121 të arrestuar për trafikim me qënie njërzore
Janë arrestuar 121 persona prej tyre 99 me shtetësi të Kosovës, 12 me shtetësi shqiptare, 4 shtetas të bullgaris, 5 moldave dhe një person i arrestuar me shtetësi boshnjake.
Zyrtari për informim në policin e Kosovës Brahim Sadriu ka thënë për “Kosova Sot”, se policia e Kosoves është duke vazhduar betejen kundër trafikimit me qenie njërzore dhe kjo polici pritet që edhe sivjet të kryej një serë veprimesh hetimore e më pas edhe operacione ndaj personav të dyshuar për përfshirje në kryerje të vepres penale të trafikimit me qënie njërzore.
Ai njeherit ka thënë se vjet janë kryer 194 vëzhgime, 57 operacione të fshehta, 54 operacione të kryera nga DHTQNJ, në bashkpunim me njesit të tjera, si dhe 33 operacione në inspektoratin policorë. Në total janë 338 raste.
Janë kontrolluar 40 lokale , prej tyre ne rajonin e Ferizajit 10, në Prizren 8, në Gjilan 7, ndersda ne rajonin e Prishtines, të Mitrovices dhe Pejes janë evidentuar 5 lokale të kontrolluara.
Ndërsa janë veidentuar 21 femra prej tyre 6 në rajonin e Ferizajt, 3 në Gjilan, ndërsa 4 prej tyre në qytete si Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë.
Në këto aksione janë kontrolluar edhe 206 kilentë. Policia gjatë kryerjes se operacioneve është marrë edhe me të dhënat e viktimave dhe gjatë punës kanë indetifikuar 30 femra , prej tyre me 28 viktima me shtetësi kosvare, 1 moldave, 7 shqiptare, 2 serbe, dhe 1 polake.