Benachrichtigungen
Alles löschen

20 Persona preken nga Gripi i Derrit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
550 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5325]

Tiranë, 11 janar 2011, NOA – Ndërkohë që në vend rritet dita ditës numri i të sëmurëve me virusin e gripit stinor është rikthyer edhe virusi i gripit të derrit, A/H1N1. Autoritetet e Shëndetësisë raportojnë se A/H1N1 ka prekur deri më tani 20 persona, ndërkohë që ISHP po analizon edhe të tjera mostra gripi. Ka qenë Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, i cili informoi se gripi stinor dhe virusi A/H1N1 janë në stadin e përhapjes së epidemisë.

Sipas Piperos numri i të sëmurëve me grip të drejtuar nëpër qendrat shëndetësore është i lartë, ndërkohë që raste pozitive ndaj këtij virusi pritet të shtohen.

Por, sipas autoriteteve situata e gripit nuk është alarmante krahasuar me një vit më parë, pasi të prekurit nga virusi i gripit të derrit janë në numër më të ulët se vitin e shkuar kur u shpall edhe pandemia e gripit të derrit nga OBSH.

Autoritetet shëndetësore në vend në këtë situatë epidemie të gripit stinor dhe atij A/H1N1 i bëjnë thirrje qytetarëve të marrin Tamiflunë si dhe të vaksinohen me vaksinn e posaçme kundër gripit.


 
Veröffentlicht : 11/01/2011 9:08 p.m.
Teilen: