Benachrichtigungen
Alles löschen

Fiset Shqiptare

8 Beiträge
3 Benutzer
0 Reactions
2,975 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#58]

Fiset Shqiptare:

1.Taulantet
2.Arbet
3.Adrianet
4.Enkelejte
5.Dasaretet
6.Dardanet
7.Dalmatet
8.Penestet
9.Moloset
10.Kaonet
11.Thesporet
12.Arbereshet
13.Pirustet
14.Parathinet
15.Japodet
16.Paionet
17.Eordejt
18.Japiget
19.Labeatet
20.Mesapet
21.Atintanet
22.Albanet

1.Taulantet

Taulantët, ishin fise Ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni (Vlora) deri në Dyrrah. Përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek. VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dhe Sesaret. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shek IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire: në vitin 335 p.e.r. morën pjesë në luftën e Peilonit kundër Aleksandrit të Maqedonisë. Pas kësaj mbreti i tyre Glaukia u vu në krye të mbretërisë ilire, si themekues i një dinastie të re, duke pasur klitin, përfaqsuesin e fundit të dinastisë së Bardhylit. Gjatë luftërave të mbretërisë ilire kundër Romës emri i Taulantëve nuk përfillet në burimet. Në tokat e tyre përmendet një fis tjetër , ai i parathinëve. Për herë të fundit taulantët shfaqen në kryengritjen kundër perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anë të mercenarëve Got. Një tjetër fis me emrin taulant ka banuar në jug të lumit Narenat (Neretva), si fqinjë me dalmatët dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma më 168 dhe bënë kryengritje më 35. p.e.r.

ArbetArbët, ishin fise Ilire në Shqipërinë e Mesme. Përmenden vetëm në shek. VI para erës sonë, nga gjeografi Hekateu i Miletit ndërmjet Taulantëve në Jug dhe helidonëve në Veri. Ka mundësi që emri i tyre të lidhet e lumin Hebrus që përmendet në Veri të Dyrrahut dhe me rrënjën e emrit alb- arb- që del më pas në emërtimin e banorëve të kësaj treve.

Adrianët

Ardiejtë (Ardianët) fis ilir, banorë të krahinës Ardia në veriperëndim të liqenit të Shkodrës rreth gjirit të Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva). Përmenden në shek. IV p.e.r. lidhur me shfrytëzimin e bujqëve (300 000 prospelatë) të varur ekonomikisht nga pronarët e tokave dhe më pas si detarë të aftë. Në shek. III p.e.r. luftuan kundër dyndjes kelte. U përfshinë në mbretërinë ilire deri më 168 p.e.r., kur me shkatrrimine e saj nga Roma dolën më vete. U pushtuan nga romakët më 135 p.e.r. dhe ngritën krye 44-43 e 35-33, prandaj Roma i shpërnguli me forcë nga bregdeti në brendësi, në vise të ashpra. Përmenden nga Straboni në shek. I e.r si pakica të vogla.

Enkelejtë

Enkelejtë, fis ilir, banorë të trevës së liqenit Lihnid (i Ohrit). Qyteti Enkelana, vendi i të cilit ende nuk është përcaktuar, duhet të lidhet me këtë fis. Burimet historike i quajnë njëkohësisht enkelejtët edhe si banorë pran gjirit të Rizonit (në grykën e Kotorit). Përmenden në shek. VI-V p.e.r. lidhur me ngjarjet historike si strehimi i Kadmit e Harmonisë që vijnë këtu nga Teba, dhe grabitja e tempullit të Delfit në shek. VI p.e.r. Nuk përmenden më në shek. IV p.e.r., kur në vendin e tyre në ngjarjet e kohës e zënë dasaretët. Në historiografi u është dhënë një rol më i madh ngase dëshmohet prej të dhënave historike. Enkelejtët shquheshin si peshkatarë e konzervues të zotë të peshkut.

Dasaretët

Dasaretët, një nga fiset e mëdha të Ilirisë Jugore, banorë të krahinës Dasaretia, që përfshinte pjesën perëndimore të liqenit Ohrit, fushën e Korçës, krahinën e Kolonjës, Gorën, Oparin, Mokrën, Devollin dhe Beratin. Në shek. IV p.e.r. emri dasaret del në këtë truall në vend të enkelejve. Bëjnë pjesë në mbretërinë Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti më i fortë i kësaj krahine, Pelioni, përmenden në kohën e kryengritjes së mbretit ilir, Klitit kundër Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Në kohën e luftërave iliro-romake dhe maqedono-romake dasaretët kaluan herë në varësin maqedone e herë atë të mbretërisë ilire deri sa ranë përfundimisht, në vitin 168 p.e.r. nën sundimin romak. Në vitin 148 p.e.r., Dasaretia u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, si një bashkësi (koinon) më vete, me qendër qytetin Lyhnid (Ohri). Në kohën e Dioklecianit, shek. III të e.r. u përfshi nën provincën e Epirit të ri. Qytetet tjera të dasaretëve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dhe Krysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende të palokalizuara)

Dardanet

Dardanët ishin fis Ilir që shtriheshin në mesin e Ballkanit, kryesishtë në Kosovën e sotme dhe rrethinën e saj. Dardant ishin fisi themeues i Mbretis së Dardanisë rreth shekullit IV p.e sonë në të cilën bënin pjesë dhe fiset e njhura Thunatët dhe Galabët. Supozohet se në përbërjen kësaj mbretërie hynin edhe fise tjera mirëpo për to dihet shumë pakë.

Dalmatët
Dalmatët një ndër fiset e mëdha e të njohura ilire, banorë të pjesës Verilindore të Ilirisë. Që nga periudha më e lashtë e deri në shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin në brendësi, prapa vargamalit Dinarik në pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoçit, në Bosnjën e sotme Perëndimore. Pasi krijuan federatën e tyre, u zgjeruan drejt brigjeve të Adriatikut. Por nuk arritën të bëheshin fuqi detare dhe nuk i vunë nën zotërim ishujt e beregdetit të Dalamcisë. Qytezat e tyre të fortifikuara përkasin periudhës së parë të hekurit. Kryeqendra e tyre u bë Delmini. Dalamatët ishin njëri ndër fiset ilire që i bënin qëndresë pushtimit romak dhe kanë zhvilluar një varg luftërash të përgjakshme e kryengritjesh kundër romakëve në vitet 156-155, 119-117, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e tyre më e madhe kundër pushtuesve romak lidhet me Kryengritjen Ilire të viteve 6-9 e.r Dalmatët ishin të përmendur për blegtorinë dhe kishin të zhvilluar zejtarinë të lidhur me të. Viset e tyre ishin të pasura me pyje e xeherore dhe shquheshin për punimin e drurit. Mbeturinat e rendit fisnor u ruajtën deri vonë te Dalmatët, me këtë shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha , u merrnin fiseve të nënshtruara drithë e bagëti si haraç dhe tokën e ndanin njëherë në 8 vjetë.

Penestët
Penestët ishin fise ilir, banorë të krahinës Penestia në luginën e sipërme të Drinit të Zi e rreth saj. Përmenden për herë të parë më 170-169 p.e.r. dhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën III romako-maqedone. Treva e penestëve përfshihej në mbretërinë ilire. Më 169 p.e.r. Perseu për t'u lidhur me mbretërinë ilire, hyri në tokat e Penestëve, pushtoi qytetet e tyre dhe dëboi këndej garnizonet romake. Në trojet e penestëve kishte 14 qytete e kështjella, prej të cilave njihen me emrin Uskana, që ishte edhe kryeqendra e krahinës, Oeneu dhe Draudaku. Pas vitit 168 p.e.r. emri i penestëve e i qyteteve të tyre nuk përmenden më.

Molosët

Molosët ishin fis ilir, që sundonin në qendren e Epirit antik. Ishin aktivnë formimin e shtetit të Epirit.

KaonëtKaonët ishin fis ilir që sundonin në nga lumi Kallama, deri në luginen e Drinosit, në Gjirokastër. Qyteti më i madhë i Kaonëve ishte Antigonea në afërsi të Gjirokastrës së sotshme.

Thesprorët
Thesprorët fis ilir që sundonte nga jugu i lumit Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë.

Arbëreshët
Arbëreshët janë shqiptar të cilët jetojnë në Italinë jugore që nga shekulli XV dhe XVI. Këta shqiptar, tani të quajtur arbëresh, lëshuan Shqipërinë kur ajo u okupua nga Perandoria Osmane. Qytetet ku banojnë arbëreshët kanë nga dy emra, një shqip, dhe tjetrin italisht. Kryeministër i Italisë, pat qenë dy herë i zgjedhur Francesco Crispi, dhe ishte arbëresh.

Pirustët
Pirustët, ishin fise ilir, banorë të krahinës së sotme të Matit e të Mirëditës. Deri më 168 p.e.r. bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden nga Livi ndër fiset që mbetën të pavaruara pas shkatërrimit të saj nga romakët. Pavarësinë e ruajtën edhe në vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqejen e Batos së Desidistëve dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan. për herë të fundit përmenden në shek. II të e.r. nga Ptolemeu. Pirustët përmenden si minatorë dhe për punimin e metaleve, e sidomos të bakrit. Në një mbishkrim të shek. III të e.r. përmendet një fsaht i pirustëve, të shperngulur nga romakët në zonat minerare të Dakisë.

ParathinëtParthinët ishin një fis ilir, banorë të trevës midis Bregut të Matës dhe lumit Aps (Semanit). Në perëndim kufizoheshin me toka e Dyrrahut, në Lindje me dasaretët tek malet Polis-Kamje. Përmenden që më 229 p.e.s. në këtë trevë, duke zëvendësuar emrin e taulantëve, si një bashkësi, në kuadrin e shtetit ilir. Më 229-205 p.e.r. kalojnë në varësinë e Romës, të shtetit ilir të Skerdilaidit dhe Maqedonisë.

Më 205 p.e.s. ngritën krye kundër sundimit maqedon dhe u rikthyen në shtetin ilir, deri më 172 p.e.s., kur i pushtoi përfundimisht Roma. Më 48 p.e.s. dhe 39 p.e.s. ngritën krye kundër sundimit romak, por u shtypën egërsisht. Një parthin Asin Epikadi, organizoi një komplot për rrëzimin e Oktavian Augustit në Romë. Hyjnia kryesore ishte Zeusi Parthin (Jupiter Parthinus).

Qytetet më të përmendura ishin Partha e Brysaka. Ndër qendrat qytetare të parthinëve duhet të kenë qenë ato ku janë rrënojat e sotme të në Zgërdhesh, Dorëz, Përsqep, Belsh, Berat e Babunjë.

JapodëtJapodët, ishin fise ilire që banontene në krahinat veriore të Ilirisë, në shpinë të liburnëve. Në shek. IV p.e.r. u përzien me keltët, Straboni i quan fis ilir kelt. Për një kohë të gjatë në shek. II-I p.e.r. japodët kundërshtuan me armë në dorë pushtuesit romak. Në sulmin e romakëve kundër japodëve dhe ilirëve të tjerë të Veriut më 35 të e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta për mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesorë të tyre. Romakët mundën ta pushtonin qytetin vetëm kur u shkatërrua i tëri dhe vranë në luftë të gjith mbrojtësit e tij. Gratë metulase me fëmijët e tyre, për të mos rënë në duart e pushtuesve, u hodhën në zjarrin që diqte qytetin.

PaionëtPaionët grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në Lidje deri te lugina e Srymonit (Struma) në kufi me fise trake, në Perëndim në kufi me dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë. Përmenden për të parën herë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve. Në fillim të shek. V p.e.r. u pushtuan nga persët dhe dy fise të tyre me urdhër të Darit u shërngulën në Azi. Në gjysmën e parë të sheku. IV paionët kishin krijuar mbretërin e tyre , një ndër sundimtarët e të cilit ishte Agis. Që nga kjo periudhë historia e paionëve është e lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të shtetit maqedon për t'i nënshtruar. Kjo u arrit gjat sundimit të Filipit II dhe sidomos të Aleksandrit të Madh. Megjithatë duke njohur sovranitetin e Maqedonisë, paionët vazhdonin të sundoheshin formalisht nga mbretëria e tyre. Vetëm pas nënshtrimit të plotë nga ana e Lismakut nuk bëhet më fjalë për mbretër paionë. Pas pushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga të katër provincat autonome të Maqedonisë të krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv të perandorisë e në kohën e Dioklecianit, Paionia së bashku me Pelagoninë formonin një provincë të veçantë të quajtur Macedonia II ose Salutaris.

EordejtëEordejtë ishin fise ilire, banorë të krahinës Eordea, në rrjedhën e sipërme të Devolloit dhe në trevën e liqenit të Kosturit. Përmenden shpesh në kohën e luftërave romako-maqedone. Më 199 p.e.r. trojet e tyre u shkatruan nga ushtria e konsullit romak Sulpici dhe më 171 p.e.r. u përshkuan nga ushtria maqedone e Perseut. Pas pushtimit romak, Eordea u përfshi në krahinën IV maqedone. Nëpër të kalon rruga Egnatia (Via Egnatia). Qytetet kryesore ishin: Eordea Kele.

Japigët
Japygët janë fis ilir, i shpërngulur rreth fillimit të mijëvejeçarit të fundit të p.e.r. në italinë e Jugut. U vendosën në fillim në Gadishullin e Garganos, pastaj në Pulia (Kalabria antike) dhe u ngulën përfundimisht në jug të saj, në hyrjen e ngushticës së Otrantos. Autorët antik emrin e japygëve e kanë përdorur si emërtim përmbledhës për një varg popullsish: mesapët, salentinët, kalabrët, pericezët dhe daunët, që banonin në Pulia. Shpesh emri i japygëve është ngatërruar me mesapët që u vendosën në këtë krahinë më vonë se japygët, por shpejt morën epërsi mbi ta.

LabeatëtLabeatët ishin fise ilire që banonte rreth liqenit të Shkodrës. Përmenden për herë të parë nga Livi gjatë luftës së III iliro-romake. Bënin pjesë në mbretërinë ilire të Gentit. Qytetet të tyre ishin Shkodra, që ishte edhe kryeqendra e mbretërisë Ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotëm në Mal të Zi). Labeatët prenë monedha në emër të bashkësisë fisnore, sipas tipit të monedhave të mbretit Gent dhe me sa duket me autorizimin e tij.

MesapëtMesapët janë fis Ilir i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit p.e.r. në Italin e jugut dhe i vendosur në Apolia dhe Kalabrinë antike. Njoftimet e para historike të sigurta për ta lidhen me luftërat e zhvilluara prej tyre kundër tarentasve nga fillimi i shek. V deri më 335 p.e.r., kur pas ndërhyrjes së Alaksadër Molosit që ishte thirrur për ndihmë nga tarentasit , i lanë më njëanë grindjet me këta të fundit për të përballuar gjendjen e krijuar nga rreziku samnit. Në luftën I e II samnite mesapët u renditën në anën e romakëve, ndërsa gjat luftës së III më 299 p.e.r. të shqetësuar nga forca gjithnjë në rritje e Romës, u ndanë nga romakët e u hodhën kundër tyre. Në luftë kundër romës ata, së bashku me lukanët, samnitët e tarentasit, iu drejtuan për ndihmë Pirros dhe qenë të parët që pritën dhe ndihmuan forcat e tij kur ata zbarkuan në brigjet e Italisë në vitin 280 p.e.r. Edhe pse të mundur më vonë nga Roma dhe të detyruar të merrnin pjesë në konfederatën e kryesuar prej saj, mesapët shpeshherë ngrinin krye duke e kundërshtuar me forcë procesin e romanizmit që filloi të thellohej sidomos në fillim të shek. I p.e.r. Gjuha e mesapëve ishte mesaoishtja. Ata kanë lënë një numër mbishkrimesh, studimi i të cilave ka rëndësi për njohjen e ilirishtes.

Atintanët
Atintanët, një ndër fiset e mëdha të Ilirisë së Jugut, banorë të Atintanisë. Shtriheshin në krahinat e sotme të Mallakastrës e të Skraparit. Në Perëndim kishin Apoloninë dhe parthinët, në Veri desaretët, në Jug lumin Aous (Vjosa) i ndante nga amanët e epirotët. Përmenden për herë të parë në burimet historike në shek. V p.e.r. si aleatë të molosëve. Patën lidhje të ngushta me Simahinë Epirote; rreth vitit 312 p.e.r. një personalitet atintan është nderuar nga shteti epirot me dekret të posaçëm të skalitur mbi gur. Disa autorë antikë i quajtën epirot, duke u nisur nga lidhjet me molosët e më pas me shtetin e Epirit. Më 229 paria e Atintanëve mori anën e Romës në luftën kundër shtetit ilir të Teutës. Sipas marrëveshjes romako-maqedone më 205 në Foinike Atentana iu lëshua Maqedonisë, përveç tokave të bylynëve, që mbetën si bashkësi (Koinon) më vete nën kontrollin romak. Me ndarjen administrative që bënë romakët në Maqedoni pas vitit 168 p.e.r. Atianta u përfshi në krahinën e IV maqedone. Pjesa Perëndimore e Atiantisë (Mallakastra e Skrapari) ishte më e zhvilluar nga ana ekonomike-shoqërore. Kishte një varg qytetesh, ndër të cilat më të rëndësishme ishin Bylisi e Nikaia.

.Albanët

Albanët, fisë Ilir nga i cili morën emrin e hershëm shqiptarët. Përmendet për të parën herë si Albanoi në shek. II -të erës sonë nga Ptolemeu i cili shtrihet në shpinë të Dyrrahut deri tek malet Kandave (malet e Polisit) në Lindje brenda trevës së banuar më parë nga fisi i parathinëve. Mendohet të jetë i njëjti fis me emrin e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi. Qyteti kryesor i tyre ishe Albanopoloi. Në krahinën qëndrore të banuar prej albanëve ruhen ende toponime që lidhen me emrin e këtij fisi., si: Arbana, fashat në rrethin e Tiranës, kroi Alban në afërsi të fshatit Zgërdhesh të rrethit të Krujës etj. Në burimet historike të shek. XI Albanët përmenden nga Mihal Ataliati si dhe nga ana e Komnena si pjesmarrëse aktive e ngjarjeve. Në mesjetë njihet dhe varianti si Arban. Ka qenë emri etnik i shqiptarëve në mesjetë siç dëshmon fakti që këtë emër e morën me vete shqiptarët e mërguar në Greqi (shek. XV-XVI) në formën arvanit, në Itali (shek. XV-XVI) dhe në Dalmaci (shek. XVIII) në formën arbëresh.


 
Veröffentlicht : 12/09/2007 10:48 a.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Në kuptimin shoqëror

Shqiptar është një person me prejardhje nga trojet shqiptare dhe që e ndjen veten se i takon këtij populli, duke lënë mënjanë aftësitë e tij për t´u shprehur në gjuhën shqipe, përkatësinë shtetërore, përkatësinë fetare apo klasifikimet tjera që nuk vijnë vetvetiu nga gjaku (gjenet).

Në kuptimin juridik

Si Shqiptarë konsiderohen pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe një pjesë e popullsisë së Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.

Shqiptarët janë themelues të shtetit të quajtur Shqipëri. Në Kosovë dhe Maqedoni çështja ende nuk është e qartë, ndërsa në Serbi dhe në Malin e Zi ata konsiderohen (minoritete) si pakica kombëtare.

Si shtetas shqiptarë quhen banorët e Shqipërisë.

Shqipëtarët jasht trojeve

Turqia 5,500,000
SHBA/Kanada 266.135
Greqia 438.036
Italia 338.000
Australia 12.000
Zvicra 95.000
Gjermania 400.000
Britania e Madhe 300.000
Franca 20.000
Serbia 60.000 Me Kosovën: 1.900.000
Egjipti 25.000
Spanja - -----ka por skemi numer te sakte
Suedia 46.000
Belgjika 5.000
Holanda 165.706
Norvegjia 7.000
Danimarka 8.000
Bullgaria -
Rumania 500
Rusia 1.200
Kroacia 15.082
Brazili ---
Argjentina ---
Sllovakia ---
Sllovenia 6.200
Ukraina 20.000
Bosnja dhe Hercegovina 15.000
Luksemburgu 4.802
Afrika e Jugut ---
Siria ---
Zelanda e Re 15.000


 
Veröffentlicht : 12/09/2007 11:08 a.m.
(@big_boss)
Beiträge: 44
Trusted Member
 

Veq mos kopjojm prej forumeve tjera nuk osht fer e qesim forumin ton posht Lea mos u prek qe po them ket se nuk kom lexu dikun tjeter veq po them qe tmos behet sme duket fer


Në qoftë se don të jesh i/e lumtur për një çast, REBELOHU!
Në qoftë se don të jesh i/e lumtur per gjithe jeten, FAL!

 
Veröffentlicht : 21/09/2007 2:48 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Big Boss hynju gjitha forumeve askush se ka ket shkrim te garantoj me qka dush per fise as per troje askush nuk ka shkrujt ne Forume jeahh 😈


 
Veröffentlicht : 21/09/2007 3:12 p.m.
(@big_boss)
Beiträge: 44
Trusted Member
 

Big Boss hynju gjitha forumeve askush se ka ket shkrim te garantoj me qka dush per fise as per troje askush nuk ka shkrujt ne Forume jeahh 😈

qashtu edhe duhet mi detyru tjert me marr prej nesh 😉 Cool veq perpara


Në qoftë se don të jesh i/e lumtur për një çast, REBELOHU!
Në qoftë se don të jesh i/e lumtur per gjithe jeten, FAL!

 
Veröffentlicht : 21/09/2007 3:18 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

Edhe nje te them edhe pse doken temat e njejta i kemi antart tjer dhe krejt mendime te ndryshme ipen kshtu qe nuk ben me dal me ksi akuza ktu flm per mirkuptim ,mundem edhe mos me shenu hiq tek e fundit 🙁


 
Veröffentlicht : 21/09/2007 3:22 p.m.
(@big_boss)
Beiträge: 44
Trusted Member
 

Edhe nje te them edhe pse doken temat e njejta i kemi antart tjer dhe krejt mendime te ndryshme ipen kshtu qe nuk ben me dal me ksi akuza ktu flm per mirkuptim ,mundem edhe mos me shenu hiq tek e fundit 🙁

nuk akuzova me duket thash qe se kom has asnje vend tjeter por vetem citova se me marr prej tjera forumesh sosht fer e nese ti e merr per akuz ket qe thash une prap zbathesh vet skom qka tboj


Në qoftë se don të jesh i/e lumtur për një çast, REBELOHU!
Në qoftë se don të jesh i/e lumtur per gjithe jeten, FAL!

 
Veröffentlicht : 21/09/2007 3:26 p.m.
(@un-qe-ende-te-dua)
Beiträge: 163
Estimable Member
 

permua sesht me rendesi a esht e kopjuar me rendesi esht te jen te sakta te dhenat ,sepse dikush ka nevoje ,, eti LEA un te them se ke bere nje pune te madhe edhe sikur ti kishe kopjuar,kam edhe nje lutje nese ke mundesi me informu me fisin LATRONASIT klm .


NE VEND QE TE GJENI ARSYETIM GJENI RRUGDALJE

 
Veröffentlicht : 01/11/2008 9:36 p.m.
Teilen: