Benachrichtigungen
Alles löschen

Si të shmangim mushkonjat gjatë verës

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
396 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6155]

Si të shmangim mushkonjat gjatë verës

Asgjë nuk mund t’ua prish mbrëmjet romantike verore sikurse mërzia nga mushkonjat. Por me ndihmën e disa aleatëve natyrorë, zhurma dhe thumbimet do t’i takojnë të kaluarës.
Hudhra: Nëse planifikoni të dilni në natyrë, shtoni hudhrën në menynë tuaj ushqyese disa ditë para se të dilni. Insektet janë të ndjeshme ndaj erës së hudhrës, të cilën e ndjejnë përmes lëkurës së njeriut

Qumësht: Thumbimi i insekteve dhe djegia nga dielli do të qetësohen nëse lyhen me përzierjen e qumështit, ujit dhe kripës. Nevojitet vetëm një sasi e vogël e kësaj përzierje në vendin e thumbimit nga mushkonja ose në vendin e djegur nga rrezet e diellit, ashtu që enzimat nga qumështi do ta neutralizojnë helmin nga insektet, ose do ta qetësojnë vendin e dëmtuar nga rrezet e diellit

Kripa: Uji i kripur po ashtu qetëson vendin e thumbuar nga insektet. Pas larjes me ujë të kripur, në vendin e ënjtur qitni një pikë vaj bimor.

Qepa: Përveç hudhrës edhe qepa në mënyrë të suksesshme largon insektet, sidomos mushkonjat dhe mushicat. Kjo është një arsye e mjaftueshme që ta përfshini qepën në menynë verore.

Lëvoret e agrumeve: Portokalli dhe limoni kanë aromë freskuese për hundën e njeriut, mirëpo për mushkonjat nuk janë aspak të këndshëm. Në losionin për trup grimcojeni lëvoren e limoni ose portokallit dhe vendoseni në pjesët e ekspozuara të trupit në mënyrë që t’i mbani sa më larg mushkonjat.

Uthulla e mollës: Receta e vjetër ushtarake për mbrojtje nga kafshimi i insekteve- tri lugë uthull molle në ditë. Ngjashëm sikurse hudhra, lëkura juaj do të prodhojë aromën e uthullës të cilën mund ta ndjejnë vetëm insektet.

Vanilja: Aroma e vaniljes nxit disponimin, por jo edhe të mushkonjave. Nëse qitni në lëkurë disa pika të ekstraktit të vaniljes të përzier me ujë, do të kënaqeni pa u shqetësuar në ajrin e freskët të mbrëmjeve verore.


 
Veröffentlicht : 19/04/2012 12:40 a.m.
Teilen: