Benachrichtigungen
Alles löschen

KULTURA********

3 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
868 Ansichten
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 
[#1656]

--------------------------------------------------------------------------------
Kultura:

Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhësia dhe lumturia jote gjenden në Shqipëri, e cila të jep nder e të fal emrin Shqiptar. Çdo shqiptar është vëllau yt: kurdoherë respektoje, nderoje dhe ndihmoje kur të ketë nevojë. Mos e përbuz gjuhën e nënës tënde duke folur në gjuhë të huaj kur nuk është nevoja. Kujtohu se i përket gjuhës më të vjetër që ka mbirë të paktën në Evropë dhe Mesdhe. Mos e harro gjuhën e shenjtë Shqipe që është gjuha jote gjenetike, gjuha që shkruhet dhe lexohet njësoj, gjuha rrënjë e gjuhëve te Evropës, gjuha e më e vjetër e lashtësisë, gjuha e djepit të qytetërimit Mesdhetar dhe Evropian. Kuptoje dhe lexoje mirë ambjetin ku punon e jeton. Prandaj mëso e lexo sa më shumë gjuhë të huaja që të behesh njeri ditur dhe Shqiptar me mendje të ndritur. Nderoje flamurin e atdheut tënd, të parëve të tuaj, të natyrës tënde. Kush nuk e nderon shenjën e kombësisë së tij, çnderon veten e vet. Kush mohon kulturën dhe trashëgiminë e tij bëhet njeri pa shpirt, njeri kot. Ruaje mirë llojin tënd, karakterin kombëtar dhe krynaltësinë shqiptare; bindju ligjeve të vendit kudo që të jesh. Ruaje si drita e syve moralin Shqiptar.

Paraqitu si Shqiptar se ndryshe je gënjeshtar ndaj vetes dhe të tjerëve që ke përballë. Nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, atëhere çfar kulture mendon se përmban apo përcjell? Je frigaç nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, sepse ke frike e turp nga vetja jote dhe po kështu sillesh ndaj të huajve që të shkelin me këmbë. A mendon se je i zgjuar kur mohon vetveten? A e ndjen se çfar ere të vjen kur urren vetveten, llojin tënd, prindërit dhe të afërmit që të kanë lindur dhe rritur? Nëse mendon që dallon se nuk ke kulturë si Shqiptar ose po ashtu mendon se nuk ka të tillë, domethënë je askushi, atëhere si ka mundësi të dallosh kulturën e huaj dhe t"i përkasësh asaj?! Me një fjalë je njeri pa shpirt, një copë mishi me dy sy. Po të kujtoj se kultura dhe trashëgimia janë rrënjët që ushqejnë shpirtin e njeriut. Njeriu ka vlerë duke shtuar vlerë dhe jo duke mohuar vlerë.

Mos harro se të tjerët të venë atë çmim që i vë vetes. A mos po mendon se po jep mend se kush do zgjidhet ose si te zhvillohet vendi i huaj ku je? Apo mendon se takon apo do kesh të bësh me të huaj që iu dëgjojnë në këtë drejtim?! A mos kujton se të huajt, qofshin me kulturë, do të të bëjnë mik ty që paraqitesh si me pa kulturë? A nuk ke vënë re që të huajt përpiqen të gjejnë trashëgimi për veten e tyre me qëllim që të paraqiten me kulturë? Po ashtu, duket se nuk vë re që të huajt me kulturë nuk kanë turp të tregojnë origjinën apo vjetërsinat e tyre? Eh, mjerë vendi i huaj për ty dhe mjerë vetja jote o jetim i mjerë! Kujtohu që në vend të huaj je pranuar për të paguar qera. Nëse të ka ardhur koha për t"u martuar, lidhjen martesore bëje vetëm me familje Shqiptare, sepse kështu nuk tretesh në dhe të huaj dhe kështu ke vlerë si njeri dhe si kulturë; domethënë nuk je material mbushës për shoqëritë e huaja dhe ruan fisnkëritë familjare arbërore.

Natyra dhe gjeni biologjik të lindi Arbëresh, Ilir, Shqiptar. A mos je i zgjuar që ia fal veten apo fëmijët një kulture, gjuhe apo vendi të huaj? Përgjigju vetë se kush fal kështu. A mos kujton që të huajt janë të mefshtë edhe kur pyesin për gjethet e tuaja dhe nuk pyesin për rrënjët e tuaja? A mos kujton që je i zgjuar duke mohuar vetveten, prindërit tuaj që të lindën e rritën, njerëzit tuaj që të qëndruan pranë? A kujton se të huajt do të hapin derën e shtëpisë dhe do të të bëjnë bir për shpirt fytyrën tënde? A mos kujton se je i zgjuar kur mendon e vepron me shpirt të ngushtë? A mos mendon që të huajt nuk e dallojnë shpejt një gënjeshtar dhe vesin e tij për të gënjyer përsëri? A mos mendon se i rrit vlerë vetvetes kur shan apo i shprehesh kështu të huajve?

Respektoje veten dhe Shqiptarët e tjerë. E mbi të gjitha, të mendosh jo vetëm të punosh në Shqipëri, por edhe për Shqipërinë; sepse ndodh që mund të jetosh e punosh edhe në Shqipëri, por jo për Shqipërinë! Bashkoji forcat tuaja me Shqiptarët e tjerë. Kudo ku të jesh mblidhi të mirat e përvojat e mira, mendjen e fuqinë tuaj dhe dërgoji në Shqipërinë e bashkuar dhe përdori për të.

Historik i Shkurtër


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 31/01/2009 10:00 p.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

kemi lindur nga zeroja (0) por duhet temundohemi te gjejme se cilli numer vjen mbas ktij ne fund 9999999999999999999.......... ...
Kultur do te thot ne shum mnyra ne shum aspekte dhe ne shum vende..

Kemi shqiptarë me identitet katolik, shqiptarë me identitet ortodoks, shqiptarë me identitet mysliman, shqiptarë me identitet protestant dhe shqiptarë me identitet ateist, por të gjitha këto identitete të veçanta, më të ngushta, më të vogla, në sajë të të përbashkëtave të përmbajtura në secilin prej tyre bashkohen në atë përgjithësinë, në atë të përgjithshmen, në atë të tërën që i themi IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR. Ai që i ka të qarta këto, ai që ka kuptim për marrëdhënien e të veçantave me të përgjithshmen, nuk do të akuzojë se po ndan shqiptarët në të krishterë dhe në myslimanë...
Une them se ska rendesi ku je aku jeton e rendesia ma e madhe duhet te jet ajo qe ekupton veten ku je duhet te rrespektosh te tjeret nuk eshte e veshtir kjo nese e perdorim qdo minut, qdo ore,qdo dit,qdo jave,qdo muj,qdo vjet,APO QDO HERE.


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 31/01/2009 10:03 p.m.
(@zemra-e-kosoves)
Beiträge: 524
Honorable Member
Themenstarter
 

Qyteti i Durresit eshte nje nga qytetet me te lashta te Shqiperise,porti kryesor i vendit,qender industriale dhe nyje kryesore e transportit hekurudhor e automobilistik.
Shtrihet ne nje gadishull ne bregdetin e Adriatikut.Durresi u themelua ne vitin 627 p.k. si qytet nga kolonistet korinthas e korkyras ne trojet e nje vendbanimi te lashte ilir te fisit te taulanteve.Mbajti emrat ilire Epidamn dhe Dyrrah (nga ky i fundit rrjedh emri i sotem).Duke pasur nje popullsi te madhe ilire dhe shkembime me pjesen tjeter te vendit,qyteti u zhvillua shpejt dhe qysh ne shek. V p.k. kishte punishte punimi te metaleve,te qeramikes,te pelhurave e lekurave si dhe kantiere per ndertim anijesh.Durresi ishte qytet-shtet me rend skllavopronar.Deshmi e zhvillimit te tregetise jane monedhat qe ka prere.Lulezuan arkitektura dhe arti,eshte i njohur mozaiku "Bukuroshja e Durresit" (mozaiku me i lashte i zbuluar ne Shqiperi).
Pas shek.V p.k. D. fitoi pavaresine nga metropolet,zgjeroi marredheniet me Atiken e Italine e jugut,me treva te brendshme te Ballkanit,vuri ne qarkullim ne shek. III p.k. monedhen e njohur,drahmen ilire.
Me 229 p.k. kaloi ne varesi te Romes,por ruajti nje fare autonomie te brendshme;u kthye ne koloni romake,ne kohen e Augustit rreth viteve 20 p.k.Popullsia ilire fitoi peshe gjithnje e me te madhe dhe arriti te merrte funksione drejtuese,sic e deshmojne shume emra ilire,te zbuluar ne mbishkrimet.
Ne shek. I-III p.k. D. pati zhvillim te dukshem dhe u be qendra kryesore tregtare dhe porti kryesor i brigjeve lindrore te Adriatikut,u ndertuan rruge me pikenisje nga D.,biblioteka,odeone si dhe Amfiteatri i D. (sherbente per luftime gladiatoresh dhe eshte i vetmi ne Shqiperi ),termat,ujesjellesi etj.
Ne fund te shek. III p.k. D. u be qender e provinces se Epirit te Ri.
Ne shek. IV,megjithe krizen e pergjithshme te Perandorise Romake,demtimet nga termetet (v.345) D. mbeti qender e zhvilluar tregtare.
Edhe ne shek. V-VI megjithe sulmet e ostrogoteve dhe barbareve te tjere D. ishte qyteti me i rendesishem i Perandorise Bizantine ne brigjet perndimore te gadishullit ballkanik.Ne kohen e Anastasit,qe ishte nga Durresi,u ndertuan shume godina te reja,hipodromi,tre shkallet e mureve rrethuese,si dhe Bazilika e Arapajt.
Ne gjysmen e dyte te shek IX u krijua Thema e Durresit,ishte dhe qender kryepeshkopale.
Gjate shek. X-XI pesoi disa here sulme (nga bullgaret me 989-1005,nga normandet me Robert Guiskardin me 1082-1083,
kryqtaret me 1096,) normandet e dogjen me 1185;nga Venediku me 1205,qe krijoi Dukaten e D.;nga Karli i Anzhuineve me 1272,qe krijoi Mbreterine e Arberise me kryeqender ne D.;si dhe nga serbet ne fillim te shek. XIV).
Ne shek. XIV D. ishte qyteti me i madh i vendit,me rreth 25.000 banore,me tregeti e zejtari te zhvilluar.Me 1368 e mori Karl Topia,ishte qender e Principates Arbereshe.Me 1392 osmanet arriten ne dyert e qytetit,qe u la nga Gjergj Topia ne duart e Venedikut,i cili e mbajti deri me 1508.Skenderbeu e rrethoi me 1447.Pas pushtimit osman D. u rrenua,u kthye ne fshat me vetem disa dhjetera familje.
Filloi ta rimarre veten ne shek. XVII dhe u kthye ne nje qender te tranportit tranzit dhe ne skela kryesore e Shqiperise se Mesme.Termetet e kane demtuar disa here (1372,1905,1926).
Pas viteve 70 te shek. XIX qyteti u rrit ngadale,u ngriten edhe dege shoqerish te huaja tregetare e te lundrimit,u ndertuan nje mulli me avull e disa punishte.Banoret e D. moren pjese ne ngjarjet e rendesishme te Rilindjes Kombetare me 1878-1881 dhe 1910-1912.Me 21.11.1912 ne D. zbriti Ismail Qemali dhe me 26.11.1912 patriotet durrsake ngriten flamurin e pavaresise,por tri dite me pas qyteti u pushtua nga ushtrite serbe,qe u terhoqen ne maj te 1913.Me 7.3.1914 Durresi u caktua Kryeqytet dhe u shpall prefekture.Pas debimit te Princ Vidit ishte vater e kryengritjes fshatare te Shqiperise se Mesme.Me 1916 u pushtua nga ushtrite austro-hungareze dhe me 1918 nga ato italiane.Gjate 9 shekujve te fundit D. ka nderruar 33 here sundim.
Pas luftes se I Boterore,me 25.12.1918 u mbajt nje Kongres Kombetar dhe u krijua Qeveria e perkohshme e D.,e cila u rrezua si antikombetare nga Kongresi i Lushnjes ne janar 1920.Populli i D. mori pjese ne luften e Vlores (1920) dhe ne levizjen demokratike te viteve 1921-1924.Pas demtimeve nga termeti i dhjetorit 1926,u hapen disa rruge me te gjera,dhe qyteti filloi te marre,ne pjesen prane portit,pamjen te afert me te sotmen.Ne vitet 30 qyteti pati nje fare zhvillimi,nga 4700 banore me 1923 arriti me 10500 me 1938. Me 7 prill D. ishte qendra e rezistences kunder sulmit italian ku ra dhe heroi Mujo Ulqinaku.


~~~ruani veten nga mallkimi,,,se veq vdekja eshte sherimi
~~~~~~~~!!!!!!~~~~~~~
nderime nga une zemra e kosoves,,,

 
Veröffentlicht : 31/01/2009 10:43 p.m.
Teilen: