Një beduin e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, a të shërohemi?” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Po shërohuni. Për çdo sëmundje Allahu ka krijuar edhe ilaçin. E di ai që e di, ndërsa ai që nuk e di, nuk e di.” [Ahmedi, “Musned”, nr.3568]
Në “Sunenet” është regjistruar se disa beduinë kanë pyetur: “O i Dërguari i Allahut, a duhet të shërohemi?” Ai është përgjigjur: “Po o robërit e Allahut, shërohuni! Për çdo sëmundje Allahu ka krijuar edhe ilaçin përveç për njërën,” ndërsa ata pyetën: “Cila është ajo sëmundje për të cilën nuk ka ilaç?” Ai u përgjigj: “Pleqëria”. [Ahmedi, “Musned”, nr.17987]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për rukjen të cilën ia bëjmë njëri tjetrit, [Rukje: Kjo është mënyra e shërimit me Kur`an dhe me dua të cilat na i ka mësuar Pejgamberi i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem], për ilaçet me të cilët shërohemi dhe për ruajtjen dhe kujdesin; a mund ta ndryshojnë fatin? Ka thënë: “Edhe kjo është prej caktimit të Allahut.” [Tirmidhiu, nr.2066]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “A bën dobi ilaçi?” Tha: “Subhanallah! A ka dhënë Allahu i Lartësuar ndonjë sëmundje e për të të mos jape ilaçin?” [Ahmedi, “Musned”, nr.22654]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për shtatëdhjetë mijë pauses të tij të cilët do të hyjnë në Xhennet pa dhënien e llogarisë. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ata janë të cilët nuk kërkojnë që t`u bëhet rukje, të cilët nuk janë parashikues të ardhmërisë, ata të cilët nuk i djegin plagët e tyre (kanterizmin) dhe të cilët mbështeten në Zotin e tyre.” [Mutefekun alejhi] [Buhariu, 10/179]
Familja e Amr b. Hazmit r.a. ka ardhur te i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “Ne më pare kemi lexuar rukje dhe jemi shëruar me ketë gjatë kafshimit të akrepit, ndërsa ti ke ndaluar rukjen.” “Më tregoni rukjet tuaja,” tha Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Pasi që i treguan, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Nuk ka asgjë të keqe në këtë. Kush prej jush mund të jetë në dobi të vëllait të tij, le ta bëjë këtë.” [Muslimi, nr.2198,2199]
Osman b. Ebi el-A`si r.a. iu ankua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për dhembjen që e ndjente në trup pasi që kishte pranuar islamin. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem i ka thënë: “Vendose dorën tënde në vendin ku të dhemb dhe thuaj: “Bismil-lah tri here dhe shtatë here lexo: Eudhu bil-lahu ve kud-retihi min sherri ma exhidu ve uhadhir” (Kërkoj mbrojtje në fuqinë e Allahut nga e keqja e asaj që më ka goditur dhe prej asaj që frikësohem.) [Muslimi, nr.2202, “Muvet`a”, 2/942]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Cilët njerëz janë në sprovën më të madhe? Është përgjigjur: “Pejgamberët, pastaj ata të ngjashmit me ta, pastaj ata ngjashëm me ata. Njeriu do të sprovohet në bazë të shkallës së besimit të tij (imanit), pra feja e të cilit është e dobët do të sprovohet në bazë të fuqisë së fesë, ndërsa feja e të cilit është më e forte do të sprovohet në bazë të fortësisë të fesë. Njeriun do ta godasin fatkeqësi të ndryshme derisa të ecë nëpër tokë dhe të mos ketë asnjë mëkat.” [Ahmedi, 1/185, Tirmidhiu, nr.2400 dhe thotë: “Hadithi është sahih”]
Ibn Maxhe përmend se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem është pyetur: “Cilët njerëz kanë sprova më të mëdha?” Është përgjigjur: “Të Dërguarit” Pyeti: “O i Dërguari i Allahut, e kush pastaj? Tha: “Njerëzit e mirë. Njerë prej tyre ishte në sprovë me fukarallëk, ashtu që posedon vetëm një gunë. Disa prej tyre i gëzohen sprovës ashtu siç i gëzoheni ju shëndetit dhe mirëqenies.” [Ibn Maxhe, 4024]
Një njeri pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Sëmundjet të cilat na godasin, a kemi dobi prej tyre?” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Pastrim” (prej mëkateve). Ebu Seid el-Hudriu r.a. pyeti: “Madje edhe nëse kanë qenë ato të lehta?” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Madje edhe për therjen e ferrës dhe më e vogël se kjo do të keni shpërblim.” Ebu Seidi e luti Allahun që sëmundjet ta përcjellin deri në vdekje, mirëpo kjo most a largojnë prej haxhit, umres, xhihadit në rrugën e Allahut, e as prej namazeve të caktuara në xhemat. Cili do njeri që e prekte, ndjente nxehtësinë e trupit të tij, derisa vdiq. [Ahmedi, nr.10799,3/23]
Usama r.a ka thënë: “Kam qenë present kur beduinët e pyetën të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se a kanë mëkat për këtë e për atë (duke numëruar), dhe ju tha: “O njerëz. Allahu I Lartësuar ua ka falur mëkatet përveç atij që e ka shkelur nderin e vëllait të tij; ky është mëkat.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut, a kemi të drejtë të shërohemi.” Ai u përgjigj: “Po o robër të Allahut, për çdo sëmundje Allahu ka krijuar ilaç, përveç për pleqërinë.” Sërish pyetën: “Çka është dhënë më e mira për njeriun?” “Karakteri i bukur”, iu përgjigj Pejgamberi. [Ibn Maxhe, nr.3436]
Një mjek e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që bretkosën ta përdorë për shërim, ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ndaloi që ajo të vritet. [Ebu Davudi, nr.3871] [Përmbledhësit e “Suneneve”]
Zubejr b. Avvami dhe Abdurrahman b.Aufi iu ankuan të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për morrat, ndërsa ai iu tha që ta veshin këmishë të mëndafshtë [Buhariu 10/249]
Mjeku nuk ka përgjegjësi për gabimin.
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë për mjekun që shëron ndërsa nuk është profesionist, se është përgjegjës, gjegjësisht se i bartë përgjegjësitë e kompenzimit. Nga kjo kuptojmë se nëse gabon ai i cili është profesionist për mjekësinë, nuk do të bartë përgjegjësi e as që do të kompensojë dëmet. [Ebu Davudi, nr.4586]
Njerëzit të cilët kishin shkuar në haxh në këmbë, i janë ankuar të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem në lodhje dhe dobësi. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu tha: “Ndihmohuni në ecje në hapa të shpeshtuar (të imëta). Kështu më lehtë e kaloni rrugën dhe ia lehtësoni vetes.” I thanë: “Ashtu kemi vepruar dhe e kishim më lehtë.” [Hakim, “Mustedrek”, 1/443 dhe 2/101]
Esma bint. Umejs r.a. pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, fëmijët e Xhaferit shumë shpejtë po i kapë mësyshi; a t`ju lexoj rukjen?” Ai u përgjigj: “Po sikur të egzistonte diçka më shpejtë se kaderi, mësyshi do ta tejkalonte.” [Tirmidhiu, nr.2509]
Ne transmetimin e Malikut prej Humejd b. Kajs el-Mekkijut ka thënë: “Xhafer b. Ebu-Talibi me të dy djemtë e tij erdhi te i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe ai e pyeti kujdestaren e tyre: “Çfarë kanë? Po shihet se janë të dobët.” Ajo tha: “Po i kapë msyshi. Ua kam bërë rukjen por nuk e di se a do ta pranosh ti.” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu tha: “Lexojuani rukjen. Sikur të ekzistonte diçka më shpejtë së fati (kaderi), ai do të ishtë mësyshi.” [Maliku “Muvet`a”, 2/939,940]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për largimin e sihrit me sihër tjetër në cilësinë e shërimit dhe ka thënë: “Kjo është punë e shejtanit.” [Ahmedi, Ebu Davudi, nr.3868]
Ekzistojnë dy lloje shërimit:
I pari: Largimi i sihrit me sihër dhe kjo është punë e shejtanit. Magjistari i afrohet shejtanit me atë që ai e do, ashtu që ai largon dhe e shfuqizon atë që e ka bërë me personin të cilit i është bërë magji.
I dyti: Shërimi me leximin e rukjes, duave mbrojtëse dhe duave të drejta si dhe me ilaçe të lejuara. Ky lloj i shërimit është i lejuar dhe e pranueshme.
Për llojin e qortuar të llojit të shërimit, Hasan el-Basriu ka thënë: “Sihrin nëpërmjet sihrit tjetër mund ta largojë vetëm magjistari.”
Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut
Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije
Pergatiti: teuhid.net
"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"