Benachrichtigungen
Alles löschen

**Kur dikush ka shqetësim dhe preokupim**

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
408 Ansichten
(@jetaa)
Beiträge: 207
Estimable Member
Themenstarter
 
[#4271]

Lutje **Kur dikush ka shqetësim dhe preokupim**

"Allahumme, inni abduke ve'bnu abdike ve'bnu emetike
Nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, adlun fijje kadauke
es'eluke bi kul-li ismin huve leke
semmejte bihi nefseke ev al-lemtehu ehaden min halkike
ev enzeltehu fi kitabike
evis'te'therte bihi fi ilmi'l gajbi indeke en texhale'l kur'ane rebia kalbi
ve nure sadri ve xhelae huzni ve dhehabe hemmi"

Perkthimi ne shqip

"O Allah! Unë jam robi Yt, bir i robit Tënd,
bir i robëreshës sate.
Fati dhe e ardhmja ime është në dorën Tënde.
Gjykimi Yt është i respektuar tek unë dhe caktimi Yt është i drejtë për mua.
Të lutem me çdo emër Tëndin, që e emërtove Veten me të (në Kuran),
apo ia mësove dikujt prej robërve Tu,
na lajmërove për të nëpërmjet shpalljes Tënde (Kur'anit),
apo e le në botën e Gajbit tek Ti,
që të ma bësh Kuranin kopsht të zemrës sime, dritë të gjoksit tim,
largues të dëshpërimit tim dhe çrrënjosës të preokupimit tim!"

... Allahu do t'ia largojë atij preokupimin dhe do t'ia zëvendësojë me dalje nga ajo gjendje." Të pranishmit i thanë, a ta mësojmë pra, o i dërguar i Allahut? Ai u përgjigj: "Gjithsesi, ai që e dëgjon duhet ta mëson këtë lutje." (Sahih, transmeton Ahmedi nga Ibni Mes'udi)

Po ashtu edhe këtë lutje është mirë ta bëni:"Kërkoj mbrojtje nga Allahu, që me fjalët e Tij të përsosura të më ruajë nga zemërimi i Tij dhe nga dënimi i Tij, të më ruajë nga të këqijat e njerëzve, të më ruajë nga ngasjet e Shejtanit, që kërkon të ndikojë tek unë."


Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju.

 
Veröffentlicht : 05/02/2010 12:05 a.m.
Teilen: