Benachrichtigungen
Alles löschen

Episode flash-back

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
348 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#5453]

Qrregullimi i stresit pas traumes shfaqet permes disa simptomave karakteristike ku nder te tjera jane edhe episodet e flash-back, gjate te cilave rishfaqen kujtimet, ndjenjat ose eksperiencat e perceptuara ne te shkuraren.

Keto episode karakterizohen nga nxitje shume te medha emocionale dhe fiziologjike, gjate te cilave personi mund te ndihet sikur e kane mberthyer ne vend. Ai nuk eshte i ndergjegjshem per situaten ne te cilen ndodhet. Pothuajse Qdo stimul i lidhur me traumen mund te shkaktoj flash-back.

Madje kjo mund te ndodh edhe nese personi nuk eshte i ndergjegjshem per lidhjen midis stimulit dhe traumes. (p.sh. nje kliente e perdhunuar nuk e kuptonte perse nuk e duronte dot aromen e trendafilave, derisa u kujtua se ne dhomen ku e paten sulmuar kishte pasur nje vazo me trendafila).

Emocioni shoqerues eshte ne nivele shume te larta dhe klienti mund te perjetoj te njejtin nivel tmerri dhe zemerimi si dikur. Flash-back konsiderohet i rrezikshem, pasi rrezikon ta rrise nivelin e vuajtjes, te rendohet me tej dhe ta demtoj mireqenien e unit, sepse e manipulon ndjenjen e kontrollit.


 
Veröffentlicht : 10/03/2011 10:50 p.m.
Teilen: