
Tregohet se në shekullin e parë sipas Hixhretit, ishte një djalosh i devotshëm i cili ishte kërkues i diturisë por që ishte shumë i varfër. Një ditë prej ditëve i shtrënguar nga uria, sepse nuk kishte çka të hante, kishte dalë nga shtëpia dhe duke ecur përfundon para një kopshti i cili ishte për plotë me pemë të mollëve. Duke kaluar pran kopshtit, ashtu i uritur, vërejti se një degë e një peme molle kishte dalë mbi rrugë, e ky i uritur filloi të flas me veten e tij. Jam shumë i uritur, e kjo mollë frytet e saja i ka nxjerrë jashtë kopshtit, andaj ka mundësi të marrë një kokë mollë dhe askush të mos e shohë, dhe në anën tjetër nuk pakësohet kopshti për një mollë që e marrë unë, mendonte ai vetë me vete.
E këputi një mollë, u ulë pran kopshtit dhe e hëngri, e pastaj pasi i kishte kaluar uria ekstreme u kthye në shtëpi. Mirëpo, me t’u kthyer në shtëpi, filloi ta shqetësonte ndërgjegjja e tij, duke thënë, si e mora atë mollë unë pa pyetur askëd, ajo është pasuri e dikujt tjetër, nuk ishte i lejuar një veprim i tillë për mua?! Po pra, kështu reagon ndërgjegjja e besimtarit të ndershëm. Menjëherë u ngritë dhe doli nga shtëpia për të kërkuar pronarin e kopshtit për të marrë hallallëk nga ai për mollën që e kishte ngrënë pa pyetur. Pasi e gjeti pronarin shkoi te shtëpia e tij, trokiti në derë dhe doli pronari. Pasi e përshëndeti me selam, iu drejtua duke i thënë: O Xhaxhi, unë isha tepër i uritur, dhe duke kaluar pran kopshtit tuaj mora një kokë mollë dhe e hëngra pa lejen tuaj, andaj kam ardhur të të kërkojë falje dhe të ma bësh hallall!
Pronari i Kopshtit: Nuk ta bëjë halla, bile unë do të jem armiku i juaj në Ditën e Gjykimit para Allahut dhe do të kërkoj dëmshpërblim!
Djaloshi, u mundua ta bindë por kot, andaj filloi të qajë para derës së tij dhe njëkohësisht duke iu lutur që t’ia falë gabimin dhe i tha: Çka të duash bënë me mua, vetëm ma falë gabimin. Mirëpo pronari i kopshtit ishte këmbëngulës në qëndrimin e tij, andaj u largua, duke e lënë vetë para dere djaloshin.
Kur më vonë, pronari i kopshti kishte dalë për të shkuar në xhami për ta falur namazin e Iqindisë, kur pa se djaloshi akoma qëndronte para derës së tij duke qarë. Kur djaloshi e pa se sërish doli pronari iu drejtua duke i thënë:
- O Xhaxhi, unë jam i gatshëm të punoj në kopshtin tënd si bujk pa pagesë tërë jetën time, apo çfarë të duash tjetër, vetëm më fal , vetëm ma bënë hallall.
Kjo fjalë i preku thellë ndjenjat e pronarit, pasi u mendua pak, i tha:
- O djalosh, do të falë , por me një kusht.
Djaloshi u gëzua aq shumë dhe i tha: Kushtëzo çka të duash vetëm ma falë gabimin.
Pronari: Kushti im për ta falë gabimin është, që ta martosh bijën time!
Djaloshit i erdhi si bombë në kokën e tij duke u menduar, çfarë kushti është ky!
Pronari akoma pa përfunduar mirë me kushtin vazhdoi dhe tha: O Djalosh, po bija ime është e verbër, nuk sheh, është e shurdhët, nuk dëgjon, është invalide, nuk ecën, e unë kam një kohë që po kërkojë bashkëshortë që e qetëson bijën time. Këto fjalë edhe më shumë e shqetësuan djaloshin duke menduar si do të jetojë me të, derisa ajo është në këtë gjendje?! Megjithatë ai filloi të bëjë llogarinë dhe thoshte me veten e tij, kësaj gjendje të vështirë në këtë botë mund ti bëjë sabër, vetëm ti shpëtojë dënimit të mollës në Ahiret.
Djaloshi : U drejtua nga pronari dhe tha: Po e pranoj kushtin, pra pranoj vajzën tënde për bashkëshorte, dhe i lutem Allahut të më ndihmojë.
Pronari: Atëherë shko tani, je i falur, por eja ditën e enjte që në shtëpinë time të bëjmë ceremoninë e dasmës.
Kur erdhi dita e enjte, djaloshi erdhi te pronari për të bërë ceremoninë e dasmës, edhe pse zemra e tij ishte e hidhëruar dhe e thyer. Ky nuk ndjehej sikur çdo dhëndër tjetër i cili me gëzim shkonte te nusja e tij, sepse nusja e tij ishte e palëvizshme, e verbër dhe e shurdhër, por tërë këtë e pranoi vetëm t’i shpëtoj dënimit të caktuar nga molla e ngrënë. Pasi shkoi te shtëpia e pronarit, pas një kohe të shkurtë pronari i tha: Urdhëro të hysh dhëndër te vajza ime, Allahu ju bekoftë që të dyve, Allahu u bashkoftë në të mira, dhe e mori për dore dhe e çoi te dhoma ku qëndronte vajza e tij.
Kur djaloshi hapi derën e dhomës, hyri dhëndër, por ç’të shihte, ishte një vajzë e bardhë, e bukur si hëna. Djaloshi u trondit, kur vajza u ngrit në këmbë, e përshëndeti burrin e saj duke i thënë: Selamu alejke o burri im! Djali i shtangur nga habia, qëndronte para bukuroshes dhe mendonte se po qëndron para një Hyrije e zbritur nga Xheneti në tokë, dhe nuk dinte çfarë po ndodhte! Nusja e përshëndeti duke ia dhënë dorën, ia puthi dorën burrit të saj, dhe duke e parë se ai ishte i tronditur i tha:
Nusja: Babai im ka pasur të drejtë kur të ka thënë se unë jam memece dhe nuk foli, sepse, Vallahi, goja ime asnjëherë nuk fol fjalë të ndaluara haram. Kishte të drejtë kur të tha se jam e verbër e nuk shohë, sepse, vallahi, syri im asnjëherë nuk është lëshuar në haram. Kishte të drejtë, babai im, kur të tha se nuk eci, sepse, vallahi, këmba ime nuk ka lëvizur në Haram. Andaj babai im, që moti kërkonte një burrë për mua që është i devotshëm, i sinqertë dhe që nuk pranon haramin, e kur erdhët ju për të kërkuar falje për mollën e ngrënë pa leje, dhe këmbëngulësia e juaj për t’ia falë e bindi atë se ju jeni djaloshi që do të jetë burri im. Pra me fat na qoftë martesa. Djaloshi e kuptoi tërë këtë proces dhe pushoi zemra e tij.
U martuan dhe filluan jetë të këndshme, e pas një viti, këtyre dy bashkëshortëve të devotshëm Allahu xh.sh. ua dhuroi një djalë i cili do të trondiste botën me diturinë dhe devotshmërinë e tij. E dini kush ishte ky fëmijë? Ai pra, ishte dijetari i famshëm, Imam EBU HANIFE, që lindi prej këtyre dy bashkëshortëve të këtillë, me plotë devotshmëri e besim!
Allahu qoftë i kënaqur me ta.
P.S. Fryti i shëndoshë vetëm në trup të shëndoshë)
Nga arabishtja
Jusuf Zimeri
