Njeriu ka pesë shqisa.
Hunda e njeriut mund të bëjë dallimin ndër 10 000 erëra të ndryshme. Kështu njeriu mund ta nuhasë të plotë erën e kafesë së sapo bërë që ka 200 pjesë përbërëse kimike të ndryshme.

Gërhitësi merr frymë me vështirësi për shkak se rrugët e frymëmarrjes si nëpërmjet gurmazit apo hundës janë ngushtuar.
Virusi i ftohjes ia bën të vështirë surrzlave në hundë dhe veshë të mbrohen ndaj baktereve.
Virus ngjitës që shkakton ftohjen.
Virusi i ftohjes mund t''u japë fëmijëve dhimbje në vesh. Ai ia bën gjithashtu të vështirë surrzlave në hundë dhe veshë të mbrohen ndaj baktereve. Nëse bakteret shumohen krijohet lehtë një infeksion me qelb në veshin e mesëm. Infeksionet janë më të zakonshme gjatë muajve të ftohtë të vitit.
Këlbaza e nxjerrur, në lidhje me kollën kur njeriu ftohet, mund të jetë e verdhë apo e gjelbër dhe është zakonisht një pasojë e natyrshme e viruseve të zakonshme që shkaktojnë ftohjen.
surrzlat
Cipë e përjargët që vesh muret e organeve vrimore dhe të sistemit të kanaleve në trup; cipë jargore, membranë mukozore, mukozë.
Kur ngacmohen surrzlat në bronke, njeriut i shkaktohet një kollë e thatë. Kolla mund të vazhdojë edhe pak kohë pas ftohjes pasiqë surrzlat janë akoma të ndjeshme, por në rastet më të shumta largohet pas dy deri katër javësh.
Virusi i ftohjes ia bën të vështirë surrzlave në hundë dhe veshë të mbrohen ndaj baktereve. Nëse bakteret shumohen krijohet lehtë një infeksion me qelb në veshin e mesëm.
Nëse njeriu kapet nga një infektim në zorrë atëherë ndikohen surrzlat. Mund të krijohen më tepër lëngje dhe thithja e lëngjeve mund të zvogëlohet.
Hepatitici C mund të përhapet në raste të rralla edhe kur gjaku i infektuar bjen në kontakt me cipa jargore.
________________________________________________________________________________________________________
Sytë e njeriut janë dy mrekulli të natyrës. Ata mund të bëjnë dallimin midis 150 tone ngjyrash. Prej këtyre truri mund të kombinojë rreth gjysmë milionë ndjesi të ngjyrave. Të parit është shqisa më e rëndësishme për ne: Ajo na jep ne rreth tetëdhjetë përqind të të gjitha perceptimeve ndijore.
Organi i shikimit dhe njëri prej mjeteve më të rëndësishëm për orientim.
Tiparet e të syve trashëgohen gjenetikisht.
Fetusi hap sytë që në javën e 18-të.
Sytë që shkëlqejnë tregojnë shenja të një shëndeti të mirë tek gratë.
Diabetikët nuk prodhojnë mjaftueshëm insulinën, hormonin që kontrollon sasinë e sheqerit në gjak. Kjo shkakton probleme serioze me sytë.
Disa që kapen nga mbitiroidizmi i kanë sytë të hapur sa një çërçaf ndërsa shikimin e kanë më tepër të ngulët. Sytë janë më tepër të kërcyer. Pothuajse gjysma e atyre që i kap mbitiroidizmi mund të kenë këtë lloj shqetësimi. Në raste të jashtëzakonshme simptomat e syve mund të kthehen në serioze. Atëherë njeriu mund të preket nga të parët e dyfishtë, të turbullt, të kuqtë, djegie sysh dhe keqësim i të parit.
Artriti reumatik mund të sjellë në disa raste (të rralla) malcim të syve.
________________________________________________________________________________________________________
Shqisa jonë më e saktë është dëgjimi. Ne mund të bëjmë dallimin midis 400 000 toneve.
Aftësia për të kapur tingujt përmes asaj që lëvizjet valëzore të tingullit vënë daullen e veshit në lëvizje; të dëgjuarit; ndëgjim.

Shqisat e parjes dhe dëgjimit janë të lidhura në mënyrë të pandashme me njëra tjetrën. Kur tingulli i një sendi të tërheq vëmendjen atëherë të shtohet edhe aftësia për ta shquar këtë send. Me fjalë tjera mund të thuhej se nëse një send apo ngjarje lëshon një tingull apo zhurmë që përpara atëherë ne do të ishim në gjendje ta shikonim atë më qartë.
Ne orientohemi me të gjitha shqisat tona: ne shohim dhe prekim, nuhasim, shijojmë dhe ndëgjojme. Por shqisat tona janë të kufizuara.
Për këtë arsye ne na duhet aftësia që informacionet e ndryshme të marrura t''i kombinojmë, ruajmë dhe prapë t''i mbajmë si dije (njohuri). Ky kombinim bëhet fatmirësisht në mënyrë të pavetëdijshme. Po qe se do t''i kishim përjetuar në mënyrë të vetëdijshe të gjitha veprimet (shikimin, ndëgjimin, nuhatjen, mendimin, ndjenjën) atëherë sigurisht që do të ishim gjithmonë të mbingarkuar dhe s''do të mund ta përdornim energjinë tonë për gjëra të tjera.
Nëse pezmatimi i veshit nuk është shëruar deri në kontrollin që bëhet tek një mjek i përgjithshëm në një qendër përkujdesjeje shëndetësore përafërsisht tre muaj pas infektimit për të parë, atëherë fëmija duhet ekzaminuar më tej tek një specialist veshësh. Shpesh në këto raste fëmija ka lëng të mbetur në veshin e mesëm nga çfarë mund të ndikohet dëgjimi edhe pse shpesh është diçka e përkohshme dhe që kalon.
________________________________________________________________________________________________________
Gjuha jonë pikat vetëm pesë shije të papërpunuara: të ëmblën, të thartën, të hidhurën, të njelmëtën dhe umaminë.
Gjuha:
1. anat. Një organ muskulor i lakueshëm në fundarin e gojës (përdoret për të shijuar, për të përlarë dhe për të folur).
Gjuha jonë është evoluar në pasjen e 5 000 sytheve - duke na lënë ne të kuptojmë se çfarë të gëlltisim e çfarë të pështyjmë.
Gjuha e njeriut pikat vetëm pesë shije të papërpunuara: të ëmblën, të thartën, të hidhurën, të njelmëtën dhe umaminë.
Meqenëse në shqisën tonë të shijimit marrin pjesë pesëdhjetë gjene, ka një kombinim të panumërt për të shijuarën tonë.
2. E folura (si dhunti, mundësi, aftësi).
Gjuha është një nga vetitë dalluese të njeriut, e cila lidhet edhe me vet ekzistencën e tij. Shfaqja e dukurisë ‘gjuhë’ duket se përkon me vet shfaqjen e qenies njerëzore (homo sapiens sapiens). Prej atëherë gjuhët lindin, zhvillohen, vijnë në kontakt me njëra-tjetrën por edhe vdesin. Kështu gjuha, nuk është diçka standarde. Ajo përbën pjesë të jetës sonë dhe kurrsesi nuk mund të mbetet e pandikuar. Në çdo periudhë të historisë nevojat dhe ambiciet sillnin në kontakt njerëzit dhe nëpërmjet tyre gjuhët dhe kulturat. Në ditët e sotme -për shkak të rritjes së madhe të telekomunikacionit, bashkëpunimit ekonomik, zhvillimit të udhëtimeve të largëta etj.- është e vështirë të flitet për komunitete gjuhësore të ndara më vete nga të tjerat. Pothuajse çdo komunitet gjuhësor gjendet në lëvizje dhe ndryshim të vazhdueshëm. Disa gjuhë hapen dhe fitojnë më shumë fuqi kurse disa të tjera ngushtohen dhe ndjekin një drejtim rrënues i cili mund të shpjerë deri në vdekje!
Gjuhët e botës dallohen nga njëra-tjetra në mënyrë të qenësishme në fushën ritmike. Fëmija duket se ka që në fillim një ndjesi për të këtë. Kjo do të thotë se fëmija shqiptar, që përpara se të flasë fjalët e para, belbëzon në ritmin e shqipes.
Ndryshimi i madh që ka midis zotërimit aktiv dhe pasiv të gjuhës sjell pasoja tragjike.
Themelues i gjuhesisë krahasimtare indo-europiane është mendimtari anglez William Jones, përfaqesues i Anglisë në Indi. Ai ishte i pari i cili hetoi ngjashmerine gramatikore e leksikore midis gjuhëve sanskrite dhe latine.
Me dygjuhësi (angl. ‘bilingualism’) nënkuptojmë përdorimin e zakontë të dy gjuhëve nga një person. Dygjuhësia e bën mendimin më manovrues, përderisa këta persona mendojnë në dy gjuhë, jep mundësinë për të krijuar kuptime më të gjëra, të mënjanuara dhe të larguara nga përkufizimi kuptimor që imponojnë fjalët e një gjuhe, përforcon krijimin e koncepteve dhe ndihmon zhvillimin e nivelit të inteligjencës e cila pasqyrohet edhe në aftësinë e të shprehurit, etj.
Përdorimi i më shumë se një gjuhe nga fëmijët në jetën e përditshme nuk përbën rrezik për ta, përderisa këto gjuhë veprojnë në trurin e personave të caktuar në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim. Pra truri i njeriut vepron vet si ndarës por dhe si bashkues ose krahasues i kuptimeve midis gjuhëve të ndryshme, sipas rrethanave. Mjafton që dygjuhëshi të kultivojë gjuhët e përfituara në një nivel i cili nuk do i lejojë atij ngatërresën e kuptimeve. Sipas linguistëve zotërimi i dy ose më shumë gjuhëve mund të rrisë pasurinë, shkathtësinë, veçantinë dhe larminë e mendimit. Ata që zotërojnë dy gjuhë njohin dy ose më shumë fjalë për çdo objekt ose ide, vetvetiu një fjalor dhe botë kuptimore e dyfishtë ia shton atyre mundësitë. Kështu, sipas Ricciardelli (1992), ata që njohin mirë dy gjuhë kanë aftësi më të lartë përballë një krijimtarie të ndërlikuar ose të shumanshme mendimesh sesa personat që zotërojnë vetëm një gjuhë ose njohin pak gjuhën e dytë, të tretë etj. Gjithashtu studime të tjera (p.sh. Ianco-Woprall 1972, Ben-Zeev 1977, Tunmer & Myhill 1984 etj.) tregojnë se fëmijët dygjuhësh – duke bërë krahasimin midis sistemeve gjuhësore që zotërojnë- e shikojnë fenomenin gjuhë në mënyrë më analizuese se të tjerët. Pra mendimi se përdorimi i një gjuhe pengon mësimin e një tjetre është i paqëndrueshëm. Vetëdija dhe kuptimi më i mirë përballë ligjeve të përgjithshme që kushtëzojnë gjuhët i jep mundësinë fëmijës dhe çdo personi që të mësojë më lehtë gjuhën e re. Pra është më e lehtë për të që të mësojë më tepër gjuhë!
Përfitimi më i madh i personave dygjuhësh është shoqëror ose social.
Personat që përdorin dy ose më tepër gjuhë mund të kenë një bagazh më të gjerë përvojash sepse gjenden në kontakt me dy ose më shumë komunitete gjuhësore të cilat përbëjnë edhe komunitete kulturore ose kombëtare. Kjo mënyrë e larmishme jetese i jep këtyre personave mundësinë që t’i përshtaten më lehtë ndryshimeve të rrethanave sociale dhe kulturore. Gjithashtu njohja e dy ose më shumë gjuhëve dyfishon ose shumëfishon aftësinë e çdokujt për të fituar njohuri ose informacione të reja. Pra me pak fjalë, të jesh anëtar i dy ose më shumë komuniteteve gjuhësore ose kulturore –siç po ndodh me shumë Shqiptarë- do të thotë që bëhesh pjesëtar më i qëndrueshëm i një sistemi global i cili mbijeton në sajë të larmisë dhe komunikacionit!
________________________________________________________________________________________________________.
Lëkura është organi shqisor më i madh i yni me anë të të cilit ndijojmë p.sh. temperaturën. Sipërfaqja e lëkurës tek një i rritur është rreth dy metra katrorë. Si dhe e rëndë: nëse do të peshonim lëkurën, do të tregonte 10 kilogramë në peshë.
E megjithatë lëkura përtërihet tërë kohës: merr pothuajse 27 ditë derisa sipërfaqja e tërë e trupit tonë të zëvendësohet.
Një organ që ka mbaresa nervash (lëkurë ose rropulli ose sy ose vesh ose hundë ose gojë) që i përgjigjen nxitjes.
Që të lëvizësh përpara duhet zakonisht një kokë me organe shqisore dy e nga dy për të ditur se ku po shkon, kjo bashkëngjitur një trupi simetrik për të të çuar atje.