Benachrichtigungen
Alles löschen

LUTJET E IMAM ZEJNUL Duat e gjith javes PËR ÇDO DIT

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
954 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#1115]

Dua"aja e së shtunës

Bismilahi"r-Rahmani"r-Rahim

1 'Bismilah',
fjala e atyre që kapen fort pas Tij,
ligjërimi i atyre që kërkojnë mbrojtjen e Tij!
Synoj strehim tek Allahu (i tejlartësuar është) nga
padrejtësia e zullumqarëve,
dinakëria e lakmiqarëve,
dhe shtypja e keqbërësve,
dhe e lavdëroj përtej lavdërimit të lavdëruesve!

2 O Allah,
Ti je Ai që nuk ka shok,
dhe Mbreti pa u patur bërë sovran;
askush s"Të kundërvihet dot në vendimin Tënd
e askush nuk Të kundërshton në sundimin Tënd!

3 Të kërkoj ta
bekosh Muhammedin dhe Pasardhjen e tij,
shërbëtorin dhe të dërguarin Tënd,
fymëzomë me falënderim për favoret e Tua
që do më çojë te kufiri i skajshëm i kënaqësisë Tënde të mirë,
ndihmomë me butësinë e vetmisë Tënde që të Të bindem,
të kapem fort pas adhurimit Tënd
e ta meritoj shpërblimin Tënd,
mëshiromë,
pengomë nga mosbindja ndaj Teje
për sa kohë të më mbash gjallë,
më jep sukses në atë që kam dobi
për sa kohë të më ruash,
zgjeroma kraharorin me Librin Tënd,
lehtësoma barrën përmes recitimit të tij,
dhuromë shëndet në dinin e shpirtin tim,
mos m"i shkëput të afërmit intimë,
dhe plotësoje mirësinë Tënde në ç"më ka mbetur prej jetës,
ashtu siç ke treguar mirësi
në ç"ka kaluar prej saj!
O Më i Mëshirshmi i mëshiruesve!

Dua"aja e së dielës

Bismilahi"r-Rahmani"r-Rahim

1 Në Emër të Allahut,
nga i Cili shpresoj veçse begati,
dhe prej të Cilit druaj veçse drejtësi!
I mbështetem fjalës së Tij,
dhe kapem fort pas litarit të Tij!

2 Tek Ti e kërkoj mbrojtjen
- O Zotërues i faljes dhe kënaqësisë së mirë -
nga e gabuara dhe armiqësia,
ndryshimet e kohës dhe rishfaqja e pikëllimeve,
nga goditja e belave,
dhe kalimi i afatit tim
para pregatitjes dhe gatishmërisë.

3 Prej Teje kërkoj udhërrëfim
në atë që ka drejtudhëzim e mbarësi.

4 Nga Ti kërkoj ndihmë
në çfarë lidhet me suksesin dhe përgjigjen e favorshme.

5 Ty Të përgjërohem
për rrobën e mirëqenies
dhe plotësimin e saj
për petkun e shëndetit
dhe përhershmërinë e tij.
Kërkoj strehim tek Ti, o Zoti im,
nga cytjet e shejtanëve,
dhe mbrojtje tek Sovraniteti Yt
nga zullumi i sovranëve.
Ndaj, pranomi lutjet dhe agjërimet e shkuara
e bëma të nesërmen dhe ç"i vijon
më të mirë se të tashmen e të sotmen!
Lartësomë në fisin dhe popullin tim
e më mbro në ecjen dhe gjumin tim!
Se Ti je {Allahu, Mbrojtësi më i Mirë}
dhe Ti je {Më i Mëshirshmi i mëshiruesve}.

6 O Allah,
i lirë jam para Teje
në këtë ditë timen
dhe në të gjitha të dielat që i vijojnë
nga të shoqëruarit e të tjerëve me Ty e nga kufri,
dhe Ta kushtoj sinqerisht lutjen,
tek i drejtohem përgjigjes Tënde.

7 Ndaj bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e Muhammedit,
më të mirët e krijimit Tënd,
thirrësit kah e vërteta Jote,
lartësomë me lartësimin Tënd,
që kurrë nuk i nënshtrohet humbjes,
më mbro me syrin Tënd,
që nuk flë kurrë,
dhe vulosmi
punët duke më shkëputur nga gjithçka veç Teje
dhe jetën me falje!
S"ka dyshim se Ti je Falësi,
Gjithmëshiruesi!

Dua"aja e së hënës

Bismilahi"r-Rahmani"r-Rahim

1 Lavdërimi i takon Allahut,
që s"i lejoi kujt të dëshmonte
kur krijoi qiejt dhe tokën,
e që nuk mori ndihmës
kur bëri shpirtrat!

2 Ai nuk ka shok në Hyjni
e as mbështetës në Njëshmëri.

3 Gjuhët heshtin para cakut të përshkrimit Tënd,
intelektet dështojnë para thelbit të dijes së Tij,
tiranët gjunjëzohen nga tmerrimi i Tij,
fytyrat përulen nga frika e Tij,
dhe gjithçka e fuqishme
shpie tek fuqia e Tij!

4 Ndaj, për Ty është lavdërimi,
rishtasi e përsëri, i mirëpeshuar,
pareshtur, me rregullsi!

5 Bekimet e Tija qofshin mbi të Dërguarin e Tij, pafundësisht,
përshëndetja e Tij e përhershme, përjetësisht!

6 O Allah, bëma
fillimin e kësaj dite drejtësishmëri,
mesin mbrothësi,
dhe fundin sukses!
Kërkoj strehë tek Ti
nga një ditë që e ka nisjen frikë,
mesin ankth,
e përfundimin dhimbje!

7 O Allah,
lus falje nga Ti
për çdo betim që jam betuar,
çdo premtim që jam premtuar,
dhe çdo zotim që jam zotuar
e që pastaj s"e kam mbajtur për Ty.

8 Të kërkoj, për ankesat e shërbëtorëve të Tu ndaj meje:
Në pastë ndonjë shërbëtor nga shërbëtorët e Tu
ose shërbëtore nga shërbëtoret e Tuaja,
me ndonjë ankesë
ndaj meje pasi i kam hyrë në hak në lidhje me
veten,
namin,
pronën,
gruan ose fëmijën,
fjalë të liga që ia kam thënë në mungesë,
ndonjë detyrim mbi të përmes animit,
tekës,
përbuzjes,
zellit,
kapardisjes,
fanatizmit,
qoftë mungues a i pranishëm,
i gjallë apo i vdekur,
ashtu që dora ime s"ka arritur
dhe aftësia ime ka qenë tepër e ngushtë
për t"ia shlyer atij
ose përmbushur detyrimin,

9 Po Të kërkoj,
O Ai që zotëron të gjitha objektet e nevojës
- që dhurohen nga vullneti i Tij
dhe nxitojnë te dëshira e Tij -
që ta bekosh Muhammedin dhe Pasardhjen e Muhammedit,
ta bësh të kënaqur me mua
në mënyrën që do Ti,
e më jep mëshirë nga Ti!
Falja s"Të pakon
e dhënia s"Të dëmton,
O Më i Mëshirshmi i Mëshiruesve!

10 O Allah,
jepmë në çdo të hënë dy favore nga Ti:
lumturinë e të bindurit Ty
në fillim të saj
dhe favorin e faljes Tënde
në mbarim të saj!
O Ai që është Zot
përveç të Cilit askush tjetër nuk i fal mëkatet!

Dua"aja e së martës

Bismilahi"r-Rahmani"r-Rahim

1 Lavdërimi i takon Allahut
- dhe lavdinë e ka hak, pasi e meriton -
një lavdërim i bollshëm!

2 Kërkoj strehim në Atë nga e keqja e nefsit tim,
{se pa dyshim, nefsi urdhëron për keq
përveç kur Zoti im ka mëshirë}.

3 Kërkoj strehim tek Ai nga e keqja e Shejtanit
që i shton gjynahe mëkatit tim.

4 Kërkoj mbrojtjen me Atë nga çdo tiran i lig,
sundimtar i padrejtë,
dhe armik zaptues.

5 O Allah,
më vendos mes trupave të Tu,
sepse {trupat e Tuaja janë ngadhënjimtarët},
vendosmë në palën Tënde,
sepse {pala Jotë është fitimtarja}
dhe përfshimë me të dashurit e Tu,
se për të dashurit e Tu {nuk do të ketë frikë,
e as pikëllim}.

6 O Allah,
rregullomë drejtë për fenë time,
sepse ajo është lidhja ruajtëse e punës sime,
rregulloma ahiretin tim,
se ai është vendi i qëndrimit tim të përhershëm
dhe aty i shmangem fqinjësisë së të ligëve!
Bëma jetën rritje në çdo të mirë
dhe vdekjen lehtësim për mua nga çdo e keqe!

7 O Allah, bekoje
Muhammedin, Vulën e Profetëve
dhe plotësimin e numrit të të dërguarve,
Pasardhjen e tij të mirë, të kulluar,
dhe Sahabët e tij, të dalluar,
dhe jepmë tri gjëra të martën:

8 Mos më lër
asnjë mëkat pa e falur,
asnjë pikëllim pa e larguar,
asjë armik pa ma dëbuar!
Përmes 'bismilahit', më të mirit Emër,
në Emër të Allahut, Zotit të tokës dhe qiellit,

9 Kërkoj të largoj çdo gjë të urryeshme,
të parën nga të cilat zemërimin e Tij,
dhe synoj të afroj çdo gjë të pëlqyeshmë,
të parën nga të cilat kënaqësinë e Tij!

10 Ndaj vulosmë me falje nga Ti,
O Zotërues i mirësisë!

Dua"aja e së mërkurës

Bismilahi"r-Rahmani"r-Rahim

1 Lavdërimi i takon Allahut,
{që e caktoi natën si petk,
e gjumë për çlodhje,
kurse ditën për gjallërim}!

2 Ty Të përket lavdërimi,
se Ti më ngrite nga gjumi,
- që sikur të doje,
do ta kishe bërë të përjetshëm -
një lavdërim të përhershëm që s"do ndërpritet kurrë
dhe numrin e të cilit krijesat s"do ta numërojnë dot kurrë!

3 O Allah,
Ty Të përket lavdërimi,
pse Ti ke krijuar e pastaj mirëpjestuar,
caktuar dhe urdhëruar,
dhënë vdekje e dhuruar jetë,
sëmurur e shëruar,
çliruar e kapluar,
mbizotëruar Arshin dhe përfshirë Mbretërinë!

4 Të përgjërohem me përgjërimin e atij
që ndërmjetësimin e ka të dobët,
marifetet i janë ndërprerë,
afati i është afruar,
pritshmërita nga kjo dynja i është tkurrur,
nevoja për mëshirën Tënde i është përforcuar,
brenga për neglizhencën e tij i është zmadhuar,
rrëshqitjet dhe rrëzimet i janë shumuar,
e që pendimit me sinqeritet (para) fytyrës Tënde i është përkushtuar.

5 Ndaj bekoje Muhammedin, Vulën e Profetëve,
dhe Pasardhësit e tij, të mirët, të kulluarit,
siguroma ndërmjetësimin e Muhammedit
(salallahu "alejhi ue alihi)
e mos më privo nga shoqëria e tyre!
Vërtet, {Ti je Më i Mëshirshmi i mëshiruesve}!

6 O Allah,
cakto për mua të mërkurën katër gjëra:
Më nxit
të jem i fortë në bindjen ndaj Teje,
i gëzuar në adhurimin Tënd,
i ethshëm për shpërblimin Tënd e
i përmbajtur nga ajo që do ta ma bënte
të detyrueshëm
ndëshkimin Tënd të dhimbshëm!
Ti je i Butë ndaj kujt do Ti!

Dua"aja e së enjtes

Bismilahi"r-Rahmani"r-Rahim

1 Lavdërimi i takon Allahut,
që e largoi natën e mugët me fuqinë e Tij
dhe solli ditën shikimdhënëse me mëshirën e Tij.
Ai më ka mbështjellë në ndriçimin e saj
e ma ka dhënë favorin e saj.

2 O Allah,
ashtu siç më ke ruajtur për këtë ditë,
më ruaj edhe për të ngjashmet,
bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e tij,
mos më mundo në të dhe në ditët e netët vijuese
duke ma lejuar kryerjen e harameve
dhe veshjen në mëkate;
jepma hajrin e saj,
hajrin e gjithçkaje në të,
dhe hajrin e çdo gjëje më pas;
dhe largoma të keqen e saj,
të keqen e gjithçkaje në të,
dhe të keqen e çdo gjëje më pas!

3 O Allah,
përmes paktit mbrojtës të Islamit,
kërkoj ndërmjetësim me Ty!
Përmes pacenuëshmërisë së Kur'anit,
Të mbështetem Ty!
Përmes Muhammedit, të zgjedhurit (salallahu "alejhi ue alihi)
kërkoj ndërmjetësim me Ty!
Ndaj njihma paktin mbrojtës
me të cilin shpresoj se do ndihmohem,
O Më i Mëshirshmi i mëshiruesve!

4 O Allah,
cakto për mua të enjten pesë gjëra
që s"i rrok asgjë veç bujarisë Tënde
e s"i mbështet gjë veç favoreve Tuaja:
shëndet me të cilin të kem fuqinë të Të bindem,
adhurim me të cilin të mund ta meritoj shpërblimin Tënd të bollshëm,
të plotë në gjendjen time me rizk hallall,
e të më sigurosh në vendet e frikës
përmes sigurisë Tënde,
dhe të më vendosësh në fortesën Tënde
ndaj goditjes së halleve dhe brengave!
Bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e tij,
dhe bëma kërkimin e ndërmjetësimit të tij
frytdhënës në Ditën e Gjykimit!
S"ka dyshim se {Ti je Më i Mëshirshmi i mëshiruesve}!

Dua"aja e së premtes

Bismilahi"r-Rahmani"r-Rahim

1 Gjithë lavdia i takon Allahut,
të Parit përpara krijimit dhe dhënies së jetës,
dhe të Fundit pas asgjësimit të gjithçkaje,
të Gjithditurit që s"e harron atë që e kujton,
nuk e ul atë që e falënderon,
s"e zhgënjen atë që e përgjëron,
dhe s"ia pret shpresën atij që në Të shpreson!

2 O Allah,
Të thërras të dëshmosh
- e Ti je dëshmues i mjaftë - dhe thërras të dëshmojnë
të gjithë engjëjt e Tu,
banuesit e qiejve të Tu,
mbartësit e Arshit Tënd,
pejgamberët e Tu dhe të dërguarit që ke nisur,
dhe llojet e ndryshme të krijesave që ke sjellë,
se dëshmoj
që Ti je Zoti;
e nuk ka zot tjetër përveç Teje, të Vetmit,
që nuk ka as shok e as të njëjtë,
dhe fjala e të Cilit nuk ka të metë,
e as ndonjë ndryshim;
dhe se Muhammedi (salallahu "alejhi ue alihi)
është shërbëtori dhe i dërguari Yt;
ai ua shpalli shërbëtorëve të Tu
atë me të cilën e kishe ngarkuar,
ai u përpoq për Allahun siç e meriton Ai,
i dha sihariqet e mira për vërtetësinë e shpërblimit,
dhe paralajmëroi për vërtetësishmërinë e dënimit.

3 O Allah,
forcomë në dinin Tënd
për sa kohë të më mbash gjallë,
{mos ma bëj zemrën të shmanget}
pasi {të më kesh udhëzuar},
{dhe më jep mëshirë nga Ti,
se Ti vërtet je Dhënësi}.
Bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e Tij
më bëj prej ndjekësve dhe mbështetësve të tij,
më mblidh në grupin e tij,
e më jep suksesin e
faljes së xhumasë,
kryerjes së veprave bindëse
që m"i ke bërë të detyrueshme në të,
e dhurimin
që ke ndarë për njerëzit e saj
në Ditën e Shpërblimit!
{S"ka dyshim se Ti je Fuqiplotë, I Urtë!}


 
Veröffentlicht : 30/11/2008 9:46 p.m.
Teilen: