Benachrichtigungen
Alles löschen

Mbreti i mençur

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
148 Ansichten
(@bruna)
Beiträge: 1552
Noble Member
Themenstarter
 
[#583]

Do të ndaj me ju një tregim që tregon vendimin e mençur të një të riu se si të jetojmë këtë jetë. Ky tregim është vetëm një shembull.

Na ishte një vend kohë më parë ku njerëzit do ta ndërronin mbretin për çdo vit. Personi që do të bëhej mbret duhej të pajtohej me një kontratë, sipas së cilës ai do të dërgohej në një ishull mbas një viti mbretërim. Kështu që një mbret e mbaroi afatin apo periudhën e tij dhe ishte koha për të që të shkonte në ishull dhe të jetonte atje. Njerëzit e veshën atë me rroba të shtrenjta, e vendosën në një elefant dhe e dërguan rreth qyteteve që t"u thoshte lamtumirën të gjithë njerëzve. Ky ishte momenti i pikëllimit për të gjithë mbretërit të cilin sunduan për nga një vit. Mbas lamtumirës, njerëzit e dërguan mbretin me një barkë në ishullin e vetmuar dhe e lanë atje.
Në rrugën e tyre mbrapa, ata zbuluan një anije që ishte fundosur vetëm pak kohë më parë. Ata panë një njeri të ri, i cili kishte shpëtuar duke u mbajtur në një pjesë druri që lundronte. Meqë iu nevojitej një mbret i ri, ata e morën këtë njeri dhe e dërguan në vendin e tyre, ku kërkuan prej tij që të bëhej mbret për një vit. Në fillim ai refuzoi, por më vonë u pajtua të bëhej mbret. Njerëzit i treguan atij për të gjitha rregullat dhe normat dhe se si ai do të dërgohej në një ishull mbas një viti.
Mbas tri ditësh mbret ai pyeti ministrat nëse mund t"ia tregonin ishullin ku të gjithë mbretërit e tjerë ishin dërguar. Ata u pajtuan dhe e dërguan në ishull. Ishulli ishte i mbuluar me xhungla të dendura dhe zërat e kafshëve të egra dëgjoheshin duke dalë prej tyre. Mbreti hyri pak brenda për të parë se si ishte dhe zbuloi trupat e vdekur të të gjithë mbretërve të mëparshëm. Ai e kuptoi se posa ata ishin lënë në ishull, kafshët kishin ardhur dhe i kishin vrarë. Mbreti u kthye në vend dhe kërkoi nga njerëzit ta pajisin me 100 punëtorë të fuqishëm. I mori 100 punëtorët dhe i dërgoi në ishull dhe u tha që të largonin të gjitha kafshët e egra dhe të prisnin të gjithë drurët. Ai do ta vizitonte ishullin çdo muaj që të shihte se si po përparonte puna. Në muajin e parë, të gjitha kafshët ishin larguar dhe shumë drurë ishin prerë. Në muajin e dytë, i tërë ishulli ishte pastruar. Pastaj mbreti u tha punëtorëve të mbillnin kopshte në pjesë të ndryshme të ishullit. Ai gjithashtu dërgoi atje kafshë të dobishme, si pula, rosa, dhi, lopë etj.. Në muajin e tretë ai i urdhëroi punëtorët të ndërtojnë shtëpi të mëdha dhe skela për anije. Me kalimin e muajve ishulli u kthye në një vend të bukur.
Mbreti i ri vishte rroba të thjeshta dhe harxhonte shumë pak nga fitimet e tij. Ai i dërgoi të gjitha fitimet në ishull, që t"i ruante. Nëntë muaj kaluan kështu. Mbreti i thirri njerëzit dhe u tha atyre: “Unë e di që kam për të shkuar në ishull mbas një viti, por do të dëshiroja të shkoja menjëherë atjeâ€


“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.â€

 
Veröffentlicht : 11/09/2008 4:16 p.m.
Teilen: