Pseudologjia (mitomania) - Genjeshtra patologjike
Me Pseudologji, ne te cilen perfshihet edhe mitomania - shqip, genjeshtra patologjike, do te kuptojme nje tendence, zakon per te shpikur genjeshtra te cilat ne te shumten e rasteve i beson edhe autori vete, me qellim qe te terheq vemendjen e te tjereve, e ne baze te situatave mund te ndryshoj edhe qellimi, pra ai mund te kerkoj vemendje nga te tjeret sepse kerkon te admirohet, apo kerkon dhembshuri, ngushellim prej tyre, keqardhje. Me fjale te tjera kerkon interesimin e te tjereve per te.
Tek keta individe perfshihen disa simptoma dalluese: ekzagjerimi, mendjemadhesia (mburracak), kujtime te paverteta (te rreme), fantazi delirante e mbushur me ngjarje te paverteta. Ne realitet keta individe kane nje nevoj te madhe per garanci dhe konfirmim te cilen mund ta posedojne vetem duke terhequr te tjeret drejt vetes e duke i kthyer ata ne rolin e spektatoreve te magjepsur prej tij.
Autore te ndryshem kane dhene mendime te ndryshme lidhur me kete qregullim.
P.Sh. psikiatri gjerman Karl Jaspers e ka konsideruar pseudologjine si forme te histerise, te tjere autore si H. Haenseller, e kane konsideruar si nje mekanizem mbrojtes antikonfliktual qe i lejon te hedh poshte e ne te njejten kohe te jetoj ne menyre te kenaqshme dhe shperblyese nje ngjarje te dyfishte.
Genjeshtra patologjike (mitomania), ky term eshte formuluar ne kete menyre pikerisht prej nevojes per vleresim qe ka subjekti perballe te tjereve dhe kete ai e realizon duke krijuar histori apo ngjarje te rreme e duke e lene te lire fantazine e tij ai mund ti mbush te tjeret me perralla fantastike te pafundme.
Keta individe ne disa raste jane koshient per genjeshtrat dhe fantazite e tyre ne momentin qe tregojne nje histori apo ngjarje, e ne raste te renduara perfundojne qe i besojne edhe vete ato qe thone, duke i perjetuar me aq emocion dhe afeksion saqe te ben te mendosh se jane te verteta.
Tek nje femije ngaterrimi i fantazise me realitetin eshte diçka fiziologjike, ndersa tek te rriturit genjeshtra behet patologjike nese keta te fundit e zevendesojne nje realitet te jashtem apo te brendshem te padurueshem apo te papelqyeshem me nje genjeshter.
Ky tip "genjeshtari" ekspert ne sugjestionim dhe ne genjeshter, eviton ekspozimet ndaj momenteve depresive qe mund te pesoj nga impakti zhgenjyes me realitetin.
Kjo patologji e imazhit jo te drejte te vetes gjendet shpesh tek çrregullimi i personalitetit histerik ose histrionik, te karakterizuara nga mungese autonomie dhe sugjestionibilitet te forte, tendence per ta lene mendjen te udhetoj e lire drejt nje imagjinate te shfrenuar.
Persa i perket diagnostifikimit, DSM IV e klasifikon kete qrregullim personaliteti si nje qrregullim midis narcistikut dhe histrionikut. Tek narcistiku preokupimi per imazhin e vetes eshte paresor dhe nuk i intereson se qmendojne te tjeret per te, ndersa tek histrioniku ne nderveprimin shoqeror ai deshiron te paraqitet unik dhe pozitiv, i pelqyeshem. E ndjen te domosdoshme dhe perpiqet me te gjitha menyrat qe te terheq vemendjen e te tjereve, interesin e tyre.
Nga kendveshtrimi psikoanalitik baza e kesaj patologjie te imazhit te vetes i atribuohet idealit te unit, qe do te thote se ky perceptim i vetes eshte ai qe do te donte te kishte individi per t'u ndjere mire qofte ne realitetin shoqeror objektiv, qofte edhe ne sistemin subjektiv te vlerave dhe gjykimeve.
Ideali i un-it ka origjine narcistike dhe tregon pamjen e super un-it perpara idealizimit, pra, formimit dhe mbeshtetjes se atyre idealeve drejt te cilave tenton qdo individ dhe orienton zgjedhjet e tij ne menyre realiste.
Ne idealizimin me primitiv, individi vetepropozohet per te rifituar statusin e te gjithepushtetshmit narcistik femijeror, keshtu ideali i un-it shnderrohet ne uni ideali patologjik, sepse eshte i ndertuar mbi modelin e narcistikut femijeror.