Tomothy Ray Brown, njeriu i parë në botë që u shërua nga SIDA

Tomothy Ray Brown, është pacienti i cili i la të gjithë shkencëtarët në gjithë botën me gojë hapur, ai u imponojë atyre të hulumtojnë shumë më seriozisht: të gjejnë terapinë e SIDAS.
Duke përfituar nga frymëzimi dhe fuqia e madhe shpirtërore e Brown, i cili u shërua nga sëmundja vdekjeprurëse, një ekip shkencëtarësh nga i gjithë bota po tenton të ngrejë një metodë, e cila në të ardhmen do të rezultonte shpëtimtare për të gjithë pacientet e SIDAS.
I njohur si “i sëmuri nga Berlini”, citon alb-observer.com, ku si student ai kreu terapinë, Brown, më 2007-ën, iu nënshtrua me “shkatërrim” të plotë të sistemit imunitetit të qelizave, me transplantim qelizash nga një dhurues me një anomali të rrallë gjenetike.
Sipas mediave të cilat kooperojnë në fushën e shkencës, transplantimi, u krye me qëllim luftimin e kancerit, por në realitet u mundësua shërimi i SIDAS prej të cilës vuante pacienti.
Pesë vjet pas transplantimit, Brown, edhe pse nuk merë ilaçe, vazhdon të jetojë i çliruar nga SIDA