës 44 vjeçare, ishte e motivuar nga xhelozia./Qendra/


 
Veröffentlicht : 08/04/2012 6:29 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

Bota Perendimore
Ne boten perendimore ne te cilen ne jemi duke jetuar.
E cila i ka standartet me te medha te jeteses.
Eshte me e avancuara...Ka rangun me te larte te edukimit.
Ndertesat me te larta,ku ka me se shumti institucione.
Ka kenaqesine me te madhe,ka tekniken me te zhvilluar.
Menyren e jeteses me te preferuar,shtepite me te bukura.
Shumellojshmerine e dyqaneve.A mund ta imagjinoni dot ?!
Ne boten perendimore...
Cdo 7 minuta ne boten perendimore dhunohet nje femer.
Sa jemi duke lexuar kete,cdo 7 minuta.10 dhunime cdo ore, kjo do te thote qe 240-300 femra dhunohen cdo dite ne boten perendimore.
Ne boten perendimore ne cdo kohe ka 2.800.000 prostituta te cilat ecin rruges. Qofshin ne new york apo ne washington apo ne france.
Apo ne te gjitha shtepite publike te tjera.2.800.000 femra te cilat preferojne te behen prostitute.Edhe pse e kane mundesie per te zgjedh,te behen nema apo gra. Por ato zgjodhen te behen prostitute sepse ka me shume se 10.000.000 burra!!! C'do dite ne boten perendimore 350 djem te vegjel kidnaptohen per tu shitur per prostitucion. Cdo dite 350 femije zhduken.Kjo eshte bota perendimore,bota me e zhvilluar. A e dini se ne cdo dite te vetme 357 njerez e gjuajne veten ne koke,marrin ca pilula,i prejne venat, cdo dite ata nuk kane arsye per te jetuar.Ne boten e zhvilluar perendimore.
8 vrasje ndodhin ne 19 minuta.Edhe 2 perdhunime ndodhin ne 7 minuta.3 vjedhje ndodhin ne 59 sekonda.
257.000 femije deshtohen ne rruge ilegale ose ilegale.
Qe do te thote:257.000 femije vriten ne barkun e nenes.
Sipas ''urdherave ligjore''. Ne secilin vit lindin 21 milion femije jashte martese.Qe s'njohin as nenen dhe as babain.
2.8 milion vetvrasje behen ne secilin vit,prej njerezve qe nuk shohin kuptim ne jeten e tyre. Keto probleme sociale egzistojne ne shtetet e tyre,ne qeverine e tyre,ne institucionet e tyre.
Si mund ti sjellin keta vende paqe ne bote?!Kjo nuk ka kuptim.
Po ZOTI u ka dhene nje alternativ.
Ai i ka fut myslimanet ne mesin e tyre.
Ata DUHET te ndryshojne...AMIN !


 
Veröffentlicht : 08/04/2012 6:38 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Zem-zem:vete jane zgjedh,me deshire jane dashuruar,por cudi e paska vrare. kultura "perparimtare

zem-zem krejt tjeter ngjarje jan kur dy qifte kan probleme mes veti,nuk eshte njehit ,sikur kur tja maresh femis tond jeten pse e don dikend apo pse flet me nje mashkull ,sikur qiftet mes veti kur kan probleme,keto kane dallim shum mesveti.. kto ngatresa mes qifteve i ke ne tere boten..por vetem ne vendet muslimane mbyten femit e vet nga vet prindi,vellau,axha dhe vete babgjyshi,duke percjell traditat e tyre edhe ne kete koh...


 
Veröffentlicht : 08/04/2012 10:35 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

krejt tjeter ngjarje jan kur dy qifte kan probleme mes veti,nuk eshte njehit ,sikur kur tja maresh femis tond jeten pse e don dikend apo pse flet me nje mashkull ,sikur qiftet mes veti kur kan probleme,keto kane dallim shum mesveti.. kto ngatresa mes qifteve i ke ne tere boten..por vetem ne vendet muslimane mbyten femit e vet nga vet prindi,vellau,axha dhe vete babgjyshi,duke percjell traditat e tyre edhe ne kete koh...

Ngjarja eshte tjeter,por perfundimi eshte i njejt (me vdekje). probleme familjare munden mu quajtur te dyja rastet,burri me gruan, quhet problem familjar,por edhe baba me te bijen eshte problem familjar.
Nese e vret burri ,gruan atehere kush duhet me marr hakun per ate grua te vrare?,a i takon babes kjo bela? apo e sheh se baba deri diku ka drejt me zgjedh mikun e shpise, sepse ai dhender do filloj dhe te vij ne shtepijn e tij,dhe me qene i keq ,cka me bere me ate dhander dhe me vajzen e vete,nese vajza e vete ka probleme me burrin e vet,edhe ketij i duhet me u perfshij ne ato probleme.
Pra eshte e natyrshme,qe pos pelqimit te femres,me marr edhe pelqimin e prindit,kjo eshte edhe nje garance e mire per femren.

Rastet qe i ke postuar me foto ,nuk kan te bejn me traditen islame,ata njerez ,munden me qene mysliman,por ne kete rast nuk kan vepruar me islam.Islami i jep te drejt femres me zgjedh mashkullin,por per bashkimin me ate mashkull duhet me marr edhe pajtimin e prindit. Dhe une ,i quaj ata meshkuj te lige ,qe e grabisin nje femer,sepse te grabitesh nje femer,nuk eshte as pak e veshtire,por cfare po ben me kete akt, po e poshtron baben dhe krejt familjen e gruas tende.Dhe cfare lumturie mundet me pas ajo femer tek ai burre,qe krejt familjen ia ka poshtruar. Kur ia grabit vajzen,tani i con njerzit,hajde ndreqemi,po cka po don mu ndreq tash me ate,dje e poshtrove ,qysh po ke fytyre me i dal perpara sot.Vallahi eshte e rand per prind,Une per vete kurr nuk mundem me ia ba keshtu babes se gruas tem,edhe pa martuar nese mbes kurr keshtu s'ia boj.Dua me pas grua,por dua me pas edhe miq ,qe me respektojn dhe i respektoj.Allahu na bashkoft me miq te hajrit ,ja rabi-lalemin,se me pas mikun e shpise te mire,nuk eshte pune e vogel.Se miku i keq ,eshte sikur nevojtorja (wc) me shku,nuk ke qef,por pa shku nuk bon.

Ligjet e sheriatit i zbaton shteti,jo individi,nuk ke drejt ti si individ me mbyt dikend me sheriat,sepse sheriati eshte kushtetut e atyre shteteve qe punojn me sheriat islam,dhe ketu shteti nderhyen dhe e cakton denimin.
Allahu ne kuran ka then ,se "kush e vret nje njeri ai ka vra krejt njerzimin" dhe kjo mund te konsiderohet vrasje,Allahu e din me se miri.

Eshte interesant ,se kur nje mysliman e ben nje krim,perendimi e akuzon islamin,por kur nje perendimor e ben ndoj krim ,nuk e akuzojn krishterizmin,por individin.Tendenca eshte e qart ,qe ta luftojn islamin ne cdo rast qe ju ipet.

Allahu e di me se miri. ku ia kam qellu elhamdulilah,ku kam gabu estagfirallah


 
Veröffentlicht : 10/04/2012 1:21 a.m.
(@syziu_mitro)
Beiträge: 1098
Noble Member
 

zem zem pershendetje per ty shokut uroj te jesh mire..... tfala i ban A..... si dhe F....... , kur tju shoh naj dite ne qytet nje kaffe e ke nga une :respekt:


Love is nothing, to love is something, but to love and be loved is everything

 
Veröffentlicht : 11/04/2012 10:41 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 

zem zem pershendetje per ty shokut uroj te jesh mire..... tfala i ban A..... si dhe F....... , kur tju shoh naj dite ne qytet nje kaffe e ke nga une :respekt:

faleminderit shume nga ti... shihemi inshallah per te mire dhe pijm kafe inshallah.


 
Veröffentlicht : 12/04/2012 5:45 p.m.
(@gitaa)
Beiträge: 1892
Noble Member
 

Moti nuk pasna lexu debate ne forum. Pom pelqejn komplimente


 
Veröffentlicht : 12/04/2012 10:02 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

zem zem :Ngjarja eshte tjeter,por perfundimi eshte i njejt (me vdekje)

zem-zem perfundimi eshte per gjithkend njejt vdekja ,por thash dhe kam cek nuk eshte njehit si te meret jeta nga vet prindi,per tradita e tyre,nje babe ,nje vella nje gjysh qe mer jeten e bijes,motres dhe mbeses me dur te veta nuk eshte njehit ...mbate ne kandar ka te sillesh nuk eshte njehit


 
Veröffentlicht : 14/04/2012 3:58 p.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

nje njeri i URT , besimtar ...... etj,
mas pari shiqon pragun e shpis para se me i akuzu te tjeret (perendimin). :roll:


 
Veröffentlicht : 14/04/2012 4:55 p.m.
(@jinbim)
Beiträge: 4226
Famed Member
 

ahhhhhhhhhhhhhhh ,

" Mirpo sulmi eshte mbrojtaj me efektive" :hallo:


 
Veröffentlicht : 14/04/2012 4:56 p.m.
(@albana)
Beiträge: 88
Trusted Member
 

nje njeri i URT , besimtar ...... etj,
mas pari shiqon pragun e shpis para se me i akuzu te tjeret (perendimin). :roll:

:shuplak: :shuplak:


 
Veröffentlicht : 14/04/2012 4:58 p.m.
Seite 1 / 5
Teilen: