Benachrichtigungen
Alles löschen

Martesa e Muhammedit a.s

7 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
708 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#4139]

Martesa e Muhammedit a.s

Te nderuar lexues te nderuar besimtare te fese muslimane lexone kete leter e postova tek feja Islame qe mos te behen tema te perziera sa i perket marteses e Muhammedit a.s me vajzen ne moshen e re pothuajse isht ne qdo qosh te forumit sa pash une . Nese do besone nese jo nuk e kemi obligim me dhune me jav fut ne koke feja nuk shkon me dhune kush e don Allahun e beson Pejgamberin e Tij. Kush nuk don e ka per vete. Jam shume e sigurt se dikujt do ti vije keq per kete se pse Muhammedi a.s u martua me nje vajz te re une qiken teme se kisha dhene apo tjetri thot keshtu lexone kete leter qe te bindeni nese doni te bindeni.

Martesa e Muhammedit a.s

Sa i përket martesës së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem me Aishen (All-llahu qoftë i kënaqur me të) është një mirësi dhe begati e All-llahut që ua dhuroj All-llahu besimtarëve ngase shumicën e mësimeve e në veçanti ngjarjet dhe sjellejt e të dërguarit të All-llahut në shtëpi na i refeu nëna e besimtarëve Aisha (All-llahu qoftë i kënaqur me të).
Edhe më tepër duhet shtuar kënaqësia nëse e dimë së martesa e Pejgamberit të All-llahut me Aishen ishte me zgjedhjen e All-llahut subhnehu ve teala ashtu siç e transmeton imam Buhariu dhe Muslimi nga Aisha (All-llahu qoftë i kënaqur me të) thotë: Më tha Pejgamebri i All-llahut: “Të kam parë në ëndërr dy herë, ku një njeri të barte në një petk mëndafshi dhe më thoshte: “Kjo është gruaja yte”, kur pashë se ti ishe në të dhe thashë: nëse është kjo prej All-llahut realizohet.
Pra, nga ky hadith dhe hadithe të tjerë na bëhet e qartë se martesa e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte me dëshirën e All-llahut subhanehu ve teala.

Kështuqë asnjë besimtarit e as besimtares nuk i lejohet që të shprehë pakënaqësi në këtë rast, por duhet të falenderojë All-llahun për këtë mirësi, ngase shumicën e mësimeve të Islamit na e ka rëfyer Aisha (All-llahu qoftë i kënaqur me të).

Për këtë kjo martesë kishte shumë urtësi e sidomos kur dihet se Aisha jetoj pas vdekjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem edhe dyzet vite. Kështuqë iu mundësua të japë shumë mësime dhe të dalin nga duart e saj shumë nxënës të dijes. E po të ishte e moshuar nuk do t’ju mundësonte një gjë e tillë. Falenderimi i takon All-llahut në fillim dhe mbarim që me urtësi krijoi dhe udhëzoi çdo send. All-llahu e din më mirë.

Ligjeruar nga hoxha: Sadullah Bajrami


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 07/10/2009 12:15 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

:murit: :murit: :murit: :murit: :murit: :murit: :murit: :murit: :murit: :murit: :murit: :murit: :murit:

Ti kryt e fort aa me se pari ta kisha kput kryt si te pules hahahahhaha edhe e dyta boll mir ta kam tregu atje postimin si ka nis msitnillaku pa allahin hiqqqqqqqqqqqqq po vet njerzt mesveti germ per germe e ki atje eeeeeee le sadallah kushi asht aj une kam dhan fakte se nervat mi ..... harone ket tem aaa :murit:

A ty veq mos te nxafsha ata shishka ka mi ti pre deri ne rraj :murit:


 
Veröffentlicht : 07/10/2009 7:50 p.m.
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 

:respekt: :kafe:


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 09/10/2009 10:56 a.m.
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 

E kam gjetur kete teme sa i perket marteses se Ajshes po del se vellau zem-zem e ka pas mire mirepo ai kuror ka bere ne moshe te re andaj llogaritet si martes perarsye se mesimit te fese ne moshen e re .

Gruaja gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në shoqëri me të drejta të veta për ekzistencë, punë, edukim dhe trashëgim. Të drejtat e saja varësisht nga periudhat kohore variojnë nga një gjendje në një gjendje tjetër. Të drejtat e veta gruaja i fiton në vende të ndryshme dhe në kohëra të ndryshme. Për shembull gruaja në Islam në vendet arabe të drejtat e veta i fiton në kohën e shpalljes së islamit.

Gruaja ka një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimet dhe ndryshimet kulturore në një shoqëri, gjithashtu ajo ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe përparimin e gjinisë njerëzore sepse kjo krijesë e butë ka kontakt shumë më të afërt me gratë dhe fëmijët.

Një shëmbëlltyrë të tillë ku gruaja gëzon autoritet e kemi edhe tek gruaja e Resulullahut a.s. Hz. Aisheja nëna e besimtarëve, vajza e njeriut të parë prej burrave që i besoi Muhammedit a.s., Ebu Bekër Es-Siddikut.

Aisheja r.a. lindi aty diku nëntë apo dhjetë vjet para Hixhretit në Mekke. Është e bija e Ebu Bekrit dhe nënës Ummu Ruman e bija e Amir ibni Umejrit. Aisheja r.a. është bërë muslimane në moshë shumë të re.(1)

Resulullahu a.s. nuk u martua me asnjë grua tjetër derisa ishte Hadixheja r.a. gjallë. Edhe pas vdekjes së saj nuk u martua një kohë. I Dërguari a.s. u mërzit shumë kur vdiq Hadixheja r.a. Hatixheja r.a. dhe Ebu Talibi vdiqën në të njëjtin vit, kjo ishte një ngjarje e rëndë për Alejhisselamin, andaj edhe e quajti 'Senetul Huzni'- 'Viti i dëshpërimit'. Një ditë erdhi tek Muhammedi a.s Havle binti Hakim gruaja e Osmani ibën Me'zunit dhe i propozoi që të martohej me Aishen të bijën e Ebu Bekër Essiddikut. Pastaj shkoi tek Ebu Bekri dhe e kërkoi Aishen në emër të Resulullahut.

Kurorëzimi i Pejgamberit a.s. me Aishen u bë dy apo tri vite para Hixhretit. Burimet theksojnë se Aisheja r.a. ishte në moshë të vogël kur u kurorëzua. Dasma u bë dy vite pas kurorëzimit. Atëbotë sipas transmetimeve Aisheja r.a. duhej të ishte në mes moshës nëntë dhe njëmbëdhjetë vjeçare. Disa historian thonë se Aisheja ishte në moshë më të madhe nga ajo që cekëm, kuptohet duke u bazuar në transmetime të ndryshme.

Pejgamberi a.s pas vdekjes së gruas së tij Hadixhes, i mbeti barra dhe kujdesi për shtëpi dhe për fëmijë. Tani ai kishte nevojë për një bashkëshorte që do ta ndihmonte dhe do t'i jepte vullnet në aktivitetet e tija islame. Ai gjithashtu ishte i martuar me Sevden e cila ishte e shtyrë në moshë dhe e ve për të cilën gjithashtu po kujdesej. Nga ana tjetër ai kërkoi Aishen nga Ebu Bekri që t'i përforcojë edhe më tej marrëdhëniet e tija shoqërore dhe të kamotshme duke u lidhur edhe miqësisht me të(2), e në anën tjetër t'i falte një margaritar islamit duke e përgatitur atë qysh prej moshës së vogël.

Martesa e tij me Aishen ishte që të përfitonin gratë muslimane, duke marrë përgjigjet e pyetjeve që kishin turp ta pyesnin drejtpërsëdrejti Pejgamberin, prandaj u martua i Dërguari me Aishen të cilën e edukoi dhe e mësoi duke e bërë mësuese të të gjithë besimtarëve deri në ditën e Gjykimit. Ajo ishte pra gruaja që transmetoi mbi dy mijë hadithe nga Pejgamberi ynë, ishte mësuesja e grave dhe burrave muslimanë, por u ajo ngrit edhe deri aty ku u bë edhe komandante e ushtrisë muslimane.
Kjo ofertë e martesës nga ana e pejgamberit është bërë dhjetë vite pas shpalljes, ndërsa Hz. Aisheja ka lindur pesë apo gjashtë vite para shpalljes.
Nga kjo del se mosha e martesës së Aishes me Pejgamberin ishte aty diku shtatëmbëdhjetë ose tetëmbëdhjetë vjet. Kjo temë është e shtjelluar më detajisht në librin 'Asr-i Saadet', të Mevlana Shibliut.(3)

Sa i përket moshës së martesës së Hazreti Aishes, ku sipas disa transmetimeve thuhet se ajo ishte në moshë më të madhe kur u martua me Pejgamberin, ata bazohen këtu nga biografia e motrës së saj më të madhe Esmas.
Librat e vjetër biografik për Esman r.a. thonë: 'Esmaja r.a. vdiq në moshën 100 vjeçare, në vitin e 73 të Hixhretit. Në kohën e Hixhretit ajo ishte në moshën 27 vjeçare, Aisheja r.a. ishte dhjetë vjet më e vogël se ajo, kështu që përputhet se ajo në periudhën e hixhretit ishte në moshën 17 vjeçare(4). Gjithashtu hazreti Aisheja ishte e fejuar me Xhubejrin para se të fejohej me Pejgamberin a.s., por u nda nga ai për shkaqe fetare meqë ai nuk kishte hyrë në Islam, e prishi fejesën me të dhe u fejua me Pejgamberin, kjo nënkupton se ishte vajzë që e kishte kohën për martesë.(5)

Në një hadith që e transmeton Aisheja r.a. thotë se Xhebraili a.s i kishte sjellë fotografinë e saj që e kishte vendosur në një material të mëndafshtë dhe e kishte futë në një këmishë duke i thënë Muhammedit a.s.: 'Kjo është gruaja jote në këtë botë dhe në Ahiret'. Aisheja r.a. është e vetmja grua beqare me të cilën u martua Resulullahu. Nënën e besimtarëve hz. Aishen e donte shumë Pejgamberi a.s., asaj i ka kishte vendosur llagapin 'bardhoke' nga dashuria. Pejgamberi thoshte: 'Merreni (mësoni) gjysmën e fesë nga kjo bardhoke'. Aisheja ishte grua e cila iu bashkëngjit Resulullahut në luftë së bashku me gratë tjera, me ç'rast iu mjekuan plagët luftëtarëve të plagosur. Në luftën e Uhudit e shoqëroi Resulullahun duke mos u nda asnjë moment nga ai duke i shërbyer me ujë dhe ushqim pjesëmarrësit e luftës. Gjatë kësaj lufte ajo ia mjekoi edhe vetë Resulullahut plagët në fytyrën e tij të bekuar që ia kishin shkaktuar mushrikët, duke ia ndalur gjakun që i rridhte. Ajo madje kishte dashur të merrte pjesë në këtë luftë si luftëtare me shpatë, por nuk i kishte dhënë leje Muhammedi a.s. për këtë.

Qysh kur ishte e vogël babai i saj Ebu Bekri u angazhua rreth mësimit dhe edukimit të saj. Aisheja nëna e të gjithë besimtarëve e mësoi shkrim- leximin në moshën e saj fare të vogël, me zgjuarsinë dhe kapacitetin e saj superior ia kishte tërhequr vëmendjen shoqërisë. Ato që i mësonte nuk i harronte, i përsëriste vazhdimisht. Ajo kishte një memorie jashtëzakonisht të fortë. Ishte një grua e mençur, e zgjuar, e ndershme, krenare dijetare dhe edukatore e shkëlqyer. Kishte një elokuencë kur shpjegonte, shpjegonte me një mjeshtëri të rrallë, pra ishte personalitet i kompletuar. Duke u bazuar në memorien dhe karakterin e saj të pakrahasueshëm dhe duke u bazuar në atë se e kishte lavdëruar këtë zonjë Kur'ani Famëlartë as-habët e pyesnin rreth shumë çështjeve, ku edhe e mësonin përgjigjen e drejtë nga kjo zonjë e nderuar.

Nëna jonë Aishe ua mësoi muslimanëve të gjitha ato që i dëgjoi nga Pejgamberi a.s. kur ishte Pejgamberi a.s. gjallë, pastaj në kohën e halifatit të babait të saj Ebu Bekrit, në kohën e Omerit r.a. dhe në kohën e Osmanit. Gjithmonë agjëronte dhe falte namaz nate. Aisheja r.a. ishte e mprehtë në çështjet e fikhut dhe në ixhtihad, pra përdorimin e logjikës së shëndoshë. Ajo radhitet njëra nga themeluesit e shkencës së fikhut. Gjithashtu është dijetare ndër më të lartët e kohës së saj dhe numërohet njëra ndër gjashtë dijetarët e fikhut (Fukahausseb'a).

Aisheja r.a. ishte një grua me moral të mirë dhe karakter të pastër, me shpirt e zemër të mëshirshme, xhymert (dorëlirë) dhe e dhënë pas ibadetit, ishte një grua që shquhej për zgjuarsi. Mbi të gjitha ajo shquhet për cilësinë e saj të shkëlqyer sepse i shërbeu Islamit dhe dijes me një shërbim të jashtëzakonshëm. Sipas një transmetimi ajo radhitet ndër dijetarët musliman më të ditur që ka transmetuar një të katërtën apo çerekun e fikhut (dispozitave fetare) dhe shkencave fetare.

Kuptohet se Aisheja r.a. sipas vargut të transmetuesve radhitet e treta me radhë pas Ebu Hurejres dhe Abdullah ibën Omerit, e cila transmetoi hadithe të sakta nga Pejgamberi. Ajo më së shumti transmetoi hadithe që i përkisnin gruas dhe jetës bashkëshortore por edhe hadithe tjera.

Ja se si deklaruan disa nga as-habët dhe dijetarët për Aishen r.a.:

Ebu Musa El- Esh'ari thotë: 'Nëse hasnim në ndonjë problem rreth ndonjë çështjeje shkonim dhe e pyesnim Aishen.'

Djali i Abdurrahman ibën Avfit, Ebu Selem ka thënë: 'Nuk pash asnjërin të dinte sunnetin (fjalët, veprat dhe punët) e Resulullahut më mirë se Aisheja, nuk pash asnjë më të thelluar në fe se ajo, nuk dinte askush sikur ajo shkakun e zbritjes së ajeteve (sebebi nuzul) dhe nuk pash asnjë të dinte më mire se ajo kapitullin e trashëgimisë (faraid).'

Imam Zuhriu për të ka thënë: 'Sikur ti mblidhnim të gjithë dijetarët e kohës së saj dhe gratë e tjera të Pejgamberit, dituria e tyre të ishte në një anë kurse dituria e hz. Aishes në anën tjetër prapë dituria e saj do ta peshonte tërë diturinë e tyre.'

Ata bin Ebi Rebah ka thënë: 'Hz. Aisheja ishte njëra nga as-habët që e dinte më së shumti fikhun, ishte nga ata persona që kishte mendimin më të frytshëm.'

Mesruku nga tabiinët ka thënë: 'Betohem në Allahun se shumica nga as-habët shkonin dhe e pyesnin Hz. Aishen për çështjet e trashëgimisë dhe i mësonin nga ajo.'

Aisheja r.a. ka transmetuar dy mijë e dyqind e dhjetë hadithe nga Pejgamberi a.s. Shumica nga as-habët dhe tabiinët kanë transmetuar hadithe nga ajo. Librat e hadithit sahih janë të stërmbushura me fetvatë e Aishes r.a. Gjithashtu edhe Ahmed ibën Hanbeli në librin e tij të quajtur 'Musned', shpjegon gjatë rreth haditheve që i transmeton Aisheja.

Ja disa nga hadithet të cilat i transmetoi Aisheja r.a.:

'Oj Aishe, Allahu vepron butë me robërit e tij dhe e dëshiron sjelljen e butë në secilën punë.'

'Ai që e kujton vdekjen njëzet herë në ditë e arrin gradën e shehidit'

'Ibadeti që më së shumti e pëlqente Resulullahu s.a.v.s. ishte ai ibadet që bëhej vazhdimisht edhe nëse bëhet pak.'

'Çdo pije që të deh është haram'

Pejgamberi a.s ka thënë kështu: 'Xhebraili nuk prante duke më porositur për respektin ndaj fqiut, derisa mendova se së afërmi fqiun do ta bënte edhe anëtar në trashëgimi.'

Fundin e jetës së saj e kaloi kryesisht si muxhtehide, përkatësisht duke dhënë fetva rreth dispozitave të veçanta që kishin të bënin me gjendjen e gruas. Vdiq në vitin 676 në Medine. Xhenazen e saj ia fali Ebu Hurejre r.a. dhe u varros sipas testamentit që e kishte lënë në varrezat 'El- Baki'.


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 09/10/2009 6:29 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Në një hadith që e transmeton Aisheja r.a. thotë se Xhebraili a.s i kishte sjellë fotografinë e saj që e kishte vendosur në një material të mëndafshtë dhe e kishte futë në një këmishë duke i thënë Muhammedit a.s.: 'Kjo është gruaja jote në këtë botë dhe në Ahiret'. Aisheja r.a. është e vetmja grua beqare me të cilën u martua Resulullahu.

Ku ka pas moj fotografi ne arabi ne ate koh ncncnncncn :murit: skan tash e le ne ate koh pha ma kupe lukthin e hajt more zot qysh jam mush ne ty qe me ba me te taku najher ohhh ma mir te la me imagjinu vete :murit: Me kupe e hajt


 
Veröffentlicht : 09/10/2009 6:34 p.m.
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 

Ihaaaaaa Xhibrili po shendrrohet ne forme njeriu e spo ta bon nje foto ty per 1 mimut ta ndreq keto kane qene te urdheruara e pse te mos hyn ne mendje te njerezve . Allahu ka krijuar njeri prej balte e spo ta bon nje foto prej letre .


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 09/10/2009 6:40 p.m.
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
 

Ew Ew :roll: :murit:


 
Veröffentlicht : 09/10/2009 10:53 p.m.
Teilen: