Merjemja e shenjtë-1
Populli ishte i sprovuar përmes lindjes së Mejremes së shenjtë, ndërsa priftërinjtë akuzonin Zekeriaun edhe për një gënjeshtër të profetësive të tij, duke e quajtur gënjeshtar dhe njëri të paturpshëm...
Nga: Hamdi NUHIJU
(analizë episodit të parë të filmit "Merjemja e shenjtë")
Ky film paraqet jetën e Merjemes nën dritën e Kur`anit dhe Sunnetit të Pejgamberit a.s. Mendojë se mbi baza të këtij filmi të vërtetën e Merjemes do ta kuptonin shumë lehtë edhe vet të krishterët dhe jehudët të cilët kanë shumë paragjykime rreth jetës së saj.
Përshkrimi i filmit:
Mbreti famëkeq i asaj kohe Herodi sheh një ëndërr të tmerrshme. Në atë kohë bërtet si i çmendur në korridorin e pallatit të tij për ndihmë. Rreth tij mblidhen këshilltarët e tij dhe pjesëtarët e pallatit të cilët e pyesin se çka po i ndodh Herodit. Atë e kish kapur ankthi i lindjes së Mesihut, shpëtimtari i çifutëve. Sipas paralajmërimeve ai shumë shpejt do të vinte në këtë botë. Për këtë arsye lindën shumë trazira në mbretërinë e Herodit dhe u ngjall pak shpresë tek popullata e përvuajtur e këtij vendi. Turma njerëzish ishin mbledhur para tempullit të Solomonit( Sulejmanit a.s.) duke bërtitur emrin e Isait a.s.si Mesiu....Rojet e tempullit nuk kishin mundësi që t`i ndalojnë këto turma njerëzish, prandaj kërkuan ndihmë prej kryepriftit të tempullit zotëri Jasekari. Me të kërkuar ndihmë Jasekarit, ai filloi të sjellej sikur të ishte një njeri i devotshëm i cili dinte paralajmërimet para të gjithëve. Bile duke u krekosur theksoi se ai e dinte para të gjithëve se sonte do të lind Mesihu i biri i Imranit. Edhe pse Imrani kishte vdekur gjatë kohë, këto pritnin lindjen e Mesihut. Vet priftërinjtë të cilët e dinin të vërtetën frikësoheshin prej besimit në lindjen e Mesihut dhe paralajmëronin se mund të lindin kryengritje të ndryshme në popullatë. Duke pasur parasysh të gjitha këto mendime priftërinjtë e këtij tempulli mendonin në ndonjë zgjidhje se si t`i qetësonin turmat të cilat pritnin me mish e me shpirt lindjen e Mesihut, shpëtimtarit të tyre. Përderisa Jasekari krekosej para priftërinjve të tjerë se ai i paska lajmëruar për gënjeshtrat dhe besimin e rrezikshëm të Imranit i cili sipas tij paska pretenduar se është Pejgamber dhe se i biri i tij do të jetë shpëtimtar, e ky paska kërkuar që të burgosen, ndërsa priftërinjtë nuk paskan qenë unanim rreth këtij vendimi; jashtë turmat bërtasin duke thënë se sot është fundi i robërisë sonë, sonte do të lind shpëtimtari ynë... Në mënyrë shumë tradhtare kryeprifti i tempullit iu drejtohet popullit. Ai i thotë se këto luten ditë e natë për ardhjen e Mesihut në mesin e këtij populli, ata e kërkojnë lindjen e tij. Por, sipas tyre ai nuk do të lind në kohën e tyre. Popullata e tërbuar i drejtohet këtij kleri duke i thënë, po atëherë kush është ai fëmijë që lind, thonë se është Mesihu. Klerikët i kthejnë përgjigje se ato fjalë janë gjepura dhe se mesazhin e Allahut do e marrin prej tyre direkt.
Ndërsa në pallatin e mbretit Herod erdhi për vizitë një bashkëpunëtor i tij romak i cili i sjell lajme jo të mira nga disa trazira të cilat paskan lindur në Jerusalem. Mbreti në mënyrë injoruese këto lajme i merë dhe thekson se janë gjepura të cilat dëgjohen për çdo ditë nga priftërinjtë nëpër tempuj për lindjen e Mesihut. Ndërsa bashkëpunëtori romak Perikles i tregon se lindja e Mesihut do të thotë sundim i botës prej tij dhe hakmerrje ndaj Romës nga ana e tij dhe popullit çifut. Mbreti duke e qetësuar vetën dhe bashkëpunëtorin e tij i thotë se me punët e fesë le të mirën priftërinjtë dhe se mbretërit nuk kanë kohë të merren me punë kaq naive sipas tij. Në ndërkohë ndërhynë gruaja e mbretit Meirane, e cila i tregon për lajmin e ri dhe në mënyrë shumë metaforike i thotë mbretit se sonte do të shuhet ekzistenca e dinastisë sonë. Qysh prej ditëve të para gruaja e mbretit Herod do ta pranojë të vërtetën, e do të vdes në këtë rrugë.Allahu e pranoftë në xhenet.
Pas bisedës me Perikleun ai urdhëron ushtrinë e tij që të përforcojnë masat, të bëjnë presion dhe shtypje nëpër shumë shtëpi e veçanërisht në shtëpinë e Pejgamberit Zekerija a.s. Bile urdhëron që të vritet ai fëmijë i cili do të lind sonte.
Ndërsa në qytezën Xhelileh të gjithë janë në atmosferë gëzimi të lindjes së Mesihut të cilin e pritnin me shekuj. Grupe besimtarësh edhe në orë të vona ishin mbledhur para shtëpisë ku po presin lindjen e Mesihut. Hanna e sëmurë e cila është në çastet e lindjes së Mesihut siç pritnin të gjithë, ndërsa në fakt ishte në çastet e lindjes së Merjemes siç kishte përcaktuar Zoti, kishte frikë se do të vdes dhe nuk do të kishte mundësi që djalin e saj ta dërgoj në faltore në shenjë falëminderimi ndaj Zotit. Prandaj kishte dëshirë që aty afër të ishte Pejgamberi Zekerija a.s. me qëllim që të dëshmoj dhe të dërgoj në vend premtimin e Hannas. Në momentin e pritjes së ardhjes në këtë botë të Mesihut, dëgjohen të qarat dhe vjen në këtë botë, nëna e nderuar e popujve Merjemeja e shenjtë. Kjo ishte në habi të të gjithëve, pasi që të gjithë kishin pritur ardhjen në këtë botë të Mesihut, ndërsa lindi një vajzë. Më i gëzuari në këtë mes ishte padyshim vet Pejgamberi Zekerija a.s.
Ndërsa vrasësit e porositur të Zekerijait a.s. duke e gënjyer si zakonisht Zekeriaun i thonin se do të bëjnë gjithçka që u thotë se do të ndjekin urdhrat e tij në përpikmëri. Zekeriai i mençur dhe i urtë e i mësuar prej tradhtive të këtij populli, e kuptoi se si është puna, prandaj pyet se pse i duhen armët në mesin e besimtarëve. Duke kërkuar leje që tu flas ai tregon urtësitë e tij. E merë shpatën dhe u thotë se kjo shpatë do të derdh gjakun si të romakëve si të çifutëve qofshin besimtar ose jo besimtar. Pasi që këto armë po derdhkan gjakun, cilat armë duhet ti kapim? Duhet t`i kapim armët e devotshmërisë dhe nderit. Këto armë kërkojnë drejtësi për të shtypurit. Zgjidhni virtytin. Kushtoni rëndësi dashurisë. Pastroni shpirtrat tuaj nga urrejtja dhe shpirtligësia. Me këto virtyte do të pushtoni të gjithë botën. Dhe mos u largoni prej besnikërisë.
Populli ishte i sprovuar përmes lindjes së Mejremes së shenjtë, ndërsa priftërinjtë akuzonin Zekeriaun edhe për një gënjeshtër të profetësive të tij, duke e quajtur gënjeshtar dhe njëri të paturpshëm. Zekeriau nuk u pikëllua nga lindja e Merjemes, por u pikëllua nga labiliteti i njerëzve afër tij të cilët e quanin turp lindjen e një vajze, ndërsa ai i përgjigjej në formë pyetje: A shihni të meta në mëshirën e Zotit? Me siguri se nuk kanë mundësi që të gjejnë përgjigje në këtë pyetje, pasi që sytë e zemrave të tyre janë të verbëruar. Ndërsa në tempull edhe rreth tempullit priftërinjtë përgatitnin gracka të ndryshme dhe propagandonin kundër Zekeriaut, Imranit dhe paralajmërimeve të tyre për lindjen e Mesihut. Në këtë kohë ushtria e Herodit ishte e sulmuar në njërin prej kufijve të mbretërisë së tij,dhe ushtarët e sulmuar sqaronin arsyet se si u sulmuan ku në mesin e tyre përmenden edhe atë se ata ishin të inspiruar dhe të pasionuar pas lindjes së Mesihut, prandaj edhe kishin marrë forcë, guxim dhe vullnet. Ndërsa në këtë kohë mbreti Herod merë lajmin e gëzuar të jetës së tij, se fëmija i cili lindi është vajzë. I gëzuar i liron ushtarët e tij të cilët tjera herë dhe në rrethana tjera mundnin të merrnin dënim me vdekje.
Ndërsa në shtëpinë e Hannas u bë deshifrimi i tërë kësaj rrëmuje që u paraqit në masë. Pejgamberi Zekerija duke u kujtuar në fjalët e Pejgamberit Imran, theksoi edhe njëherë për profetësinë e tij për lindjen e Mesihut. Ai tha se Pejgamberët nuk flasin prej vetes dhe nuk gënjejnë asnjëherë. Pasi që nuk gënjejnë kjo vajzë është nëna e Mesihut, vajza më e pastër nga të gjitha vajzat në rruzullin tokësor. Ai thekson se duhet ruajtur jeta e saj, pasi që nëse e kuptojnë të tjerët se kush është ajo, ajo mund ta ketë jetën në rrezik. Ndërsa në tempull, priftërinjtë e gëzuar nga mos lindja e Mesihut, prenë kurban në shenjë falëminderimi. Në tempull, ata përqeshnin Zekerijaun në formën më të poshtër duke e mohuar Pejgamberin e tij.
Zekeriau iu drejtua popullit të tij që të rikthehen në rrugën e Zotit, duke i paralajmëruar se kanë rënë në sprovë, por kësaj herë popullata mirë e gatuar nga kurthet e priftërinjve fillojnë që ta kundërshtojnë Zekeriaun a.s. në forma të ndryshme. Vet priftërinjtë kërkonin mrekulli prej Zekeriaut a.s. duke i thënë se nëse bën ndonjë mrekulli numri i besimtarëve do të shtohej dhe në këtë mënyrë do të kishte më shumë ndjekës. Zekeriau i sqaroi se edhe më para kërkonin njerëzit mrekulli, por nuk i besonin pejgamberisë së pejgambereve dhe se mrekulli më e madhe është pastrimi i zemrave me besim të pastër. Dhe duke iu drejtuar njërit prej priftërinjve me peshë i tha, edhe sikur të bëja mrekulli në tempullin e Solomonit, ju prapë do të më akuzonit për magjistar. Ndërsa ky prift me peshë, në mënyrë injoruese tha se nuk mund të duroj çmendjen e pleqve duke aluduar në Zekeriaun a.s.
Hanna, nëna e Merjemes së shenjtë bëri këtë dua: O Zoti im! Të falëminderoj për këtë mirësi.Të betohem në këtë fëmijë që lindi vajzë. Ti e di që zemrën e kam plotë gëzim për këtë. Por unë do ta mbaj premtimin e dhënë. Njerëzit në qytet na përzunë, na lanë të vetëm. Nuk e di a do të pranohet në faltore apo jo. E përgëzova me emrin Merjem, shërbëtorja yte. Le të dalë e saktë fjala e Pejgamberit tënd Imran. Dhe Mesihu le të lind nga kjo vajzë, vetëm nga ajo.
Mesazhe:
1. Allahu i Plotfuqishëm e bën të mundur që përmes tmerrit dhe frikës së mbretërve më të mëdhenj të kohëve të ndryshme që të lind drita e njerëzimit.
2. Ai, pra Allahu përmes Herodit na jep mësim të gjithë neve, se ndërgjegjja është ajo e cila e kaplon sunduesin e padrejtë dhe ndoshta ajo është në gjendje edhe ta mbytë në momente të caktuara.
3. Allahu, përmes mbretit Herod na mëson se nuk duhet të bëhemi të padrejtë dhe të dashurohemi pas karrierës e postit.
4. Në momentet kur dashurohemi pas postit dhe karrierës ne bëjmë çmos që ta ruajmë atë dhe në këtë mënyrë bëhemi të padrejtë edhe me popujt që i kemi nën sundim.
5. Allahu nuk harron asnjëherë popujt e përvuajtur edhe pse këto popuj ndoshta ia kanë kthyer shpinën rrugës së Tij.
6. Duhet t`i ndërtojmë tempujt në zemrat tona dhe jo përmes tempujve të bëhemi të padrejtë.
7. Udhërrëfim i ynë duhet të jenë tempujt në të cilët mblidhemi, i lutemi Zotit dhe në këtë mënyrë organizojmë jetën tonë të përditshme dhe të përbashkët.
8. Feja nuk është mjet përfitimi material si po paraqitet tek një grup njerëzish dhe si është paraqitur gjatë historisë. Këto njerëz të cilët fenë e kuptojnë si përfitim të tyre material janë në gjendje që t`i bëjnë lajka pushtetit dhe në këtë mënyrë të shtrembërojnë argumentet fetare në dobi të pushtetit. Raste të këtilla kishim edhe në kohën e lindjes së Merjemes së shenjtë, por kemi edhe në ditët tona. Sot ekzistojnë shumë bashkësi islame në trojet tona, ndërsa të gjitha i tremben pushtetit dhe në këtë mënyrë bëhen pre e kurtheve të politikës dhe pushtetit.
9. Në tempullin e Solomonit, priftërinjtë kishin harruar rrugën e Zotit edhe pse në mesin e tyre kishin edhe një Pejgamber të Zotit Zekeriaun a.s. Paramendoni sot kishat në rruzullin tokësor ku bëhen veprime të ndryshme seksuale ndërmjet priftërinjve të ndryshëm, ku është i zhvilluar homoseksualizmi dhe ku bandat e ndryshme gjejnë përkrahjen më të madhe.
10. Kur është në pyetje e vërteta, gjithmonë armiqtë që kanë qenë ndërmjet veti bëhen bashkë kundër të Vërtetës. Si sot e tërë bota e krishterë dhe jehude, bëhen bashkë kundër të Vërtetës të vetme me të cilën erdhën Pejgamberët gjatë tërë historisë së njerëzimit e duke përfunduar me Pejgamberin e Fundit Muhammedin a.s.
11. Zekeriau a.s. fitonte për ekzistencë me duart e tij, ndërsa paria klerikale e qeshnin dhe i quanin punë ndyrësirash ato që i bënte Zekeriau. Buka më e mirë është ajo e fituar nga duart tona.
12. E gjithë paria ishin mbledhur për ta vrarë dhe për ta penguar lindjen e Mesihut, por Mesihu nuk lind, e në gëzim të krekosjes së kësaj parie lind vajzë.
13. Me lindjen e Merjemes së shenjtë filluan përsëri që të shtohen torturat dhe maltretimet psikologjike ndaj Zekeriaut dhe fesë së vërtetë.
Urtësi:
Nëse analizojmë këtë pjesë të këtij filmi të mrekullueshëm me të vërtetë në pah do të shihnim urtësinë e Allahut xh.sh. Të gjithë pritnin lindjen e Mesihut, madje edhe vet Pejgamberi Zekerija, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të përfundonin edhe torturat ndaj popullit të përvuajtur. Por, dëshira, vullneti dhe urtësia e Allahut deshi që të lind Merjemeja, nëna e Mesihut dhe jo Mesihu. Sipas kësaj që pamë në këtë pjesë të këtij filmi mund të parashtrojmë shumë pyetje dhe problematika. Imrani, i Dërguar i Zotit, paralajmëroi se do t`i lind djalë dhe se do të shpëtojë popullatën prej trazirave. Ndërsa pas vdekjes së tij po lind një vajzë. Allahu xh.sh. përmes lindjes së Merjemes së shenjtë e përgatiti terrenin për lindjen e Mesihut. E gjithë paria ishin bërë gati që ta vrasin Mesihun qysh në lindje. Urtësia e Zotit deshi që të lind Merjemeja një vajzë e cila do të shënon epokën e çlirimeve prej torturave. Sepse si shenjë gëzimi për mos lindjen e Mesihut, mbreti famëkeq Herodi nuk kishte ndëshkuar ushtarët e tij. Ndërsa në anën tjetër Zoti sprovoi edhe njëherë besimin e çifutëve të cilët edhe kësaj here filluan që të dyshojnë në fjalën e Imranit, por edhe më shumë e lënduan Pejgamberin Zekerijahun a.s
Duaj sa te Duash,nji Dite do te Ndahesh,Jeto sa te Duash,nji dite do te Vdesesh,Vepro si te Duash,nji dite Do te japesh Llogari...???