Benachrichtigungen
Alles löschen

Përkëdhelja kokën Jetimit..

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
239 Ansichten
(@zem-zem)
Beiträge: 325
Honorable Member
Themenstarter
 
[#5851]

Në prag të festës së Bajramit nxënësit e klasës së parë flisnin njëri me tjetrit për shkuarjen tyre për në namaz të Bajramit me prindërit e tyre. 7 vjeçar i mbetur jetim, thellohet në mendime se si do të shkoj ky në faljen e namazit dhe këtë breng po i thotë nënës tij. Nëna pikëllohet nga një brengë e tillë por që t’ia zbusë dhimbjen po hulumton kush nga fqinjët e tyre do ta merrte këtë jetim për në faljen e namazit të Bajramit. Pasi kishte gjetur se me këndë do të shkonte, fëmija kërcen nga gëzimi dhe nuk fle aspak nga gëzimi i madh që nesër do të shkoj edhe ai në xhami.
Kur po shkojnë në xhami secili nga shokët e tij afër prindërve të vet. Falet namazi i Bajramit dhe Imami po uron të gjithë besimtarët prezent për fillimin e Festës së Bajramit. Secili nga të pranishmit fillon të uron njeri tjetrin, gjersa shokët e tij po uronin prindërit e tyre, jetimi ngelet duke i shikuar i vetëm në mes të xhamisë. Tani ka një alternativë, por shkon ta konsultoj imamin në mesin e asaj turme dhe po i thotë:
A bënë të pyes diç ?!!
A e dinë baba im që sot jam në xhami ?!
A e më dëgjon baba im me i thënë Me fat Bajrami ?! :lotet: :lotet:


 
Veröffentlicht : 17/09/2011 12:22 p.m.
Teilen: