Muadhi iu përgjigj:
- Por, edhe më të mira se këto, o babai im. A do ta pranosh thirrjen e tij, sepse i tërë fisi yt i është bindur atij.
Plaku, pasi heshti një çast, tha:
- Nuk do ta pranoj thirrjen e tij, derisa të konsultoj “Menatinâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Atëherë të bijtë e lanë, duke iu bindur urdhrit të Resulullahut s.a.s.
Posa u afrua koha e daljes, Amr ibnul Xhamuhu e përshë-ndeti gruan e tij, ashtu siç përshëndetet ai që shkon në rrugën e pakthim.
Pastaj u kthye kah Kibleja, i çoi duart kah qielli dhe tha:
- O Zoti im, më dhuro shehidllëkun e mos më kthe të dëshpëruar në familjen time!!!
Pastaj u nis, i rrethuar nga të tre bijtë e tij dhe me një numër të madh njerëzish nga fisi i tij benu Seleme.
Kur lufta arriti kulmin dhe u shpartalluan njerëzit që kishin për detyrë të kujdesen për Pejgamberin a.s., u vërejt Amr ibnul Xhamuhu duke shkuar në rreshtin e parë; qëndronte i fuqishëm në këmbën e tij të shëndoshë dhe thoshte:
- Unë jam i përmalluar për xhenet, unë jam i përmalluar për xhenet! Menjëherë pas tij ishte i biri, Hal-ladi.
Plaku dhe i biri i tij, duke e mbrojtur Resulullahun, ranë të vdekur shehidë në fushën e betejës. Ndërmjet rënies dëshmor të birit dhe babait të tij nuk ishin vetëm disa çaste.
* * *
Posa përfundoi lufta, u ngrit Resulullahu s.a.s. te dëshmorët e Uhudit për t"i varrosur ata, e sahabëve të vet iu tha:
“Lërini me gjakun dhe plagët e tyre, sepse unë do të jem dëshmitar për ta.â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
ABDULLAH IBNU XHAHSHI
I pari që u emërua komandant i besimtarëve.
Abdullah ibnu Xhahshi pranoi fenë islame para se të hyjë Pejgamberi a.s. në shtëpinë e Erkamit, prandaj është prej muslimanëve të parë.
Kur Pejgamberi a.s. u lejoi sahabëve të tij të shpërngulen për në Medinë, për t"iu shmangur torturave të kurejshitëve dhe për ta ruajtur fenë e tyre, Abdullah ibnu Xhahshi ishte muhaxhiri i dytë, sepse i kishte paraprirë Ebu Selemeja.
Mirëpo, shpërngulja për Allahun, dhe braktisja e të afërmve dhe vendlindjes për hir të Tij nuk ishte gjë e re për Abdullah ibnu Xhahshin, sepse ai së bashku me disa të afërm të tij para kësaj ishte shpërngulur për në Abisini.
Por, shpërngulja e tij kësaj radhe ishte më e gjerë dhe më e përgjithshme. Me atë u shpërngulën familja e tij dhe disa të afërm të tij, si dhe farefisi tjetër nga babai i tij, burra e gra, pleq dhe të rinj, djemë e vajza, sepse shtëpia e tij ishte shtëpi muslimane dhe fisi i tij ishte fis besimtarësh.
Posa dolën nga Mekeja, shtëpitë e tyre dukeshin të pikëlluara, të vetmuara, të zbrazta, të shkreta, sikur të mos kishte jetuar në to njeri më parë e as të mos kishte fjetur njeri në to.
Nuk kaloi një kohë e gjatë prej shpërnguljes së Abdullahut dhe kush ishte me të, derisa një ditë dolën prijsat e Kurejshitëve dhe shëtiteshin nëpër lagjet e Mekës për të parë se kush është shpërngulur prej muslimanëve dhe kush kishte mbetur ende në mesin e tyre. Ata ishin Ebu Xhehli dhe Utbe ibnu Rebia.
Utbeja i shikoi shtëpitë e benu Xhahshit se si era i përplaste dyert dhe tha:
- Qenkan bërë të shkreta shtëpitë e benu Xhahshit, po i qajnë banorët e tyre!
Ndërsa Ebu Xhehli ia ktheu:
- Kush janë ata që të qajnë shtëpitë për ta?!
Pastaj Ebu Xhehli e vuri dorën në shtëpinë e Abdullah ibnu Xhahshit, e cila ishte njëra prej shtëpive më të mira dhe më të pasura dhe nisi të plaçkisë, të marrë gjërat e saj, ashtu siç vepron pronari në shtëpinë e vet.
Kur i arriti lajmi Abdullah ibnu Xhahshit se çka kishte bërë Ebu Xhehli në shtëpinë e tij, i tregoi për këtë Resulullahut s.a.s. kurse Pejgamberi a.s. i tha:
- A nuk dëshiron, o Abdullah, që të të japë Allahu një shtëpi në xhenet në vend të saj?!
Atëherë Abdullahu u përgjigj:
- Si jo, o i Dërguari i Allahut!
Pejgamberi a.s. i tha:
- Ajo është për ty.
Pas kësaj, Abdullahu u qetësua.
* * *
Posa u stabilizua Abdullah ibnu Xhahshi në Medinë, pas vështirësive të shpërnguljes së parë dhe të dytë dhe posa e kishte shijuar një grimë qetësie nga mikpritja e ensarëve, pas torturave të shumta nga ana e kurejshitëve, deshi Allahu që ai të ballafaqohet me provimin më të vështirë në jetën e tij dhe të preokupohet me sprovën më të ashpër që nga koha kur ishte bërë musliman.
Prandaj, ta përcjellim me kujdes tregimin e sprovës së tij të ashpër dhe të hidhur.
* * *
Pejgamberi a.s. i dërgoi tetë sahabët e tij në një mision të parë ushtarak në Islam. Në mesin e tyre ishin Abdullah ibnu Xhahshi dhe Sa"d ibnu Ebi Vekkasi dhe u tha:
- Do të emëroj për komandant atë që ka durim më të madh në uri dhe etje.â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Posa e përfundoi Abdullahu leximin e letrës, tha:
- E dëgjova dhe iu përula urdhrit të Resulullahut s.a.v.s. Pastaj iu tha shokëve të vet:
- Resulullahu s.a.v.s. më ka urdhëruar të shkoj deri në “Nahleâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Sa"d ibnu Ebi Vekkasi tregon:
Para se të fillojë lufta e Uhudit, më takoi Abdullah ibnu Xhahshi dhe më tha:
- A nuk dëshiron t"i lutesh Allahut?!
Iu përgjigja:
- Si jo.
U shmangëm vetëm ne të dy, unë i pari u luta e thashë:
- O Zoti im, kur ta takoj armikun më ballafaqo me një të fortë prej tyre, të mllefosur e të ashpër që ta luftoj atë dhe të më luftojë mua. Pastaj më dhuro mua fitore mbi të, derisa ta mbys atë dhe ta marrë trofeun e tij!
Abdullah ibnu Xhahshi i kishte ngritur duart gjatë lutjes sime, bëri Amin!, e pastaj tha:
- O Zoti im, më ballafaqo me një njeri të fuqishëm, guximtar, ta luftoj për hir Tëndin e të më luftojë. Pastaj të më marrë mua dhe të ma këpusë hundën time dhe veshët e mi, e kur të takoj Ty nesër, do më pyesësh:
- Përse të është këputur hunda jote dhe veshët e tu?
E unë do të përgjigjem:
- Për ty dhe për të Dërguarin Tënd.
Ti do të thuash: - Ashtu është!
Sa"d ibnu Ebi Vekkasi pastaj tha:
- Lutja e Abdullah ibnu Xhahshit ishte më e mirë se lutja ime. Duke shëtitur në mbarim të ditës, e pashë trupin e tij të masakruar e hunda e tij dhe veshët e tij ishin varur në degët e një druri.
Allahu xh.sh. iu përgjigj lutjes së Abdullah ibnu Xhahshit, të cilën e nderoi me rënien e tij shehid (dëshmor), ashtu siç e nderoi dajën e tij, zotëriun e dëshmorëve, Hamza ibnu Abdul Muttalibin.
Pejgamberi a.s. i varrosi të dy në një varr e lotët e tij të pastër e ujisnin dheun e tyre të parfumosur me erërat e bukura të shehidllëkut.
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
EBU UBEJDE IBNUL XHERRAHU
“Secili popull ka besnikun e vet, e besniku i këtij populli është Ebu Ubejde.â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Pejgamberi a.s. posa e fali me ne namazin e drekës, filloi të shikojë djathtas e majtas. Unë ngritesha sa mundesha që t"i bija në sy. Pejgamberi a.s. vazhdoi ashtu ta hedhë shikimin e tij në mesin tonë, derisa pa Ebu Ubejde ibnul Xherrahun, të cilin e thirri e i tha:
- Shko me këta dhe gjyko në mes tyre me drejtësi rreth kontesteve të tyre. Atëherë unë thashë me vete: E mori atë nder Ebu Ubejde!
Ebu Ubejde nuk shquhej vetëm me besnikëri, por tek ai bashkohej fuqia dhe besnikëria. Kjo fuqi u manifestua në shumë raste.
Ajo u manifestua ditën kur Pejgamberi a.s. dërgoi një grup prej sahabëve të tij për t"i dalë në rrugë një karvani të kurejshitëve dhe për udhëheqës të grupit caktoi Ebu Ubejden r.a. Pejgamberi a.s. iu dha me vete një tarkuçe me hurma, sepse nuk kishte pasur asgjë tjetër. Ebu Ubejde ua jepte secilit prej sahabëve të tij çdo ditë nga një hurmë dhe çdonjëri prej tyre e thithte ashtu sikurse e thith foshnja gjirin e nënës. Pastaj pinin ujë dhe kështu kjo u mjaftonte tërë ditën deri në mbrëmje.
* * *
Ndërsa ditën e betejës në Uhud, atëherë kur muslimanët u mundën dhe njëri nga idhujtarët filloi të çirrej:
- Më tregoni se ku është Muhammedi... Më tregoni se ku është Muhammedi...
Ebu Ubejde ishte njëri nga dhjetë personat të cilët e kishin rrethuar Pejgamberin a.s. dhe e mbronin me kraharorët e tyre, të cilët i kishin drejtuar kah shigjetat e pabesimtarë-ve.
Kur mbaroi beteja, Pejgamberit a.s. i ishin thyer dy dhëmbët e përparshëm, i ishte lënduar balli, ndërsa dy hallka të parzmës së tij i kishin hyrë në mollëzat e syrit. Ebu Bekri deshi t"ia nxjerrë ato nga mollëzat, por kur e vërejti këtë Ebu Ubejde i tha: - Pashë Allahun ma lë mua këtë punë! Ebu Bekri ia la. Ebu Ubejde u frikësua se, nëse ia nxjerr hallkat me dorë, Pejgamberi a.s. do të ndiejë dhembje. Prandaj ia kaf-shoi të parën me tërë fuqinë me dhëmbët e përparshëm dhe e nxori, por i ra edhe dhëmbi i tij.
Pastaj e kafshoi të dytën me dhëmbin e tij të dytë, e nxori atë, por me të i ra edhe dhëmbi tjetër.
Lidhur me këtë, Ebu Bekri thotë: - Ebu Ubejde ishte prej njerëzve më të pashëm pa dhëmbët e përparmë.
* * *
Ebu Ubejde së bashku me të Dërguarin e Allahut mori pjesë në të gjitha betejat, prej fillimit të shoqërimit me të e derisa vdiq.
Me rastin e zgjedhjes së Ebu Bekrit si halife të muslimanëve në “Sekifâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Në atë kohë, në Sham, ishte përhapur me të madhe sëmundja e kolerës, saqë nuk mbahej në mend që ndonjëherë të kishin vdekur aq shumë njerëz.
Halifeja i muslimanëve - Omer ibnul Hattabi, nga frika se nga kjo sëmundje mund ta pësojë edhe Ebu Ubejde, nxitoi dhe e dërgoi një emisar tek ai me një mesazh në të cilin thuhej:
- “Unë kam nevojë të madhe për ty, për çka nuk mund të të zëvendësojë askush. Nëse të mbërrin mesazhi im natën, kërkoj prej teje që mëngjesi të të gjejë tek unë. E nëse letra ime të arrin ditën, kërkoj prej teje që mbrëmja të të gjejë tek unë.â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
ABDULLAH IBNU MES"UDI
“Kush dëshiron ta lexojë Kur"anin ashtu si ka zbritur, le ta lexojë sipas kiraetit (leximit) të ibnu Ummi Abdit.â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Abdullah ibnu Mes"udi u edukua në shtëpinë e Pejgambe-rit a.s., u pajis me moralin e tij dhe e pasoi atë në të gjitha cilësitë e tij, derisa u tha për të: - Ai është njeriu më i afërt i Pejgamberit a.s., në aspektin fizik dhe moral.
Ibnu Mes"udi u shkollua në shkollën e Pejgamberit a.s. dhe ishte prej lexuesve më të mirë të Kur"anit në mesin e as-habëve. Njohës më i mirë i sureve të tij dhe njohës më i mirë i ligjeve të Allahut.
Këtë më së miri e argumenton tregimi i atij njeriu që iu drejtua Omer ibnul Hattabit, kur ai ndodhej në Arafat, dhe i tha:
- Po vij, o prijës i besimtarëve, prej Kufes dhe atje kam lënë një njeri, që po i dikton mus-hafet përmendsh.
Për këtë, Omeri r.a. u hidhërua së tepërmi dhe pyeti:
- Cili është ai, vaj halli për ty?!
Ai tha: -Abdullah ibnu Mes"udi.
Pas pak kohe, Omerit i kaloi hidhërimi dhe erdhi në gjendjen e tij normale, dhe tha:
- Medet për ty! Betohem në Allahun se nuk di që ka mbetur njeri i cili ka më shumë të drejtë për këtë çështje sesa ai. Do të flas diçka për të.
Omeri e filloi tregimin e vet e tha:
- Një natë prej netësh, Pejgamberi a.s. ishte tek Ebu Bekri, bisedonin për çështjet e muslimanëve dhe unë isha i pranishëm. Nuk shkoi shumë kohë dhe Pejgameri a.s. doli, dhe ne dolëm me të. Kur hymë në xhami, pamë një njeri tek falej, të cilin nuk e njohëm, Pejgamberi a.s. u ndal dhe po e dëgjon, e pastaj u drejtua kah ne dhe tha: - Kush dëshiron ta lexojë Kur"anin, ashtu sikurse ka zbritur, le ta lexojë atë sipas kiraetit (leximit) të Ibnu Um-mi Abdit…
Pastaj Abdullah ibnu Mes"udi u ul të lutej e Pejgamberi a.s. filloi të thotë me një zë të vogël të cilin vetëm ne e dëgjonim:
- Lutu, do të jepet ty...
Lutu, do të jepet ty...
Omeri pastaj vazhdoi të flasë.
- Thashë me vete: â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
- Allahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është Mbikëqyrës i pëhershëm dhe i përjetshëm. (2:255)
- Pyete, cila pjesë e Kur"anit është më e përsosur?
- Vërtet Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve.(16:90)
- Pyete, cili ajet i Kur"anit është më gjithëpërfshirës?
- “E kush bën ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush bën ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejëâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
SELMAN EL-FARISI
“Selmani është prej nesh- Ehli-Bejtitâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Unë ua ktheva:
- Për ta vërtetuar këtë, po ju drejtoj te thesari i tij.
Ata më thanë:
- Na drejto pra atje. Ua tregova vendin e thesarit të tij të fshehtë prej ku nxorën shtatë qypa përplot ar dhe argjend. Kur e panë këtë, thanë:
- Për Zotin, nuk do ta varrosim.
Pastaj e gozhduan atë në një vend publik dhe e gjuajtën me gurë.
Pas pak kohe, në vend të tij zgjodhën një njeri tjetër. E shoqërova edhe atë dhe nuk kisha parë në jetë njeri më modest se ai, e as më të dhënë për botën tjetër, as më të devotshëm. Ai lutej natën dhe ditën. E desha shumë dhe me të kalova një kohë të gjatë dhe para se të vdiste i thashë:
- Të lutem, te kush më këshillon të shkoj pas teje?
Ai u përgjigj:
- O djaloshi im! Nuk di të gjendet ndonjë njeri si unë në këto anë, përveç njërit në Mosul, i cili nuk ka devijuar nga parimet e Krishterimit, prandaj shko dhe bashkangjitju atij.
Pasi vdiq shoku im, iu bashkangjita atij njeriu në Mosul. Kur arrita tek ai, i rrëfeva tregimin tim dhe i thashë:
- Filani më këshilloi para se të vdiste që të të shoqëroj dhe më tregoi se ti je besnik dhe i përmbahesh parimeve të vërteta të Krishterimit.
Atëherë ai më tha:
- Qëndro këtu tek unë!
U vendosa tek ai dhe vërejta se sjelljet dhe veprat e tij ishin për çdo lëvdatë. Por, ai ishte në moshë të shtyrë dhe nuk shkoi shumë kohë dhe vdiq. Por, para se ta lëshonte shpirti, e pyeta:
- O filan! Si duket, ti do të kalosh në jetën e amshueshme dhe ti e di gjendjen dhe hallin tim. Te kush më këshillon të shkoj pas teje?
Ai me dhembje m"u drejtua duke më thënë:
- O djaloshi im! Për Zotin, nuk di të ketë njeri në këto anë sikurse unë, përveç njërit në “Nes-sibinâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Nuk shkoi shumë kohë dhe Pejgamberi a.s. u shpërngul për në Jethrib. Për Allahun, unë kisha hipur në majë të një hurmeje të zotëriut tim, ku isha duke kryer disa punë, ndërsa zotëriu im ishte ulur nën hijen e saj. Kur papritmas erdhi njëri nga kushërinjtë e tij dhe i tha:
- I vraftë Allahu “Benu Kajletëtâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
IKREME IBNU EBI XHEHLI
“Do t"iu vijë juve Ikremeja si besimtar dhe muhaxhir. Mos e fyeni babain e tij, sepse fyerja e të vdekurit e mundon të gjallin dhe nuk e arrin të vdekurin!
Muhammedi a.s.
“Mirë se erdhe, o kalorës muhaxhir!â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë