Benachrichtigungen
Alles löschen

Bisedë me të pasurin "e verbër"

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
237 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#2959]

Bisedë me të pasurin "e verbër"

...Nuk kishte më shumë se një shtëpi të vogël njëdhomëshe, pra ishte i varfër dhe jetonte në një varfëri të skajshme... Varfëria e kishte kapluar të tërin saqë e kishte gjunjëzuar para kësaj sprove. Mirëpo, përsëri kishte një dritë shprese në zemrën e tij që i jepte vullnet për jetë... Dua të them, e posedonte pasurinë më të madhe në zemrën dhe në shpirtin e tij... Atë pasuri që ndoshta shumica e njerëzve janë të privuar prej saj... Vërtet, nëse njeriu pengohet nga kjo pasuri, atëherë dijeni se ka dështuar nga çdo gjë e mirë si në këtë, si në botën tjetër. Në të vërtetë, nëse je i stolisur me këtë pasuri, krejt bota është e jotja... Edhe nëse vuan, shpirti të qetësohet, e kam fjalën, përskaj sprovave të ndryshme me të cilat goditesh, sërish lumturia dhe kënaqësia të përcjellin në jetë... Ndoshta, je kureshtar të dish për këtë pasuri... Vallë, dëshiron të të tregojë se për çka bëhet fjalë? Besojë që mezi je duke pritur që ta dëgjosh përgjigjen time... Mirëpo, edhe unë nuk po të mundojë tepër, por po të të tregojë menjëherë, me qëllim që ta largojë kureshtjen tënde dhe që të nxiti në të... Pra, po të të tregojë se për çfarë pasurie bëhet fjalë... Ajo pasuri njihet me emrin BESIMI! Kështu, edhe pse ky njeri ishte i privuar nga pasuria e kësaj bote, përsëri mbeti i lumtur, ngase e posedonte pasurinë e shpirtit dhe të zemrës...
Njëherë u takua me një pasanik, mirëpo që ishte i “verbër”... Ishte një takim në mes shtresave të ndryshme shoqërore, por që nuk pati kurrfarë dallimi, ngase të dytë posedonin nga një lloj të pasurisë... Njëri të dynjasë, kurse tjetri të ahiretit... Në mes tyre u zhvillua një bisedë që rezultoi me një fund të mirë. E kam fjalën, u arrit ilaçi për të “verbrin”, jo që t’ia kthejë shikimin në sy, por që t’ia shërojë zemrën dhe shpirtin… Pra, e gjeti rrugën e udhëzimit në këtë botë dhe të shpëtimit në botën tjetër.

…

I varfëri: Ku dëshiron që ta kalosh këtë fundjavë?

I pasuri: Nuk e di! Ende jam në mëdyshje rreth kësaj çështjeje dhe se ende nuk kam vendosur për këtë gjë… Po më vërtiten disa mendime në kokë që të shkojë në Evropë së bashku me familjen dhe t’i kalojë disa çaste me ta.

I varfëri: Hm. Me siguri do të kaloni shumë mirë, ngase atje ka vende të mira në të cilat përjetohen kënaqësi të shumta trupore... Ndoshta keni pasur rastin që t’i shikoni ato nëpër internete, apo nëpër...

I pasuri: Po, po e di. E di se ka vende të mira, mirëpo të gjitha janë iluzione. Bile edhe hotelet me pesë yje janë kënaqësi kalimtare, të cilat në fund më shumë japin mërzi dhe pikëllim, sesa kënaqësi në fillim... Vërtet, nga aspekti i jashtëm ka shumë të mira, e kam fjalën, të pushojnë sytë kur t’i shikosh. Mendojë se kënaqësi do të ndiejnë vetëm dy fëmijët e mëdhenj, ngase tani e kanë moshën që t’i përjetojnë këto çaste... Andaj, kam vendosur që t’i lë e të dëfrehen si të donë dhe si të dinë...

I varfëri: Pra, erdhe “Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha”, po shprehem me fjalë tjera, nëse ke mundësi të bisedojmë rreth kësaj teme, respektivisht rreth asaj si i edukon fëmijët tuaj... Si mendon se do të kënaqen fëmijët tuaj në këto vende? Miku im! Më fal që po të them, mirëpo po të shoh shumë të verbër... Kjo verbëri ka ndikuar aq shumë në shpirtin e në zemrën tënde, saqë të ka sëmurë e të ka lënë pa e gjetur ilaçin që të shërohesh. Kështu, duke u munduar të arrish diçka, humbe tjetër gjë, e kam fjalën, duke e kërkuar kënaqësinë, e humbe vizionaritetin... Mundohesh të jepesh vetëm pas gjërave të kësaj bote me të vetmin qëllim: të arrish kënaqësinë. Mendon se kënaqësia arrihet vetëm në dynja... Në të vërtetë, je neglizhent ndaj së vërtetës që fshihet në botën tjetër. Apo, mos vallë ke mëdyshje ndaj saj dhe ndaj të vërtetës së ringjalljes tënde? Tani, ju lutem përgjigjuni kësaj pyetjeje: Më vështirë është njeriu të krijohet prej asgjësë, apo të ringjallet pasi të ketë vdekur? Andaj, hapini sytë dhe shiheni të vërtetën me syrin e argumentit, thënë ndryshe, hapeni zemrën tuaj dhe kërkojeni ilaçin që ta shëroni atë... Dijeni se islami është ilaçi më i mirë për t’u kuruar nga të gjitha sëmundjet dhe se aty gjenden krejt të mirat... Vallë, i ke përjetuar kënaqësitë e dashurisë ndaj Atij që të krijoi, apo e ke ndier prezencën e Tij në çdo moment, apo e ke përjetuar turpin që të ka kapluar të tërin në çastin kur ke bërë mëkat ndaj Tij? Dije se të menduarit tënd është i gabuar, e kam fjalën, ta fokusosh të menduarit vetëm në kënaqësitë e kësaj bote duke i kaluar fundjavat nëpër hotele të ndryshme... Po të pyes: Çfarë do të bëje nëse trupin tënd për disa sekonda e sheh të shrirë në dhè, a do ta pranoje?

I pasuri: Vallë, a jeni të vetëdijshëm se çfarë jeni duke folur?! Assesi, nuk do të kisha pranuar!

I varfëri: Më bërë të qeshem. Njeriu nuk duhet të jetë kaq i sigurt në këtë gjë. Në këtë moment je duke më kundërshtuar, mirëpo dije se do të vijë dita që nuk do të merresh parasysh fare, pra nuk do të pyetesh, ngase urdhrat i jep tjetërkush... Ajo do të jetë dita që gjithçka do të merr pamje tjetër, bile edhe jastëku yt i butë në këtë botë, do të shndërrohet në jastëk dheu...

I pasuri: Si mund të ndodh kjo?

I varfëri: Po, po do të ndodh një gjë e këtillë! Dije se të gjitha këto “të mira” do të marrin fund me frymëmarrjen tënde të fundit... Vallë, ku mendon se do të shkosh? Atje nuk bëhet fjalë për pushime fundjave, apo për zgjedhje të hoteleve... Kuptoje dhe shihe të vërtetën, pra vendi yt do të jetë gropë e humnerës, e jo hotel me pesë yje. Kështu, ajo do të përbëhet vetëm prej një dhome dymetërshe, i cili është aq i ngushtë saqë të duket se të është nxënë fryma. Kurse shikimi yt do të pengohet, jo se nuk mundet të shikon, por nuk ka çka të shikon, ngase gjithçka është errësirë... Vallë, e dëshiron këtë? Bëhu i sinqertë dhe më jep përgjigje të drejtë...

I pasuri: Kuptohet se jo! Tani po ju pyes: Më tregoni cili është shërimi im, dua të them, ju lutem më shpjegoni si të shpëtojë?

I varfëri: Ilaçi i shërimit tënd, respektivisht çelësi i shpëtimit tënd është besimi në Zotin e Lartësuar... Thënë ndryshe, në respektimin e urdhrave të Tij... falja e namazit... agjërimi i Ramazanit... kryerja e haxhit... vizita e farefisnisë... dhe veprat e tjera të mira në rrugën e islamit... Dije se kënaqësi të veçantë mund të përjetosh vetëm duke e lexuar fjalën e Allahut – Kuranin... Mirëpo, ndoshta tani të duket absurde, e kur të fillon të hulumtosh më shumë rreth islamit, atëherë do t’i përjetosh të gjitha të mirat... E kur ta kuptosh të vërtetën, atë mos e mbaj vetëm për vete, mirëpo tregoju edhe të tjerëve, e posaçërisht fëmijëve tu, ngase atyre u ke dhënë kahje të gabuar në jetë, andaj përpiqu që t’i udhëzosh në rrugën e drejtë. Ke parasysh se klubet e natës nuk të ofrojnë kënaqësi, por të gjitha janë sëmundje e zemrës dhe vuajtje e shpirtit... Dije se në islam do të arrish lumturinë dhe lirinë... Pra, atë lumturi që “shitet” vetëm në fenë e Zotit dhe që bëhet nozull për jetën e përjetshme... Andaj, të këshillojë që kurrë të mos e lëshosh këtë rrugë, ngase është e vetmja rrugë që të drejton në kënaqësinë e shpirtit dhe të zemrës... Përmbaju kësaj rruge...

I pasuri: Të falënderojë për këshillat e tua... Më ke kthjellur nga ajo mërzi që e ndieja dhe më ke lehtësuar nga brengat që e kishin kapluar tërë shpirtin e zemrën time...

I varfëri: Me nder qofsh... All-llahu të ruajt!
I pasuri: Es selamu alejkum!
I varfëri: Ve alejkum selam!


 
Veröffentlicht : 03/06/2009 10:20 p.m.
Teilen: