Benachrichtigungen
Alles löschen

Sofra e Syfirit

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
227 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5730]

Atë natë Aburrahmani nuk vuri gjumë në sy deri në syfyr. Shumë mendime, shumë trazime iu sollën në kokë.
Ashtu duke qëndruar, afër koftorit i cili bubullonte nga zjarri fort i ndezur, papritmas iu kujtua t'i dërgojë një falënderim Zotit për të gjitha të mirat që ia kishte dhënë.
Pas kësaj lutje Abdurrahmani duke thënë besmelen, tentoi të flejë. Por, iu kujtua lutja që sapo e kish përfunduar..Ty të falënderoj për të gjitha të mirat që mi ke dhuruar.
Kjo frazë e fundit i përsëritej.- Eh Zot, sa shumë të mira që mi ke dhënë e që dikush nuk i ka. Menjëhere filloi ti fiksohet në kokë fjala e fundit që dikush nuk i ka!
Ashtu qëndroi deri në cingërrimën e sahatit të kurdisur për syfyr. U zgjua, u vesh dhe derisa po bëhej gati për të ngrënë syfyr, i puthi dy çupat e tij të vogla që ishin duke fjetur ëmbël. Por, prapëseprapë nga koka e tij ende nuk ishte larguar brenga për njerëzit që agjërojnë pa syfyr për shkak se nuk kanë me çka ta gëzojnë syfyrin.
U ngrit nga sofra, piu pak ujë dhe veshi rrobet e trasha për të dalë jashtë. Gruaja menjëherë doli pas tij dhe e pyeti: - Ku po shkon?!
- Do të kthehem menjëherë. Abdurrahmani tashmë ishte nisur drejt një vendi të caktuar. Ai ishte nisur te dyqani më i afërt, ndërsa dyqanet gjatë Ramazanit punonin deri në përfundim të syfyrit. Ishte nisur me një qëllim të vetëm. Kishte vendosur që ti blente syfyrin dikujt.

Pasiqë bleu gjërat e duhura, Abdurrahmani në atë natë të ftohtë me borë ishte nisur drejt një shtëpie gati të rrëzuar, e cila gjendej në skaj të qytetit.
Pullazi i shtëpisë i shtrembëruar, ndërsa nga lagështia shiheshin tullat e kuqërremta pasi që i kishte rënë pjesa e lyer e mureve nga jashtë. Trokiti në derën kryesore, e cila me të hyrë të çonte në një oborr të vogël. Nga plasat e derës vërejti se në shtëpi nuk ishte e ndezur asnjë dritë. Por, pas një kohë të shkurtë dëgjohet një zë i çirrur i një plaku:
- Kush është?
- A je këtu o xha Brahim?
- Po, po bujrum, urdhëroni- u përgjigj xha Brahimi, një i moshuar që i kishte arritur të tetëdhejtat, vite këto që vëreheshin në ballin e tij plot rrudha dhe mjekrrën e bardhë. Me të parë se kush po e thërret, xha Brahimi lëshoi zë:
- Oooo Abdurrahman, ti je a?!! ? Eja, eja me shpejt se mërdhimë.
Abdurrahmani hyri Brenda në shtëpinë e tij, e cila ishte e vogël por e kishte pronarin me zemër të madhe.
- Xha Brahim, po pse dritat i ke të fikura, a nuk është koha e syfyrit?-pyeti Abdurrahmani.
Xha Brahimi lëshoi një ofshamë të shkurtër dhe pastaj heshti. - Ah, Abdurrahman, me ta thënë të drejtën, isha duke fjetur e as që kisha ndërmend të zgjohem.
- Pse?-pyeti Abdurrahmani. - Po, si të them?..pasoi heshtja?.- nuk kisha se me çka të bëj syfyr u përgjigj xha Brahimi.
Abdurrahmani ndjeu një barrë shumë të rëndë në shpirtin e tij pas këtyre fjalëve, dhe shkurt u thellua në mendime:?. Unë sa syfyre i kam ngrënë me begati ndërsa ky plaku i
shkretë ku ta dij se sa ditë I ka agjëruar pa syfyr?-I thoshte vetes. Nga sytë e tij filluan ti dalin lotët dhe me zë të mekur i shtriu duart përplot me të mirat që i kishte blerë.
Kur e pa xha Brahimi se çfar kishte bërë Abdurrahmani tha:- Allahu nuk e humb këtë popull derisa ka njerëz si ti.
Abdurrahmani bashkë me xha Brahimin hëngrën syfyr dhe pas një ore u kthye në shtëpi. Të nesërmen pasiqë kishte përfunduar punën pak më herët për shkak të namazit të xhumasë,
me të arritur afër xhamisë takoi Islamin dhe merr vesh se xha Brahimi, plaku me të cilin kishte ngrënë syfyrin , kishte vdekur po atë mëngjes.
Abdurrahmani me dy ndjenja ia fail namazin e xhenazes; ndjenja e parë e dhimbjes për xha Brahimin, ndërsa ndjenja e dytë, ndjenja e kënaqësisë shpirtërore se arriti
që ti bëjë një të mirë xha Brahimit, duke mos e ditur askush përveç Allahut.

-


 
Veröffentlicht : 14/07/2011 3:11 p.m.
Teilen: