Pyetja:
I nderuari hoxhë! Vallë, është e lejuar që të ngrihemi para cilitdo flamur apo shtemë shtetërore, në këtë mënyrë duke e respektuar?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut subhanehu we teala, Zotit të Plotfuqishëm, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij...
Muslimanit nuk i lejohet që të ngrihet para cilitdo flamur apo stemë shtetërore duke i respektur ato. Kjo për shkak të dy arsyeve: E para, është gjë e qortuar dhe e dyta: është risi në fe, pra traditë që nuk ka qenë gjatë kohës së të Dërguarit, sal’llahu alejhi we selem, e as gjatë kohës së katër halifëve të drejtë (Allahu qoftë i kënaqur me ta).
Kjo vepër i bën dëm besimit të plotë të muslimanit dhe madhërimit (respektimit) të sinqertë që duhet t’i drejtohet vetëm Allahut, subhanehu we teala.
Kjo vepër është mjet që çon drejt shirkut, pra që bie në imitimin dhe në pasimin e mosbesimtarëve në traditat e tyre të këqija.
Në këtë mënyrë merret pjesë me jobesimtarët në madhërimin e tepruar nga ana e tyre të prijësit dhe liderit. Pejgamberi i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, e ka ndaluar imitimin dhe pasimin e mosbesimtarëve. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin, sal’allahu alejhi we selem, mbi familjen e tij të ndershme dhe mbi sahabët e tij të sinqertë.
Komisioni i përhershëm për çështje sheriatike (fetva), f. 149
Përgatiti: Teuhid.net
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"