Çfarë i pëlqeu sahabëve më së shumti në dynja?
Këtë mesazh vlen që ta ruash në kutinë e mesazheve tua që ta lexosh herë pas here.
Një ditë i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tek qëndronte me shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, i ka pyetur duke filluar me Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të:
Çfarë të pëlqen prej dynjasë?
Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: të qëndruarit pranë teje, të shikuarit në ty dhe harxhimi i pasurisë sime për ty.
Më pas e pyeti Umerin, Allahu qoftë i kënaqur me të:
Po ty, o Umer?
Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: urdhërimi në të mirë edhe nëse është fshehurazi, ndalimi nga e keqja edhe nëse është haptazi dhe thënia e drejtë edhe nëse është e hidhur.
Më pas e pyeti Uthmanin, Allahu qoftë i kënaqur me të:
Po ti, o Uthman?
Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: ushqyerja e të varfërve, përhapja e paqes (selamit) dhe falja natën kur njerëzit janë në gjumë.
Më pas e pyeti Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të:
Po ty, o Ali?
Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: gjërat që më pëlqejnë nga kjo botë janë tri: nderimi i mysafirit, agjërimi në verë dhe goditja e armikut me shpatë.
Më pas e pyeti Ebu Dherr El-Gifariun:Po ty, o Ebu Dherr, çfarë të pëlqen në këtë botë?
Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: në këtë botë më pëlqejnë tri gjëra: uria, sëmundja dhe vdekja. I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e pyeti se pse?
Ai iu përgjigj: më pëlqen uria që të më zbutet zemra, më pëlqen sëmundja që të më shlyhen gjynahet dhe e dua vdekjen që ta takoj Zotin tim.
Më pas i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tha: më pëlqejnë nga kjo dynja tri gjëra: parfumi, gratë dhe kulmimi i kënaqësisë sime është namazi.
Ndërkohë zbriti meleku Xhibril dhe pasi që ju dha selam tha: edhe mua më pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: transmetimi i mesazhit, kryerja e amanetit dhe dashuria ndaj të varfërve.
Më pas u ngjit në qiell dhe zbriti përsëri dhe tha: Allahu i Lartësuar ju dërgon selam dhe thotë: Atij i pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: gjuha e cila është e lagur me të përmendurit e Allahut, zemra e bindur ose e nënshtruar dhe trupi i cili sprovat i duron.
Subhanallahi ve bihamdihi subhanallahil adhim!
Këtë mesazh vlen që t"ua dërgosh të tjerëve, gjithashtu vlen që të ruhet në kutinë e mesazheve tua që ta lexosh herë pas here.
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€