Benachrichtigungen
Alles löschen

Ndikimi i fuqishëm i hënës

1 Beiträge
1 Benutzer
0 Reactions
412 Ansichten
(@anonymous_1788263120)
Beiträge: 13309
Illustrious Member Guest
Themenstarter
 
[#6011]

Ndikimi i fuqishëm i hënës

Çmenduria tregon gjithçka. Është koha e hënës së plotë dhe të gjithë ndihen çuditshëm. Legjenda thotë që hëna e plotë e nxjerr më të keqen nga njerëzit: ka më shumë dhunë, vetëvrasje, fatkeqësi dhe agresion. Ndikimi i hënës në sjellje shpesh quhet efekti transilvanik. Besimi që hëna e plotë është shkak i çrregullimeve mentale dhe sjelljes së çuditshme ka sunduar në Evropë në mesjetë, ndërsa edhe sot pranohet në disa kultura.

Studimet tregojnë që më shumë sulme fizike paraqiten rreth hënës së plotë, si dhe më shumë krime dhe kafshime të kafshëve gjatë hënës së plotë. Ka shumë probleme që njerëzit i lidhin me hënën e plotë.

Ndonjëherë ka dy hëna të plotë brenda një muaji. Njerëzit ende janë të bindur që hëna e plotë ka ndikim në jetën e tyre. Në fund të fundit, sipërfaqja e tokës përbëhet nga 80 për qind ujë, e po ashtu edhe trupi njerëzor, kështu që ka kuptim. Ndryshmet në baticë në shumicën e zonave bregdetare rrallë kalojnë dhjetë metra. Në liqene dhe trupat njerëzorë baticat janë të papërfillshme. Ndikimi i hënës në tokë ndihet në mënyra të ndryshme. Por, si qëndron puna me ndikimin tek njeriu?

Hëna e plotë ndikon në shumë njerëz anembanë botës duke shkaktuar jostabilitet emocional dhe pasiguri. Pasi që forca gravitacionale e hënës është mjaft e fortë për të shkaktuar baticën dhe zbaticën, ndoshta ndryshohet ndikimi gravitacional në gjëndrat dhe organet që mund të ndikojnë në disponim. Kjo ndoshta shpjegon faktin që gjatë kohës së hënës së plotë të gjithë çmenden pak.

Konsiderohet që gjatë kohës së hënës së plotë energjia e hënës është më e fuqishme dhe e mbushur me fuqi magjike. Me një lidhje të fortë me simbolizmin femëror, hëna e plotë po ashtu konsiderohet kohë e bollëkut, pjekurisë dhe pjellorisë. Shumë kultura hënën e plotë e lidhin me ciklin menstrual dhe ngjizjen.

Periudha e hënës së plotë po ashtu shpesh lidhet me pagjumësinë e përkohshme dhe çmendurinë. Hëna e plotë është koha e rrëfimit të legjendës për njeriun-ujk. Atëherë njerëzit shndërrohen në qenie mitike dhe mbjellin frikë rreth e përqark. Të mos harrojmë edhe tregimet e ndryshme për vampirët, shtrigat që dalin në kohë të hënës së plotë dhe në përgjithësi, legjendat që rrëfehen në popull.

Nëse të gjitha këto i takojmë gjatë kohës së hënës së plotë, ndoshta kjo është arsyeja e çmendurisë së përgjithshme që lidhet me hënën e plotë. Nuk takoni çdo ditë vampir, shtrigë dhe njeri-ujk në dyqanin e lagjes suaj. Kjo mundet pak ta turbullojë njeriun.


 
Veröffentlicht : 06/03/2012 11:00 p.m.
Teilen: