Kur drita haset në kohë të gabuar te njerëzit, në mbrëmje apo natën, atëherë ora biollogjike çrregullohet, pasi ajo nuk e di më nëse është ditë apo natë pas të cilës të akordohet. Sapo bëhet natë, hormoni melatoninë ia tregon këtë qelizave të trupit, që këto të ndërmarrin proceset e nevojshme. Kafshët që janë aktive gjatë natës aktivizohen ndërsa qeniet që janë aktive gjatë ditës, si ç’është njeriu përgjumen.
Melatonina nuk është hormon gjumi por krijon mjedisin që e mundëson trurin të flejë në mënyrë cilësore. Por mjafton t''''i nënshtrohemi për 10 minuta një drite të zakonshme natën, që shpërndarja e melatoninës në trup të pakësohet. Para së gjithash prodhimi i këtij hormoni ndërpritet menjëherë kur i nënshtrohemi dritës së bardhë të ftohtë. Llambat me bardhësi të ftohtë të heqin gjumin, pasi që rrezatojnë më tepër dritë të kaltër.
Deri në vitin 2002 mendohej se në retinë kishte vetëm dy lloj receptorësh shkopthi dhe dërcikthi, por më vonë u zbulua një fotoreceptor i tretë, i cili mat vetëm shkëlqimin dhe kundërvepron para së gjithash ndaj rriskës së kaltër të dritës. Ky fotoreceptor rrethditor përmban pigmentin e ndjeshëm ndaj dritës melanopsinë. Sapo ky regjistron dritë të kaltër, vë në lëvizje një ujëvarë hormonesh, gjë që pengon shpërndarjen e hormonit melatoninë. Receptorët melanopsinë gjenden edhe tek organizmat më të thjeshtë dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me trurin, duke i dhënë taktin orës biollogjike.
Në një shkollë fillore të Hamburgut është bërë një eksperiment i një periudhe të gjatë me ndryshimin e forcës dhe temperaturës së dritës. Në mëngjes për të aktivizuar fëmijët mësuesja rregullon përmes sustash dritën duke sjellë një dritë me shkëlqim të bardhë të ftohtë prej 1000 Luks me një temperaturë drite prej 12 000 Kelvin. Kur ka trazira ajo e zbeh dritën në 500 Luks me një temperaturë drite prej 3 200 Kelvin. Nxënësit reagojnë ndaj ndryshimit të dritës që çon në uljen e zhurmës. Për t''''u përqendruar në detyra ajo zgjedh veçanërisht një dritë të shkëlqyeshme 1 700 Luks me një temperaturë drite prej 6 200 Kelvin, e cila është shumë pranë dritës së ditës.
Drita me një rriskë të madhe në të kaltër vepron në mënyrë aktivuese. Bazuar në këtë dije shkencore janë krijuar disa llamba të reja LED në format xhepi. Mjaftojnë 15 minuta nën rrezatimin e kësaj llambe që të të largohet lodhja. Truri aktivizohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, po ashtu sikur pimë kafe.
BE ka vendosur para pak kohesh të mos përdorë më llambat klasike prej poçi, por pjesa më e madhe e llambave energjikursuese që do të zëvendësojnë të parat e kanë pikën kulminante të rrezatimit në spektër të kaltër. Nuk janë bërë hetime mbi pasojat e këtyre në mbrëmje