Benachrichtigungen
Alles löschen

A mund ta detyrojë babai vajzën që të martohet, nëse i vjen

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
97 Ansichten
(@online)
Beiträge: 449
Prominent Member
Themenstarter
 
[#3553]

Pyetje:

A mund ta detyrojë babai vajzën që të martohet, nëse i vjen koha për t'u martuar?

Përgjigje:

Babait nuk i lejohet që ta detyrojë vajzën e tij që të martohet. Nëse vajza është e parritur dhe i ati e detyron që të martohet, ajo mund të kërkojë prishjen e aktit të martesës pasi të arrijë moshën e pjekurisë seksuale. Në një hadith të saktë transmetohet se një vajzë shkoi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe iu ankua për babanë, i cili e kishte martuar pa pëlqimin e saj, me qëllim që të fitonte pozitë në shoqëri, andaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia prishi martesën. Andaj nuk lejohet që të martohet vajza pa marrë pëlqimin e saj, pavarësisht nëse është e vogël apo e madhe, e ndarë apo vejushë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Martesa është e plotë vetëm nëse bëhet në praninë e kujdestarit të vajzës dhe dy dëshmitarëve të drejtë". (Sahih; Bejhakiu). "Mos i detyroni vajzat, por merrni edhe pëlqimin e tyre." "Pëlqimi i vajzave (të reja) është heshtja." (Buhariu dhe Muslimi). Babai duhet të tregojë kujdes që t'u përmbahet këtyre rregullave. Nëse ai e vonon martesën e vajzës me qëllim përfitimi, atëherë asaj i lejohet që të ankohet në gjykatë, e cila nga ana e saj duhet të interesohet për të provuar vërtetësinë e fjalëve të vajzës. Nëse babai nuk pranon që ta martojë vajzën për arsye se personi që ka kërkuar dorën e saj nuk është njeri i mirë, apo nuk falet, apo pi pije alkoolike, atëherë gjykata nuk duhet të ndërhyjë. Por, nëse babai nuk ka ndonjë justifikim të arsyeshëm, atëherë aktin e martesës mund ta bëjë gjykatësi. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Nëse vajza martohet pa lejen e babait, atëherë martesa e saj është e prishur, e prishur, e prishur. Nëse nuk bien dakord, atëherë udhëheqësi i atij vendi konsiderohet si kujdestar për ata që nuk kanë të tillë". (Sahih; Bejhakiu).


"I thash zemrës sime: "Kur të zërë merakosja gëzohu, pasi shumica e merakosjeve janë të kota"

 
Veröffentlicht : 06/08/2009 1:50 p.m.
Teilen: