Benachrichtigungen
Alles löschen

Fragmente nga jeta e Sahabëve

43 Beiträge
2 Benutzer
0 Reactions
2,600 Ansichten
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

Në betejën e Hendekut pabesimtarët e mbajtën të rrethuar Medinën disa ditë me radhë, derisa Ikremeja nuk mundi të durojë më dhe vërejti një vend të ngushtë në Hendek dhe e detyroi kalin e tij ta kalojë atë. Pas tij kështu vepruan edhe disa të tjerë, por këtë e pagoi me kokë Amr ibnu Abd Vud-din El-Amiri...
Ndërsa Ikremen e shpëtoi vetëm ikja.
* * *
Ditën e çlirimit të Mekës kurejshitët e panë se nuk kanë mundësi t"i kundërvihen Muhammedit dhe sahabëve të tij. Prandaj vendosën që ta lënë të hyjë në Mekë. Ajo që u ndihmoi të ndërmarrin këtë vendim ishte fakti se Pejgamberi a.s. i kishte urdhëruar komandantët e ushtrisë së tij që të mos e përdornin forcën, vetëm në rast mbrojtjeje.
* * *
Mirëpo, Ikreme ibnu Ebi Xhehli dhe një grup me të nuk i ishin përmbajtur vendimit të kurejshëve dhe iu kundërvënë ushtrisë së madhe. Mirëpo, Halid Ibnul Velidi në një përleshje të vogël i mposhti ata; disa prej tyre u vranë e të tjerët ikën. Në mesin e të ikurve ishte edhe Ikreme ibnu Ebi Xhehli.
* * *
Ikremeja tashmë ishte penduar thellë. Pas kësaj që ndodhi, atij nuk i kishte mbetur më vend në Mekë, meqenëse ajo tani ishte në duar të muslimanëve. Pejgamberi a.s. kishte shpallur amnisti të përgjithshme për kurejshitët. Mirëpo, ai i kishte përjashtuar prej kësaj amnestie disa persona dhe kishte urdhëruar që ata të vriteshin, edhe nëse gjenden nën perdet e Qabes.

Në krye të këtij grupi ishte Ikreme ibnu Ebi Xhehl. Për këtë ai e kishte lëshuar fshehtasi Mekën dhe ishte nisur në drejtim të Jemenit, sepse nuk i kishte mbetur vend tjetër.
* * *
Ndërkohë, bashkëshortja e Ikremes, Umu Hakimi dhe Hindu bintu Utbe, të shoqëruara nga dhjetë gra kurejshite, vendosën të shkojnë te shtëpia e Pejgamberit a.s. për të dhënë betimin e besueshmërisë dhe të dëgjueshmërisë. Ato hynë te Pejgamberi a.s., ku ishin dy gratë e tij, vajza e tij Fatimja, si dhe disa gra të familjes benu Abdul Muttalib. Së pari, fjalën e mori Hindi, e cila e kishte mbuluar fytyrën e saj në shenjë turpi për shkak të masakrimit të xhaxhait të Pejgamberit a.s., Hamza ibnu Abdul-Mut-talibit, në luftën e Uhudit:
- O i Dërguari i Allahut! Falënderimi dhe lavdërimi i qoftë Allahut, i Cili e forcoi dhe e lartësoi Fenë të cilën Ai Vetë e zgjodhi. Unë kërkoj prej teje të kesh mëshirë ndaj meje për shkak të lidhjeve tona familjare. Unë që sot jam grua besimtare e sinqertë.
Pastaj e zbuloi fytyrën e saj dhe vazhdoi:
- Unë jam Hindi, e bija e Utbes, o i Dërguari i Allahut. Atëherë, Pejgamberi a.s. i tha:
- “Mirësevjen!â€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 11/09/2007 12:16 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

- Po. Unë bisedova me të dhe ai të fali.
Kështu vazhdoi ta qetësojë dhe ta sigurojë derisa ai u bind të kthehet me të.
Pastaj i rrëfeu atij për ndodhinë e djaloshit romak. Ikremeja kaloi pranë fshatit arab dhe në shenjë hakmarrjeje e mbyti djaloshin para se ta pranonte fenë islame.
Gjatë kthimit për në Mekë, ata u kthyen të pushojnë në një shtëpi dhe Ikremeja deshi të ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij, por ajo nuk e pranoi një gjë të tillë dhe i tha:
- Unë jam muslimane, kurse ti je pabesimtar.
Kjo sjellje e saj e habiti Ikremen dhe tha:
- Ajo që na pengon të kemi marrëdhënie intime në mes nesh është çështje e madhe.
Në momentin kur Ikremeja i ishte afruar Mekës, Muhammedi a.s. u tha as-habëve të tij.
- Do t"ju vijë Ikreme ibnu Ebi Xhehli, besimtar dhe muhaxhir, e mos e fyeni babain e tij, sepse fyerja e të vdekurit e shqetëson të gjallin e nuk e arrin të vdekurin.
Nuk shkoi shumë kohë dhe Ikremeja së bashku me bashkëshorten e tij arriti aty ku ishte Pejgamberi a.s. Kur e pa Pejgamberi a.s. u ngrit i gëzuar për të. Posa u ul Pejgamberi a.s., Ikremeja qëndroi para tij dhe i tha:
- O Muhammed! Umu Hakimi më lajmëroi se ti më ke falur mua...
Pejgamberi a.s. ia ktheu:
- Ka thënë të vërtetën. Ti je i falur.
Ikremeja pastaj pyeti:
- Në çfarë thërret ti, o Muhammed?
Pejgamberi a.s. iu përgjigj:
- Të thërras të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam rob dhe i Dërguari i Tij. Të falësh namazin, të japësh zekatin, - derisa i numëroi të gjitha bazat e Islamit.

Ikremeja pastaj ia ktheu:
- Betohem në Allahun se ti thërret vetëm në atë që është e vërtetë dhe urdhëron vetëm në mirësi. Pastaj shtoi e tha:
- Betohem në Allahun, se ti, edhe para thirrjes në Islam, ishe më i sinqerti, më besniku dhe më bamirësi ndër ne.
Pastaj ia shtriu dorën dhe tha: - Unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Ti je robi dhe i Dërguari i Tij, e pastaj shtoi:
- O i Dërguari i Allahut! Më mëso ta them fjalën më të mirë.
Pejgamberi a.s. i tha:
- Thuaj: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij.â€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 11/09/2007 12:17 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

ZEJDUL HAJRI

“Ti ke dy cilësi, të cilat i do Allahu xh.sh. dhe i Dërguari i Tij: durimin dhe shpirtmadhësinë.â€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 12/09/2007 11:10 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

Pastaj e qëlloi të dytën dhe të tretën. Atëherë nuk më mbeti tjetër vetëm ta kthej shigjetën në strajcën time dhe qëndrova para tij i dorëzuar. U afrua pranë meje, e mori shpatën dhe harkun tim dhe tha:
- Hip pas meje! Hipa pas tij dhe më tha:
- Çfarë mendon se do të bëj me ty?
Iu përgjigja: - Mendoj më të keqen.
Më pyeti: Përse?!
Iu përgjigja: - Për atë që bëra ndaj teje.
Për mundin që të shkaktova dhe më në fund Allahu ta mundësoi të më kapësh.â€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 12/09/2007 11:14 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

Qëndroi me shtatin e tij të hedhur, e lëshoi zërin e tij të lartë dhe të gjatë e tha: - O Muhammed! Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se ti je i Dërguari i Tij. Atëherë, Pejgamberi a.s. u nis drejt tij dhe e pyeti:
- Kush je ti?
Ai iu përgjigj: - Unë jam Zejdul Hajl ibnu Muhelhelit!
Pejgamberi a.s. atëherë ia ktheu:
- Jo, tani e tutje je Zejdul Hajr (Zejdi i mirësisë) e jo Zejdul Hajl (Zejdi i kuajve).â€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 12/09/2007 11:16 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

ADIJ IBNU HATIM ET-TAIJ

“Ti besove kur nuk besuan, e pranove kur e mohuan, ishe besnik kur tradhtuan, sulmove kur të tjerët ikën.â€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 12/09/2007 11:26 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

- O i Dërguari i Allahut, më vdiq babai e u tret kujdestari, të lutem në Allahun ki mirësi për mua!
Pejgamberi a.s. i tha:
- Ashtu qoftë!
Ajo pastaj vazhdoi:
- Unë dëshiroj t"i bashkangjitem familjes sime në Sham.
Pejgamberi a.s. ia ktheu:
- Por mos nxito të dalësh prej këtu derisa të gjesh ndonjë njeri prej fisit tënd në të cilin ke besim të plotë për të të çuar deri në Sham. Kur ta gjesh një njeri të këtillë, më lajmëro.
Posa u largua Pejgamberi a.s., ajo pyeti për njeriun i cili e nxiti që t"i flasë Pejgamberit a.s. Dikush i tha se ai ishte Ali ibnu Ebi Talibi r.a.
Ajo qëndroi aty derisa erdhi një karvan në mesin e të cilëve kishte njerëz të cilëve ajo u besonte. Atëherë ajo shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha:
- O i Dërguari i Allahut. Ka ardhur një grup i njerëzve të fisit tim, në mesin e të cilëve ka të atillë që kam besim se do të më çojnë deri te familja ime në Sham.
Pejgamberi a.s. e veshi atë, ia dhuroi një deve që ta mbartë si dhe ia dha disa të holla, të cilat do t"i mjaftonin për rrugë. Kështu ajo u nis me karvanin.
Adiji pastaj vazhdon e thotë:
- Ne i përcillnim lajmet dhe e pritnin ardhjen e saj, por assesi nuk mund t"i besonim lajmeve që flitnin për sjelljet e mira të Muhammedit dhe për bamirësi ndaj saj, megjithë armiqësinë time ndaj tij.
Derisa unë isha ulur në mesin e anëtarëve të familjes sime, vërejta prej së largu një grua mbi deve që ishte drejtuar kah ne. I habitur bërtita:
E bija e Hatimit!
Kur qëndroi para nesh, nisi të më flasë e nevrikosur: Ti je ndërprerës i marrëdhënieve familjare, ti je mizor...
E more familjen tënde dhe fëmijët e tu, por e lë motrën tënde.
Unë i thashë:
- Motra ime. Thuaj vetëm atë që është e mirë.
Kështu fillova t"i flas me fjalë të mira derisa u qetësua. Pastaj më tregoi tërë ndodhinë e saj, që ishte identike me atë që kisha dëgjuar më parë.
Pastaj e pyeta, se ajo ishte grua e zgjuar dhe e vendosur:
- Çfarë mendon ti për atë njeri (e kisha fjalën për Muhammedin a.s.)?
Ajo u përgjigj:
- Mendimi është - betohem në Allahun - që t"i bashkangjitesh atij sa më parë nëse është pejgamber, ngase atij që i bashkangjitet i pari i takon merita më e madhe.
E nëse është mbret, nuk do të jesh i përbuzur tek ai, kur ai e di se kush je.
* * *
Adiji vazhdon e thotë:
- U përgatita për rrugë dhe u nisa te Pejgamberi a.s. në Medinë. Unë isha informuar se ai kishte thënë:
“Unë e lus Allahun që t"i bashkojë duart e Adijit me duart e mia.â€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 12/09/2007 11:27 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

Atëherë thashë me vete: “Betohem në Allahun se ky nuk është mbret.â€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 12/09/2007 11:28 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

EBU DHERR EL-GIFARI

“Nuk mbajti toka e as nuk njohu qielli njeri më të drejtë se Ebu Dherrin.â€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 02/02/2008 12:45 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

Pas kësaj qëndrova me Pejgamberin a.s. në Mekë, i cili m"i mësoi bazat e fesë islame, më mësoi të lexojë disa pjesë të Kur"anit e pastaj më tha:
- Mos i trego askujt për Islamin tënd në Mekë, sepse unë kam frikë se do të të vrasin.
Atëherë thashë:
- Betohem në Allahun, në duart e të Cilit është shpirti im, se nuk do të largohem nga Meka derisa të shkoj në Qabe dhe të bërtas me tërë fuqinë time për thirrjen e vërtetë në mesin e kurejshitëve. Pejgamberi a.s. heshti.
Shkova në Qabe. Kurejshitët ishin ulur dhe bisedonin në mes vete. Shkova në mesin e tyre dhe bërtita me zë të lartë: O Kurejshë! Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Ende pa arritur fjalët e mia në veshët e popullit, të gjithë u tmerruan dhe u ngritën prej kuvendimeve të tyre dhe thanë:
- Na e sillni atë të marrë.
U ngritën dhe filluan të më rrahin deri në vdekje. Aty më kapi El-Abas ibnu Abdul Mutalibi, xhaxhai i Pejgamberit, i cili më mori në mbrojtje, pastaj iu drejtua atyre dhe iu tha: - Medet për ju! A doni të vrisni një njeri prej “Gifaritâ€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 02/02/2008 12:49 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

ABDULLAH IBNU UM-MI MEKTUMI

“Njeriu i verbër për të cilin Allahu zbriti gjashtëmbëdhjetë ajete, të cilat u lexuan dhe do të vazhdojnë të lexohen derisa të ndërrohet nata dhe dita.â€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 02/02/2008 12:52 p.m.
(@alko71)
Beiträge: 689
Honorable Member
Themenstarter
 

Kjo ndikoi dukshëm në shpirtin e ibnu Um-mi Mektumit dhe i erdhi rëndë të mos jetë pjesëmarrës në këtë të mirë, dhe tha:
“O i Dërguari i Allahut, sikur të mund të luftoja, do të vija në luftë.â€


Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë

 
Veröffentlicht : 02/02/2008 1:02 p.m.
(@drita)
Beiträge: 34
Eminent Member
 

selam alejkum alko 71
allahu tte shperbleft per keto tema te bukura 😉


 
Veröffentlicht : 02/05/2008 4:18 p.m.
Seite 3 / 3
Teilen: