Benachrichtigungen
Alles löschen

Konfiskohen te gjitaht Targat nga Serbia ne Kosove

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
509 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5326]

Policia urdhërohet të konfiskojë targat e lëshuara nga Serbia

Prishtinë, 11 janar 2010 Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka dhënë urdhër që targat e Serbisë, të lëshuara për rajonet e Kosovës, që janë parë në veri të vendit, të konfiskohen.

Rexhepi ka theksuar se shteti i Kosovës nuk do të tolerojë që me këto targa të shkelet sovraniteti i vendit. Beogradi ka lëshuar në qarkullim tabela me kodin ndërkombëtar të Serbisë (SRB) edhe për shtatë rajonet e Kosovës.

Rajoni i Mitrovicës, sipas tij, do ta ketë kodin KM, që do të jetë i shënuar nën simbolin e Republikës së Serbisë, ndërkaq rajoni i Prishtinës PR, i Ferizajt UR. Tashmë nëpër rrugët e Kosovës, e sidomos në veriun e Mitrovicës, në komunat e banuara me shumicë serbe, sikurse në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë parë të vendosura këto targa.

Gjithashtu, Beogradi ka rritur edhe numrin e kodeve komunale nga 41, sa kishte, dhe, duke i përfshirë edhe komunat e Kosovës, tashmë i ka 59 kode komunale.


 
Veröffentlicht : 11/01/2011 9:13 p.m.
Teilen: