Benachrichtigungen
Alles löschen

Vdekja ne Mjeksi dhe Psikologi

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
401 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5444]

Uploaded with ImageShack.us

Vdekja eshte nderprerja e plote e jetes se nje organizmi te gjalle. Gjendja e vdekjes njerezore ka qene gjithmone e erret nga misteri dhe bestytnia. Perkufizimi i saj i sakte mbetet kundershtues, duke dalluar sipas kultures dhe sistemeve ligjore.

Vdekja trupore dhe ajo qelizore

Funksioni normal qelizor merret me prodhimin e energjise se lire te nevojshme per shkembimin e lendeve, prodhimin e struktures se proteinave dhe enzimave, mirembajtjen e lendëve kimike te qelizave, dhe riprodhimin e qelizave.

Gjate funksionimit normal, qelizat kane nevoje per oksigjen, fosfat, kalcium (C, H, N, O, P, S), lende ushqyese, adenine trifosfat, e cila nevojitet si burim i energjise se lire, mbrojtjen e cipes qelizore, dhe nje gjendje te vazhdhueshme veprimtarie qe kerkon marrje oksigjeni. Vdekja qelizore mund te ndodhe nese ndonjeri prej ketyre funksioneve nderpritet.

Biologjikisht, vdekja mund te rishikohet si nje organizem i tere ose vetem disa pjese te tij. Ne te vertete, eshte e mundshme qe disa organe, ose disa qeliza te vdesin, por organizmi ne koklavitjen e tij te vazhdoje te jetoje.

Anasjelltas, disa qeliza mund te jetojne per nje fare kohe pas vdekjes se organizmit te cilit i perkasin (gje qe ben te mundshme marrjen e organeve dhe transplantimin).

Disa biologe hamendesojne qe funksioni i vdekjes eshte te lejojë Zhvillimin (evolucionin), apo te mundesoje ushqimin e qenieve te tjera te gjalla, me shpesh te llojeve te ndryshme, nga te cilet jane grabitqare ne jete (gjahu) ose pas vdekjes (kalbja).

Pershkrimi fizik i vdekjes

- Ne qastin e vdekjes:

1. Zemra pushon se rrahuri.
2. Lekura shtrengohet dhe zbehet.
3. Sistemi muskulor shtendoset.
4. Bie temperatura e trupit.

- 30 minuta më vone:

1. Lekura behet si dyll dhe merr ngjyr vjollc.
2. Buzet, gishtat e duarve dhe te kembeve cungohen dhe zbehen ose behen te bardhe pasi gjaku largohet.
3. Gjaku terhiqet ne pikat me te ulta te trupit duke lene njolle vjollce - te zeze.
4. Duart dhe këmbët kalojnë në të kaltërt.
5. Syte fillojne te terhiqen ne zgavra.

- 4 ore me vone:

1. Rigor mortis fillon te veproje
2. Zbehja e lekures dhe pozicionimi i gjakut vazhdojne
3. Rigor mortis fillon ti shtrengoje muskujt per rreth 24 oreve te ardhshme, pastaj do te riveproje dhe trupi do te kthehet ne gjendje te bute.

- 12 ore me vone:

1. Trupi eshte plotesisht nen rigor mortis.

- 24 ore me vone:

1. Trupi tani ka temperaturen e ambientit qe e rrethon.
2. Tek meshkujt sperma vdes.
3. Koka dhe qafa tani kane ngjyre te gjelbert, blu.
4. Ngjyra e mesiperme vazhdon te shperndahet ne pjeset tjera te trupit.
5. Ka arome të forte te mishit te kalbur.
6. Fytyra e personit ne te vertete tanime fillon te behet e panjoheshme.

- 3 dite me vone:

1. Gazrat ne inde formojne fluska te medha ne lekure.
2. I tere trupi fillon te fryhet dhe enjet. Ky proces pershpejtohet nese trupi gjendet ne mjedis te ngorohte ose ne uje.
3. Lëngje rrjedhin përmes gojës, hundës, syve, veshëve, rektumit dhe përmes uriterit.
4. Qimet e trupit akoma rriten.

- 3 jave me vonë:

1. Lekura, floket, thonjte bien me lehtesi nga trupi.

2. Lekura zberthehet dhe hapet ne shume vende per shkak te shtypjes se gazrave te brendshme dhe prishjes se vete lekures.

3. Shkaterrimi do te vazhdoje gjersa te mbetet vetem skeleti, qe mund te zgjase nje muaj ne kohe te nxehte, dhe dy muaj ne kohe te ftohte. Dhembet jane shpesh e vetmja gje qe mbetetm vite dhe shekuj me vone, sepse zmalti i dhembeve eshte substanca me e forte ne trup.

Kocka e nufulles eshte me e ngjeshur, qe e ben zakonisht edhe kete te mbijetoje nje kohe te gjate.


 
Veröffentlicht : 07/03/2011 11:26 p.m.
Teilen: