Benachrichtigungen
Alles löschen

Allahu eshte Fales i Madh

13 Beiträge
5 Benutzer
0 Reactions
749 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5729]

Allahu eshte Falesi me i Madh

Transmetohet se ne ditet kur Musai alejhi selam endej me Beni Izraelet ne shkretetire, nje thatesire e madhe kaploi. Se bashku, ata i ngriten duart drejt qiellit duke u lutur per shi. Por per çudi te Musait as. dhe te atyre aty, pak re te shperndara ne qiell u zhduken krejt, nxehtesia u leshua edhe me mbi ta dhe thatesira po ashtu.

Iu shpall Musair as. se ne mes tyre gjendej nje njeri qe nuk i bindej Allahut subhanehu ue teala per me shume se 40 vjet. "Thuaj qe te largohet vete ai nga bashkesia juaj", i tha Allahu svt. Musait, "dhe vetem atehere Une do te derdh shiun mbi ju."

Keshtu Musai as. thirri njerezit dhe u tha: "Nje njeri mes nesh nuk i eshte bindur Allahut per 40 vjet. Vetem pasi ai te dali vete dhe te largohet nga turma, Allahu do te na leshoje shiun." Burri priti duke pare majtas e djathtas me shprese se po del dikush tjeter te thote qe ai eshte, por askush nuk po dilte. Djerse filluan t'i dalin dhe ai e dinte se behej fjale per te.

Burri filloi te mendoje se nese nuk tregonte gjithe njerezit do te vdisnin nga etja, por nese dilte para turmes do te turperohej pergjithmone.

Ashtu ne heshtje i ngre duart me nje sinqeritet te madh qe nuk e kishte ndier me pare dhe me lotet qe i ridhnin ne faqe tha: "O Allah me meshiro! O Allah m'i mbulo mekatet! O Allah, me fal!"

E ndersa Musa as. dhe njerezit e tjere po prisnin qe nje njeri te dale para turmes si mekatari, rete u mblodhen ne qiell dhe shiu filloi te bjere mbi ta. Musai as. e pyeti Allahun svt. "O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mekatari nuk e tregoi se kush eshte." Allahu svt. iu pergjigj: "O Musa, eshte per shkak te pendimit te atij njeriu qe une bekova gjithe Beni Izraelet me uje."

Musai as. duke dashur te dije se kush eshte ky njeri i bekuar pyet: "Ma trego se kush eshte ky njeri O Allah!" Allahu svt. pergjigjet: "O Musa, Une ia fsheha gjynahet ketij njeriu per 40 vjet, a mendon se do t'ia nxjerr pasi ai u pendua..?

Veröffentlicht : 14/07/2011 3:07 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 
mashAllah Lea Allahu te shperbleft

Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

Veröffentlicht : 14/07/2011 3:34 p.m.
(@fotomodele)
Beiträge: 242
Reputable Member
 
Lea kjo shkres shume e mire,por pasi e lexova me shtyri ti bej keto pyetje ne vijim:
Pse Allahu na fal gabimet e secilit nga ne, nese ne kerkojm nga ai te na fal??
Kur ne te kerkojme nga njeriu te na fal ndoj gabim qe ia kemi ber ai mendohet ,apo edhe nuk na fal??
Shume keto gjera me ben te mendoj pse Allahu mundet te na fal gabimet edhe me te renda,e njeriu si njeri nuk eshte ne gjendje te na fal nji gabim??
Mundet te me spjegoj dikush pse e bem kete??
Apo ndjehemi se jemi dikush ?
A po nga Krenaria njeriu nuk fal Gabimet??
Nese njeri nga ju me kishte pergjigj ne kete shenim kishte ber mire....
Mirembetshit

Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..

Veröffentlicht : 04/11/2011 3:49 p.m.
(@princi)
Beiträge: 934
Prominent Member
 
SOT PER BAJRAM DU ME JA NISE ME TE MIRA DHE DO TE PERGJEGJEN NE PYTJET TUAJA ME MUNDESIT E MIA...

SEPSE VETEM ALLAHU ESHTE PERFEKT...
POR EDHE ALLAHU NUK NA I FALE TE GJITHA GABIMET SE DO TE DUHEJ ME JA NGJIT DRYNIN GJEHNEMIT...
ALLAHU PRA FALE DISA NGA GABIMET POR JO TE GJITHA EDHE NJERZIT FALIN DISA NGA GABIMET POR JO TE GJITHA...
ALLAHU NUK FALE NESE DO TE KESHE DESHMITARE NGA ATA NJEREZ QE NUK TE FALEN...

PO JA BASHKANGJES EDHE NJE SHKRESE TE DIKUJNA TJETER KU MA MERR MENDJA SE KE EDHE PERGJEGJEN QE KERKON...

Re: Vazhdoni edhe ju te tjert me Keshilla ketu
nga ALTIOLA » E Enjte 1. Shtator 2011, 11:30

‎“Nuk është ndonjë mëkat i juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht...

Te jesh Musliman i Devotshem! Nuk je i mbrapambetur, por shume ***PERPARIMTAR***

Veröffentlicht : 06/11/2011 5:24 a.m.
(@fotomodele)
Beiträge: 242
Reputable Member
 
Flm Princi per pergjigjjjen qe ke ber,edi se perveq Allahut askush nuk eshte perfekt ..
Por edhe ne Kuran eshte deri aty ku kam mbrri te lexoj se ne cdo gabim qe ne bejme duhet te kerkojm te na falet nga Allahu i do e pranoj faljen tone,por se a do e pranoje aty askush nuk mundet te dij,por tek njeriu i kerkon falje per nji gabim me te voglin ka njerez se nuk ta falin ,edhe pse ndoshta qelimisht se kane ber,po e them ne pergjithesi nuk po ceki person ....

Edhe aty shenim qe ke cituar eshte i shenuar nga une ..!!

Se normal gabimet qe i ben qellimisht dikush, as une nuk kisha mundur te ia fali askujt ..!!

Por sado pak qe ke dhane kontribut e ke gjet kohe te pergjigjesh ne pyetje te Falenderoj....

Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..

Veröffentlicht : 06/11/2011 1:21 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 
Lea kjo shkres shume e mire,por pasi e lexova me shtyri ti bej keto pyetje ne vijim:
Pse Allahu na fal gabimet e secilit nga ne, nese ne kerkojm nga ai te na fal??
Kur ne te kerkojme nga njeriu te na fal ndoj gabim qe ia kemi ber ai mendohet ,apo edhe nuk na fal??
Shume keto gjera me ben te mendoj pse Allahu mundet te na fal gabimet edhe me te renda,e njeriu si njeri nuk eshte ne gjendje te na fal nji gabim??
Mundet te me spjegoj dikush pse e bem kete??
Apo ndjehemi se jemi dikush ?
A po nga Krenaria njeriu nuk fal Gabimet??
Nese njeri nga ju me kishte pergjigj ne kete shenim kishte ber mire....
Mirembetshit

Allahu eshte i gjithemeshirshem,meshireberes,meshirplot ,prandaj dhe fal shume,fal gjynahet dhe po te jene te medha sa shkuma e detit Ai i fal,Ai eshte fales i madh,me Ate askush nuk mund krahasohet por nga robi i Zotit pendimi i sinqert kerkohet.
Asnjehere mos thuani kam bere gjynah te madh dhe Allahu nuk ma fal,sepse prap meshira e Allahut eshte me e madhe se cdo gynah qe ti e bene,por nga ne kerkohet vazhdimisht qe te pendohemi sinqerisht dhe kur pendohemi sinqertisht atehere me as mekatet nuk i perserisim,sespe nese e perseritemi mekatin atehere do te thot se neve nuk kemi qene te sinqert ne pendim.Nuk ka kuptim qe cdo here te biejm ne te njeten grope,keshtu eshte kur pendohemi dhe e perserisim mekatin.Allahu e do robin e vet me shume se sa nena qe e do femijen e vet.
Te gjithe jemi mekatar por me i miri eshte ai qe pendohet
Nder porosit e Allahut per roberit e Tij eshte edhe ajo qe te jemi fales,por cka te bejm qe nuk jemi te till ndoshta na mungon imani ne zemrat tona,dhe kete iman e mund urrejtja,sepse po te kishim iman te plot ne zemra tona atehere do te ishim edhe fales,sepse Allahu e do robin qe fal per hire te Allahut.
Tregohet se Pejgamberi a.s. ka then per nje njeri se eshte prej banorve te xhenetit,dhe kur e ka degjuar nje djalë per kete ,ai djali ka shkaur dhe e ka percjelluar ate njeri ka do qe ka shkuar,dhe nga tavani e ka perciell per mes nje vrime edhe ne dhome kur eshte hyre cfare po bene,keshtu e ka perciell per disa muaj dhe ai djali uk ka mundur me vrejt dicka qe po bene per dallim nga njerzit e tjere dhe nje dite vendos dhe e pyete, i thote per ty me ka then pejgamberi qe ke me qene prej banorve te xhenetit dhe une jam ka te percielli qe disa muaj por nuk po vreje ndoj veper qe po e ben per dallim nga te tjeret,dhe jam kureshtar ta dij cka po bene ti qe Pjegamberi tha se je prej banorve te xhenetit,dhe ai i pergjigjet vAllahu vetem nje mundet me qene qe me dallon nga te tjeret dhe me ben te jam prej banorve te xhenetit dhe kjo eshte se une cdo nate kur bij me fjet them: O Allah per hire tenden une po ua bej hallall po ua fali te gjithve atyre qe me kan hyre ne hak.
Prandaj edhe neve duhet te jemi fales ,sepse shperblimi per ate qe falim eshte shume i madhe.

ju pershendes dhe ju kerkoj te me beni hallall,dhe nga Zoti kerkoj qe te me fal nese kam gabuar dicka ,dhe elhamdulilah per aty ku ia kam qelluar ,ALLHU E DIN ME SE MIRI.

Veröffentlicht : 06/11/2011 3:43 p.m.
(@princi)
Beiträge: 934
Prominent Member
 
Flm Princi per pergjigjjjen qe ke ber,edi se perveq Allahut askush nuk eshte perfekt ..
Por edhe ne Kuran eshte deri aty ku kam mbrri te lexoj se ne cdo gabim qe ne bejme duhet te kerkojm te na falet nga Allahu i do e pranoj faljen tone,por se a do e pranoje aty askush nuk mundet te dij,por tek njeriu i kerkon falje per nji gabim me te voglin ka njerez se nuk ta falin ,edhe pse ndoshta qelimisht se kane ber,po e them ne pergjithesi nuk po ceki person ....

Edhe aty shenim qe ke cituar eshte i shenuar nga une ..!!

Se normal gabimet qe i ben qellimisht dikush, as une nuk kisha mundur te ia fali askujt ..!!

Por sado pak qe ke dhane kontribut e ke gjet kohe te pergjigjesh ne pyetje te Falenderoj....

KONTRIBUTI NUK DIHET SE A ESHTE I VOGEL APO I MADHE...POASHTU NUK DIHET AS GABIMI SE A ESHTE I VOGEL APO I MADHE...
NJE GABIM QE NA DUKET NEVE I VOGEL ATIJ TE DEMTUARIT NDOSHTA I DUKET I MADHE...
ZEM-ZEM KA TE DREJTE SE ALLAHU FALE SHUME POR PO JA SHTOJ EDHE FJALINE E MBRAME QE TE KUPOTJEM ME MIRE SE PER ME NA E FALE ALLAHU GABIMIN QE KEMI BER DUHET ME NA E FALE EDHE I DEMTUARI...

ju pershendes dhe ju kerkoj te me beni hallall,dhe nga Zoti kerkoj qe te me fal nese kam gabuar dicka ,dhe elhamdulilah per aty ku ia kam qelluar ,ALLHU E DIN ME SE MIRI.

ME KERKUAR HALLALLIN NGA TJETRI ESHTE SHUME ME RENDESI SEPSE NE DITEN E GJYKIMIT DO TE BEHEN DESHMITAR ATA TE DEMTUARIT...

SHYQYR QE NUK ISLAMI SI DISA FE TJERA QE BEN GJYNAHE SA TE DUASH SHKON TE PRIFTI DHE PENDOHESH E AI NE EMER TE ZOTIT TI FALE GABIMET...KESHTU QE PASTAJ I NJEJTI VAZHDON ME GABIME SE E DINE QE SHKON TE PRIFTI E AI PERSERI JA FALE NE EMER ZOTIT...
VETEM ZOTI VEHT MUNDET ME I FALE GJYNAHET DHE ASKUSH TJETER NE EMRIN E TIJ...
ZOTI NUK I DO ATA QE BEJEN SHIRK ( QE MERREN ME TE PAVERTETA, ME THASH E THANME, QE NXITIN URREJTJE NE MES TJEREVE)
TUNG ;-)

Te jesh Musliman i Devotshem! Nuk je i mbrapambetur, por shume ***PERPARIMTAR***

Veröffentlicht : 06/11/2011 5:57 p.m.
(@fotomodele)
Beiträge: 242
Reputable Member
 
nga zem-zem » E Djelë 6. Nëntor 2011, 15:43

ju pershendes dhe ju kerkoj te me beni hallall,dhe nga Zoti kerkoj qe te me fal nese kam gabuar dicka ,dhe elhamdulilah per aty ku ia kam qelluar ,ALLHU E DIN ME SE MIRI

Zem Zem te Falemderoj nga Zemra per pergjigjjen,dhe nga ana ime Hallall te qoft,qe je munduar te me pergjigjjesh sa do pak....

Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..

Veröffentlicht : 06/11/2011 7:35 p.m.
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
 
Meshironi ata qe jane ne toke t'ju meshiroj Ai qe eshte ne qiell

Por si arrihet valle pendimi i sinqerte Ai arrihet ne saje te ketyre kushteve vijuese

1. Çrrenjosja nga mekati per te cilin tashme ke vendosur te pendohesh me plot sinqeritet pendim te cilin e ben vetem per hir te Allahut
2. Moskthimi kurre me ne mekatin nga i cili je penduar (1)
3. Te ndiesh keqardhje per mekatin e bere ne te kaluaren

Pendimi, perpos tri kushteve te lartpermendura posedon edhe nje kusht, i cili ka te beje me ndonje te drejte (hak) te njerezve atehere duhet patjeter t’ia ktheje atij te drejten e vet apo trasheguesve te tij
Thote Allahu
O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, sepse vërtet All-llahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që fal shumë dhe është mëshirues”! (Zummer, 53).

Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

Veröffentlicht : 06/11/2011 10:49 p.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 
ME KERKUAR HALLALLIN NGA TJETRI ESHTE SHUME ME RENDESI SEPSE NE DITEN E GJYKIMIT DO TE BEHEN DESHMITAR ATA TE DEMTUARIT...

SHYQYR QE NUK ISLAMI SI DISA FE TJERA QE BEN GJYNAHE SA TE DUASH SHKON TE PRIFTI DHE PENDOHESH E AI NE EMER TE ZOTIT TI FALE GABIMET...KESHTU QE PASTAJ I NJEJTI VAZHDON ME GABIME SE E DINE QE SHKON TE PRIFTI E AI PERSERI JA FALE NE EMER ZOTIT...
VETEM ZOTI VEHT MUNDET ME I FALE GJYNAHET DHE ASKUSH TJETER NE EMRIN E TIJ...
ZOTI NUK I DO ATA QE BEJEN SHIRK ( QE MERREN ME TE PAVERTETA, ME THASH E THANME, QE NXITIN URREJTJE NE MES TJEREVE)
TUNG ;-)

Faleminderit per kete qe i keni shtuar,
Duhet me kerkuar hallallin nga i demtuari,dhe me bere qmos qe ai te na bej hallall,sepse nese nuk na e bene hallall kjo do na kushtoj ne ditene gjykimit,dhe denimi eshte i rend ne ahiret.
Per ta kuptuar me mire rendesin e hallallit nga njerzit une e kam postuar nje tregim ketu:"Molla e vjedhur dhe djaloshi i devotshem" http://www.zemra.de/forum/topic?f=85&t=8254

ma ben hallall vella dhe njeherit te falenderoj per permisim.

Veröffentlicht : 07/11/2011 10:31 a.m.
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
 
nga zem-zem » E Djelë 6. Nëntor 2011, 15:43

ju pershendes dhe ju kerkoj te me beni hallall,dhe nga Zoti kerkoj qe te me fal nese kam gabuar dicka ,dhe elhamdulilah per aty ku ia kam qelluar ,ALLHU E DIN ME SE MIRI

Zem Zem te Falemderoj nga Zemra per pergjigjjen,dhe nga ana ime Hallall te qoft,qe je munduar te me pergjigjjesh sa do pak....

faleminderit shume per hallallin dhe per kohen qe keni ndare per te lexuar.
Ne vertete se nuk jemi fales ashtu sic kerkohet te jemi,por dhe nga ana tjeter nuk jemi as kembngules ne kerkim falje sa duhet,dhe per kete te kisha sygjeruar ta lexosh tregimin; "Molla e vjedhur dhe djaloshi i devotshem" nese nuk e ke lexuar, lexoje mos perto eshte i gjate por ia vlen. http://www.zemra.de/forum/topic?f=85&t=8254

Per te mira u lexofshim mike e nderuar ,paça dhe meshira e Allahut qofshin mbi ju.

Veröffentlicht : 07/11/2011 10:38 a.m.
(@princi)
Beiträge: 934
Prominent Member
 
ME KERKUAR HALLALLIN NGA TJETRI ESHTE SHUME ME RENDESI SEPSE NE DITEN E GJYKIMIT DO TE BEHEN DESHMITAR ATA TE DEMTUARIT...

SHYQYR QE NUK ISLAMI SI DISA FE TJERA QE BEN GJYNAHE SA TE DUASH SHKON TE PRIFTI DHE PENDOHESH E AI NE EMER TE ZOTIT TI FALE GABIMET...KESHTU QE PASTAJ I NJEJTI VAZHDON ME GABIME SE E DINE QE SHKON TE PRIFTI E AI PERSERI JA FALE NE EMER ZOTIT...
VETEM ZOTI VEHT MUNDET ME I FALE GJYNAHET DHE ASKUSH TJETER NE EMRIN E TIJ...
ZOTI NUK I DO ATA QE BEJEN SHIRK ( QE MERREN ME TE PAVERTETA, ME THASH E THANME, QE NXITIN URREJTJE NE MES TJEREVE)
TUNG ;-)

Faleminderit per kete qe i keni shtuar,
Duhet me kerkuar hallallin nga i demtuari,dhe me bere qmos qe ai te na bej hallall,sepse nese nuk na e bene hallall kjo do na kushtoj ne ditene gjykimit,dhe denimi eshte i rend ne ahiret.
Per ta kuptuar me mire rendesin e hallallit nga njerzit une e kam postuar nje tregim ketu:"Molla e vjedhur dhe djaloshi i devotshem" http://www.zemra.de/forum/topic?f=85&t=8254

ma ben hallall vella dhe njeherit te falenderoj per permisim.

SELAM ALEJKUM E HALLA TE QOFTE...
NUK ISHTE PERMIRSIM POR VETEM NJE SHTESE E VOGEL...SEPSE PER TE PERMIRSUAR TY ESHTE VESHTIR, KAME LEXUAR SHUME SHKRESA TUAT DHE KAME PAR SE E NJEF ISLAMIN MIRE...MASHALLAH
SHTESEN E BERA VETEM QE TE KUPTOJNE LEXUESIT SE ZOTI FALE SHUME POR PA HALLALLIN E TE DEMTUARIT NUK FALE AS ZOTI...DHE QE TA DINE SE VETEM NJE KERKIM FALJE NUK MJAFTON GJITHNJE...
E PASKE SPJEGUAR SHUME MIRE NE VAZHDIM SE DUHET ME BER SHUME VETEM E VETEM TA MARRESH HALLALLIN...
TUNG ;-)

Te jesh Musliman i Devotshem! Nuk je i mbrapambetur, por shume ***PERPARIMTAR***

Veröffentlicht : 07/11/2011 5:14 p.m.
(@fotomodele)
Beiträge: 242
Reputable Member
 
Kete shkres sot lexova dhe desha ta postoj ketu te ndaj me ju ,eshte pak e gjate por ia vlen me lexu:

Përse lutet njeriu dhe nuk ka përgjigje??
Nga dijetari bashkohor: Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) -Muhamed el Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) eshte pyetur: Përse lutet njeriu dhe (prapë) s’ka përgjigje? E
Allahu i Lartësuar thotë
“Më lutni Mua, Unë ju përgjigjem…” (El-Gafir-60).
Ai u përgjigj me këto fjalë: Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e
botëve. Salatet dhe selami janë për të Dërguarin tonë, Muhamedin, për familjen dhe mbarë
shokët e tij. E lus Allahun e Lartësuar që të më dhurojë mua dhe vëllezërve të mi myslimanë
sukses në pasimin e së vërtetës, si në besim, ashtu edhe në fjalë dhe vepër. Allahu i Lartësuar
thotë:
“Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem. E, ata që nga
mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në
Xhehenem” (El-Gafir-60).
Pyetësi thotë se ai e ka lutur Allahun e Lartësuar dhe Ai nuk iu ka përgjigjur. Dhe ky realitet po
i duket i paqartë, sepse në vargun fisnik të Kuranit Allahu ka premtuar se, kush i lutet Atij, Ai
do t’i përgjigjet, dhe Allahu i Patëmeta nuk e shkelë premtimin. Përgjigjja në këtë pyetje është se
për pranimin e lutjes ka kushte, të cilat doemos duhet të plotësohen, e ato janë:
• Sinqeriteti ndaj Allahut; që njeriu të jetë i sinqertë në lutjen e tij, t’i drejtohet Allahut me
një zemër të vëmendshme e të vërtetë në atë lutje, duke qenë i bindur se Ai është i
Fuqishëm t’i përgjigjet lutjes dhe duke shpresuar për përgjigjen e Allahut.
• Gjatë lutjes të ndjejë se ai ka shumë nevojë, bile nevojë të domosdoshme për Allahun,
dhe (gjithashtu të ndjejë) se vetëm Allahu është Ai i Cili i përgjigjet thirrjes së nevojtarit
(të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen. Kurse, kur ai i lutet Allahut me
ndjesinë e pavarësisë nga Ai dhe (me ndjesinë) se nuk ka nevojë të domosdoshme për Të
dhe lutet vetëm pse i është bërë adet një gjë tillë, kjo lutje nuk meriton përgjigjen
(pranimin).
• Të largohet nga ushqimi haram, sepse ngrënia e tij është pengesë mes (lutjes së) njeriut
dhe pranimit, siç është saktësuar në Sahihun e Muslimit nga Profeti (sal-laAll-lahu alejhi
ue sel-lem) se ka thënë:
“Vërtet, Allahu është i Mirë (i Pastër) dhe nuk pranon veçse të mirën. Dhe
Allahu i ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar të Dërguarit. Allahu
ka thënë: “O besimtarë, hani nga të mirat (të lejuarat) që ju kemi dhënë dhe
falënderojeni Allahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni “(El-Bekareh 172). Dhe
ka thënë:
“O ju të Dërguar, hani atë që është e lejuar dhe e mirë dhe bëni vepra të mira se
Unë e di atë që ju veproni” (El-M’uminun-51).
Pastaj përmendi një njeri flokëshprishur e i pluhurosur, të cilit i zgjatet
udhëtimi dhe i zgjat duart drejt qiellit duke thënë: “O Zoti im, o Zoti im!”,
ndërkohë që ushqimi i tij është haram, pirja e tij është haram, rrobat e tija janë
haram dhe është ushqyer me haram”. Tha (më pastaj) Profeti (sal-laAll-lahu alejhi
ue sel-lem):
“E, si ka mundësi t’i pranohet (lutja e tij)?!”
Profeti (sal-lAll-lahu alejhi ue sel-lem) e sheh si të largët pranimin e lutjes (nga Allahu) prej këtij
njeriu, i cili i ka realizuar shkaqet e jashtme (dukshme), përmes së cilave arrihet pranimi, e ato
janë:
• I ka ngritur duart drejt qiellit, d.m.th., drejt Allahut të Lartësuar, sepse Ai është
mbi qiell dhe mbi Arsh. Ngritja e duarve drejt Allahut është prej shkaqeve te
pranimit të lutjes, siç ka ardhur në hadithin të cilin e transmeton imam Ahmedi
në Musned:
“Vërtet, Allahu është i Turpshëm dhe Fisnik. Turpërohet nga robi i Tij, kur ai i
ngre duart drejt Tij, t’ia kthejë pa asgjë”.
• Ky njeri e ka lutur Allahun me Emrin (e Tij) “Zot”, “O Zot im, o Zot im”. Kështu,
afrimi tek Allahu përmes këtij Emri është prej shkaqeve të pranimit të lutjes,
sepse Zoti është Krijuesi, Poseduesi, Sistemuesi (Rregulluesi) i të gjitha çështjeve,
dhe në Dorën e Tij janë çelësat e qiejve dhe Tokës, dhe për këtë arsye e sheh se
shumica e lutjeve në Kuran fillojnë me këtë Emër.
“Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte) : Të besoni
Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i fal mëkatet tona, na i shlyej të ligat tona
dhe bëna të vdesim me të mirët! O Zoti Ynë! Na e jep shpërblimin që na ke
premtuar nëpërmjet të Dërguarve Tu dhe mos na poshtëro në Ditën e
Kiametit! Se Ti, me të vërtetë, nuk e shkel premtimin e dhënë! Dhe Zoti iu
përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë
vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim)…” (Al-Imran-
193-195).
• Ky njeri ishte udhëtar dhe udhëtimi përgjithësisht është prej shkaqeve të
pranimit të lutjes, sepse njeriu gjatë udhëtimit ndjenë nevojë për Allahun dhe
(ndjenë) domosdoshmëri për Të më shumë se kur është afër familjes së tij.
Ndërsa “flokëshprishur e i pluhurosur” dmth si ai që nuk kujdeset për vete dhe
gjëja më e rëndësishme për të është kthimi tek Allahu dhe lutja drejtuar Atij,
pavarësisht gjendjes në të cilën është: flokëshprishur, i pluhurosur apo në gjendje
mirëqenieje. Flokët e shprishura dhe pluhurosja kanë ndikim në pranimin e
lutjes, siç ka ardhur në hadithin i cili transmetohet nga Profeti (sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem):
“Allahu zbret në qiellin e dynjasë në pasditen e Arafatit dhe mburret para
engjëjve me të pranishmit aty (në Arafat) e thotë: “Më kanë ardhur
flokëshprishur, të pluhurosur dhe të pambrojtur nga nxehtësia e Diellit, (kanë
ardhur) prej të gjitha viseve të largëta”.
Të gjitha këto shkaqe për pranimin e lutjes nuk i kanë bërë asgjë dobi, për arsye se ushqimi i tij
ishte haram, rrobat e tij ishin haram dhe ishte ushqyer me haram. Tha Profeti (sal-lAll-llahu
alejhi ue sel-lem):
“E si ka mundësi t’i pranohet (lutja e tij)?!”
Kështu, nëse nuk plotësohen këto kushte për pranimin e lutjes, atëherë përgjigja është e largët.
E, nëse plotësohen, por prapë Allahu nuk i përgjigjet lutësit, atëherë kjo është për shkak të
ndonjë urtësie të cilën e di Allahu, por nuk e di lutësi. Ka mundësi që ju të doni ndonjë gjë
ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Gjithashtu, kur të plotësohen këto kushte dhe Allahu
nuk përgjigjet, atëherë Ai ose ia largon (lutësit) ndonjë të keqe më të madhe, apo ia ruan (lutjen)
deri në Ditën e Kiametit e pastaj e shpërblen shumëfish. Sepse ky lutës, i cili është lutur sipas të
gjitha kushteve dhe nuk i është përgjigjur e, gjithashtu, nuk iu ka larguar ndonjë e keqe më e
madhe, ka mundësi që i ka plotësuar kushtet dhe (prapë) është privuar nga përgjigjja, për shkak
të ndonjë urtësie, dhe kështu i jepet shpërblimi dyfish. Njëherë për shkak të lutjes së tij dhe
herën e dytë për fatkeqësinë e mos-përgjigjes; kështu i ruhet tek Allahu i Lartësuar ajo që është
më e madhe dhe më e plotë.
Gjithashtu, është e rëndësishme që njeriu të mos e sheh si të ngadaltë çështjen e pranimit të
lutjes, sepse kjo, gjithashtu, është prej shkaqeve që e pengojnë pranimin, siç ka ardhur në hadith
nga Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem):
“I përgjigjet ndonjërit prej jush përderisa nuk ngutet” Thanë: “E si ngutet, o i Dërguar
i Allahut?” Tha: “Thotë: “Jam lutur, jam lutur dhe jam lutur, por nuk më është
përgjigjur”.
Kështu, njeriu nuk duhet ta shohë si të ngadaltë çështjen e pranimit e të ndiejë mërzi (lodhje)
ndaj lutjes dhe pastaj ta braktis atë. Përkundrazi, duhet të këmbëngulë në lutje, sepse çdo lutje
me të cilën e lut Allahun, është adhurim i cili të afron te Allahu dhe ta shton shpërblimin. Vëllai
im mysliman, duhet ta lusësh (pandërprerë) Allahun për të gjitha çështjet e tua, qofshin ato të
përgjithshme apo të veçanta, të vështira apo të lehta. E, sikur mos të ishte lutja gjë tjetër përveç
adhurimit ndaj Allahut të Lartësuar, njeriu do të duhej të kujdesej për të. Allahu është Ai, i Cili
jep suksesin..

Jam e Tmerrshme si Cunami ,kur te Godas shperthen Vullkani..

Veröffentlicht : 12/11/2011 11:42 p.m.
Teilen: