Benachrichtigungen
Alles löschen

Një ditë në jetën e profetit Muhamed (a.s.)

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
323 Ansichten
(@enesi)
Beiträge: 941
Noble Member
Themenstarter
 
[#1791]

Përshkrimi i një dite në jetën e një njeriu, i cili bën një jetë normale, do të ishte i pamjaftueshëm për ta njohur atë, sepse çdo ditë jetohet ndryshe nga tjetra. Për më tepër, nëse ai njeri është një njeri i jashtëzakonshëm si profeti ynë, detyra bëhet edhe më e vështirë. Pavarësisht nga kjo vështirësi, duke e ndarë ditën në kohë të caktuara, jam munduar të përshkruaj ato detyra që bënte brenda një dite.

Ditën e kam ndarë sipas kohëve të namazit, pra në pesë kohë. Për arsye se nata kishte një rëndësi të veçantë për profetin tonë dhe ata që ndjekin rrugën e tij, e kam shtuar dhe atë si periudhë kohore të veçantë.

Mëngjesi

Jeta e përditshme në planet fillon në mëngjes, para lindjes së diellit. Që nga rënia e vesës tek hapja e luleve, nga cicërimat e zogjve tek era e lehtë, të gjitha krijesat ulen bashkë në një rreth dhikri me gjuhën e tyre të veçantë dhe e fillojnë ditën me dhikër dhe duke u falur.

Muhamedi (a.s.) e fillonte gjithashtu ditën me namaz. Pasi thirrej ezani i mëngjesit nga Abdullah ibn Ummi Maktum, një prej shokëve të profetit, profeti falte sunetin e mëngjesit në dhomën e tij dhe pastaj shkonte në xhami për të drejtuar namazin e mëngjesit. Me përjashtim të atyre që kishin arsye të fortë për të mos shkuar në xhami, të gjithë myslimanët e Medinës përpiqeshin ta falnin namazin farz me profetin.

Çdo ditë pas namazit ai bënte tesbihat (litanitë e lavdërimit) dhe lexonte nga shkrimi i shenjtë pjesë të përshtatshme për atë kohë, derisa dielli arrinte një lartësi të caktuar. Pastaj profeti kthehej nga shokët e tij, ulej dhe bisedonte me ta. Ata bisedonin për shumë çështje që lidheshin me nevojat e njerëzve, që nga temat e përditshme tek kujtimet historike, nga interpretimi i ëndrrave tek shërbimi i besimit dhe nga pyetjet dhe përgjigjet tek zgjidhja e problemeve të njerëzve. Me fjalë të tjera, menjëherë pas rrethit të adhurimit, mblidhej një rreth dijeje dhe kulture. Këto biseda gjatë kohës më të frytshme të ditës mund të kuptoheshin vetëm nga ata që e jetuan atë. Epërsia e sahabëve duhet të shihet këtu.

Nëse nuk kishte punë tjetër pas faljes së paradrekës, profeti (a.s.) kthehej në shtëpi dhe pyeste nëse kishte ndonjë gjë për të ngrënë. Nëse kishte, hante, përndryshe thoshte “atëherë po agjërojâ€


Our Lord! Grant unto us wives and offspring who will be the comfort of our eyes, and give us (the grace) to lead the righteous

 
Veröffentlicht : 14/02/2009 9:29 p.m.
Teilen: