Benachrichtigungen
Alles löschen

Cili është qëndrimi i Islamit për lojën me letra apo shahun?

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
109 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3552]

Pyetje:

Cili është qëndrimi i Islamit për lojën me letra apo shahun?

Përgjigje:

Loja me letra është një lojë e shpikur nga jobesimtarët, andaj gjëja më e paktë që mund të thuhet për këtë lloj lojërash, sigurisht nëse nuk bëhen me para, është se janë të papëlqyeshme (mekruh), për shkak të figurave që gjenden në to dhe për shkak të kohës së harxhuar. Transmetohet se Aliu pa një grup njerëzish që po loznin shah dhe u tërhoqi vërejtjen duke u thënë: "C'janë këto statujëza rreth të cilave po qëndroni...!?" Sidoqoftë, lojërat me letra, apo çfarëdolloj loje tjetër, ndahen në dy kategori: - Lojëra që bazohen në përdorimin e logjikës - Lojëra që bazohen në fat. Lloji i dytë është deri diku i ngjashëm me lojën e tavllës e cila është e ndaluar, pasi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Shembulli i atij që loz tavëll është si shembulli i atij që zhyt duart në mishin dhe gjakun e derrit". (Muslimi). Për sa u përket atyre që lozin shah, ne i këshillojmë që t'ua presin kokën figurave.15 Shkurtimisht mund të themi se duhet të largohemi nga ato lojëra që kanë figura, ndërsa sa u përket lojërave tjera, duhet të kemi parasysh se nuk duhet të arrijmë deri në atë gradë sa të kalojmë pjesën më të madhe të kohës duke luajtur me to, e të lëmë pas dore namazin apo detyrimet familjare.


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 06/08/2009 1:37 p.m.
Teilen: