Benachrichtigungen
Alles löschen

Nijazi Ibrahimit 6 vjeqare i a mur jeten antar i familjes

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
645 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5431]

[b]Refik Z. nga Miratoca i dyshuar për vrasjen e Nijazi Ibrahimit

Preshevë, 26 shkurt - Refik Z., 24 vjeçar nga Miratoca e Preshevës dyshohet për vrasjen e gjashtëvjeçarit Nijazi Ibrahimi, kanë njfotuar të shtunën mediat serbe duke iu referuar burimeve nga policia. Policia ka zbuluar edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer vrasja makabre e djaloshit. Policia ka bërë të ditur se arma është pastruar për t`i fshehur gjurmët e krimit, mirëpo prapë ka pasur shenja gjaku të kryerjes së veprës. Kjo armë e ftohtë është dërguar në ekspertizë të mëtutjeshme për ta vërtetuar saktësinë e dyshimit.

Trupi i pajetë i Nijazi Ibrahimit është zbuluar të mërkurën në një shtëpi të pabanuar i mbuluar me një derë. Mësohet se Refik Z. është familjar i viktimës. Disa banorë të fshatit kanë pohuar se motivet e vrasjes mund të jenë për shkak të ngaterrasave ndërfamiljare dhe për hakmarrje. Disa banorë të Miratocit kanë deklaruar gjithashtu se ditën e krimit e kanë parë për herë të fundit Nijazi Ibrahimi në shoqëri të një fëmije tjetër duke u kthyer nga enti parashkollor. Trupin e pajetë të Nijazi Ibrahimit e ka zbuluar mixha i tij në një shtallë në afërsi të shtëpisë. Gjashtëvjeçari, Nijazi Ibrahimi ka jetuar me prindërit dhe dy vëllezërit e tij më të moshuar në një shtëpi dhjetëra metra nga vendi ku është gjetur i vrarë.

http://www.youtube.com/watch?v=B6kvQsHK ... r_embedded

:lotet: :lotet: :lotet:


 
Veröffentlicht : 28/02/2011 9:38 p.m.
Teilen: