EBU HUREJRE ED DEJLEMIJ
“Ebu Hurejre i ka mësuar përmendsh më shumë se një mijë e gjashtëqind hadithe të Pejgamberit a.s. dhe i ka ruajtur ato për popullin islam.â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
SEID IBNU AMIR EL XHUMEHIJ
“Seid ibnu Amir El Xhumehij është njeriu që bleu ahiretin me dynja dhe preferoi Allahun dhe Pejgamberin e Tij mbi këdo tjetër.â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
TUFEJL IBNU AMR ED DEVSIJ
O Zoti im, bëji atij një shenjë që do t"a ndihmojë në bamirësi!â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
ABDULLAH IBNU HUDHAFE ES SEHMIJ
“Çdo musliman ka të drejtë ta puthë kokën e Abdullah ibnu Hudhafes dhe unë i pari e bëj këtë.â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Pejgamberi a.s. u përgjigj:
- Nuk do ta takoni Kisranë pas sotit. Atë e vrau Allahu. Atë e për¬¬mbysi prej pushteti i biri Shirevejhi, në këtë natë dhe në këtë muaj.
Ia hodhën një vështrim fytyrës së Pejgamberit a.s. dhe dukeshin shenjat e habisë në fytyrat e tyre, pastaj i thanë:
- A e di se çfarë je duke thënë?! A t"i shkruajmë Badhanit për këtë?!
Pejgamberi a.s. ua ktheu:
- Po. Thojini po ashtu se feja ime do ta mbulojë tërë terri¬torin e perandorisë së Kisrasë. Nëse e pranon fenë islame, do të ta jap atë që është nën sundimin tënd dhe do të të bëj sundues të popullit tënd.
Dolën prej Pejgamberit a.s. dhe u nisën të shkojnë te Badhani për ta informuar për tërë atë që kishin parë dhe dëgjuar.
Pasi i dëgjoi Badhani me vëmendje, u tha:
- Nëse ajo që ka thënë është e vërtetë, atëherë ai është Pej¬gamber, e nëse jo, atëherë ne do të kemi tjetër qëndrim ndaj tij.
Nuk shkoi shumë kohë dhe Badhanit i arriti letra e Shirevejhit, në të cilën shkruante:
“Ju bëjmë me dije se unë e kam mbytur Kisranë dhe këtë nuk e kam bërë për asgjë tjetër, por vetëm në shenjë hakmarrjeje për po¬pu¬llin tim. Ai lejoi mbytjen e njerëzve më të ndershëm, e gratë e tyre i merrte robëresha dhe ua konfiskonte pasurinë. Posa të arri¬jë letra ime, bindju urdhrit tim, ti dhe të gjithë ata që janë me ty!â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
UMEJR IBNU VEHBI
“Umejr ibnu Vehbi është më i dashur tek unë se disa prej fëmijëve të mi.â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Umejri ia ktheu:
- Besoj se nuk është e panjohur kjo përshëndetje jona për ty.
Pastaj Pejgamberi a.s. iu drejtua me këto fjalë:
- Çfarë e mire të ka prurë këtu, o Umejr?
Umejri u përgjigj:
- Kam ardhur t"ju lutem, nëse është e mundur, të ma lironi robin e luftës të zënë te ju, keni mirësinë ndaj meje për këtë.
Pejgamberi a.s., pastaj e pyeti:
- Ç"është kjo shpatë e varur në qafën tënde?!
Umejri u përgjigj:
- Sa të kobshme janë këto shpata! A na ndihmuan diçka në betejën e Bedrit?!
Pejgamberi a.s. e pyeti përsëri:
- Bëhu i sinqertë. Çka të ka shtyrë të vish deri këtu, o Umejr?!
Umejri u përgjigj:
- Nuk kam ardhur për asgjë tjetër, vetëm për atë që të thashë më parë.
Pejgamberi a.s., atëherë i tha:
- Ishe duke ndenjur ti dhe Safvan ibnu Umeje në Qabe dhe në bisedë e sipër i përkujtuat të varrosurit e Kalibit, në Bedr, prej të vrarëve të kurejshëve, pastaj iu ankove atij se, sikur të mos kishe disa borxhe dhe sikur të mos kishe fëmijët që do të mbeteshin pa kujdestar, do ta mbytje Muhammedin. Pas kësaj Safvan ibnu Umeje e mori përsipër borxhin tënd dhe përkujdesjen për familjen tënde me qëllim që të më mbysësh mua...
Mirëpo, Allahu është Ai i cili të pengon në realizimin e qëllimit tënd.
Umejri u shtang për një çast, pastaj tha:
- Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut.
Pastaj vazhdoi e tha:
- Të përgënjeshtronim, o i Dërguari i Allahut, derisa ishe në Meke, për lajmet të cilat të vinin nga Qielli dhe çka të zbritej ty prej Shpalljes. Mirëpo, bisedën time me Safvan ibnu Umejen nuk e dinte askush përveç meje dhe atij... Betohem në Allahun se tani jam i bindur se për këtë nuk të ka bërë me dije askush përveç Allahut.
Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili më drejtoi deri te ti që të më udhëzojë mua në fenë islame.â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
EL‑BERRAU IBNU MALIK EL‑ENSARIJ
“Mos e caktoni el‑Berran në krye të ushtrisë muslimane, nga frika se ai do t"i marrë në qafë ushtarët muslimanë për shkak të guximit të tij!â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
UMMU SELEMEJA
A di se kush është Ummu Selemeja!? Sa i përket babait të saj, ai është njëri prej zotërinjve të Mahzumijve të njohur dhe njëri prej bujarëve të rrallë arabë. Ai quhej “furnizues i kalorësveâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
THUMAME IBNU UTHALI
Ishte ai i cili u vuri bllokadë ekonomike kurejshitëve.
I bllokoi ekonomikisht kurejshitët.
Në vitin e gjashtë të hixhretit, Pejgamberi a.s. vendosi t"i zgjerojë kufijtë e thirrjes së tij në rrugën e Allahut xh.sh. Për këtë qëllim ai i shkroi tetë mesazhe mbretërve arabë dhe atyre joarabë, ku i fton në fenë Islame.
Në mesin e tyre ishte edhe Thumame ibnu Uthal el-Hane-fij.
Nuk është për t"u habitur, sepse Thumame ishte njëri prej mbretërve arabë më me famë në kohën e injorancës, si dhe njeriu më me autoritet në fisin beni Hanife dhe njëri prej mbretërve të Jemames që nuk kishte konkurrencë.
Thumame e pranoi mesazhin e Pejgamberit a.s. me përbuzje dhe nënçmin. Fuqia dhe mendjemadhësia e tij bënë që ai t"i mbyllë veshët e të mos dëgjojë fare thirrjen e së vërtetës dhe të mirësisë.
Atë e nxiti shejtani i tij për ta mbytur të Dërguarin e Allahut e së bashku me të ta varrosë edhe Thirrjen e tij. Ai priti rastin e volitshëm për ta likuiduar Pejgamberin a.s. dhe ndoshta do të ndodhte krimi, sikur njëri prej xhaxhallarëve të Thumames të mos e bindte atë të hiqte dorë nga qëllimi i tij në momentin e fundit dhe kështu e shpëtoi Allahu të Dërguarin nga sherri i tij.
Nëse Pejgamberi a.s. i kishte shpëtuar torturave të Thumames, shumica e sahabëve të Pejgamberit a.s. nuk i kishin shpëtuar torturave dhe keqtrajtimeve të tij. Ai priste rastin t"i shtinte në dorë ata e pastaj t"i vriste në mënyrat më mizore. Kjo bëri që Pejgamberi a.s. ta lejojë vrasjen e tij dhe këtë e shpalli para sehabëve të vet.
* * *
Nuk kishte kaluar një kohë e gjatë prej atyre ngjarjeve kur një ditë prej ditësh Thumame ibnu Uthali vendosi të kryejë “Umrenâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Në atë moment Pejgamberi a.s. u kthye kah sahabët e tij dhe urdhëroi:
- Lirojeni Thumamen!
Sahabët menjëherë ia zgjidhën duart dhe e liruan.
Për një çast Thumameja u largua prej Xhamisë së Pejgamberit a.s. dhe arriti te disa hurma në periferi të Medi-nës, afër vendit të quajtur “Bekiëâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Betohem në Allahun se, nëse atij i ndodh ndonjë e keqe, populli i tij do të na ndërprejë dërgimin e ushqimit e ne do të vdesin nga uria.
Pastaj njerëzit iu afruan Thumames, pasi i kishin kthyer shpatat e tyre në këllëfe dhe i thanë:
- Çfarë ka ndodhur me ty, o Thumame?!
A je bërë fëmijë që e ke braktisur fenë tënde dhe të të parëve të tu?!
Ai iu përgjigj:
- Unë nuk jam bërë fëmijë, por zgjodha fenë më të mirë. Zgjodha fenë e Muhammedit.
Pastaj vazhdoi:
- Betohem në Zotin e Qabes se, pas kthimit tim në Jemame, nuk do t"ju arrijë asnjë kokërr gruri, apo të mira të tjera të grurit, derisa të mos i besojë fesë së Muhammedit a.s. edhe njeriu i fundit prej jush.
Kështu pra, Thumameja e bëri “Umrenâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
EBU EJJUB EL-ENSARIJ
(Do të varroset nën muret e Kostantinopojës.)
Ky sahab i ndershëm quhet Halid ibnu Zejd ibnu Kulejbi, prej fisit beni Nexh-xhar.
Është i njohur me ofiqin Ebu Ejjub, u përket ensarëve.
Kush prej nesh, muslimanëve, nuk e njeh Ebu Ejjub el-Ensariun?!
Allahu xh.sh. e ngriti përmendjen e tij në Lindje dhe në Perëndim dhe e lartësoi mbi të gjitha krijesat famën e tij, kur e zgjodhi shtëpinë e tij që në të të zbresë Pejgamberi a.s., me rastin e arritjes së tij në Medinë si muhaxhir. Vetëm ky nder është mjaft për të.
Rreth vendosjes së Pejgamberit a.s., në shtëpinë e Ejjub el-Ensariut ekziston një tregim i bukur, i cili është mirë të përsëritet gjithmonë.
Në momentin e ardhjes së Pejgamberit a.s. në Medinë, zemrat e banorëve të saj e pritën në mënyrën më madhështore me të cilën pritet një mysafir i ardhur nga një vend tjetër.
E vështronin me mall të madh, ashtu siç e pret i dashuri të dashurin e vet...
Ia çelën zemrat e tyre dhe ia hapën dyert e shtëpive të tyre që të zbresë në shtëpinë më të mirë.
Mirëpo, Pejgamberi a.s. qëndroi në Kuba, në periferi të Medinës, disa ditë, gjatë të cilave ndërtoi xhaminë, e cila njëkohësisht është edhe xhamia e parë e ndërtuar për adhurim.
Pejgamberi a.s. pastaj e la Kubanë dhe hipi në devenë e vet, ndërsa paria e Jethribit qëndroi në të dy anët e rrugës. Secili prej tyre dëshironte të ketë nderin që i Dërguari i Allahut të zbresë në shtëpinë e tij...
Secili nga paria i dilte përpara devesë dhe e joshte që të ndalej para shtëpisë së tij, duke thënë:
- Vendosu tek unë, o i Dërguari i Allahut, nën mbrojtjen time!
Pejgamberi a.s. ua kthente atyre:
- Lëre, lëre, sepse ajo është e urdhëruar.
Kështu pra, në mesin e kësaj zhurme, deveja vazhdonte rrugën deri në cakun e saj, të cilën njerëzit e përcillnin me vështrimet e tyre kurse zemrat i kishin shpeshtuar të rrahu-rat.
Kur deveja e kalonte një shtëpi, dëshpërohej i zoti i saj, mirëpo ringjallej shpresa në shpirtrat e atyre që u pasonin shtëpitë.
Deveja vazhdonte rrugën e njerëzit shkonin pas saj dhe dëshironin të dinin nga thellësia e zemrave të tyre se kush do të ketë fatin që Resulullahu të zbresë në shtëpinë e tij, derisa ajo arriti në një shesh para shtëpisë së Ebu Ejjub el-Ensariut dhe u ul aty.
Mirëpo, Pejgamberi a.s. nuk zbriti prej saj...
Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u ngrit dhe nisi të ecë, kurse Pejgamberi a.s. ia kishte lëshuar frerin. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u kthye në vendin ku ishte ulur pak më parë.
Në atë moment një gëzim i papërshkruar e përfshiu zemrën e Ebu Ejjub el-Ensariut dhe shkoi te Pejgamberi a.s., e përshëndeti dhe i dëshiroi mirëseardhje. I mori teshat e tij me të dy duart, sikur të mbante thesarin e tërë botës dhe shkoi me to në shtëpinë e tij.
Shtëpia e Ebu Ejjub el-Ensariut ishte njëkatëshe dhe mbi të nënkulmi. Ebu Ejjubi i kishte hequr të gjitha gjërat e tij që i kishte pasur nën kulm, që në të të vendosej Resulullahi.
Mirëpo, Pejgamberi a.s. preferoi vendosjen në katin e parë. Për këtë Ebu Ejjubit nuk i mbeti asgjë tjetër vetëm të bindej para urdhrit të Pejgamberit a.s. dhe e vendosi aty ku shprehu dëshirën.
Posa erdhi nata, Pejgamberi a.s. shkoi në shtratin e vet, ndërsa Ebu Ejjubi së bashku me gruan e tij u ngjitën në katin e sipërm. Posa e mbyllën derën e dhomës së tyre, kur për një çast Ebu Ejjubi u kthya nga gruaja e tij dhe tha:
- Vaj për ty! Ç"bëmë?!
Si mund të jetë i Dërguari i Allahtu poshtë, e ne të jemi mbi të?!
Si është e mundur që ne të ecim mbi Resulullahin a.s.?!
Si mund të jemi ne në mes Pejgamberit a.s. dhe Shpalljes?! Ne pra mbaruam! (E pat puna jonë!) U pikëlluan së tepërmi të dy bashkëshortët dhe nuk dinin si të vepronin.
Assesi nuk u qetësuan, derisa nuk dolën në pjesën e sipërme, e cila nuk ishte mbi Pejgamberin a.s. U larguan nga ajo pjesë duke ecur në majë të gishtërinjve dhe duke i ikur mesit të dhomës.
Ebu Ejjubi, posa u zgjua në mëngjes, shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha:
- Të betohem në Allahun se as unë e as shoqja ime tërë natën nuk kemi shti gjumë në sy.
Atëherë Pejgamberi a.s. i tha:
- Përse u ka ndodhur kjo, o Ebu Ejjub?!
Ai u përgjigj:
- Na u kujtua se ne jemi në katin e sipërm të shtëpisë e ti je në katin e parë. Çdo herë që ne lëvizim, mbi ty do të bjerë pluhuri e do të të shqetësojë, pastaj unë u bëra pengesë ndërmjet teje dhe Shpalljes (vahjit).
Pejgamberi a.s., pasi e dëgjoi Ebu Ejjubin, i tha:
- Mos u brengos, Ebu Ejjub! Më lehtë është për ne të jemi në katin e poshtëm, për shkak të vizitave të shumta të njerëzve.
Ebu Ejjubi thotë:
- U pajtova me mendimin e Resulullahut a.s. derisa një natë bënte ftohtë, e neve na u thye një ibrik dhe iu derdh uji. U çova menjëherë unë dhe gruaja ime, por nuk kishim asnjë send për ta tharë ujin përveç një copë kadife, të cilën e përdornim si çarçaf për t"u mbuluar, dhe me të thamë ujin nga frika se do të bjerë te Pejgamberi a.s.
Të nesërmen në mëngjes shkova te Pejgamberi a.s. dhe i thashë:
- Të betohem në babain tim dhe nënën time, unë nuk jam i kënaqur që të jem në katin e sipërm e ti të jesh në katin e poshtëm, nën mua. Ebu Ejjubi pastaj vazhdon e thotë se ia tregova rastin e ibrikut. Më në fund Pejgamberi a.s. iu përgjigj lutjes sime dhe ai hypi në katin e sipërm e unë me gruan time zbrita në katin e poshtëm.
Pejgamberi a.s. qëndroi në shtëpinë e Ebu Ejjubit rreth shtatë muaj, derisa u ndërtua xhamia në sheshin e hapur, ku ishte ndalur deveja. Pejgamberi a.s. atëherë kaloi në dhomat, të cilat ishin ndërtuar përreth xhamisë, për të dhe për gratë e tij. Pas kësaj u bë fqinj i Ebu Ejjubit, duke kaluar një fqinjësi shumë të mirë mes tyre!
Ebu Ejjubi e deshi aq shumë Resulullahun s.a.s. saqë kjo dashuri ia pushtoi tërë zemrën dhe mendjen. Po ashtu, edhe Pejgamberi a.s. e deshi Ebu Ejjubin deri në atë masë, saqë ata hynin dhe dilnin te njëri-tjetri pa farë teklifi dhe e shikonte shtëpinë e Ebu Ejjubit sikur të ishte shtëpia e tij.
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
Ibnu Abbasi r.a. tregon e thotë:
Ebu Bekri doli një ditë në xhami, kur bënte vapë e madhe. E pa Omeri r.a. dhe e pyeti:
- Ebu Bekër, ç"të shtyri të dalësh në këtë kohë?!
Ebu Bekri ia ktheu:
- Nuk më ka shtyrë të dal asgjë tjetër përveç urisë, sepse nuk kam asgjë për të ngrënë.
Omeri r.a., atëherë i tha:
- Betohem në Allahun se edhe mua nuk më ka shtyrë të dal asgjë tjetër përveç ajo që përmende ti.
Ata ende nuk e kishin përfunduar bisedën e tyre, kur doli Pejgamberi a.s. dhe i pyeti:
- Çka ju ka shtyrë të dilni në këtë kohë?!
Ata të dy iu përgjigjën:
- Pasha Allahun, nuk kemi dalë për asgjë tjetër veçse për shkak të dhembjes së madhe që ndiejmë nga uria.
Atëherë Pejgamberi a.s. iu tha:
- Edhe unë - pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij - nuk kam dalë për asgjë tjetër veçse për shkak të urisë.
Pejgamberi a.s. mendoi pak e iu tha:
- Çohuni e ejani me mua! U nisën e shkuan te dera Ebu Ejjub el-Ensariut r.a. Ebu Ejjubi dhe çdo ditë e ruante një racion të ushqimit për Pejgamberin a.s. dhe nëse ai vonohej e nuk vinte, atëherë ia jepte anëtarëve të familjes së vet.
Kur trokitën në derë, u paraqit Ummu Ejjubi - gruaja e Ebu Ejjubit, e cila u tha:
- Mirë se na vjen Resulullahu dhe ata që janë me të!
Pejgamberi a.s. e pyeti:
- Ku është Ebu Ejjubi?
Ebu Ejjubi e dëgjoi zërin e Resulullahut s.a.s., pasi ishte duke punuar te një hurme aty afër, vrapoi menjëherë duke thënë:
- Mirë se na vjen Resulullahu dhe ata që janë me të!â€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë
AMR IBNUL XHAMUHU
(Plaku që me këmbën e tij të çalë deshi të shkelë xhenetin.)
Amr ibnul Xhamuhu ishte njëri prej prijësve të Jethribit në kohën e injorancës, prijës i fisit benu Seleme el-Musev-vedu dhe prej njerëzve më bujarë dhe më të ndershëm të Medinës.
Ishte zakon në kohën e injorancës që paria ta ketë idhullin e vet në shtëpi, si shenjë bekimi e urate për çdo mëngjes e çdo mbrëmje, t"i bëjë kurban në rast feste dhe t"i lutet në rast të ndonjë fatkeqësie!!!
Idhulli i Amr ibnul Xhamuhut quhej me emrin “Menatâ€
Shumë njerëz mendojnë se mendojnë, por ata nuk mendojnë