Benachrichtigungen
Alles löschen

Tregime....

22 Beiträge
5 Benutzer
0 Reactions
1,370 Ansichten
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 
[#6097]

Mendja dhe Urtesia....

Na ishte njëherë një prijës i ri, që njihej jo vetëm për trimërinë por kryesisht për karakterin e harbuar e tekanjoz. Njëherë thirri plakun e fshatit të rripte një gurë, pastaj të përgadiste një drekë për të ftuarit e tij.

Plaku,i zënë ngushtë u kthye në shtëpi i vrerosur dhe i tregoi vajzës së tij të vetme për urdhërin e çuditshëm të prijsit. Vajza ishte e re,shumë e bukur por edhe shumë mendjeprehtë.
Ajo e qetësoi të atin dhe i premtoi se do ta ndihmonte.Dhe me të vërtetë, në mëngjez shkoi te babai i saj me një habxhar në dorë dhe i tha:”Jepja këtë thikë prijësit dhe i thuaj ta therë në fillim gurin e pastaj ti mund ta rrjepësh e t’i marrësh lëkurën”.
Plaku veproi tamam ashtu siç e mësoi e bija.Prijësi u zemrua dhe i tha:
- Ku ke ndëgjuar or plak,që të theret guri?...Mos kërkon të tallesh me mua?
Plaku u përkul tërë nderim dhe iu përgjigj:

- Nuk guxoj të të kundërshtoj, o prijës, po ku është ndëgjuar të rrjepësh lëkurë nga një gur?!
Prijësit i pëlqeu përgjigja dhe duke marrë vesh se fjalët e plakut dilnin nga mendja e së bijës, u martua me të.
Vështirë e pati prijësi me gruan e tij të re.Ajo doli më e zgjuar nga i shoqi dhe kjo cenoi keq sedrën e sëmurë të prijësit,aq sa vendosi të ndahet prej saj,megjithëse e donte si më parë.
- Unë po shkoi për gjueti,por ki mendjen:po qe se ti para kthimit tim do të zgjidhësh qoftë edhe një çështje,me mua nuk ke punë më,do të ndahemi njëherë e mirë.
Kaloi një ditë,dy apo më tepër dhe te fqinjët erdhi një mik.Natën pela e mikut polli një mëz.Në mëngjez miku,kur mori vesh lajmin u gëzua shumë, por të zotët e shtëpisë filluan të ngulnin këmbë se mëzin e polli qerrja ku ishte lidhur pela.
Filluan të grindëshin dhe për të sheshuar problemin vendosën të ftojnë gruan e prijësit.Dhe kjo erdhi por me mjaft vonesë.Ajo kërkoi ndjesë për vonesën duke u shfajësuar se rrugës,duke ardhur,pa përroin që kishte marrë zjarr dhe e shojti duke i hedhur fletë të thata.
Të gjithë u habitën.Edhe miku edhe të zotët e shtëpisë.:
- Zjarrin e shuajnë me ujë e jo me fletë të thata,e pastaj,ku është dëgjuar që të digjet uji?!- thanë ata.
Grueja e prijësit qeshi nën buzë dhe u përgjigj:
- Po qe se e keni të qartë se kjo nuk ndodhë,si nuk mund të kuptoni se qerrja s’mund të pjellë mëza?
Në këtë mënyrë u zgjidh edhe grindja në dobi të mikut.
Kur u kthye nga gjyetia,prijësi mori vesh që grueja e tij kishte shkelur porosinë çfarë
që i kishte dhënë,ai u gëzua dhe i propozoi gruas të marrë me vete gjithçka dhe çfardo që do e të largohet nga shtëpia e tij e të shkojë te njerëzit e saj,apo ku të dëshirojë.
- Mirë, unë pranoj, por para se të largohem dëshiroj të hamë së bashku darkën e fundit të lamtumirës.
I lutej ajo dhe,pasi mori pëlqimin e të shoqit,shtrëoi sofrën.
Gjatë darkës ajo e dehu të shoqin,pastaj,me kujdes,që të mos zgjonte,e ngarkoi në qerre dhe sëbashku me të u nis për te prindërit e saj.
Rrugës prijësi u zgjua dhe i habitur qeshi:
- Ku po më qon kështu?
E shoqja, si gjithnjë,u përgjigj qetë:
- Si ku? A më urdhërove të largohem nga shtëpia jote dhe më lejove të marr me vete gjithçka më nevojitet dhe çfarëdo që dua? E pra,unë ty të dua më tepër dhe asgjë tjetër.Prandaj dhe të mora vetëm ty për te prindërit e mi.
Prijësi i habitur me mendjen e mprehtë të gruas u kthye në shtëpi dhe jetoi i lumtur me gruan e tij.
Populli nuk thotë kot,..." O Zot, na ruaj mendjën ".

:shuplak: Sikur te mos ngutemi dhe te flasim pa menduar ndoshta do gjenim zgjedhje per cdo gje.... :respekt:


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 26/03/2012 2:36 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

SI E ZGJATI ÇIFLIGARI DITËN E PUNËS

Një çifligar vendosi të kontrollonte se si punonin argatët e çiflikut të tij.Në të vërtetë ata punonin shumë. E fillonin punën që me natë e linin kur errej fare.Por çifligarit i dukej se ata punonin pak,se dita qe shumë e shkurtër.

Një herë u thotë argatëve:
- Me sa shoh unë ju nuk punoni keq.Fajin e ka dita që është e shkurtër.Mos ndodhet kush midis jush që mund ta bëjë ditën më të gjatë?
- E bëj unë zotëri, - thotë një argat i hollë e i gjatë.Unë mund të sajoj një makinë që të zgjatë ditën sa të dojë Zotëria juaj.Veçse këtë makinë duhet ta vë në veprim vetëm i zoti i punës,vetë çifligari.

- Mirë.Fillo nga puna që tani,për përgaditjen e makinës tënde.
- Dhe argati filloi nga puna, preu disa nga drurë, i gdhendi e i bëri të drejtë,preu disa trungje dhe prej tyre përgaditi disa rrota të cilave u bëri ca dhëmbë dhe këto rrota i futi në ca boshte.Përgaditi pra,ca ingranazhe të madhësive të ndryshme.Së fundi përgaditi një dorëz të madhe.I montoi të gjitha këto dhe makina u bë gati për punë.
- Tani – i tha argati çifligarit,- rrotulloje dorëzen dhe dita do të zgjatet aq sa makina të jetë në punë d.m.th. sa të duash zotrote,veçse nuk duhet ta ndalosh rrotullimin e rrotave të makinës.

Dhe e vuri vetë në veprim makinën që t’i tregonte zotërisë sesi punonte makina.Filloi çifligari të rrotullonte dorëzen që rrotullonte edhe rrotat.Puna ishte e thjeshtë por e vështirë dhe e lodhshme.Kaloi një orë. Çifligarit filluan t’i bien ndjersët.Hoqi xhaketën.Filluan t’i digjnin duart, por nuk e ndërpreu punën sepse shkurtohej dita.Kështu ai punoi deri në mbrëmje,derisa u err.Dita iu duk shumë e gjatë.

-E sheh zotëri,se dita u zgjat ashtu siç të premtova?
- Kjo është e vërtetë,dita u zgjat bile u zgjat si shumë,- tha çifligari,- veçse nuk ka mundësi që këtë dreq doreze ta vërtitë dikush tjetër?
Mundësi ka, veçse dita nuk do të zgjatte aq sa do zotrote.
- E po mirë, - tha çifligari. – Le të zgjatet sa të zgjatet,fundja të qëndrojë edhe ashtu siç
qe…
Dita zgjati aq sa e kishte bërë Zoti,dhe çifligari nuk u lodh më.

:D Sa lehte fitohet ne kuriz te huaj dhe komandohet aq leht dikush pa e mendu veten ne at pozit ..... :respekt:


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 26/03/2012 2:39 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 


Historia e nje vajze pa baba…

Nje vajze e vogel shkonte dhe vinte nga shkolla vete, ne kembe.
Moti, ne ate dite kishte qene me te vertete i paqendrueshem. Rete e erreta paralajmeronin nje shtrengate te furishme. Vetetimat dukeshin sikur do ta canin krejt qiellin.

Nena e vajzes se vogel ndihej e shqetesuar. Nuk priti me, por mori leje nga puna dhe u nis me makine te merrte vajzen e saj nga shkolla.
Diku ne mes te rruges, e shikon vajzen e saj qe po kthehej e vetme ne shtepi.
Sa here qe vetetinte, vajza ngrinte koken lart dhe buzeqeshte. Perseri, pak me tej vetetiu, dhe vajza e vogel ngriti koken lart dhe buzeqeshi.

Nena iu afrua dhe kurioze e pyet. Po, perse sa here qe vetetin ndalon, e ngre koken lart dhe buzeqesh?
Po perpiqem te dukem e bukur, tha vajza. Zoti eshte duke me bere fotografi dhe kete foto do ia jape babit ne parajse. :-(


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 26/03/2012 2:46 p.m.
(@viisii_ger)
Beiträge: 1043
Noble Member
 

Shkresa te bukura t'lumt :respekt:


Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl

 
Veröffentlicht : 26/03/2012 4:24 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 


Nenes sime...

Pas 21 vitesh martesë, hasa në një dashuri të çiltër. Para disa kohësh fillova ta kaloja kohën me një grua të ve që prej 19 vitesh. Gruaja ime më tha: -E di shumë mirë se sa e do atë.

Gruaja për të cilën më këshillonte shoqja ime që të kaloja çaste me të ishte nëna ime, e cila kishte mbetur e ve që para 19 vitesh. Punët dhe obligimet e shumta si dhe tre fëmijët kishin bërë që ta vizitoja nënën time shumë rrallë. Një ditë prej ditësh, gjeta kohë që ta ftoja nënën time për darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe nëna u bë merak kur ma dëgjoi zërin. Nuk e kishte zakon që të fliste me dikë në kohë të vona dhe më pyeti:
-Si je biri im?
-Mirë jam nënë,- iu përgjigja. -Të telefonova nga ndërgjegjja për të kaluar disa çaste me ty.
Më pyeti: -Vetëm ne të dy? U mendua pak dhe më tha: -Më pëlqen propozimi yt.
Ditën e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa për në shtëpinë ku banonte nëna ime. Ndihesha paksa i shqetësuar... Kur arrita në shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë.
Ishte veshur bukur dhe m’u duk se kishte veshur fustanin e fundit që i kishte blerë babai im pak para se të vdiste.
Duke buzëqeshur si një engjëll, më tha: -Biri im, të gjithëve u kam thënë se sonte do të dal me djalin tim dhe që të gjithë janë gëzuar, andaj të gjithë me padurim presin kthimin tim për t’ua sqaruar hollësitë e këtij takimi.
Shkuam në një restorant jo të zakonshëm, mirëpo i bukur dhe i qetë. Nëna u mbështet në krahun tim dhe dukej si një zonjë. Pasi u ulëm, fillova të lexoja listën e gjellëve, ndërsa nëna mund të lexonte vetëm shkronjat e mëdha. Gjersa po lexoja listën e ushqimeve, nëna, e cila më shikonte me një buzëqeshje të gjerë, me dy buzët e saj të çara nga mosha, më ndërhyri duke thënë:
-Kur ishe i vogël, unë isha ajo që lexoja për ty.
-Ndërsa tani ka ardhur koha të ta kthej këtë borxh dhe ja unë po lexoj sot për ty. Çlodhu dhe pusho nëna ime- i thashë.
Gjatë tërë mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë të rëndomtë, me përjashtim të nostalgjive dhe përditshmërisë sonë. Qëndruam aq shumë, saqë ishte bërë shumë vonë. Pasi u kthyem dhe arritëm te dera e shtëpisë, nëna m’u drejtua me këto fjalë: -Kam dëshirë që të dalim së bashku përsëri, mirëpo me kusht që të paguaj unë.
Ia putha dorën dhe i thashë lamtumirë. Pas disa ditësh më erdhi lajmi se nëna kishte ndërruar jetë. Kishte vdekur nga një sulm në zemër.
E tërë kjo ndodhi për një kohë shumë të shkurtër, saqë unë nuk munda të bëja asgjë për të. Kaluan disa ditë dhe nga posta më erdhi një letër e dërguar nga restoranti në të cilin kishim darkuar unë dhe nëna ime. Në të kishin qenë disa fjali të shkruara nga dora e nënës sime:

“Kam paguar faturën para kohe, duke e ditur se nuk do të kem rastin të takohem me ty përsëri. Me rëndësi është se bëra pagesën për dy persona, për ty dhe gruan tënde. Ti assesi nuk mund ta përshkruash vlerën e asaj nate në të cilën darkuam së bashku. Të dua shumë biri im!”
Në atë moment arrita të kuptoja domethënien e fjalës “dashuri” apo “të dua”. Nuk mund ta kuptosh domethënien madhështore të kësaj fjale derisa nga dashuria jote të mos vjelë mirësi dhe bukuri edhe pala tjetër, ashtu siç bëri nëna ime. Asgjë nuk ka vlerë më shumë se prindërit, e në veçanti nëna. Dhuroja kohën që ata meritojnë. Duhet ditur se ky është obligim i ynë nga Allahu ndaj prindërve, prandaj këto gjëra nuk shtyhen. Në këtë rast më ra ndërmend tregimi kur qe pyetur Abdullah ibën Omeri: “Nëna ime është e moshuar, nuk mund të lëvizë fare dhe më duhet ta bart në çdo vend, madje edhe kur kryen nevojën.
Nganjëherë nuk ka fuqi që ta përmbajë veten, kështu që e kryen nevojën duke qenë në duart apo në shpinën time. A mendon se e kam kryer obligimin ndaj saj?” Ibën Omeri u përgjigj: “A ke harruar fëmijërinë tënde kur edhe ti veproje kështu me nënën tënde? Ti po i shërben duke shpresuar vdekjen e saj, ndërsa ajo të shërbente ty, me gjithë mundimet dhe lodhjet që kishte, duke shpresuar jetën dhe lumturinë tënde.”
Me të vërtetë dallim i madh në mes këtyre dy qëndrimeve. Shpresojmë se porosia dhe mesazhi i kësaj ngjarjeje do të arrijë edhe tek ata që ende i kanë prindërit gjallë.

:zemra: Nenat :zemra:


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 27/03/2012 10:33 a.m.
(@angelgirl)
Beiträge: 44
Eminent Member
 

Sa te bukura keto tregime,me pecyen shum!! :respekt: :shuplak:
Do ju sjell edhe nga une disa Tregime ce kam hasur ne disa forume!!

Histori me nënë shqiptare

Një djalë i vetëm. Burri vdekur herët. Nuk u martua. Shaminë e zezë kokës. Rriti djalin. Ky ishte curriculum vitea i saj. Arsyeja e rrojtjes, kuptimi i kuptimeve. Pseja e çdo veprimi, e zgjimit në mëngjes, larjes së rrobave, çarjes së druve. Vejushe jo gazmore. Gazi ishte i rrezikshëm, kuptohej ndryshe, ndillte dacër e peshkaqenë. Djali u martua. Nusja ishte e bukur. Çalonte fare pak nga njëra këmbë, por aq sa s’dallohej. Me siguri pas lindjes do binte në sy më shumë.

I mbarë i biri. Kish mësuar një profesion, nuk do vuante. Ish i dashur, por jo si me parë. Shakara bënte me nusen. Kuptoheshin mirë të dy. Veç me të jo. Nusja ishte kokërr e thanës, por si shumë shpejt po bënte si zonjë shtëpie. Nuk ishte si ajo xhada e historisë që tregojnë, sidoqoftë. Si ajo që i tha të shoqit vrite nënën për mua dhe më sill zemrën e saj që ta besoj që e vrave. Punë librash ato. Nuk ndodhin me gjithë mend. Se ai boti e vrau t’ëmën, dhe ja vuri zemrën majë një shkopi, dhe ra në të thella mbi atë që kish bërë, pa vënë re që po godiste kokën pas drurit të qerres, ku e kish mbështetur. Dhe zemra i paskësh folur nga shkopi: “vrave kokën, të keqen nëna”. Eh, punë të stisura, nuk flet një zemër. Shumë shumë të dhemb e të shpon, por nuk flet jo. Të ish për të folur, zemra e saj do kish ulërirë e sokëllirë sa për njëqind mitingje opozitare bashkë.
Një mëngjes, kur nusja u nis në punë, shkoi si dikur të shikonte djalin që flinte. Dorën e djathtë pas shpine e qafën pak të tendosur, djali flinte si dikur. Ca gjëra nuk ndryshojnë kurrë. I lëmoi flokët. Edhe era nuk kish ndryshuar. Pa kutpuar si, u fut në rroba. Si një herë vaktit, kur e ngrohte të birin me trupin e vet. Djali nuk u zgjua. Te paktën jo menjëherë. Kur u ngrit, ajo u largua dhe i bëri kafen. Ja solli në shtrat. Sytë e tij e panë si dikur.

Kjo gjë u përsërit disa herë. Nusja infermiere nisej goxha herët në punë; në spitalin e qytezës. Kafja në shtrat djalit ishte për nënën simfoni e padëgjuar. Opera me pesë akte. Finalja “falemnderit nënë” ishte e tillë që meritonte njëmijë encore.
Një ditë nusja gjeti një fije floku mbi jastëk. U xhindos, por nuk e dha veten. Ditën tjetër u nis për punë, dhe u kthye në mes të rrugës. E gjeti nënën në anën e saj. Bëri gjullurdi. Me “të lutem shumë”, “o unë, o ajo” etj. Potere e madhe. Këtu u bë vërtet për të ikur natën, që thonë, kishte shfryrë gjithë mllef nusja. E dëgjoi edhe lagjia sherrin. I biri mori anën e gruas. Nuk dinte gjë ç’ndodhte në gjumë. E ëma ishte xheloze. Donte ti ndante.
Nëna u mpak. Kuptoi që ishte xheloze vërtetë. Që nuk ishte perfekte dhe që këtë e dinte tashmë edhe djali. Të cilit i kish prishur punë. Edhe lagjia e shikonte shtrembër. Thoshin që njerëzit e vrisnin veten kollaj me bar miu. Donte të vdiste dhe të linte zemrën mbi oxhak. Që kur i biri të ishte vetëm, ti thoshte si në atë përrallën: hallall mua qederin, të keqen nëna!


Mos ec pas meje, une s'udheheq dot. Mos ec para meje, se mbase s'te ndjek. Ec prane meje dhe te behemi miq.
¸☆´¸.·´¨)..... ·☆ ·☆ ·☆ ·☆.....·☆ ·☆ ·☆ ·☆.....
.

 
Veröffentlicht : 30/03/2012 2:21 a.m.
(@angelgirl)
Beiträge: 44
Eminent Member
 

Jeta ne vetmi
perkushtim per nenen

Hyra ne dhomen time, fillova ta veshtroj secilen gje mu dukte sikur te gjitha qanin, vajtonin dhe kerkonin ndihme nga une, por nuk e di, a thua nuk me shihnin mua se edhe une isha i plagosur, edhe une qaja se bashku me ta, edhe une isha i vetmuar si ata, edhe une kerkoja po ate ndihme nga ata, por ato ashtu te merzitura nuk me ndihmonin. Dikur me shkuan syte tek fotografia e nenes e cila qendronte diku larg ne mure, me nje buzeqeshje te embel ne buze. I kerkova ndihme edhe asaj me zerin tim joshes si ne femijeri, me ndihmo moj nena ime se paku me bej shoqeri se s’mund ta duroj me ket vetmi ......
Por ajo qendronte ashtu krenare e nuk levizte,me shikonte dhemshem si nje nene qe e shikon femiun e saj kur eshte i pikelluar, deshironte te me ndihmonte por skishte fuqi. Sa e rende qenka jeta ne vetmi. Gjithnji mendoja se pas gjithe kesaj vetmie,jetes sime do ti vinte fundi, mendoja se do te tretem e do te harrohem se egzistoja,mendoja se do te shkoja ne nje bote tjeter, ne nje bote ku se paku do te isha e lire. Por edhe pse e prisja kete nuk ishte ashtu. Jeta vazhdoi si me pare, po vazhdoi te me perkule per toke duke me leshuar helm ne zemren time, duke qene e vetmuar sikur nje njeriu me ia marre shpirtin ngadale, me ia coptuar zemren, me ia prere gjymtyret dhe e len ashtu duke i thene: jeto. Se di qfare jete me i thene kesaj, qfare domethanje ka? Pytje e vetme qe kam ne e nuk ia di pergjigjen. Dua te kerkoj ndihme,nuk di nga kush? Nje nate me kete pytje ne mendje fillova te fluturoj neper bote, e te kerkoj pergjigje. Tere naten fluturova e fluturova, dikur nje ze i njohur me tha: q’jane keta syte e tu duke qare ne qdo kohe a thua vetem ti je ne kete bote te hidhur? I thash nese e dine kete pergjegje dua te ma tregojsh, ose ta vazhdoj rrugen. Atehere ai ze sadopak i njohur me tha: mos u hidhero nga kjo jete, se te gjithe nuk dijne se q’bejne e ku jane duke shkuar, vetem i kane mbyllur syte si ti dhe fluturojne neper bote. Jo i thashe e vetmja jam une qe kjo jete eshte ne anen e kundert me mua. U zgjova me huti, s’dija q’te beja dhe fillova ti lutem perendise. O Perendi, te lutem me ndihmo, a thua nuk te vjen pak meshire per mua te mjerin, a thua nuk ka vend edhe per mua ne boten e lumturise. Por peseri edhe kesaj rradhe i dhashe fund me fjalet e mia te perhereshme. Disave jeta u kalon ne merzi disa ate e gjejne ne shoqeri por per mua eshte diqka tjeter vetem nje vale e leshuar ne eter.
.


Mos ec pas meje, une s'udheheq dot. Mos ec para meje, se mbase s'te ndjek. Ec prane meje dhe te behemi miq.
¸☆´¸.·´¨)..... ·☆ ·☆ ·☆ ·☆.....·☆ ·☆ ·☆ ·☆.....
.

 
Veröffentlicht : 30/03/2012 2:28 a.m.
(@angelgirl)
Beiträge: 44
Eminent Member
 

Letra e një Nëne

Biri im! Kjo është një letër nga nëna jote e gjorë, kam turp që po e shkruaj, por pas një pavendosmërie dhe pritjeje të gjatë, e kapa lapsin disa herë, por lotët më penguan, më pushuan lotët disa herë dhe zemra nuk më lejoi.

O biri im! Pas një kohe të gjatë, shoh se je bërë djalë i madh e me mendje të pjekur dhe i baraspeshon gjërat. E kam një të drejtë që të paktën ta lexosh këtë letër, pastaj nëse do, copëtoje , ashtu siç ke coptuar zemrën time.

O biri im! Para 25 vitesh ishte një ditë e lumtur për mua kur mjekja më lajmëroi se isha shtatzënë, e nënat e dinë mirë domethënien e kësaj fjale, e ajo është një përzierje lumturie e gëzimi me fillimin e shqetësimit të ndryshimeve të shumta në organizëm. Pas kësaj të mbarta 9 muaj në bark, ngrihesha me vështirësi, flija me vështirësi, haja e merrja frymë me vështirësi por e gjithë kjo nuk ma zvogëlonte dashurinë për ty, por ajo shtohej dita ditës e mezi prisja të të shihja. Të mbarta o biri im, vështirësi pas vështirësie, dhimbje pas dhimbjeje, gëzohesha me lëvizjet e tua (në bark), gëzohesha me shtimin e peshës tënde e ajo për mua ishte rëndë. Ato ishin vuajtje të gjata e më pas vjen ajo natë kur unë nuk vura gjumë në sy, pata vuajtje aq të mëdha sa që nuk i shkruan dot lapsi e nuk i përmend dot gjuha; u përballa me vdekjen disa herë e më pas dole në jetë, qarja jote përziej me lotët e gëzimit tim e i larguan dhimbjet e plagëve.

Biri im! Kaluan vite e unë të mbaja në kraharor, të laja me duart e mia, prehrin tim e bëra shtrat për ty, gjirin tim ushqim për ty, qëndroja pa gjumë që ti të flije, lodhesha ditën që ti të gëzoheshe, shpresoja çdo ditë të shikoja buzëqeshjen tënde, prisja me padurim të më kërkoje diçka e unë të ta jepja me gjithë zemër, e kjo për mua ishte kulmi i kënaqësisë. Kaluan ditë e net dhe unë vazhdoja në këtë gjendje, gjidhënëse e gëzuar, shërbëtore e papërtuar dhe pa ngrënë derisa u rrite, u bëre djalosh, t’u shfaqen shenjat e para të burrërisë e unë rendja majtas e djathtas për të të gjetur nuse. Erdhi dita e dasmës mu copëtua zemra, më rrodhën lotët e gëzimit për jetën tënde të re dhe si mërzitje për ndarjen tënde. Kaluan ditë të vështira dhe shoh se nuk je më ai që njoh, më mohove dhe e harrove të drejtën time. Kalojnë ditë e unë nuk të shoh, nuk e dëgjoj zërin tënd, e neglizhove atë që u soll mirë me ty.

O biri im! Kërkoj vetëm pak, më konsidero të paktën në pozitën e shokëve të tu, më vendos dhe mua në listën e veprimeve të tua mujore, që të të shoh vetëm pak.

Biri im! Jam dobësuar më kanë lodhur vuajtjet e më kanë kapur sëmundjet, ngrihem me vështirësi, lëviz me vështirësi e përsëri zemra ime mbjell dashuri për ty. Nëse do të të nderonte dikush një ditë, do t’i ishe mirënjohës tërë jetën, e nëna jote të ka bërë kaq mirësi e ti nuk e shikon, është sjellë mirë me ty e ti nuk e shpërblen, ka qenë shërbëtorja jote për vite me radhë e ti nuk do t’ia dish fare, deri këtu ka arritur mendjemadhësia!

Biri im! Sa herë dëgjoj diçka të mirë për ty që je pjella ime gëzohem edhe unë, por po habitem, çfarë gjynahu kam bërë unë që ti nuk më viziton e nuk do të më shohësh në sy, a të kam pakësuar të drejtën tënde ndaj meje?! Më vendos të paktën në pozitën e një shërbëtoreje të thjeshtë e jepi hakun asaj. Trego pak butësi për mua, ma jep shpërblimin tim e sillu mirë se Allahu i do ata që sillen mirë.

O biri im! Dua të të shoh, nuk dua më shumë se kaq, më lejo ta shikoj pamjen e fytyrës tënde.

O biri im! Më qan zemra e më rrjedhin lotët, ndërkohë që ti vazhdon të jesh në jetë e njerëzit flasin për moralin tënd të mirë, respektin dhe bujarinë tënde ndaj tyre.

O biri im! A nuk ka ardhur koha që zemra jote të zbutet për një plakë të përvuajtur që e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mërzia, ia shkatërrove ndjenjat, ia zemërove zemrën sa që iu thanë lotët.

Nuk ankohem e nuk lutem kundër teje, nuk e shfaq zemërimin, se nëse lutja ime do t’i kalonte retë e të arrinte tek dyert e qiellit do të të zinte haku im e mbi ty e familjen tënde do të zbriste fatkeqësia.

Jo, jo nuk do e bëj, ti vazhdon o bir të jesh shpirti im, gëzimi dhe pranvera e jetës sime. Bindu o biri im, thinjat po të dalin, do të kalojnë vite e do të bëhesh edhe ti plak e shpërblimi është sipas punës, e ke për t’i shkruar letër djalit tënd me lot në sy, siç po të shkruaj unë, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.

O biri im! Ki frikë Allahun ndaj nënës tënde, ndalja lotët, ngushëlloje për fatkeqësinë e saj, e pastaj nëse do, grise letrën e saj, e dije se kush bën mirë e ka për veten e tij e kush sillet keq e ka po për veten e tij.


Mos ec pas meje, une s'udheheq dot. Mos ec para meje, se mbase s'te ndjek. Ec prane meje dhe te behemi miq.
¸☆´¸.·´¨)..... ·☆ ·☆ ·☆ ·☆.....·☆ ·☆ ·☆ ·☆.....
.

 
Veröffentlicht : 30/03/2012 2:32 a.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 

Miqesia e Vertet!!!

Lufta ishte në një nga momentet e saj më të ashpra dhe njërit prej ushtarëve i ishte plagosur rëndë shoku i tij.

Ushtari i lutet komandantit të tij:

- Më jep leje të shkoj dhe ta marr shokun tim!
- A mos je çmendur? Është e kotë të futesh në fushën e plumbave, sepse do të vritesh edhe ti!
- Por, ai është shoku im!
- Është e kotë sepse ai mund të ketë vdekur.
- Të lutem më jep leje të shkoj ta marr.

Kur komandanti e shikoi insistimin e ushtarit, i jep leje. Ai futet në zonën e plumbave, e merr shokun e tij në krahë dhe e nxjerr në zonën e sigurtë. Komandanti ia pastron plagën dhe mundohet ta shpëtoj, por ai vdes.

- E shikon, të thash që ishte e kotë, i thotë komandanti ushtarit.
- Jo, nuk ishte e kotë, sepse kur unë u afrova pranë tij ai ishte gjallë dhe më tha dy fjalë të cilat për mua kanë më shumë vlerë se gjithë bota: Ai më tha: “E dija që do vije, e dija!!!

:lotet: Sa mire eshte kur e din qe dikush te vlerson dhe te don ashtu si je dhe as ne minutat, secondat e fundit te jetes nuk te len vet.... :lotet:


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 03/04/2012 6:30 p.m.
 hona
(@hona)
Beiträge: 399
Reputable Member
Themenstarter
 


Mesim...

Një fshatar duke udhëtuar me devenë e tij në shkretëtirë ndeshet me një burrë me buzë të thara nga etja e që mezi ecte nga lodhja.

Fshatari zbriti nga deveja dhe i dha ujë për të pirë. Burri pasi piu ujin i dha një të shtyrë fshatarit, i hipi devesë dhe filloi t'ia mbathte.

Fshatari i thërriti nga mbrapa

- Hej, mire, në rregull. Merre devenë dhe ik, por kam një lutje për ty. Të lutem mos ia trego askujt këtë ngjarje!"

Hajduti i çuditur nga kjo kërkesë ndali pak dhe e pyeti për arsyen. Fshtari i dha këtë përgjigje që duhet të jetë mësim për të gjithë:

- Po ta tregosh, kjo ngjarje do të përhapet kudo dhe njerëzit nga frika nuk do t'i ndihmojnë më nevojtarët që i shohin në rrugë.

:shuplak: :shuplak:


Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.

 
Veröffentlicht : 03/04/2012 6:42 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Miqesia e Vertet!!!

Lufta ishte në një nga momentet e saj më të ashpra dhe njërit prej ushtarëve i ishte plagosur rëndë shoku i tij.

Ushtari i lutet komandantit të tij:

- Më jep leje të shkoj dhe ta marr shokun tim!
- A mos je çmendur? Është e kotë të futesh në fushën e plumbave, sepse do të vritesh edhe ti!
- Por, ai është shoku im!
- Është e kotë sepse ai mund të ketë vdekur.
- Të lutem më jep leje të shkoj ta marr.

Kur komandanti e shikoi insistimin e ushtarit, i jep leje. Ai futet në zonën e plumbave, e merr shokun e tij në krahë dhe e nxjerr në zonën e sigurtë. Komandanti ia pastron plagën dhe mundohet ta shpëtoj, por ai vdes.

- E shikon, të thash që ishte e kotë, i thotë komandanti ushtarit.
- Jo, nuk ishte e kotë, sepse kur unë u afrova pranë tij ai ishte gjallë dhe më tha dy fjalë të cilat për mua kanë më shumë vlerë se gjithë bota: Ai më tha: “E dija që do vije, e dija!!!

:lotet: Sa mire eshte kur e din qe dikush te vlerson dhe te don ashtu si je dhe as ne minutat, secondat e fundit te jetes nuk te len vet.... :lotet:

Shum te rrall gjinden kesi njerz :lotet:


 
Veröffentlicht : 03/04/2012 11:01 p.m.
(@viisii_ger)
Beiträge: 1043
Noble Member
 

I vëllai ishte me tumor në tru, pra ishte destinuar për të vdekur. Prindërit e tyre ishin shumë të varfër, por kishin bërë të pamundurën për birin e tyre, duke i shpenzuar të gjitha kursimet modeste të tyre.

Një natë babai i thotë nënës me lot në sy: -Nuk ia dalim dot më e dashur, besoj se mori fund dhe vetëm një mrekulli mund ta shërojë.
Vajza e vogël po luante në një cep të dhomës dhe i dëgjoi gjithçka.
Mori kutinë e kursimeve të saj dhe pa bërë zhurmë u drejtua te farmacia më e afërt.
Priti me qetësi dhe kur i erdhi radha, u ngrit në majë të gishtave dhe hodhi sipër banakut monedhat e saj. Farmacisti i çuditur e pyet:
-Për çfarë, çfarë dëshiron vogëlushe?
-Kam ardhur për vëllanë tim, ai është shumë i sëmurë dhe unë kam ardhur të ble mrekullinë.
-Çfarë po thua?– mërmëriti farmacisti.
-Quhet Andrea, po i rritet diçka brenda në kokë dhe është i sëmurë. Babi i tha mamit se mori fund dhe se vetëm një mrekulli mund ta shërojë. Unë e dua shumë vëllanë dhe erdha të blej mrekullinë.
Farmacisti me një buzëqeshje të trishtuar i tha: Zemër e vogël, ne këtu nuk shesim mrekulli.
Por nëse nuk mjaftojnë, unë do të gjej të tjera –tha vajza.

Në farmaci ndodhej edhe një burrë i veshur elegant dhe që po dëgjonte me kureshtje.
Farmacisti mblodhi supet, ndërsa vajza duke qarë mblodhi monedhat.
Në atë moment afrohet burri elegant: -Përse qan vogëlushe?
Xhaxhi farmacisti nuk do që të më shesi mrekullinë, vëllai im është sëmurë, babi nuk ka lekë për operacionin dhe i tha mamit se vetëm mrekullia mund ta shërojë. Unë i kam monedhat me vete për ta blerë.
Sa ke?
1 dollar dhe 11 cent…, por e dini mund të gjej përsëri -shtoi vajza.
Burri qeshi. Nuk është e nevojshme, këto para janë të mjaftueshme për të blerë mrekullinë për vëllanë.
Kapi vajzën për dore dhe i tha të niseshin për në shtëpinë e saj që të takonte prindërit dhe të shkonin të gjithë për të blerë mrekullinë.

Ky njeri ishte profesori Carlton Armstrong një nga neurokirurgët më të mirë në botë.
Ai operoi djalin e vogël dhe për pak javë djali iu kthye jetës normale.
Ky operacion është me të vërtetë një mrekulli, më thoni sa kushtoi ju lutem – pyeti nëna.
Vajza qeshi dhe nuk foli. Ajo e dinte sa kishte kushtuar 1 dollar e 11 cent… plus dashuria dhe besnikëria e një fëmije !

E pa mundur mu lexu e mos me piku loti lexone mir kjo me ndodhi mua.


Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl

 
Veröffentlicht : 06/04/2012 10:35 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

:lotet: nxnxnx :lotet: sa e dhimbshme..


 
Veröffentlicht : 07/04/2012 12:39 a.m.
(@viisii_ger)
Beiträge: 1043
Noble Member
 

:lotet: nxnxnx :lotet: sa e dhimbshme..

E po dashuria e motres per Vellain eshte nje dashuri qe ska limit e kam pranuar moti koh. ;-)


Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl

 
Veröffentlicht : 07/04/2012 1:36 a.m.
(@viisii_ger)
Beiträge: 1043
Noble Member
 

Njerëzit që nuk e duan vështirësinë, pak e aspak nuk kanë përjetuar

E as nuk e dinë se ç’është përjetimi.
Nëse ti s’e ke provuar vështirësinë, dije se, ende nuk e ke kuptuar ç’është ndjesia e të qenët i gëzuar apo i hidhëruar.
Ti që s’ke shijuar hidhësinë, nuk e di se ç’shije ka ëmbëlsia.
Disa njerëz janë të gëzuar, sepse mendojnë se jetojnë në një gjendje të lehtësuar. Nuk hetojnë se janë duke kalëruar mbi një tokë prej tyre e ngarkuar, e mbi një det, e që shpejt kundra tyre do të bëhet i trazuar.
Shija e vështirësisë, shije me aromë të suksesit. Shije që premton!
Nuk mund të kuptosh shijen e ëmbël, pa kuptuar shijen e hidhur. Jo, mos e provo, por provo ta kuptosh. Nuk themi ta bësh veten të vuajë, e as të sëmuret, por provo të përjetosh vuajtjen dhe sëmundjen.
Patjetër, ai që sprovohet, ngrihet. Lartësohet. Në mendje e në moral.
Njerëzit e ulët janë mësuar dhe i janë përshtatur jetës së ulët. Ata nuk mund të ngrihen lartë, sepse nuk mund ta kuptojnë dot gjendjen e tyre. Ata mendojnë se janë në rregull, madje edhe rregullues. Duke qenë të ç’rregullt e çrregullues.
Për të kuptuar, duhet të jesh i sprovuar. Që ta kuptosh sprovën, duhet ta përjetosh atë. Nuk mund të përjetohet, nëse prej saj mësim nuk merret.
Për të shkuar përpara, patjetër duhet të përballesh me vështirësi. Po, me vështirësi, gjatë ecjes tënde përpara, drejt lehtësimit..”

Me pelceu dhe kjo pasi pershtatshmeri mbi at siper.


Perkrahe Nje Vajze Me Vlera..Kudo Qe Te Shkosh Do Jesh Krenar
Viisii_Ger.&.HoneyGirl

 
Veröffentlicht : 07/04/2012 1:38 a.m.
Seite 1 / 2
Teilen: