Benachrichtigungen
Alles löschen

DUA AJETE

2 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
346 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#4099]


Udhëzona për rrugën e drejtë!

El Bekare ( 2 )

„Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!" (el Bekare 127)

„Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqert ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë njerëz të bindur ndaj Teje,na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit ) tanë dhe falna neve, vërtetë Ti je që falë shumë, je mëshirues!" (2:128)

„Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!" (2:156)

„Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër,dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!"(2:201)

„Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve." (2:250)

„Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë mos na ngarko me atë për të cilën, ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqiat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!" (2:286) El Bekare ( 2 )

Ali Imran ( 3 )

„Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh." (Ali Imran 8)

„Zoti ynë, Ti je ai që në një ditë do t΄i tubosh njerëzit, ditë për të cilën nuk ka dyshim. Allahu nuk shkel premtimin e vet." (3: 9)

„Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit!"

Thuaj: "O Allah, Sundues i çdo sendi, Ti jep pushtetin atij që do. Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do, çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!" (3:26)

„Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një Pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtetë, Ti je dëgjues i lutjes! (3:38)

"Fjala e tyre nuk ishte tjetër pos vetëm të thonin: "Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona, e ndihmona kunder popullit jobesimtar!" (3:147)

„Neve na mjafton që kemi Allahun, Ai është mbrojtësi më i mirë!" (3:173)

„Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!" (3:191)

„Zoti ynë, atë që ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar: për mizorët nuk ka ndihmëtarë!" (3:192)

„Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thonte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!" (3: 193)

„Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në Ditën e Kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!" (3:194)


 
Veröffentlicht : 02/10/2009 11:52 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 

El Maide ( 5 )
„Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër ymetin e Muhammedit alejhi selam)." (5:83)

„Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i Urti!" (5:118)

El En΄amë ( 6 )
„Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoj qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!" (6:79)

Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve!" ( 6:162 )

El A΄rafë ( 7 )
Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë padrejtë (i dëmtuam) vetvetes sonë, e në qoftë se nuk na mbulon (mëkatin) dhe nuk na mëshiron, ne me siguri jemi prej të shkatëruarve." (7:23)

„..falënderojmë Allahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira, na hoq zilinë, na futi në xhennet,)…..(7:43)

„Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!" (7:47)

„Zoti ynë, na dhuro durim (dhe na bën të vdesim myslimanë)!" (7:126)

„Zoti im, më falë mua dhe falë vëllaun tim dhe na dhuro mëshirën Tënde, se Ti je mëshirues i mëshirusve !" (7:151)

Et Tevbe ( 9 )
„Allahu është për mua mjaft, s΄ka të adhuruar pos Tij, vetem te Ai jam mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh!" (9:129)

Junus ( 10 )
„Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë!" (10:85)

Dhe me mëshirën Tënde na shpëto prej popullit jobesimtarë!" (10:86)

Hud ( 11 )
„Zoti im, unë mbështetëm në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jam i humbur!" (11:47)

„Unë iu kam mbështetur Allahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat,e që Ai të mos e ketë nën sundimin, vërtet, Zoti im është i drejtë!" (11:56)

Jusuf ( 12 )
„….po Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve." (12:64)

„…o Krijues i qiejve e i tokës.Ti je Kujdestar imi në dynja e në Ahiret,më bën të vdes mysliman dhe më bashko me të mirët." (12:101)


 
Veröffentlicht : 05/10/2009 11:58 p.m.
Teilen: