Ambicia për të udhëtuar, për të njohur vende e popullsi të reja, i ka zbritur edhe në Shqipëri. Historianë, gjuhëtarë, filozofë gjermanë e austro-hungarezë zbuluan gjatë shekujve botën shqiptare. Dikush kaloi kalimthi, e të tjerë qëndruan gjatë në viset shqiptare. Shënuan gjithçka panë, përjetuan dhe madje u morëm me studime të mirëfillta të gjuhës shqipe. U hartuan fjalorë, u morëm me krahasime dhe shumë prej tyre kanë hedhur edhe teza të prejardhjes së gjuhës shqipe. Sot, kur kanë kaluar shekuj, veprat e tyre përbëjnë një thesar më vete. Veprimtaria e larmishme e albanologëve gjermanë ka qenë në qendër të një ekspozite të organizuar në Bibliotekën Kombëtare, në kuadrin e javëve të kulturës gjermane. Duke nisur me Lajbnicin, për të vazhduar me Tunman, Bopin, Rajnoldin, Hanin, Majer-Lubken, Ipenin, Nopçën, Joklin, Pedersenin, Lambercin e të tjerë, në vitrinat e xhamta të ekspozitës gjendet Shqipëria, që nga shekulli i XIII-të. Edhe sot e kësaj dite, përkthime të librave të tillë priten me kureshtje. Shumë prej këtyre albanologëve kanë shkruar vepra të rëndësishme për gjuhën shqipe, të cilat kanë shërbyer si referenca për mjaft studime të mëtejshme si dhe për të mbështetur autoktoninë e popullit shqiptar. Një libër interesant, i blerë së fundmi nga Biblioteka Kombëtare dhe i ekspozuar për herë të parë, është "Albumi i galerisë së Dresdenit'. Mban shënimin e vitit 1913 dhe është dhuratë që Princ Vidi i ka bërë mësuesit të tij të gjuhës shqipe, Kolë Kraja me rastin e Vitit të Ri. "Zotit Kraja, me shëndet e me zemër të mirë e priçi të mirë mot', - është shënimi që lexohet qartë në gjuhën shqipe, të cilin princ Vidi i a ka kushtuar Krajës. Poshtë tij ka edhe një autograf të Princeshës Sofi, me origjinë shqiptare, nga familja e Gjikajve të Rumanisë (fis me Elena Gjikën ose siç është pseudonimi i saj letrar, Dora D'Istria). Po në këtë faqe, poshtë autografit, paraqiten në dy foto princesha Sofi dhe princi Vid. Që në vitin 1911, Kolë Kraja, intelektual shkodran, mësues i gjuhës shqipe që në shekullin e kaluar qe ftuar në Valedenburg (Gjermani) nga Vilhelm Vidi, princ, për t'i mësuar atij gjuhën shqipe. Një shenjë kjo, që ndoshta borgjezia gjermane që në atë kohë e ka menduar Vidin për fronin e Shqipërisë. Kur princ Vidi erdhi në mars të 1914-ës si mbret në Shqipëri (Durrës) me vendim të Fuqive të Mëdha, Kola qe emëruar këshilltar i tij.
Nopça
Një nga shtegtarët më të njohur të Shqipërisë së Veriut është Franz Baron Nopça. Gjeologu, paleontolog e albanolog hungarez, Nopça u bë një nga njohësit më të mirë të kësaj treve me qëndrime të gjata. Vepra, kujtime dhe fotografi të tij janë botuar dhe kanë prekur një lexues të gjerë. Për herë të parë, Biblioteka Kombëtare ka ekspozuar "Ditarët e punës për Shqipërinë" në dorëshkrim. Biblioteka ruan në fondin e saj një thesar ende të pashfrytëzuar nga albanologu, që janë 10 radhojtë e tij, shënime të shumta si dhe një numër vizatimesh nga krahina të ndryshme të Shqipërisë së Veriut. Në fletët e ditarit të tij, përveç shënimeve gjen portrete malësorësh, skica të shpendëve apo edhe nga jeta familjare të cilën ai e ka prekur nga afër. Edhe shumë vepra të albanologëve të tjerë do të mbeten një thesar për të kuptuar jetën, botëkuptimin, folklorin dhe etnografinë shqiptare gjatë këtyre shekujve.
Një hartë etnike
Johann Georg von Hahn, i konsideruar si babai i albanologjisë, në një hartë në fund të librit të tij, mbështet fort tezën e tij për autoktoninë e popullit shqiptar. Sipas historianit Sherif Delvina, shumë hartografë të tjerë gjermanë kanë bërë harta të një Shqipërie etnike. Sipas Delvinës, harta e Hahn daton në vitin 1853 dhe në të tregohen të gjitha trojet shqiptare, duke përfshirë Shkupin, Mitrovicën, Prishtinën, Ulqinin, por edhe pjesën e Çamërisë. Hahn i studionte dhe i quante toka shqiptare
Benachrichtigungen
Alles löschen
Trojet Shqiptare
1
Beiträge
1
Benutzer
0
Reactions
545
Ansichten
Themenstarter
Veröffentlicht : 23/04/2010 6:27 p.m.