Benachrichtigungen
Alles löschen

Një lutje e sinqertë për shi

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
357 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1132]

Një herë para pak vitesh, në Medine ishte një vapë e madhe dhe u mblodhën banorët e Medines në xhamin e Pejgamberit, sal-lalahu alejhi ve sel-lem, dhe filluan të falin namaz dhe të bëjnë dua që All-llahu të sjell shi në Medine.

Pritën me shpresë All-llahu do të sjellë shi, e pasi përfunduan namazin dhe lutjet shkuan të gjithë nëpër shtëpitë e tyre përveç një djaloshi i cilli kur shikoi se nuk ka njerëz në xhami (ndërsa mu nuk më vërejti sepse isha i fshehur pas një shtylle) filloi të lutet me zë dhe me lotë në sy. Unë e ndëgjova duan e tij dhe thash në vete: Eh, i gjorë, tërë populli i Medines bëri namaz dhe lutje për shi e All-llahu nuk ua pranoi lutjen e ta pranon lutjen ty!

Mirëpo papritmas pash se u vrenjë qielli dhe filloi të bie shi, djaloshi filloi edhe më shumë të qante duke thënë: E kush jam unë që All-llahu, xhel-le shanuhu, të më pranon lutjen time.

Pas disa ditësh e pash djaloshin në xhami dhe ishin banorët e Medines të mbledhur aty dhe u thash të gjithëve për këtë ngjarjë, u thash se All-llahu juve nuk ua pranoi lutjen ndërsa këtij djaloshi ia pranoi. Edhe pse vet unë nuk besoja, All-llahu ia pranoi lutjen e tij të sinqertë.

Ndërsa djaloshi ishte prezent, u turpërua shumë, u ngrit nga ai vend, shkoi diku që ti largohet mendjemadhësisë, sigurisht mendonte se nëse vazhdonte aty jetën do ta lavdëronin shumë e ky ishte njeri modest nuk dëshironte lavdatat. Pas këtij rasti më kurrë nuk e kam parë në Medine atë djalosh besimtar.


 
Veröffentlicht : 02/12/2008 11:03 p.m.
Teilen: