Benachrichtigungen
Alles löschen

Tregime interesante

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
832 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#576]

Ndodhia e bretkosave
Ndodhia e bretkosave

Një tregim imagjinar për të zënë mend…

Një tufë bretkosash po kërcenin gjithë gëzim dhe hare nëpër pyll, me atë kërcimin prej bretkose… Kur papritur dy prej tyre ranë në një gropë të thellë. Të gjitha bretkosat e tjera u grumbulluan rreth gropës për të parë nëse mund t"i ndihmonin shoqet e tyre. Por kur panë se gropa ishte shumë e thellë, me drojtje dhe frikë fIlluan t"u thonin shoqeve të tyre se nuk mund të bënin asgjë për t"i shpëtuar dhe se të dilje që aty, ishte thuajse e pamundur. Kështu që bretkosat duhej të përgatiteshin për të pranuar fatin e tyre; vdekjen që e kishin kaq afër.
Jo të gatshme për ta pranuar këtë fat të tmerrshëm, bretkosat filluan të hidheshin me sa kishin fuqi. Por disa nga bretkosat bërtisnin nga larg se nuk kishte asnjë shpresë për të dalë që andej, dhe se bretkosat nuk do të ishin në atë gjendje, brenda asaj gorpe të thellë, nëse do të tregoheshin më të kujdeshme dhe nëse do të ishin më të përgjegjshme. Bretkosat e tjera bërtisnin edhe më fort duke ngjirur zërin dhe duke ju thënë shoqeve të tyre që t"i ruanin ato pak energji që u kishin mbetur dhe t"u jepnin fund përpjekjeve të kota. Por bretkosat filluan të hidheshin edhe më fort dhe pas disa orë përpjekjesh të dështuara u këputën fare.
Më në fund njëra nga bretkosat duke u shkuar pas thirrjeve të shoqeve të saj u dorëzua. E dërmuar dhe e dëshpëruar, ajo e pranoi fatin dhe ngordhi ashtu tek shoqet po e shihnin në pikëllim dhe mjerim të pashpresë. Bretkosa tjetër filloi të hidhej edhe më fuqishëm, megjithëse ishte tej mase e lodhur.
Bretkosat nga lart filluan sërish të bërtisnin duke i thënë që ajo t"u jepte fund mundimeve e dhimjeve dhe të ngordhte e qetë ashtu si ngordhi shoqja pranë. Por bretkosa e rraskapitur, vazhdonte të hidhej akoma, dhe ja – ndodhi mrekullia e mrekullive. Së fundi ajo bëri një kërcim aq të lartë sa doli nga gropa. Të mahnitura, bretkosat e tjera filluan të festonin dhe të gëzoheshin për këtë mrekulli dhe e rrethuan të gjitha duke e pyetur se si e arriti një gjë të tillë.
“Po përse hidheshe aq fort kur ti e shihje se të dilje nga gropa, ishte thuajse e pamundur?â€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 09/09/2008 2:28 p.m.
Teilen: